Të ndalësh kohën. Të jesh në formë. Të dukesh më i ri. E kush nga ne nuk do ta dëshironte një gjë të tillë. Dhe të realizosh këtë dëshirë nevojitet ose një shkop magjik…ose bisturia e një kirurgu estetik. Artistë me famë botërore si Xhina Llobrigida, Katerine Deneve, Cher etj me të vërtetë duken më të reja, por ama të gjithë e dinë se nga lëkura e tyre origjinale kanë mbetur vetëm pak pjesëza të vogla.
Shumë njerëz mendojnë se njeriu është si një automjet, sa më shumë kilometra të bëjë aq më shumë konsumohet. Por nuk është kështu. Trupi ynë është i aftë të përshtatet dhe të gjejë ekuilibra të rinj. Megjithatë vjen një moment kur organizmi ynë nuk reagon më si më parë. Por lind pyetja, pse disa njerëz kanë rini më të gjatë se të tjerët dhe pse ata jetojnë shumë gjatë? Thuhet se 25% e jetëgjatësisë sonë është e shkruar në kodin gjenetik. Por ekziston edhe një 75% që ndikon më shumë se trashëgimnia, ambienti dhe stili i jetës. Le të diskutojmë së bashku për të mësuar se çfarë duhet bërë për të gjetur ilaçin e rinisë së përjetshme edhe pse duket një utopi.
Disa sekrete për ta mbajur gjatë rininë. Mund t’ju duken si të çudishme, por këto janë disa faktorë që iu ndihmojnë që të dukeni më të rinj:
- - Ngrënia e mëngjesit – Nëse hani mëngjes të shëndetshëm të paktën 5 herë në javë, do të keni mundësi të dukeni më të rinj se sa dikush që e bën dy herë në javë.
- - Kujdesi për dhëmbët tuaj – Ka një lidhje të fortë mes kujdesit për dhëmbët tuaj dhe shëndetit të zemrës.
- - Qeshja – Nëse keni një sens të mirë humori mund të hiqni një vit nga mosha juaj e vërtetë, pra duhet të qeshni dhe të jeni optimistë sa më shumë që të mundeni.
- - Të bësh jetë seksuale të mirë – Nëse je një grua dhe je e lumtur me jetën tënde seksuale, kërkime dhe studime pohojnë se ky fakt ju bën që të dukeni dy vjet më të reja se sa jeni në të vërtetë. E njëjta gjë vlen edhe për meshkujt.
Deri tani ndoshta ju jeni munduar shumë duke bërë edhe kuize të ndryshme për të zbuluar se a e tregoni moshën tuaj të vërtetë, duke hetuar me kujdes çdo reagim të njerëzve, duke kërkuar vazhdimisht mendimin e tyre për këtë problemn, por fakti qëndron se në të vërtetë disa njerëz duken më të rinj se ç’janë në të vërtetë dhe kjo për të tjerët që se kanë këtë fat është shqetësese. E ka raste kur këta individë që duken më të rinj as që e kurojnë fare shëndetin dhe anën e tyre estetike, ato mund të jenë duhanxhinj të thekur apo të abuzojnë me alkoolin e megjithatë duken më të rinj. Ku të jetë sekreti vallë, tek genet? Kjo është e vërtetë po atëherë çfarë duhet të bëjnë të tjerët? Kuptohet, më shumë mund dhe përkujdesje. Ja disa sekrete të lexuesve tanë.
Krijoni Kontakt