Ndodh shpesh qe te hyjme ne nje univers pa yje dhe shpresa. Mjafton vetem te mendosh, arsyetosh apo gjykosh dhe bileta te vjen pa shume preokupime. Duket sikur kjo kuti eshte kaq e pafund saqe cdo perpjekje per te dale prej saj ne fakt te fut edhe me thelle. E pikerisht ketu qendron edhe supremacia e qenien njerezore, njekohesisht edhe absurditeti i ekzistences se saj. Shumica e njerezve penetrojne dhe masturbojne me kete kuti sepse jane te prirur instiktivisht ta bejne kete. Pse them keshtu :
Eshte e pashmangshme qe ne eksperiencat tona sado te hershme, kur kutine e eksploronim si dicka te re dhe te panjohur, kemi dale nga ajo me triumf dhe shprese, pa e ditur qe tashme ishim bere pjese e nje rrethi vicioz. Shpjegimi ?
Kur jemi ne kushte normale patjeter presim qe dicka e re, dicka ndryshe te na ndodh dhe kur kjo vonon, ne menyre instiktive i rikthehemi kutise. Ne subkoshience na kane mbetur gjurme te triumfeve tashme te vjetra dhe pa e kuptuar fare ne menyre a-priori presim te njejtat rezultate. Disa here kjo funksionon dhe dhe keto gjurme na perforcohen dhe rivitalizohen derisa vjen nje moment kur manipulimi me lumturine tone kalon ne perversion. Ketu e kam fjalen per njerez qe krejt papritur fillojne te filozofojne, tentojne vetvrasje, i drejtohen droges apo kalojne ne skizofreni. Pune dreqi qe eksperiencat e para na vijne ne nje moshe aq te pafajshme dhe kurioze saqe nuk arrijme te llogarisim pasojat...
Krijoni Kontakt