Rasti i fundit tė dhimbshėm dhe tė shumė diskutueshėm tė ish- spiunit rus, Aleksandėr Litvinjenko, i cili bėri bujė jo vetėm brenda linjave tė shėrbimeve sekrete, por edhe opinionin publik, mund tė shfrytėzohet pėr njė histori tė bukur filmi. Nė fakt shumėkujt i ka shkuar nė mendje njė gjė e tillė, por vetėm aktori amerikan, Johnny Depp, mund tė prodhojė njė film mbi njė temė qė "ndezi" mbarė shtypin, pak kohė mė parė e qė rreth sė cilės ende ka shumė mistere. Sipas njoftimeve, historia e filmit do tė bazohet nė njė libėr ende tė pa publikuar me titullin, "Historia e Sashės: jeta dhe vdekja e njė spiuni". Ky libėr sapo ėshtė mbaruar sė shkruari nga njė gazetar i "Nju Jork Times".

Menjėherė pas kėsaj ngjarjeje, shtėpia prodhuese "Varner Bros" ia bleu tė drejtat autorit pėr t‘ia dhėnė mė pas kompanisė prodhuese aktorit tė famshėm, i cili edhe mė parė ka pėrvoja jo tė pasuksesshme si producent. Litvinjenko, 43 vjeē, ndėrroi jetė nėntorin e kaluar nė njė spital londinez, pas pėrkeqėsimit tė menjėhershėm tė shėndetit nga njė sasi poloniumi radioaktiv, qė u gjend nė trupin e tij, pas njė fluturimi me avion. Miqtė e afėrt tė ish-spiunit rus besojnė se fundi i mikut tė tyre erdhi nga Kremlini i largėt dhe se ai ishte helmuar nga qeveria ruse, pėr shkak tė kritikave tė ashpra tė tij ndaj Presidentit rus, Putin. Pas kėsaj ngjarjeje dhe akuzave tė ngritura, Kremlini ka pėrgėnjeshtruar gjithēka dhe policia si nė Britaninė e Madhe ashtu edhe nė Rusi ende vazhdojnė tė merren me hetimin e njė ēėshtjeje, qė i ēoi nė njė situatė delikate edhe marrėdhėniet mes Moskės dhe Londrės.

Gazeta SHQIP