Dukuri e shpeshtė e gabuar ėshtė lajmėrimi me rastin e vdekjes sė qytetarėve. Nuk kam asgjė kundėr nėse gazetat fetare pėr vdekjen e qytetarit shkruajnė me stil tė lartė: ndėrroi jetė, shkoi nė atė botė, shkoi nė amshim i mbylli sytė, ndahet nga jeta etj. etj. Po ashtu kjo shprehje e vjetruar e stilit tė lartė e ka vendin edhe nė letėrsinė artistike, qė e zbukuron krijimtarinė letrare.
Kjo frazeologji e tabusė orientale ndėrroi jetė ka vėrshuar nė tė gjitha gazetat shqiptare, nė radiotelevizion dhe nė publicistikėn e internetit. Me tė drejtė parashtrohet pyetja: pse shtypi dhe radiotelevizioni shqiptar kanė frikė nga fjala vdekje? Fjala vdekje ėshtė e dhimbshme, por ėshtė fjalė poetike. Pa kėtė fjalė tė dhimbshme do tė varfėrohej Fjalori i Gjuhės sė Sotme Shqipe, do tė varfėrohej tradita dhe folklori ynė kombėtar, qė i paraprinė religjionit, kur dihet se gjuha ėshtė mė e vjetėr se religjioni. Ka raste kur nė faqet e gazetave shqiptare pėr disa personalitete kombėtare dhe ndėrkombėtare shkruhet me shprehjen ndėrroi jetė apo u nda nga jeta nė vend tė fjalės sė vetme me kuptim tė natyrshėm vdiq. Kur njė profesor i shprehu ngushėllime fqinjit pėr vdekjen e babait, tė pranishmit nė odė e tallėn, meqė sipas rregullit tė tyre qenka e ndaluar tė pėrmendet vdekja. Ky veprim nuk mund tė quhet as fetar, as shoqėror, pos tendencė primitive, qė i pėrket sė kaluarės. Konkretisht, nė Historinė e Letėrsisė Shqiptare nuk shkruan se poeti i madh, Naim Frashėri, ndėrroi jetė, por vdiq nė vitin 1900. Kurse nė librin voluminoz Historia e Popullit Shqiptar shkruan se mė 17 janar 1468, i mbuluar me njė lavdi tė pėrjetshme, Gjergj Kastrioti Skėnderbeu, vdiq nė Lezhė.
Shqiptarėt, pa dallime fetare, nuk duhet tė vuajnė nga kompleksi i shprehjes sė vjetruar me stil tė lartė ndėrroi jetė. Konkretisht, gjuha angleze e ka tė vetmen fjalė die (stop living) = vdes (pushoj sė jetuari), qė pėrdoret si pėr njerėzit, ashtu edhe pėr kafshėt. Megjithatė gazetat angleze me rastin e vdekjes sė personaliteteve nuk shkruajnė me stil tė lartė shkoi nė amshim, apo shkoi nė qiell, por thjesht: vdiq. Padyshim se me anėn e shpalljeve objektive nė gazetat e Evropės Perėndimore tregohet kultura dhe emancipimi i popullit. Prandaj nė dallim me gjuhėn angleze gjuha shqipe ka njė pėrparėsi shumė mė tė madhe, meqė pėr njerėzit thuhet vdes, kurse pėr kafshėt thuhet ngordh.
Pėrveē kėsaj, me rastin e fatkeqėsive nė komunikacion, gazetat shqiptare shkruajnė se shoferi, apo udhėtari u vra. Sipas Fjalorit tė Gjuhės sė Sotme Shqipe folja kalimtare vras do tė thotė: E bėj njė njeri tė vdes ose njė kafshė tė ngordhė, duke qėlluar me armė a me ndonjė mjet tjetėr. Nėse me anėn e lajmėrimit gazetaresk rreth fatkeqėsisė nė komunikacionin rrugor shkruan se shoferi u vra, nėnkuptohet sikur shoferi ėshtė lėnduar nė rrugė, ndonėse fjala ėshtė pėr vdekjen apo mbytjen e shoferit nė fatkeqėsinė rrugore. Dukuri e njėjtė ėshtė edhe me rastin e mbytjes sė minatorėve nė minierė, pėr tė cilėt televizioni dhe shtypi shqiptar shkruan se minatorėt u vranė. Prandaj duhet tė shkruhet: vdiq ose humbi jetėn nė fatkeqėsi komunikacioni, apo nė minierė. Ėshtė koha qė dukuritė e shprehjeve primitive tė fshihen nga tė gjitha faqet informative, librat shkollore dhe bisedat shoqėrore tė njerėzve. Dukuri tjetėr nė vend tė fjalės kuptimplotė ėshtė edhe lajmi me rastin e burgosjes sė fajtorėve, tė cilėt nė vend se tė deklarojnė se fajtori u dėnua me njė vit apo dy vjet burg, deklarojnė se fajtorėt u dėnuan me njė apo dy vjet heqje lirie. Parashtrohet pyetja pėrse zyrtarėt dhe gazetarėt shprehen me tabu, qė do tė thotė se kanė frikė nga bestytnia shtetėrore. Vallė, kaq e ndjeshme dhe prekėse qenka fjala burgosje e fajtorit, saqė nė vend tė saj shprehen me sintagma tė ndryshme zbutėse tė panevojshme. Shkelje tė rregullave gjuhėsore ndodhin edhe me shtrembėrimin e emrave tė pėrditshėm autobuz dhe guzhinė, nė vend se tė shqiptohen drejt autobus dhe kuzhinė. Siē dihet fjalėt autobus dhe kuzhinė janė me prejardhje nga frėngjishtja autobus dhe cuisine, prandaj obligohen qė qytetarėt ti shqiptojnė dhe ti shkruajnė drejt.
Keqpėrdorimit tė gjuhės shqipe nuk i shpėtojnė edhe fjalėt e huaja, tė cilat pa ndonjė arsye futen nė shkrimet shqiptare. Rastet janė tė shpeshta, sidomos kur autorėt nuk e dinė se fjalėt janė sinonime: e para nė gjuhėn e huaj dhe e dyta nė gjuhėn shqipe. Njė ndėr fjalėt mė tė shpeshta tė gjuhės publicistike qė pėrdoret ėshtė fjala e huaj human, nė vend tė fjalės shqipe njerėzor. Kėto sinonime pėrsėriten psh.: ndaj humanizmit dhe njerėzimit, ose kjo nuk ėshtė aspak humane dhe njerėzore, por edhe fytyra jote plotė nuri dhe dritė etj. Gjithashtu fjalia me fjalėn e huazuar nga frėngjishtja toksik Nxėnėsit u helmuan me helm toksik, duhet shkruar shqip: Nxėnėsit u helmuan me lėndė helmuese. Po tė shkruhen shqip, fjalitė e sipėrshėnuara dalin qesharake: kjo nuk ėshtė aspak njerėzore dhe njerėzore; ndaj njerėzimit dhe njerėzimit; plotė dritė dhe dritė, u helmuan me helm helmues etj.
Pastaj vijnė edhe fjalėt e ēoroditura nga ministrat e ēoroditur, tė cilėt nė vend tė fjalės shqipe e pėrdorin fjalėn e huaj. Prandaj Ministria Shqiptare, apo siē thotė populli ajka e shtetit, nė vend se ta mbrojnė gjuhėn shqipe, e dėmtojnė edhe mė shumė. Ata nė vend tė fjalės shqipe shumicė-a e pėrdorin fjalėn e huaj mazhorancė, qė vjen prej gjermanishtes majoritet. Jo vetėm kaq, sepse kur nė parlamentin shqiptar thuhet majoritet, e kėrkon nevoja, qė si kundėrpėrgjigje tė thuhet edhe fjala e huaj minoritet, qė do tė thotė pakicė. Prandaj ministrat dhe gazetarėt, pse jo edhe populli le tė zgjedhin: ose tė thonė gjermanisht dhe latinisht grupi i deputetėve mazhorancė - minoritet, ose tė thonė shqip grupi i deputetėve shumicė - pakicė. E njėjta fatkeqėsi ndodh edhe me fjalėn mocion, qė vjen prej fjalės frėnge motion dhe do tė thotė propozim (nė kuvend), kėshtu shkruan nė Fjalorin Frėngjisht - Shqip tė Vedat Kokonės. Po kėshtu, nė vend tė fjalės shqipe ēėshtje, qė tingėllon bukur, thuhet dhe shkruhet kauza, qė vjen prej latinishtes causa. Gjithashtu nuk thuhet Ombudsmani Kroat sipas fjalės angleze, por shqip Pėrfaqėsuesi Kroat. Ndėrsa po tė thuhet shqip Kryetari i Republikės sė Shqiperisė, z. Alfred Moisiu, dhe jo presidenti (fjalė frėnge), do ta kuptonin edhe fėmijėt parashkollor.
Suedi, 10 Janar 2007
Beqar ELSHANI
Krijoni Kontakt