Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 23
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    A është e mundur të kemi rini të përjetshme?

    Të ndalësh kohën. Të jesh në formë. Të dukesh më i ri. E kush nga ne nuk do ta dëshironte një gjë të tillë. Dhe të realizosh këtë dëshirë nevojitet ose një shkop magjik…ose bisturia e një kirurgu estetik. Artistë me famë botërore si Xhina Llobrigida, Katerine Deneve, Cher etj me të vërtetë duken më të reja, por ama të gjithë e dinë se nga lëkura e tyre origjinale kanë mbetur vetëm pak pjesëza të vogla.

    Shumë njerëz mendojnë se njeriu është si një automjet, sa më shumë kilometra të bëjë aq më shumë konsumohet. Por nuk është kështu. Trupi ynë është i aftë të përshtatet dhe të gjejë ekuilibra të rinj. Megjithatë vjen një moment kur organizmi ynë nuk reagon më si më parë. Por lind pyetja, pse disa njerëz kanë rini më të gjatë se të tjerët dhe pse ata jetojnë shumë gjatë? Thuhet se 25% e jetëgjatësisë sonë është e shkruar në kodin gjenetik. Por ekziston edhe një 75% që ndikon më shumë se trashëgimnia, ambienti dhe stili i jetës. Le të diskutojmë së bashku për të mësuar se çfarë duhet bërë për të gjetur ilaçin e rinisë së përjetshme edhe pse duket një utopi.

    Disa sekrete për ta mbajur gjatë rininë. Mund t’ju duken si të çudishme, por këto janë disa faktorë që iu ndihmojnë që të dukeni më të rinj:

    • - Ngrënia e mëngjesit – Nëse hani mëngjes të shëndetshëm të paktën 5 herë në javë, do të keni mundësi të dukeni më të rinj se sa dikush që e bën dy herë në javë.
    • - Kujdesi për dhëmbët tuaj – Ka një lidhje të fortë mes kujdesit për dhëmbët tuaj dhe shëndetit të zemrës.
    • - Qeshja – Nëse keni një sens të mirë humori mund të hiqni një vit nga mosha juaj e vërtetë, pra duhet të qeshni dhe të jeni optimistë sa më shumë që të mundeni.
    • - Të bësh jetë seksuale të mirë – Nëse je një grua dhe je e lumtur me jetën tënde seksuale, kërkime dhe studime pohojnë se ky fakt ju bën që të dukeni dy vjet më të reja se sa jeni në të vërtetë. E njëjta gjë vlen edhe për meshkujt.

    Deri tani ndoshta ju jeni munduar shumë duke bërë edhe kuize të ndryshme për të zbuluar se a e tregoni moshën tuaj të vërtetë, duke hetuar me kujdes çdo reagim të njerëzve, duke kërkuar vazhdimisht mendimin e tyre për këtë problemn, por fakti qëndron se në të vërtetë disa njerëz duken më të rinj se ç’janë në të vërtetë dhe kjo për të tjerët që se kanë këtë fat është shqetësese. E ka raste kur këta individë që duken më të rinj as që e kurojnë fare shëndetin dhe anën e tyre estetike, ato mund të jenë duhanxhinj të thekur apo të abuzojnë me alkoolin e megjithatë duken më të rinj. Ku të jetë sekreti vallë, tek genet? Kjo është e vërtetë po atëherë çfarë duhet të bëjnë të tjerët? Kuptohet, më shumë mund dhe përkujdesje. Ja disa sekrete të lexuesve tanë.
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Mesa shoh te gjitha jane thene,,teme interesante


    po sekreti mendoj se eshte te genet ne rradh te pare,te mirembajtja e vetes ne te gjitha aspêktet,sporti njekohesisht e shton rinine,mospirja e alkolit,moskonsumimi i droges,dhe paqja me vetveten dhe me njerezit per te kaluar nje jete sa me te lumtur.
    dikush qe konsumon alkolin veshtire te duket i ri,,mendimi im ky.
    Sa per kirurgjine estetike mendoj se eshte nje mjet i mire gjithashtu;
    Po per mua i ri mbetet dhe dikush qe eshte i vjeter ne moshe po qe mentaliteti i tij eshte gjithmone ai i nje te riu,
    Po te mendojme qe jemi te rinj dhe do qendrojme te tille,veshtire eshte te pranosh plakjen.


    respekte
    "Carpe Diem"

  3. #3
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anëtarësuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Sa enderron more Davius.

    Eshte ligji i natyres.. nese do te kishte rini te perjetshme pse duhet te lindnin e te vdisnin njerzit.
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  4. #4
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    09-11-2005
    Vendndodhja
    France ...
    Postime
    6,159
    Rini te perjetshme ska , po me kirurgji plastike e zgjat ca vite ate cop rini qe kemi ............

  5. #5
    ..ılılı T.T ılılı.. Maska e Dj-GabrieL
    Anëtarësuar
    20-01-2003
    Vendndodhja
    Jabanxhi
    Postime
    1,899
    Keti muhabeti i bie "Po te kish halla vegla do ishte quajtur xhaxha"

    Davius po ca bon mo shoku,c`i ke keto pyetje "Retorike"
    Feel the pump √

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e crudelia
    Anëtarësuar
    02-11-2006
    Postime
    123
    Ekziston nje hipoteze sot. nese do arrihej te zgjateshin telomeret atehere do mund te beheshim te pavdekshem.
    Telomer eshte nje pjese e kromozomit e cila shkurtohet sa here behet nje dyfishim i ADN. nese do mund te zgjateshin keta telomere ne ndonje menyre, atehere mua sdo me pelqente fare perfundimi, sdo vdiste kush, do ishim perehere te rinj. Nuk ke ca i ben atyre qe merren me kerkime shkencore, kete pune kane
    Shpresoj edhe une se shpejti ne te ardhmen te behem nje nga ata
    "bukuria perfekte eshte mjeti me i mire per te percmuar te miren perfekte" Konfuci

  7. #7
    Perjashtuar Maska e BlackEagle
    Anëtarësuar
    01-11-2006
    Vendndodhja
    500 Miles a way from home.
    Postime
    260
    Rinia gjendet ne shpirt dhe jo ne trup.

  8. #8
    ..ılılı T.T ılılı.. Maska e Dj-GabrieL
    Anëtarësuar
    20-01-2003
    Vendndodhja
    Jabanxhi
    Postime
    1,899

    Talking

    Citim Postuar më parë nga BlackEagle
    Rinia gjendet ne shpirt dhe jo ne trup.

    Po dakort jam me ty une,gjyshi ime po shkone rreth te 80-tave,por muhabeti eshte se i ka shkuar prapanica ne gardh,kshu shpirtin e ka floriiiiiiiiiiiiii
    Feel the pump √

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599
    E gjitha eshte se si ndihet nje njeri jo se si eshte ne paraqitje.

  10. #10
    Perjashtuar Maska e BlackEagle
    Anëtarësuar
    01-11-2006
    Vendndodhja
    500 Miles a way from home.
    Postime
    260
    Citim Postuar më parë nga Dj-GabrieL

    Po dakort jam me ty une,gjyshi ime po shkone rreth te 80-tave,por muhabeti eshte se i ka shkuar prapanica ne gardh,kshu shpirtin e ka floriiiiiiiiiiiiii
    Ashtu hë.
    Po gjyshja gjall është ?
    Pa pyete nje here gjyshen ç'thotë per gjyshin!

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Fantazmat! Shpirti dhe mishërimi në një trup tjetër
    Nga White_Angel në forumin Shkenca dhe jeta
    Përgjigje: 250
    Postimi i Fundit: 01-06-2011, 11:16
  2. Fragmente nga Shën Grigor Teologu
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 12-03-2007, 07:40
  3. Denoncimi i atyre qe kane keqperdorur Luften e UCK-se
    Nga Arb në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 15-01-2005, 00:15
  4. Shpëtimi i të krishterit
    Nga deshmuesi në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 169
    Postimi i Fundit: 16-09-2004, 22:41
  5. per ata qe duan te njohin Perendine
    Nga i krishteri në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-08-2002, 11:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •