Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602

    Meditime mbi te qenit

    (A Virginia Woolf inspiration)

    “Every power poured its treasures on his head, and his hand lay there on the back of the sofa, as he had seen his hand lie when he was bathing, floating, on the top of the waves, while far away on shore he heard dogs barking and barking far away...” Mrs. Dalloway - Virginia Woolf

    hum, hum
    um um um um um
    uuf, uuf, uuf
    kam, kam kam
    gam, gam, gam
    kiuu, kiuu, kiuu
    grrrr, grrrr, grrrr

    -More Tori, c’behet keshtu bre byrazer?

    -Qente Ēome qente.

    -Lalke, me shkoqur se s'te marr vesh.

    -Ore, jeton me kohen ti apo si? Ate kengen e ke degjuar?

    -Cilen kenge bre?

    -Hajde Ēome hajde, te dija edhe te modes pale. Ate mo "Who let's the dogs out? Who? Who? Who let's the dogs out? Who? Who?"

    -Oho, po ti fole bre byrazer. Eh ameriqi, ameriqi, edhe qenve u ngrite kenge, le me pastaj neve.

    -Shyqyr. Po tjeter c'ke degjuar?

    -Qe qenishtja eshte bere gjuhe par excellence.

    -Ehe...

    -…dhe qe eshte e para gjuhe qe studjohet neper skoli. Me te degjuare e kam se une s'jam i kenduare.

    -Ah te kripsha trute te kripsha! Qenishtja ka qene dhe eshte gjuha e filozofeve.
    -Mos more?! Vertet e ke ti apo tallesh?

    -Tallem une? me Qenishten? Ore, je ne tokat ti apo ke pjerdhur?

    -E mo nje pyetje te bera une, edhe ti c’paske qene.

    -Mire mire, mos ma ver re se keshtu nxehem une me gjerat qe i kam per zemer. Ahhh gjermanet! E njeh Shopenhauerin ti Ēome?

    -Kush eshte ky mo, ai qe ka shkruare liqenin e mjellmave?

    -Jopo ay qe ka bere rosen e eger. Shopenhaueri ishte filozof kalibri! Vere vath ne vesh kete! E di c'thoshte ai per qente? Qente jane kafsha me besnike, me e sofistikuar, me e larte e dheut. Te gjitha aspiratat njerezore perqendrohen ne kete drejtim—te qenit qen—kjo eshte e verteta ultimate. ...prandaj dhe ai vete ngordhi si qen. Ehhh, gjermanet!

    -Uau, dmth, edhe sikur ta hedhesh perjashta me shkelma ai prape te dera mbetet duke angullitur eh?

    -Tamam! Thyeja kockat me hu po deshe; prape nen kembe te plaset. [ duke marre nje pamje serioze] Kesaj i them besnikeri une, ketij i them dinjitet! Qeni kurre s'te braktis, Qeni kurre s'te kafshon...po te jesh njeri.

    -Po zagaret?

    -Ēome, dale te mbarroj me qente nje here, pastaj te nis me zagaret, se keta jane ceshtje me vete.

    -Ēudi o Tor, se kisha menduar ndonjehere qe qente qenkan qenie me te larta se njerzit.

    -Mos u cudit. Te qenit qen i kapercen te gjithe kufijte e percaktimit. Eshte nje koncept transhendencial. Te qenit njeri eshte forma imperfekte e qenesise. (fjala qenie rrjedh nga fjala qen, dmth vetem te qenit qen eshte). Shnderrimi nga njeri ne qen perben nje nga misteret me te medha qe mendimi eshte perballur ndonjehere. Vetem kur shnderrohet ne qen njeriu ka kapercyer kufijte e kohes dhe hapesires dhe eshte bere, si te them, njesh me perjetesine.

    -Uau, prandaj dhe e degjoj ngahera kur thone "bishti i qenit."

    -Tamam, tamam.

    -Sot per sot, njeriu eshte bisht qeni.

    -Dhe do te arrije perfeksionin kur te behet qen.

    -Tamam. Vetem atehere ka hyre ne mbreterine e įpeiron.

    -Shqip me llafos se s'di gerqisht une.

    -E di e di. Po greket kane qene qen bij qensh, dem babadem. Prandaj te them, mos ju tremb te lehurave, perkundrazi, kushtoju vemendje te vecante. Jane perpjekja e njerezimit per te arritur perfeksionin, ose sic thone budistet, nirvanen. Ja, mbaj vesh:
    .................
    hum, hum
    um um um um um
    uuf, uuf, uuf
    kam, kam kam
    gam, gam, gam
    kiuu, kiuu, kiuu
    grrrr, grrrr, grrrr
    ..........................
    Nuk leh kushdo or Ēome. Merr nje derr, merr nje gomar, merr nje mace; keta s'lehin dot. Leh vetem njeriu Ēome, njeriu!

    -Sa gabim kam qene o Tor, me hape syte me gjithe mend. Une thashe se beja jete qeni por paskam qene aristokrat. Ē'menxyrre, c'injorance! c'mekat! Sipas ketyre qe the, shprehja "qen i m'utit" eshte salutim si me qene "ser" apo "monsieu."

    -Toidhjo keshtu! Edhe "te dhjefshin qente" eshte bekim.

    -S'di si te te falenderoj o Tor, lopka lopka ma bere; mjeshter i qenishtes je!

    -Mos me falendero mua, por te qenit.....[ Ēomja ben te shkoje] Na more, ku vete?

    -Ne qenishte.

    -Po s'u pershendoshme mor qen bir qeni.

    -Ah, e kam humbur fare o tor, falme. Te dhjefshin qente or mik.

    -Edhe ty ishalla.

    -ham...
    -ham, ham...
    -ham...
    -ha...
    -a...
    -...
    Summertime, and the livin' is easy...

  2. #2
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Mire mire, mos ma ver re se keshtu nxehem une me gjerat qe i kam per zemer. Ahhh gjermanet! E njeh Shopenhauerin ti Ēome?

    -Kush eshte ky mo, ai qe ka shkruare liqenin e mjellmave?

    -Jo po ay qe ka bere rosen e eger. Shopenhaueri ishte filozof kalibri! Vere vath ne vesh kete! E di c'thoshte ai per qente? Qente jane kafsha me besnike, me e sofistikuar, me e larte e dheut. Te gjitha aspiratat njerezore perqendrohen ne kete drejtim—te qenit qen—kjo eshte e verteta ultimate. ...prandaj dhe ai vete ngordhi si qen. Ehhh, gjermanet!
    Je e madhe fare, Cupke!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga MI CORAZON : 12-08-2006 mė 21:41
    Where does a thought go when it's forgotten?

  3. #3
    forever hers Maska e Eagle
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Vendndodhja
    boston-temporarly
    Postime
    505
    hajde meditim, hajde... na lujti do gjona prej vendi...
    nuk e duroj dot i-ne pa pike.

  4. #4
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    Kujto qenin, bej gati shkopin, se qente i ke gjithmone nga pas. - Populli
    --------------------------------------------------------------------------------------
    -Mjeshter, kam nje problem madhor per te zgjedhur. Kam tri dite e tri nete qe po perplas koken pas murit po s'me del qe s'me del. Cfare do me thene KARAKTER?

    -Ah, Ēome, paske hyre me te thella me duket. Ah po si thone kot qe nxenesi i mire ja kalon edhe mjeshtrit.

    -Tori, aman mos u tall me mua te shkretin. Thuama troc, jam vertet kaq i zoti apo ma ben qejfin?

    -Je o qe mos qofsh je! Por thone gjithashtu se mjeshtri i mire, gjithmone mban nje sekret per vete, e ne kete rast, e di se c'eshte?

    -Cfare eshte o qe mos qofte?

    -Po pse, kot e mbajta une tere ate plenium mbi bishtin e qenit? E pra, hileja qendron ketu: problemi gjithmone kapet nga bishti dhe jo nga koka.

    -Ahhhh, bisht o pike strategjike! Po si tha Arkimedi si tha? Te kisha mundesi ta kapja nga bishti, pa do ta kisha hedhur ne ere gjithe boten.

    -E, e kupton tani pse trutharet zene be "per koken time" dhe mendjet e medha zene be "per bisht te qenit"?

    -Se te paret e kane koken e thate, dhe te dytet e kapin nga bishti.

    -Exactement! Ti kthehemi problemit tani: me thuaj Ēome, ku e ke degjuare kete llafne ti?

    -Ne thiatro mjeshter, ku tjeter?!

    -Ne thiatro. Bukur fort! Dmth, karakteri eshte nje qe luan thiatro. Dhe thiatro eshte art, apo jo?

    -Ashtu eshte mjeshter.

    -Qe ketej rrjedh qe edhe karakteret jane artista. Qarte deri ketu?

    -Uje bre!

    -Tashi, kape problemin nga bishti:
    Teoreme: Te jesh artist do te thote...

    -Te jesh KARAKTER.

    -Ēome, kjo qe thua ti s'eshte teoreme, se nje teoreme qe gjeneron nje tjeter teoreme s'eshte teoreme. Dmth, teorema e pules dhe e vezes s'eshte teoreme, keshtu qe, edhe Te jesh KARAKTER do te thote...s'eshte teoreme. Teorema Ēome, formulohet keshtu: Te jesh artist do te thote te krehesh bishtin e tjatrit. Pike! Kjo eshte evidente, absolute, e pakundershtueshme. Eshte nje e vertete dhe vetem nje! Pike! Pra, ne thiatro, karaktetet jane ata qe i krehin bishtin njeri-tjetrit.

    -Po zagaret mjeshter, c'jane zagaret? Apo ata qe u ngrefet bishti?

    -Jo, zagaret jane ata qe leshohen pas mishit te majme; jane kuckat ato qe u ngrefet bishti.

    -Dhe e kapur nga bishti: zagaret gjuajne dhe kuckat i krehin?

    -Jo! Zagaret kafshojne e kuckat...vec lehin. (kur nuk ua shtrin shume bishtin eee, se pastaj zene dhe e perdredhin. Tani, lehin edhe larot e balot xhanem, por keta s'futen ne llogari se i lehin vetem henes)

    -Dhe tere kjo mesele per bishtin e qenit!

    -Eh, ver edhe nje tjeter vath ne vesh o Ēome: kryesia nuk eshte koka, por bishti. Kjo eshte Thembra e Akilit, O harketari im i ndritur. Hajt, keput bishtin tani.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Cupke_pe_Korce : 03-09-2006 mė 23:13
    Summertime, and the livin' is easy...

  5. #5
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602

    te qenit me, e pa brire

    -Thone qe budallenjte nuk kane brire.
    -Pse?
    -Sepse brire kane vetem te mencurit.
    -Qysh ore?
    -Po pra. Kur budallenjte nxjerrin briret, tashme keta s'jane me budallenj; jane te mencur. Me merr vesh?
    - Hmmm...
    Summertime, and the livin' is easy...

  6. #6
    e pse i ke kput lulkuqet ti iher

  7. #7
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    `cause they're prettier than I am.
    Summertime, and the livin' is easy...

  8. #8
    Moderator Maska e Pratolini
    Anėtarėsuar
    10-01-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    724
    Nga te paktat postime qe me kane pelqyer jane pikerisht keto te tuat ! Menyra e te treguarit me kujton pak a shume bisedat e Platonit te Republika. Do t ju isha shume mirenjohes nese me tregoni se pjese te cilit liber apo botim jane keto pjese, sepse me intrigove ta lexoj ! Respekte...Pratolini

  9. #9
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    S'me bie nder mend autori, megjithese mbaj mend dicka rreth rethanave ne te cilat keto me lart u shkruan. Kish rene kolera ne nje fshat te humbur te shqiperise (pasoje kjo e infrastruktures te amortizuar), dhe per ti shpetuar rrezikut, nje grup te rinjsh ngriten nje cader ne te dale te fshatit. Fatmiresisht, kish qene behar dhe njerezia nuk kishin nevoje per shume salltanete, e duke qene se s'kishin as pune e as zanat, e shpenezonin kohen duke treguar historira (disa nga te cilat i postova me lart). Nje lloj Dekameroni i koherave "moderne" (nese do te isha shprehur keshtu).
    Kaq me kujtohet. Po me ra nder mend autori do te te bej nje ze.
    Respekte gjithashtu!
    Summertime, and the livin' is easy...

Tema tė Ngjashme

  1. Meditime...mes vetes, pėr veten.
    Nga FLOWER nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 14-02-2012, 13:36
  2. Meditime tė krishtera
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 135
    Postimi i Fundit: 16-06-2007, 18:36
  3. Meditime mbi kuptimin e vdekjes
    Nga toni77_toni nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-10-2006, 13:52
  4. Meditime te fatos lubonjes..
    Nga Brari nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-09-2004, 02:54
  5. Meditime pozitive...
    Nga KUKUMJAĒKA nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 03-03-2004, 18:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •