Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Ne bregdet Maska e Asriana
    Anėtarėsuar
    15-09-2006
    Vendndodhja
    Ne bregdet
    Postime
    186

    Agjenti 007 duel pokeri me njė shqiptar

    Agjenti 007 duel pokeri me njė shqiptar


    Alma Mile
    13-12-2006



    T ligjtė apo “negativėt” tani nuk janė domosdoshmėrisht “padrino” italianė, agjentė tė KGB-sė ruse, apo kamikazė arabė. Sė fundmi historikut tė kinemasė sė aksionit dhe tė thrillerit i ėshtė shtuar edhe elementi shqiptar. Nė filmat italianė i gjen rėndom si kapobanda kriminelėsh apo tė prostitutave tė lodhura. Ndėrsa regjisori Martin Campbell e ka ngritur nė rangun e njė bankieri. Sigurisht kriminel, por pozicioni qė ka ėshtė gjithsesi i “nderuar”. Ndeshet as mė shumė e as mė pak, por me vetė agjentin “007”. Nuk bėhet fjalė pėr armė zjarri, apo njė dyluftim force, por inteligjence. Prej kėsaj loje varet shkatėrrimi ose jo i njė organizate tė tėrė kriminale. Ky ėshtė varianti 2006 i 007-ės, “Casino Royale”, qė prej datės 11 dhjetor po shfaqet nė Kinema “Millenium”. Akoma pa filluar ka qenė njė nga variantet mė tė pėrfolura gjatė gjithė rrugėtimit tė agjentit anglez. Kjo pėr njė arsye fare tė thjeshtė, Bondi nuk ishte zeshkan dhe as ndonjė shtathedhur qė bie nė sy. Vetėm ta mendoje ishte “blasfemi”. Transformimi i agjentit mitik nga njė zeshkan me njė nėnqeshje tė hidhur nė njė biond me sy bojėqielli, mund tė ngjallte veēse dyshime. Aktori anglez Daniel Craig nuk ka hijeshinė e Sean Connery-t dhe as tė Pierce Brosnan-it. Gjithsesi ai ėshtė Bond, James Bond. Nė tė vėrtetė Bondi i Craig-ut duket njė karakter mė i natyrshėm, mė mė njerėzor nga gjithė Bondėt e tjerė. Ka edhe ai “armėt” e veta tė joshjes. Vėshtrim ngulmues bojėqielli, qė herė – herė ashtu i gjakosur tė shėmbėllen me njė ujk, dialog i mprehtė dhe tek-tuk edhe njė ecje prej modeli. Kuptohet si edhe nė realizimet e tjera Bond-i ėshtė nė vijėn e parė tė frontit.

    Pjesa e parė e filmit qė e gjen agjentin britanik nė Madakaskar ėshtė aksion i pastėr. Nuk mungojnė as ato skenat tipike pėr filma tė tillė ku kundėrshtarit i mungojnė gjithnjė fishekėt nė pistoletė pėrballė heroit tonė tė paarmatosur. Pėr tė mos folur mė tej pėr akrobacirat, pėr shenjat e pėrleshjeve nė fytyrė qė zhduken si me magji sa hap e mbyll sytė. Por ngjarja qė i jep edhe titullin filmit ndodh nė Mal tė Zi, nė Shėn Stefan nė “Casino Royale”. Rrugės pėr atje hyn ajo, Vesper Lynd, njė agjente e thesarit, qė do tė pėrshkojė peripecira bashkė me Bondin nė Mal tė Zi. Kjo ėshtė edhe dashuria e madhe e Bondit, e cila ka njė fund tragjik. Pikėrisht nė fqinjin tonė veriperėndimor, nė Mal tė Zi, Bondi takon edhe bankierin shqiptar, interpretuar nga aktori danez Mads Mikkelsen. I gjatė, i veshur mirė, me lėkurė tė zbehtė, me flokė tė zinj tė lyer me “brilantinė” dhe tmerrėsisht i frikshėm. Nė syrin e majtė dallohet qartazi njė shenjė, pasojė e ndonjė pėrleshjeje tė mundshme. Kjo i ka shkaktuar edhe dėmtimin e kanalit tė lotit, nga i cili pikon gjak nė momente nervozizmi. Ai ėshtė “Le chiffre”, “Shifra”, ose “Numri”, njė bankier qė “ushqen” organizatat terroriste. Njė gjeni nė matematikė dhe i paarritshėm nė lojėn e shahut. Sipas “Casino Royale”, variantit tė pėrpunuar tė veprės sė shkruar nga Ian Fleming, “Lė Shifrė” ka lindur nė Shqipėri. Nuk e ka pasur keq grupi i skenaristėve qė i ka veshur kombėsinė shqiptare njė gjeniu nė matematikė, apo nė shah. Tė tillė Shqipėria ka nxjerrė. Thuhet madje qė nė vitet ‘89-‘90 Banka Shtetėrore e Shqipėrisė spekulonte rrezikshėm me paratė nė bursėn botėrore. Dhe “Lė shifrė” mund tė jetė njė prej kėtyre mendjeve “gjeniale” qė kryente transaksione, por nga pamja nuk lė pėrshtypje tė tillė. Nėse nuk do tė ishte pėrmendur qė “Lė shifrė” ėshtė shqiptar, zor se do tė shkonte ndėr mend. Mė shumė se njė shqiptar, aktori Mikkelsen nė kėtė rol pėrngjason me njė rus me njė anglishte me aksent tė rrėmbyer. Megjithatė, pavarėsisht origjinės, ai mundet nė poker nga Bond, duke humbur paratė e organizatės terroriste, ashtu siē thuhet nė fillimedekadėn e fundit tė shek. XX, iu ndodhi bankierėve shqiptarė.



    Histori agjentėsh

    Agjenti 007, James Bond ėshtė njė krijesė e shkrimtarit Ian Fleming nė vitin 1952. deri sa vdiq Fleming shkroi novela e tregime ku nė qendėr ėshtė agjenti britanik. Njė temė kjo qė u rimor nga tė tjerė shkrimtarė e skenaristė. Pėr herė tė parė 007 u shfaq nė kinema nė vitin 1962 nga regjisori Terence Young dhe James Bond u interpretua nga aktori i njohur Sean Connery i cili interpretoi kėtė rol edhe nė disa pjesė tė tjera deri nė vitin 1971. Pėrveē Connery-t roli i Bond-it ėshtė interpretuar edhe nga aktorėt George Lazenby, Roger Moore, Timothy Dalton, Pierce Brosnan e sė fundmi nga britaniku Daniel Caig. Bilancet tregojnė se gjashtė pjesėt e interpretuara nga Connery kanė sjellė fitime tė larta, mė sė shumti “Thunderball” me 166 milionė dollarė. Tė ardhurat u ulėn ndjeshėm gjatė Bondėve tė tjerė, por mė sė shumti nė pjesėt e interpretuara nga Timothy Dalton kur zbritėn nė 39,1 milionė dollarė. Brosnan arriti tė ngrinte disi shifrat, por ende nuk dihet si do tė jetė bilanci nė fund tė rrugėtimit tė “Casino Royal” ku luan bjondi Daniel Craig.


    Marre nga gazeta ''SHEKULLI''

  2. #2
    Anėtar Maska e Bond007
    Anėtarėsuar
    25-11-2006
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    102
    Sa i perket keti filmi nuk eshte luejt ne MZ ! por ne Bahamas-Ceki-Veneci !
    Film i mir ka qen (eshte) por aktori bjond pak e cuditshme !!!
    Injoranca e popullit tė sotem kalon Ē'do kufi.

Tema tė Ngjashme

  1. Ē'mendim keni pėr nacionalizmin shqiptar?
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 25-09-2012, 16:09
  2. Identiteti evropian i shqiptarėve
    Nga Iliriani nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  3. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  4. Kombi shqiptar ne prag te mijevjeēarit te trete - shkruar nga Ismail Kadare
    Nga Kallmeti nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 18-12-2002, 09:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •