Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 25
  1. #1
    ALb@SouL NetWo®K Maska e [A-SHKODRANI]
    Anëtarësuar
    12-08-2003
    Vendndodhja
    EUROPE
    Postime
    245

    LSI, PBDNJ, PDK: S’mund të ketë zgjedhje në janar

    LSI, PBDNJ, PDK: S’mund te kete zgjedhje ne janar


    Data e Publikimit: 21/12/2006

    Maxhoranca tkurret gjithnje e me shume në rrugën e saj për zgjedhjet në 20 janar, dhe kryeministri Berisha mbetet me më pak aleatë që mbështesin qëndrimin e tij për t’i zhvilluar zgjedhjet në këtë datë.

    2 nga aleatët e Berishes janë shfaqur së bashku me një nga partitë e majta të opozitës, në një qëndrim dhe paltformë të përbashkët lidhur me zgjedhjet.

    Nard Ndoka kreu i demokristianëve, Vangjel Dule i Partisë së të Drejtave të Njeriut dhe Ilir Meta, kryetar i LSI dolën bashkarisht përpara medias, dhe shprehën shqetësimin për situatën politike në vend.

    3 krerët e partive, shprehën shqetësimin për kalimin e të gjitha afateve, dhe theksuan se nuk shohin asnjë mundësi që zgjedhjet të zhvillohen në 20 janar, data e dekretuar nga Presidenti Alfred Moisiu.

    Ndoka Dule e Meta tërhoqën vëmendjen për mungesën e vullnetit politik për gjetjen e një zgjidhjeje të përbashkët e të pranueshme nga të gjithë.

    Tre politikanët u shprehën në nje mendje se i vetmi që mund të zgjidhë krizën është presidenti i Republikës, i cili duhet të mbledhë një tryezë me të gjitha partitë, si i vetmi garant për zgjedhjet dhe që duhet të gjejë konsensusin.

    Drejtuesit e tre partive kërkuan sqaruan se konsensusi qe duhet të arrihet në këtë tryezë, lidhet me arritjen e standardeve, ku përfshihet edhe shtyrja e datës së zgjedhjeve, përsa kohë standardet e pretenduara, është e pamundur të realizohen deri në 20 janar.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    meazallah se del berisha te thote..
    mfalni o njerez qe gjithmon psonis pisa e ju a ve ne tepsi ti votoni.. sikurse ky m.utm.uti nard ndoka.. mezallah.. apo si sander meksi e tak ngjela apo si kopliku e zef brozi..
    dil o berish e thuaj.. me lidhni me zinxhira kur bej me kok time pa pyetur njeri..o shoke se un gjithmon e dhj.es..

    vajti para tre vitesh vuri tak ngjelen te konkurronte edvinin..
    a nuk e dinte ai se taku eshte rognerist dhe se nje rognerist blihet me para e ta shet partin e idealin..
    do ishte qeruar qe para 3-4 vitesh edveri nga bunkeri.. po te ishte vene nji njeri serioz si kandidat per tiranen ktu e 3 vite me pare..
    aty e kishte gezim karapicin.. njeri model e i ditur sa 700 edvina..
    plot cuna ka tirana qe do te dinin ta shpartallonin edvin mashtrusin..

    ka kaq muaj qe sillen e verdallosen per pun listash e certifikatash e tani vend numero..

    sla fshat e shpi pa bredhur trojka kanibale edver met gjinush cek e mu.ta tjere.. duke antaresuar mijra e mijra bashibozuke..
    nuk e sheh berisha qe Topi i tije bamiri sben asnji hap me larg se pazari ri e zogu zi.. dhe aty me makine.. pa takuar kerkend..

    neser do thone humbem se i shkeputem lidhjet me miljona 3 korrikas..

    hajde Bamir topthi.. hajde..fare mos luaj.. lere pd-ne te fleje si ariu..

    se ckam nje dyshim se e kan blere kte gjytyrym..

  3. #3
    mfalni o njerez qe gjithmon psonis pisa e ju a ve ne tepsi ti votoni..
    Kush e çfar eshte ky qe psonis, e nje here pazar tamam nuk beri?

    Kush eshte ky qe te gjithe i dalin pisa, te blere, te paafte, si nard ndoka.. mezallah.. apo si sander meksi e tak ngjela apo si kopliku e zef brozi...?

    Po cfare ka detyre numur 1 udheheqesi? Te zgjedhe ekip e jo individa qe ai i blen e shet sipas momentit dhe oportunitetit? Ka 16 vjet e ai mbahet "njeshi", por asnjehere nuk ka dysh, tresh, kater, pese? Nuk don ai te kete njeri te afte perqark se ka frike se ia nxene karriken - e deri tani i ka ecur palla, per vete, pa per votuesit nuk do tia dije, veç tu beje deklarata "bombastike" e premtime te paarritshme sa tua marre votat e te djathteve, se ato te reformes agrare i ka kohe me vete,

    hajde Bamir topthi.. hajde..fare mos luaj.. lere pd-ne te fleje si ariu..
    se ckam nje dyshim se e kan blere kte gjytyrym..
    Edhe Bamirin e paskan blere? Po ata qe i kishin blere me pare si Pollo, Imami, Xhuveli, e sa te duash te tjere, me çfare çmimi i ri-bleu?

    Eshte Berisha i blere.

  4. #4
    TIRANE (26 Dhjetor)

    Kryeministri dhe kreu demokrat Sali Berisha ka njoftuar nga qyteti I Durresit shtyrjen e dates se zgjedhjeve brenda afateve kushtetuese qe perkon me daten 18 Shkurt. Kryeministri ka leshuar pe per daten, duke hequr dore nga 20 Janari. Duke folur nga Durresi Berisha deklaroi se shtyrja e zgjedhjeve behet per t'i sherbyer stabilitetit dhe normalitetit te vendit. Ai pranoi se kishte hapesira ligjore per te shtyre daten e zgjedhjeve dhe se afati maksimal ishte data 18 shkurt si e diela e fundit brenda afatit kushtetues. Gjithashtu kryeministri i quajti te arsyeshme propozimet e aleateve per shtyrjen e dates se zgjedhjeve.

    Nderkaq pas kesaj terheqjeje te kryeministrit, per shtyrjen e dates se zgjedhjeve ka ardhur dhe qendrimi I opozites. Pas nje takimi te perbashket, 5 partite e opozites kane dale me qendrimin se per te arritur standartet do te duheshin 7-8 jave per listat ndersa kane kerkuar asistencen e ODIHR-it per certifikatat. Pas mbedhjes si kreu i PS-se Rama, ashtu dhe ai i LSI-se, Meta kane bere te ditur se me plotesimin e standarteve mund te shkohet ne zgjedhje te lira dhe demokratike brenda 7 - 8 javeve.

    Ka pasur nje keqinterpretim nga ana e medias, por une dua te perseris se qendrimi yne ka qene gjithnje qe te plotesosheshin standartet dhe jo te shtyheshin zgjedhjet, pasi ne jemi gati qe sot te hyjme ne zgjedhje, por nese keto standarte do te plotesoheshin, ka deklaruar kreu i PS-se Edi Rama duke shtuar se rregullat e lojes u vune ne menyre te njeanshme. Jemi gati - tha ai- per t'u ulur ne nje tryeze dhe per te miratuar te gjitha amendamentet. "7 deri ne 8 jave i konsiderojme te vazhdueshme. Listat dhe certifikatat kane qene gjithnje kerkesat tona. Kerkojme qe ne bashkepunim me OSBE-ODIHR-in te gjejme zgjidhjen me te mire ndaj te dyja keto ceshtje ia leme keti institucioni dhe ne jemi gati te fillojme punen qe tani", tha Rama.

    Ndersa Ilir Meta pamundesine per zhvillimin e zgjedhjeve ne 20 janar ia 'dedikoi' mungeses se theksuar te besimit mes paleve. "Eshte per te ardhur keq qe ka mungese te theksuar besimi nga ana e paleve, megjithate opozita e bazuar ne rekomandimet e OSBE ODIHR-it, themi se jemi te gatshem qe brenda 7-8 javeve te ardhshme te hyjme ne zgjedhje, pasi ky eshte nje afat minimal i domosdoshem per ceshtjen e listave. Per keto ceshtje kerkojme asistencesn e ODIHR-it", u shpreh Meta

  5. #5
    Gjithkush e dinte se nuk ishte problemi tek data, por te çeritikatat, ndaj kembengulnin te dyja palet ne te tyren.

    Tani njera pale mori shtyrjen e dates, dhe tani sulmin e perqendron tek çertifikatat, me elementa kimiko-bazik-kozmik.

    Pala tjeter, perseri ne sulm, mbrohet po me çertifikata, por elementat nuk i nxe ne goje - mungesa themelore eshte ajo e dokumentit te identifikimit.

    Pra nga problem politik, po kthehet ne "teknik".

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    nuk eshte ceshtje certifikatash loja e edvin rames.. qe nuk do zgedhje tani..
    ai eshte nje mjeshter i madh i se keqes..
    plani sic duket eshte:

    nje sabotazh sistematik i sofistikuar i ekonomise, energjitikes, transporteve e gjithckaje qe mund te sabotohet.. me mjete nga me te persosurat.. duke filluar me tritolin e deri tek lufta psikologjike totale..qe.. Saliu i votuar demokratikisht te shpartallohet ujqerisht e kanibalisht nga mafia vampire PS dhe veglat e saje te panumerta.. e sundimtari edvin te betonoje ne pafundesi diktaturen e tije gjakatare..

    dhe ai do tja arrije qellimit.. sepse ka mbrapa nje armate gjakpiresish profesioniste.. e shum kuaj troje brenda ne koalicion qeveritar.. e nga do.. e plus ketyre.. aftesia e Saliut per te parandaluar kanibalizmin e per ta goditur ate ne qelize.. eshte gati xero..
    kjo eshte e provuar me 96-97-ten e lushnje vlor beratit..



    tritoli ne shtylla e kabllo elektrike qe vene edvinistet e gjikes ne vlore.. e zjarri ne shengjin tirane e gjetke.. etj etj jan preludi..

    edvini kto dit pret tharjen e liqeneve te drinit.. e po ra shi.. ai do luaj tritolin..




    mjer ai popull..

    Kush mundet ta sjelle nje artikull te Mero Bazes nga Tema..

    Prapaskenat... e nje Krize psiqiko-politike..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 28-12-2006 më 18:05

  7. #7
    zhapik buster Maska e drity
    Anëtarësuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Citim Postuar më parë nga Brari
    Kush mundet ta sjelle nje artikull te Mero Bazes nga Tema..

    Prapaskenat... e nje Krize psiqiko-politike..
    nje ke osht

    http://www.forumishqiptar.com/showpo...&postcount=166
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Thx dirty.. Thx Dydrinas..

    I mencur e trim eshte Mero Baze..

    Ai e kupton mire Edverin..

    S'prishim pun ta postojme dhe njihere kte artikull brilant..




    -----

    Tema

    Prapaskenat e një krize psiqiko-politike



    Mero Baze



    Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, arriti të shmangë një marrëveshje politike që mund të sillte ndryshimin e kodit elektoral në vend dhe fillimin e procedurave për zgjedhjet vendore. Iniciativa e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe dy partive aleate të qeverisë për shtyrjen e datës së zgjedhjeve për dhënie të mjaftueshme kohe për hartimin e listave dhe garantimin e certifikatave nga rekomandimet e OSBE/ODIHR-it, dështoi dje, pasi Edi Rama arriti të tërhiqte nga kjo iniciativë Ilir Metën dhe Paskal Milon, dy drejtues të koalicionit opozitar, të mjaftueshëm për të votuar ndryshimet në kod dhe për t’i dhënë Shqipërisë shansin për të shkuar në zgjedhje. Opsioni i moderuar i tri partive politike për të shtyrë datën e zgjedhjeve brenda 20 shkurtit dhe mundësia për të garantuar listat dhe certifikatat, në të vërtetë e bën tripolar qëndrimin politik ndaj krizës dhe i dhanë shans një marrëveshjeje të re, duke forcuar identitetin politik të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Por, në minutat e fundit, lideri i kësaj partie, Ilir Meta, i kompleksuar nga raportet e tij me Edi Ramën dhe ndoshta i paaftë për të mbajtur mbi supe peshën e një lideri që merr vendime, u tërhoq nga propozimet e tij, të cilat iu realizuan nga shumica. Ai kaloi nga roli i kryetarit të LSI-së, në rolin e të dërguarit të Edi Ramës dhe në minutat e fundit shuajti çdo shpresë për rrugëzgjidhje, duke bërë të triumfojë vendimi personal i Edi Ramës për të shmangur zgjedhjet lokale, të cilat i krijojnë atij një traumë në karrierën politike dhe jetën personale.

    Si nisi në të vërtetë historia e këtyre negociatave?

    Dhjetë ditë më parë, më 17 dhjetor, Ilir Meta kërkoi në rrugë joformale prej shumicës mbështetje për shtyrje të datës së zgjedhjeve vetëm dhjetë ditë dhe ai së bashku me partinë e zotit Milo do të ishin të gatshëm të përfshiheshin në ndryshimet e kodit elektoral. Gjatë këtyre dhjetë ditëve, problemi kryesor që u krijua për shumicën nuk ishte fiksimi te data 20 janar, por te mekanizmi, me të cilin do të fiksohej data tjetër e zgjedhjeve. Plani real i Edi Ramës është që të hiqte datën e fiksuar të zgjedhjeve, të fuste shumicën në spiralen e tryezave shterpa të Alfred Moisiut dhe të shtynte pafundësisht mbajtjen e zgjedhjeve, derisa në vend të shpërthenin trazirat civile. Pas negociatash të vështira, Berisha arriti të ofronte një mekanizëm garantues, kushtetues për këtë çështje. Ai ofroi si zgjidhje futjen e një neni kalimtar në Kodin Zgjedhor, ku Kuvendi, me shumicë të cilësuar, të autorizonte Presidentin e Republikës të caktonte një datë të re zgjedhjesh brenda 20 shkurtit, afat, i cili i jep fund qëndrimit në zyra të të zgjedhurve lokalë. Javën që shkoi Ilir Meta dhe dy parti aleate të Berishës i kërkuan Presidentit të Republikës zyrtarisht mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve brenda 20 shkurtit. Ky qëndrim publik i këtyre tri partive ishte një opsion i ri larg konsekuencës së PD-së për 20 janarin dhe planit Rama-Blushi për t’i shtyrë zgjedhjet në pafundësi, ose siç llogarisin ata, për t’i marrë ato në tavolinë.

    Nisur nga këto rrethana, të hënën, Lëvizja Socialiste për Integrim vendosi kontakte zyrtare me shumicën dhe kërkoi që të rikonsiderohej qëndrimi i saj si një qëndrim veçmas socialistëve, duke përdorur një mekanizëm që do të shtynte zgjedhjet jo më tej 20 shkurtit. Pas vendosjes së kontakteve mes dy palëve, Berisha dhe Meta ranë dakord të miratojnë ndryshimet në kod, t’iu japin kohë bashkive për listat dhe të ndiqen rekomandimet e OSBE /ODIHR-it për certifikatat. Ky zhvillim i dha shanse zgjidhjes së krizës. Të martën në mëngjes, LSI-ja mori vendim politik për të mbështetur këtë qëndrim dhe ngjalli reagime të grupit Blushi-Rama në mbledhjen e grupit të deputetëve të opozitës. Ata e akuzuan Metën se po bën lojën e Berishës dhe e zbuan atë nga selia e PS-së. Situata vazhdoi e tillë deri në orën 16 pasdite, kur do të zhvillohej mbledhja e krerëve të opozitës. Aty, Edi Rama, i rrezikuar nga popullariteti që po fitonte Ilir Meta si zgjidhës i krizës, iu bashkua formalisht qëndrimit të tij në publik dhe u shpreh i gatshëm për të hyrë në zgjedhje dhe për të votuar ndryshimet në kod. Në orët në vazhdim, ai arriti ta tërheqë Metën në spiralen e problemeve të veta dhe ta kthejë atë nga një partner me shumicën, në një ushtar të tij. Kështu, në orët në vazhdim, pas së martës pasdite, Ilir Meta filloi të shërbente si përçues i mesazheve të Edi Ramës te Sali Berisha dhe jo si një lider i një grupimi që do të miratonte ndryshimet në kod. Për të qenë më i sigurt në dështimin e negociatave, Edi Rama u përpoq të fuste në lojë Alfred Moisiun, i cili jepte “garanci” se po të mblidhej një tryezë nën drejtimin e tij, kjo çështje zgjidhej. Objektivi i përbashkët Rama-Moisiu ishte thjesht që çështja të mos miratohej në Kuvend, po të ngelej peng i tryezave shterpë të Moisiut. I kompleksuar nga Rama dhe nën peshën e një përgjegjësie politike që nuk ka fuqi ta mbajë mbi supe, Ilir Meta filloi t’i ikte orë pas ore marrëveshjes joformale me shumicën. Në çdo orë paraqitej nga një argument i ri, sipas shpejtësisë, me të cilën Edi Rama arrin të dërgojë mesazhe me celular.

    Përgjatë gjithë natës duke u gdhirë e mërkura, Ilir Meta u shndërrua nga një lider politik, në një dispeçer mesazhesh. Ai dëshmoi se nuk është në gjendje të manaxhojë as fuqinë politike të paktë që ka në Kuvend dhe ka futur në një qorrsokak partinë e tij me qëndrimet publike që ka mbajtur. Publikisht ai u përpoq të shfaqej si një parti me identitet, kurse realisht, ai thjesht funksionoi si një seksion periferik në Kombinat i PS-së së Ramës.

    Në minutat e fundit para fillimit të Kuvendit, ai shfaqi hezitimet e tij, të fundit. Premtoi se do të votonte kodin, duke kushtëzuar me një procedurë të mëpasme për certifikatat. Por, si zakonisht, pas shkëmbimit të mesazheve me Ramën dhe pas legjendave të Blushit se njerëz të Ramës e kanë kërcënuar deri me vdekje, ai u tërhoq përsëri. Kjo i dha fund shpresave për një marrëveshje politike për zgjedhje dhe zhduk realisht të gjithë aktorët e mundshëm në opozitë, me të cilët mund të bësh marrëveshje. PD-ja bëri marrëveshje me PS-në në gusht, lidershipi i PS-së e quajti atë fitore historike, “Zëri i Popullit” shkroi se mundën “Horrin Berisha”, por të nesërmen, nuk e votuan. E njëjta skenë u përsërit dje. Rama u dërgoi sms gjithë kryeredaktorëve se mundi Berishën, Blushi caktoi dhe titullin kryesor të gazetës “Koha Jonë” dhe hapi fjalë se Berisha e ka vendosur marrëveshjen me Nanon, “Zëri i Popullit” përsëriti titujt e tij për fitore, ndërsa marrëveshja sërish nuk u votua. Gjithçka është e qartë si drita e diellit. Edi Rama nuk do zgjedhje, nuk do as zgjidhje. Ai do të mos votohet, të shkohet drejt një procesi defektoz zgjedhjesh, të justifikojë ikjen e tij nga Bashkia dhe të fusë vendin në trazirat e luftës civile. Shqipëria nuk ka kaluar kurrë një krizë më të madhe se kjo krizë, pa asnjë shkak. Megjithëse njerëzit në rrugë janë ende të qetë dhe shumica nuk po ndërgjegjësohet për krizën që e pret, është e sigurt se ky vit që po vjen do të përsërisë një krizë të rëndë në Shqipëri, krizën e përpjekjes për të rrëzuar një qeveri të ligjshme, pa zgjedhje. Në këtë luftë nuk ka shumë rëndësi me çfarë bilancesh hyhet. Berisha po hyn si njeri që bëri gjithë përpjekjet për konsensus dhe Edi Rama si një lider që bëri gjithë përpjekjet për luftë. I vetmi propozim që i mbetet të bëjë Sali Berishës, është që në Kodin Zgjedhor të futet një nen që Edi Rama ka nevojë për mjek psikiatër para çdo fushate elektorale për t’i dhënë atij zemër. Problemi është se kriza personale e Edi Ramës po kthehet në krizë kombëtare. Pas kësaj spiraleje ku u futëm, kam frikë se bilancet nuk do të jenë të tmerrshme vetëm për Edi Ramën dhe ata që ka vënë në rresht, por për të gjithë shqiptarët.

    Gazeta Tema
    __________________

  9. #9
    Kushtetutë të Re për Republikën e Mafias

    Nga Sami Milloshi

    Pas dy vjetësh, pikërisht në tetor të vitit 2008 mbushen plot dhjetë vjet qëkurse Shqipëria u bë me Kushtetutë. Në këtë hark kohor shumë gjëra kanë ndodhur në Shqipëri. Pas vitit 1997 është vrarë me një pumb qorr, mu përpara hotel Dajtit një fakir fukara, që shiste gështenja për të mbajtur fëmijët me bukë, por vrasësi nuk është zbuluar ende.

    Prokurori i Përgjithshëm ka tentuar t'i ekstradojë nga Belgjika vrasësit e shoferit të tij, por nuk ka mundur dhe ai megjithatë nuk e ka dhënë dorëheqjen. Janë ndërtuar disa kulla të larta mu në mes të Tiranës, edhe me pará terroristësh dhe vetëm tani së fundi këto prona i sekuestroi shteti.

    Shqipëria është rradhitur në krye të listës si vend i korrupsionit. Ajo ka njohur një trafik të jashtëzakonshëm të drogës, të prostitucionit dhe të klandestinëve dhe pikërisht për këto arsye dhe të tjera si këto duam apo nuk duam ne është bërë "delja e zezë" e Europës.

    Kjo është pak a shumë tabloja. Paradoksi qëndron tek kjo e vërtetë e pamohueshme: se ndërsa tentojmë të bëhemi pjesë politike e Europës nuk duam t'i bindemi rregullave që ka vënë ajo me kohë për të ndërtuar shtetin ligjor, ku çdo individ të shijojë lirinë e tij dhe të ndihet i barabartë midis të barabartëve.

    Për mendimin tim arsyeja kryesore pse ka ndodhur kjo është se ngrehina e diktaturës komuniste ka rënë vetëm si karabina, por ka 15 vjet që mbijeton në mentalitetin e politikanëve shqiptarë, që ndonëse vishen me kostumet e Versaçes, ende kanë për idol Enver Hoxhën.

    Dhe ç'është më e keqja, jo pak prej tyre shesin si "novitet" moshën e tyre, kur në fakt kanë mbetur me një formim gjysmak revolucionarësh, që herë shfaqet në thyerjen e karrikeve të Parlamentit dhe herë të tjera në bojatisjen e fasadave të ndërtesave të Tiranës. Por, ka gjithashtu edhe një kategori tjetër "perëndimorësh", që kanë kryer studime në Paris në kohë të diktaturës dhe kanë njëfarë aftësie për të qenë të këndshëm në ballon me maska në politikën shqiptare.

    Një nga këta, që vërtet shfaqet i aftë të luajë në këtë ballo, është për shembull, zoti Kastriot Islami. Unë personalisht do ta falenderoja se më ka provokuar të shkruaj këto rradhë pas një artikulli të tij, ku ai bën thirrje për një "Republikë të Re", (shih gazetën “Korrieri”, e Diel, 24 Dhjetor 2006). Provokimi i tij ka vlerë, sepse të fton të marrësh pjesë në një debat serioz për natyrën e sistemit politik që ka sot, por që edhe mund të ketë në të ardhmen Shqipëria. Për këtë zoti Islami vërtet meriton të përgëzohet.

    Në radhë të parë dhe mbi të gjitha zotit Islami do t'i duhej të bëhej i vetëdijshëm se për gjithçka ka ngjarë këto 15 vjet në Shqipëri nuk është dëshmitar vetëm ai.

    Ka edhe të tjerë. Nëse biem dakord për këtë, pastaj jemi krejt të lirë të bisedojmë për Republikën e Re, për të cilën flet zoti Islami, për Republikën e Mafias, për Reublikën e Drogës dhe të Prostitutave dhe po të dojë ai, edhe për Republikën ku është president një ish-pensionist, që pak a shumë thotë se dielli lind në mëngjes dhe perëndon mbasdite, ose që lopët hanë bar dhe dhitë hanë gjethet e dushkut... ( nuk e kam fjalën për Dushkun që ka prodhuar 20 deputetë dikur)

    Shqipëria është nën kthetrat e kaosit, që prej vitit 1997, dhe kjo lidhet me faktin se pas gabimit që bëri qeveria e Partisë Demokratike me lejimin e skemave piramidale politikanët e krahut të Islamit e shfytëzuan këtë gabim deri në marrjen e pushtetit me dhunë. Të ashtuquajturat zgjedhje pas vitit 1997 ishin zgjedhje nën grykat e kallashnikovëve.

    Po i tillë është edhe miratimi i Kushtetutës që ka sot Shqipëria. Për tetë vjet me radhë socialistët e Islamit përdorën filozofinë e shkërdhatokracisë dhe e bënë Kushtetutën edhe më të pavlerë se kurvat që shesin trupin nëpër rrugët e Italisë.

    Ka ndodhur më shumë se një herë që ish-mazhoranca e Islamit të ketë humbur numrat në Parlament, megjithatë, kurrkush nuk e dha dorëheqjen, siç do të ishte normale. Çfarë ta quash atëherë atë mazhorancë? Ta quash mazhorancë që ka dalë nga vota, apo nga kallashnikovi? Sigurisht që kjo e dyta i shkon më shumë për shtat. Ky është kuadri historik dhe këtij fakti nuk ka burrë nëne që t'i lëvizë. Mirëpo, çfarë ndodh?

    Tani, një vit pasi në pushtet janë kundërshtarët politikë të qeverisë, ku edhe Islami bënte pjesë si ministër i Jashtëm, të asaj qeverie që u damkos nga bota si kampione e korrupsionit, na del se Shqipëria qenka si ajo molla e kalbur nga brenda. Dhe zoti Islami, sikur të ketë ardhur nga ndonjë planet tjeter zbulon se "Republika po bie" dhe se mund të na ndodhë hataja. Sipas tij priten kriza të tjera dhe kjo duhet të zgjidhet me një paketë me pesë pika që propozon ai.

    Kuptohet, kushdo është i lirë të shfaqë idetë e tij. Por duhet të jemi të ndershëm e të themi se të gjitha këto ndodhin në një shtet që ka Kushetutë, një Kushtetutë që për mendimin tim më shumë vlen si reklamë pizhamesh se sa si dokumenti themelor juridik i një shteti.

    As zoti Islami dhe as të tjerët politikisht në krah të tij nuk kanë mundësi të na hedhin hi syve. Kushtetutën e miratuan ata, e miratuan me nxitim të madh dhe për tetë vjet me rradhë, siç thashë, e përdorën më keq se një kurvë. Tani, meqë veza po u vjen te b...,domethënë meqë do të testohen në zgjedhjet vendore, pretendojnë se nuk ështe e mundur të votohet ashtu siç e parathotë Kushtetuta.

    Eshtë fare e qartë se zoti Islami dhe të tjerë që alarmohen për standardet zgjedhore (por nuk e çajnë kokën për thyerjen e afatit kohor për mbajtjen e zgjedhjeve), zbatojnë një dubël standard. Një standard për t’u shitur, sikur u digjet barku për votën e lirë dhe një tjetër standard, për të përfituar politikisht për vete. Kur zoti Berisha u bëri thirrje për ta ndryshuar datën e zgjedhjeve me referendum pala e zotit Islami e quajti qesharak propozimin.

    E dini pse? Sepse për ta populli është një turmë dhe se në konceptin e tyre më shumë vlejnë zgjidhjet matematike të kulisave me të ashtuquajturin "konsensus", sesa vota e lirë e qytetarëve.

    Propozimet që bën zoti Islami në thelb janë të tilla që kanë të bëjnë me prekjen e Kushtetutës. Por, edhe këto propozime, në vend që të synojnë vërtet përmirësimin e Kushtetutës, në fakt çojnë në një pazar të njëjtë si pazaret e tjera që kanë prodhuar deputetë dushku, trafik deputetësh, president që nuk del nga vota, por nga i ashtuquajturi "konsensus", etj.

    Vini re, ju lutem, çfarë ofron zoti Islami: "Paketa për “Republikën e re” do të kërkonte konsensus maksimal, duke synuar të gjenerojë rritje të besimit reciprok, një frymë të re dhe përgjegjshmëri, bazuar në konstitucionalitet e funksionalitet legal", shprehet ai.

    Koncepti i të ashtuquajturit "konsensus" ka shërbyer si urë shpëtimi për "të mbyturit" gjatë gjithë këtyre viteve të demokracisë së re shqiptare. Në të njëjtën kohë sa herë është zbatuar kjo formulë "konsensusi" dështimi nuk ka vonuar të dalë në skenën politike. Dhe ajo çfarë është më e keqja ka marrë një goditje për vdekje vota e lirë dhe pjesëmarrja e lirë e individit në votim.
    Edhe ky "konsensus" i radhës, që ofron zoti Islami, nuk ndihmon në zgjidhjen afatgjatë, për sa kohë nuk shprehet për reformimin e Kushtetutës. Zgjidhja e zotit Islami duket së është krejt në linjë me të tjerat, sepse në vend të pjesëmarrjes së qytetarëve në procesin politik të votës së lirë për përmirësimin e Kushtetutës, ofron një marrëveshje tavoline të aktorëve edhe herë të tjera të dështuar të "konsensusit".
    A nuk e përmend vetë zoti Islami në artikullin e tij presidentin aktual "konsensual", si një shembull të dështimit? E përmend dhe mirë bën, por pse nuk nxjerr mësime për të kundërtën.

    Kur zoti Berisha tha se u kërkonte ndjesë shqiptarëve që kishte ofruar mirëkuptimin e tij për presidentin aktual, unë kuptova se ai më shumë e kishte fjalën për formulën e dështuar të konsensusit, se sa për profilin konkret të presidentit. Se po të ishte puna për profilin konkret, edhe unë mund të pretendoja t'ia sugjeroja që nga Amerika, madje nja dhjetë emra pensionistësh të tjerë shumë më të zotë se zoteria që është sot në post.

    Shqipëria vërtet nuk mund të dalë nga cikli i krizave nëse nuk ofrohet një zgjidhje afatgjatë dhe në këtë pikë zoti Islami ka të drejtë. Por, zgjidhja afatgjatë vjen vetëm nëse reformohet Kushtetuta. Sepse është Kushtetuta ajo që prodhon kriza, është Kushtetuta ajo që ka prodhuar një prokuror të Përgjithshëm të pavarur nga askush.

    Është Kushtetuta ajo që ka një formulë pothuajse qesharake me pesë votime të presidentit të Republikës, është Kushtetuta ajo që ka bërë dhe bën të mundur mbijetesën e partive politike inekzistente, etj, etj. Me fjalë të tjera kjo Kushtetutë nuk ofron zgjidhjet juridike, që do të bënin të mundur kapërcimin e krizave. Përkundrazi. E zhyt procesin politik edhe më shumë në krizë. Prandaj unë do ta shtroja çështjen ndryshe nga zoti Islami.

    Ka ardhur koha që polikanët shqiptarë të sfidojnë vetveten, përmes votës së lirë dhe të mos fshihen siç janë fshehur, as në banjot e Ramiz Alisë, as në hotelet luksoze ku nënshkruhen "konsensuset" e dështuar, as në varkat e shpëtimit të sitemit zgjedhor proporcional me prag minimal kalueshmërie, as në koalicionet fantazmë, që "bashkojnë" të pabashkueshmit, etj.

    Në fund të fundit, ka ardhur momenti që politika shqiptare të ecë vetë dhe të mos luajë spektakle foshnjërie me tutorët ndërkombëtarë. Dhe kjo do të thotë se politikanët shqiptarë do të duhej t'i merrnin vetë përsipër reformat, para së gjithash në fushën politike dhe juridike. Unë e përshëndes zotin Islami, për shembull, që guxon të propozojë se "Përcaktimi i një sistemi zgjedhor, proporcional rajonal dhe me prag mjaftueshmërisht të lartë rajonal e kombëtar..." është një nga rrugët për kapërcimin e krizës.

    Por, do të thosha se propozimi i tij, megjithatë është i kufizuar, sepse paragjykon tipet e tjera të sistemeve elektorale dhe i përjashton ato nga mundësia për ta reformuar realisht sistemin zgjedhor në Shqipëri, që ka mbetur në nivel Dushku. Me fjalë të tjera edhe propozimi i zotit Islami, ndonëse në dukje premton jetëgjatësinë, përsëri duket i tillë, sa për të kaluar krizën e momentit, përderisa nuk bën fjalë për reformimin e Kushtetutës në pjesët më të dështuara të saj, në këto dhjetë vjet të zbatimit të saj.

    Dhe pjesa më e diskutueshme e asaj Kushtetute janë zgjedhjet legjislative. A nuk ka ardhur koha, për shembull, të mendohet seriozisht për të pakësuar numrin e deputetëve, në 100? A nuk ka ardhur koha për të zgjedhur një president drejtpërdrejt nga populli dhe jo si rezultat kulisash? Këto dhe pyetje të tjera të kësaj natyre mund të shtrohen në çdo kohë, siç edhe janë shtruar, por nuk mund të marrin zgjidhje në momente të tilla, siç është ky i tanishmi, në një prag fushate elektorale.

    Eshtë krejt e pamundur dhe për më tepër duket hipokrizi e vërtetë. Tani për tani duhet zbatuar ajo Kushtetutë që ka Shqipëria dhe zgjedhjet të bëhen në afatin që përcakton ajo. Pastaj le të diskutohet edhe paketa e zotit Islami me qetësinë e nevojshme, bashkë me paketa të tjera. Kjo do të ishte serioze, nëse vërtet e kemi fjalën për zgjidhje afatgjata.

    Por, nëse siç thotë ajo shprehja shkodrane "Më ka cue nana me la gojën", jo vetëm zoti Islami, por edhe kolegët e tij janë krejt të lirë të vënë kujen sa herë iu teket për Republikën, që "po bie", për Republikën e absurdit, për Republikën e bananeve, e kështu me radhë. Por është e sigurt se kujën e tyre nuk ka për ta dëgjuar as mëhalla e tyre, e jo më qytetarët shqiptarë dhe bota.

    Dhe për ta mbyllur do të kujtoja se edhe në vende me demokraci të zhvilluar si Amerika ndodh që konsensusi për çështje imediate të dështojë. A nuk dështoi për shembull konsensusi për reformën në paketën ligjore për emigracionin? Dështoi dhe me sa duket një zgjidhje afatgjatë do të mund t'ia japë vetëm forca e votës. Aq më tepër, pra, vende si Shqipëria, me demokraci fillestare, e kanë nevojë të krijojnë një kuadër ligjor për stabilizimin e votës së lirë. Kjo po, ka nevojë vërtet për një zgjidhje aftagjatë.

    E Merkure 27 dhjetor 2006
    Gazeta Koha e Jone

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Mir e ka Sami Milloshi por atje lart nuk eshte i sakte kur thote se Dhori u perpoq po smundi ti sjelle vrasesit e shoferit te tije nga brukseli..
    Faktet thone se.. Dhori jo vetem nuk u perpoq ti sjelle por e kunderta.. u perpoq ti shpetoje vrasesit dhe ja arriti qellimit..
    altini dhe imellda ..autore dhe bashkpuntore ne dhjetra vrasje jan tu mir e shnosh pran selise se EU_se e tallen me ne..
    Ata qe atje komandojne Moisi e Dhor e dat zgedhjesh.. e gjithcka..
    Koburja e Hakmarrjes eshte Leva e arkimedit.. qe leviz rroten e historise ne Shqiperi..

    ---





    55

    Data: 29/12/2006, ora

    Rrëzohet sebepi i fundit i PS-së, tani Edvini duhet të përballet me shqiptarët



    Nën një ezaurim të plotë nervor, Edvini është detyruar dje të heqë dorë nga skema e tij për të prishur zgjedhjet, duke zbuluar “planin B”, që konsiston në pranimin e certifikatave të prodhuara nga Ministria e Brendshme. Tërheqja e palavdishme pritet të ketë kosto të mëdha, jo vetëm për kryebashkiakun, i cili duhet të lërë Bashkinë e Tiranës në shkurt, por edhe për mbarë opozitën, e cila, që në zanafillë ka humbur çdo lloj morali për të provokuar zgjedhje të parakohshme, me anë të teorive të bllokimit të parlamentit apo edhe të bllokimit të zgjedhjes së Presidentit



    Partia Socialiste ka lëvizur më në fund nga pozicionet e saj refraktare në lidhje me certifikatat zgjedhore, duke hedhur pas 3 orësh pritjeje të fillimit të seancës plenare, atë që sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste, Pandeli Majko, e cilësoi si “plani B”, duke demaskuar në mënyrë të hapur lojën e papranueshme të Edvinit, të denoncuar vetëm pak ditë më parë nga europarlamentarja Doris Pack, që konsistonte në pranimin e dokumenteve të prodhuara aktualisht nga Ministria e Brendshme, në zgjedhjet lokale, por që më parë duhet të mbajnë një vulë speciale nga ana e zyrave përkatëse të gjendjeve civile. “Kemi dorëzuar një propozim të dytë për certifikatat. Varianti B merr parasysh certifikatat ekzistuese, largon idenë se certifikatat e posaçme ishin një alternativë për të bllokuar situatën. Ne kërkojmë që certifikatat ekzistuese të vendosen në një regjim të veçantë me një regjistër të veçantë. Kush e njeh situatën, e di se te Rruga e Durrësit apo vende të tjera, mund të marrësh një certifikatë për pak para dhe ne nuk dëshirojmë që skema të tilla të përdoren për votim ditën e zgjedhjeve”, deklaroi dje Majko. Ndërkaq, nën presionin e vazhdueshëm nga selia e Partisë Socialiste, përfaqësuesit e opozitës e kryesisht të PS-së, ishin ende mjaft larg frymës konsensuale që duhej të arrihej edhe për këtë çështje. Në përgjigje të deklaratës së kreut të deputetëve demokratë, Bamir Topi, sipas të cilit, një pjesë e negociatorëve të opozitës ishin tërësisht të pabesueshëm, nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Petro Koçi, tha se ky përcaktim është absurd, “Po vazhdon e njëjta situatë si dje, në presim një përgjigje për draftpropozimin për këtë çështje, ndërsa nga mazhoranca nuk kemi marrë asnjë përgjigje. Ne po kerkojmë të njëjtën gjë që ka kërkuar Partisë Demokratike në legjislacionin e mëparshëm. Megjithate, ne jemi të hapur për të kërkuar zgjidhje të përbashkët. Ne kemi kërkuar një regjim të posaçëm, jo vetëm certifikata të mëparshme”, deklaroi Koçi. Kjo deklaratë kishte pasuar një pritje prej më se 2 orësh, e cila mbaroi me anë të thirrjes në Kuvend të Konferencës së Kryetarëve. Në të u diskutua edhe njëherë në lidhje me propozimet e ndërsjella, ku edhe kreu i deputetëve socialistë hodhi në tavolinë planin e dytë të cilin nuk kuptohet se pse e ka mbajtur të fshehur deri më tani, duke humbur orë të çmuara për procesin zgjedhor. Duke patur parasysh se si kanë ardhur punët çdo gjë duhet që të kryhet në afate minimale që, bazuar tek “Kodi Zgjedhor”, janë shkelur. Nëse gjithçka ka qenë për efekt të përfitimeve politike, që përbën edhe skenarin e parë që të vjen ndërmend, kostot e kësaj loje në kurriz të një procesi ku janë kryqëzuar “sytë” e gjithë faktorit ndërkombëtar, do të ndihen me siguri, jo vetëm në një periudhë afatshkutër që projektohet tek rezultati u zgjedhjeve për pushtetin vendor, por edhe në zhvillimet e tjera të nxehta, që presin vitin 2007, siç janë zgjedhjet presidenciale, kur selia rozë sigurisht që do të paraqitet në kredite mjaft modeste, që nuk lënë shteg për të marrë aventura si ajo që është paralajmëruar vetëm dy muaj pas zgjedhjeve të 3 korrikut, kur kishte vetëm pak ditë që kishte përfunduar vizualisht rotacioni i pushtetit. Gjithsesi, në krahasim me një ditë më parë, kompromisi është shumë më i afërt, por për t’u dhënë kohë palëve që të përgatisin modalitetet e fundit, Konferenca e Kryetarëve vendosi që të shtyjë për sot, në orën 17.00, punimet e Kuvendit, ku shpresohet që dy ditë nga fundi i vitit, politika shqiptare t’u japë qytetarëve dhuratën se zgjedhjet do të kryhen brenda afateve kushtetuese, pavarësisht tentativës deri në ekstrem të një grushti njerëzish, për ta mbajtur të bllokuar atë.
    Alket Goce

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Sërish zgjedhje të parakohshme parlamentare?
    Nga RaPSouL në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-03-2009, 09:49
  2. Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 20-02-2007, 08:34
  3. Zgjidhet kriza elektorale, arrihet marëveshja në zyrën e presidentit Moisiu
    Nga Xhuxh Xhumaku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 312
    Postimi i Fundit: 03-02-2007, 14:05
  4. Zgjedhje historike në Kuvajt, gratë votojnë për herë të parë
    Nga Albo në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 30-06-2006, 06:01
  5. PD: Në zgjedhje me qeveri teknike
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 30-07-2004, 15:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •