Prof. Dr. Sc. ALI TOPALLI


Shovenisti më i madh dhe antishqiptari më i përbetuar, i njohur sidomos me elaboratin e tij për shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi, akademiku serb Vasa Çubrilloviç, intervistën e fundit, shumë të gjatë, para se të vdiste, ia ka dhënë revistës së njohur serbe “NIN” të Beogradit, në vitin 1981. Në pjesën e fundit të intervistës pason pyetja e pashmangshme për Kosovën dhe Shqiptarët.

Pas pyetjes së parashtruar, siç e përshkruan gazetari, ndalet për një moment, i ndërron çehrja, ofshan thellë duke thënë: “Na mundën nënat shqiptare, por vlen të mundohesh për diçka, edhe nëqoftëse je i sigurt se do të pësosh humbje”

Pikerisht,udhëheqësit e qeverisë Serbe edhe më tutje, sot e kësaj dite punojnë sipas elaborateve dhe udhëzimeve të Akademisë Serbe te Shkencave dhe udhezimeve të Çubrilloviqit. Ata e dinë fare mirë se definitivisht e kanë humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën, por megjithatë ata asnjëherë nuk ndalen dhe nuk pushojnë në veprimtarinë e tyre për të shpëtuar diçka nga Kosova. Kjo diçka është pikërisht Mitrovica dhe pjesa veriore e Kosovës. Duke zhvilluar një propagandë të jashtëzakonshme në opinionin vendor dhe ndërkombëtar që Kosova të mbetet pjesë integrale e Serbisë, e lidhur me trashësinë e një “qime floku”të Vuk Drashkoviqit, e më qëllim që më vonë, me kalimin e kohës kjo qime floku të shndërrohet në një shtyllë betoni me shumë fije armature

me trashësi më të madhe të mundshme, për shkëputjen e së cilës pastaj, shqiptarëve do te u nevojitet shumë kohë dhe sakrifica shumë me të mëdha, se sa qe ishin keto te luftes se fundit. Diçka të tillë shqiptarët nuk bënë të lejojnë pa marr parasysh çmimin qe duhet paguar.Kosova e pavarur dhe sovrane, me ulse ne OKB. eshte minimumi i asaj me cka do te pajtohen shqiptaret. Por, megjithatë kur është në pyetje pjesa veriore e Mitrovicës dhe e Kosovës , serbët dhe qeveria serbe është në avantazh të dukshëm ndaj shqiptarëve. Në pjesën veriore të Mitrovicës vepron lirisht shërbimi policor serb, pjesë e secilës janë edhe “Rojet e Urës”, shërbimi i mësheft ushtarak, në përbërjen e të cilit hyjnë forcat paramilitare dhe paraushtarake serbe, të cilat ushtrojnë e veprojnë lirshëm në pjesën veriore të Kosovës,mbrojtja popullore, mbrojtja civile, gjyqet, etj. të cilat udhëhiqen nga qeveria serbe, nëpërmjet Qendres Kordinuese Serbe e vendosur në shtëpitë e blera të shqiptarëve në Kodrën e Minatorëve.
KFOR-i, UNMIK-u dhe Qeveria e Kosovës nuk e kanë patur dhe as sot nuk kanë nen kontroll as te pjesrishem pjesën veriore të Mitrovicës dhe të Kosovës. Këtë pjesë realisht e administron Beogradi. S’pari nëpërmjet “Rojeve të Urës” dhe shërbimeve të fshehta serbe. Shqiptarët, Turqit dhe Boshnjakët nuk u lejuan të kthehen në shtëpitë dhe banesat e tyre, ne pjesen veriore te qytetit, në të cilat u vendosën më së shumti serbët nga Kroacia dhe Bosnja, si dhe disa nga viset tjera të Kosovës. Qëllimi kryesor ishte prishja e strukturës etnike të popullsisë, ne pjesen veriore te Mitrovices, e cila para luftës ishte me shumice të shqiptarëve. Prandaj, ajo që është për brengosje ka të bëjë me spastrimin etnik sistematik, të cilin po e bënë haptazi qeveria e Serbisë ne krye me Koshtunicen, duke i blerë shtëpitë e shqiptarëve, turqve dhe boshnjakëve me çmime shumë të larta. Në këtë drejtim nuk i bëhet asnjë pengesë apo vërejtje nga ana e KFOR-it dhe UNMIK-ut si dhe nga Qeveria e Kosovës. Është për keqardhje dhe brengosje se si Qeveria e Kosovës dhe Kuvendi Komunal i Mitrovicës nuk e kuptojnë, apo nuk duan ta kuptojnë këtë lojë të Serbisë, ndoshta për të mos e prish rehatin e vet.

Krejt ky spastrim etnik bëhet nëpërmjet dhunës dhe frikësimit që ushtrohet ndaj shqiptarëve, turqve dhe boshnjakëve, nëpërmjet forcave paramilitare, “Rojeve te Ures”, si dhe pjesëtarëve të tjere te Shërbimit Informativ Serb, të cilët veprimtarinë e vet e zhvillojnë pa asnjë pengesë në këtë pjesë të Kosovës.
Me qëllim që të shpëtohet ajo që mund të shpëtohet, Qeveria e Kosovës urgjentisht duhet ta ndaj një fond që të ndihmohen të gjitha ato familje që jetojnë akoma në pjesën veriore të Mitrovicës, të blehën shtëpitë e shqiptarëve nëse ata veç kanë vendosur t’i shesin dhe që të bëjnë presion më të madh te KFOR-i dhe UNMIK-u, sikur edhe nëpërmjet SHPK-së, që të sigurohet lëvizja e lirë e qytetarëve në të dy pjesët e qytetit pa marr parasysh përkatësin kombëtare, qe te ndalohet frigesimi, presioni dhe dhuna ndaj Shqiptarve, Turqve dhe Boshnjakve, e me qellim qe ata te mos shperngulen nga ajo pjese e qytetit.

Përndryshe, nëse vazhdon ky spastrim etnik të cilin po e realizon qeveria e Serbise ne krye me Koshtunicen, në pjesën veriore të Kosovës sipas mësimeve të Çubrilloviqit, atëherë me zgjidhjen e statusit, Qeveria e Kosovës realisht do ta ketë shumë vështirë ta qeverisë, ashtu si duhet këtë pjesë të Kosovës.



Përgatiti:Sabri Selmani