Close
Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 44
  1. #31
    Prostesta pėr dritat dhe kundėr Nanos
    NIMET ISUFI
    Ndizen qirinj 4 m tė gjatė. “ Fatos, o legen, prite Salėn se po vjen

    Opozita e Tiranės ka nisur pasditen e djeshme protestat pėr krizėn energjetike nė vend, nėn moton “Berisha ik”. Protesta ka shėrbyer dhe pėr kundėshtarėt e Nanos qė kanė hedhur parullat, “O Fatos, o legen, prite Salėn se po vjen”. Me qirinj nė dorė, drejtues tė partive opozitare tė kryeqytetit, tė mbėshtetur dhe nga deputetėt e Tiranės dhe deputetė tė tjerė socialistė, pėr mė shumė se gjysmė ore kanė protestuar para Kryeministrisė, duke hedhur parulla kundėr qeverisė sė kryesuar nga Kryeministri Berisha dhe KESH-i. Nė sheshin para Kryeministrisė, protestuesit kanė ndezur katėr qirinj rreth 2 metėr tė gjatė, ndėrsa tė pranishmit kanė protestuar me qirinj nė dorė.

    Protesta

    Ashtu siē ishte lajmėruar mė parė, drejtues tė partive opozitare, deputetė dhe qytetarė, kanė nisur pasditen e djeshme protestat afėr Piramidės dhe para sheshit tė Kryeministrisė. Me parulla nė dorė kundėr KESH-it dhe qeverisė, qytetarėt kanė akuzuar qeverinė si tė paaftė dhe shkaktare tė krizės aktuale. Tė pranishėm nė protestė, pėrveē drejtuesve tė partive opozitare tė Tiranės, kanė qenė dhe deputetėt e PS-sė, Erion Braēe, Namik Dokle, Arta Dade etj. Ndėrkohė qė binin nė sy parullat, “Qeveria e qirifikimit”, “KESH po shkon pėr lesh”. Gjatė protestave nuk kanė munguar dhe thirrjet kundėr ish-kryeministrit Nano dhe Kryeministrit aktual Sali Berisha: “O Fatos, o legen, prite Salėn se po vjen”, “O Sali, o qiri, merre Nanon shko nė shtėpi”. Gjatė protestės, pėrveē thirrjeve kundėr qeverisė dhe KESH-it, kanė folur dhe drejtues tė partive opozitare tė Tiranės. Besnik Bare i Partisė Socialiste tha se, Qeveria e djathtė duhet tė mbajė premtimet e bėra gjatė dhe pas zgjedhjeve tė 3 korrikut pėr mė shumė drita. Sipas tij, shkaktare e kėsaj situate ėshtė qeveria dhe KESH-i. Bare tha se kjo qeveri duhet tė largohet, sepse ėshtė e paaftė pėr tė drejtuar vendin. Nė protesta, megjithėse tė lajmėruar ditė mė parė, numri i protestuesve nuk ka qenė aq i madh.

    Deklarata

    Lidhur me krizėn energjetike ka reaguar pėr tė disatėn herė dhe kryetari i Partisė Socialiste, Edi Rama. Sipas tij, qeveria “Berisha” ka dėshtuar nė premtimet e saj pėr furnizim me energji elektrike dhe pėr pėrmirėsimin e situatės. Ai ka akuzuar Kryeministrin Berisha, se nė mėnyrė tė qėllimshme ka bllokuar njė sėrė projektesh qė do tė zgjidhnin krizėn aktuale. Rama tha se njė gjė tė tillė e ka bėrė tė qartė vetė ai, duke u shprehur se tė gjitha premtimet kanė qenė tė kota. “Kryeministri u tha shqiptarėve nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė dhe pa asnjė ekuivok, se ata nuk duhet t’i marrin seriozisht deklaratat elektorale dhe poselektorale dhe pa asnjė dyshim kjo ėshtė njė filozofi, e cila mishėron politikėn e vjetėr”, tha Rama. Duke renditur premtimet e qeverisė, Rama tha se asnjė prej tyre qė kanė tė bėjnė me energji 24 orė, instalim i matėsve, eliminim i faturave aforfe apo dhe rritja e burimeve energjetike, nuk ėshtė realizuar. Pėrgjigjja pėr kėto pengesa, sipas tij, duhet pyetur nga vetė Kryeministri. Nė kėto kushte, Rama tha se ēdo qeveri e pėrgjegjshme duhet tė kishte dhėnė dorėheqjen. “Kjo situatė ėshtė e turpshme dhe se ēdo qeveri normale do tė kishte dhėnė dorėheqjen e nuk do tė kishte pasur kurajon tė ekspozonte pėrpara shqiptarėve arsye tė pafundme tė mosarsyes, qė zoti Berisha na dha kur tha se thatėsira e kėtij viti nuk ėshtė konstatuar nė 1200 vitet e fundit”, tha Rama.

  2. #32
    Shekulli, 13-01-2007

    Errėsira, vendi perfshihet nga protestat
    E. Bardhi

    Qytetaret e Tiranes dje duke protestuar para kryeministrise per mungesen e dritave


    Orėt e gjata tė errėsirės, i kanė detyruar mijėra qytetarė tė Tiranės, t'i drejtohen dje protestės kundėr krizės energjetike. Nė sheshin para Kryeministrisė, protestuesit kanė shprehur pakėnaqėsitė e tyre nė lidhje me orėt e tejzgjatura tė territ. Protesta e organizuar nga opozita pėr krizėn energjetike, me moton "Berisha ik!" ka pushtuar sheshin para Kryeministrisė, nga mijėra protestues. "Ėshtė pikėrisht errėsira qė na ka mbledhur tė gjithėve kėtu sot, pėr tė protestuar",- thotė qytetari Lluka Babali. Banor nė Njėsinė Bashkiake nr.7, vuan si gjithė tė tjerėt mungesėn e dritave. Ėshtė pensionist dhe koha e gjatė e qėndrimit nė shtėpi, mbuluar nė batanije, e bėn tė ndihet keq. Pa ngrohje, pa ujė, pa gatim, pa informacion... Nuk mendohet fare, kur thotė se nė kushte tė tilla, ndihet i ndarė nga bota. Si ai, edhe gjithė tė tjerėt qė i takoje dje pasdite vonė, bulevardit qendror tė Tiranės. Tė zhgėnjyer, tė lodhur dhe tepėr tė stresuar qytetarėt, nuk janė thjesht tė pakėnaqur. Janė tė revoltuar, e pa ditur se ku do tė gjejnė zgjidhje pėr hallin qė i ka rėnė. Nė shenjė simbolike tė asaj qė heqin gjatė 24 orėve, protestuesit kanė ndezur 4 qirinj, me njė gjatėsi 2 metėr, pėrpara selisė sė Kryeministrisė, ndėrkohė qė gjithė tė tjerėt mbanin qirinj nė dorė. Ndryshe nga herė tė tjera, ku u janė drejtuar shesheve pėr motive politike, tashmė tė gjithė janė sė bashku, pėr tė protestuar pėr tė drejtat e tyre. "Jetojmė me mbi 6 orė kufizime tė energjisė elektrike dhe kjo ėshtė e tmerrshme. Nuk mund ta besosh dot, se gjithė kjo ndodh nė vitin 2007",- shton me nervozizėm Lluka Babali. Ai kėrkon marrjen e masave urgjente pėr pėrmirėsimin e situatės. Pak rėndėsi ka se nga kush, e prej kujt do tė vijė zgjidhja. Mjaft qė nė shtėpi tė ndriēojė llamba, tė punojė lavatriēja, tė nxehė njėherė soba dhe fėmijėt tė mėsojnė si duhet, e jo nėn sterrosjen e qirinjve. Pjesėmarrja tepėr e madhe e protestuesve, sipas tij, tashmė dėshmon qartė se shqiptarėt kanė fituar edukatė qytetare, pėr tė mbrojtur interesat e tyre. Protesta e djeshme nuk ka njohur mosha, as dallime seksesh. Nė tė kanė marrė pjesė tė rinj dhe tė moshuar, duke treguar qartė se kriza energjetike ėshtė bėrė shqetėsim pėr tė gjithė. Protestuesit nuk kanė lėnė mėnjanė edhe njė tjetėr shqetėsim, qė vjen nga loja me dritat, shkatėrrimi ekonomik, pėr tė cilin askush nuk po mban pėrgjegjėsi. Prtetesta ka patur edhe nė qytete tė tjera nė tė gjithė vendin.

    Lushnje, qytetarėt: Berisha burim i errėsirės

    Partitė e opozitės kanė organizuar sot pasdite njė protėstė massive pėr tė kundėrstuarsituatėn e e krijuar nga ndėrprerja e gjatė e energjisė elektrike. Qindra protestues janė mbledhur nė sheshinparagodinės sė bashkisėku kanė protestuar pėr errėsirėn e tejzgjatur nė qytet dhe nė fshat, Protestuesit mbaninnė duarparrullanė tė cilat ishin shkruarPoshtė qėveria e errėsirės, Berisha burim I errėsirės,, Europa nė terr, Shqipėria nė errėsirė, Populli do energji, jo mashtreime, Qeveria tė jap dorėheqjen etj Prote stuesitkanė fajėsuarqeverinėpėr situatėn e rėnduar energjitike ku e ka future vendinMe protestuesit janė bashkuar deputetė, pėrfaqėsues tė biznesit,pensionistė, nxėnėsshkollash.

    Protestė me qirinj pėr krizėn energjitike nė Durrės

    Simpatizantė tė opozitės dhe qytetarė durrsakė kanė protestuar nė sheshin qėndror tė qytetit tė Durrėsit dhe pėrballė Prefekturės ,ndaj krizės energjitike qė ka pllakosur vendin nė pėrgjithėsi dhe qytetin e Durrėsit nė vecanti.Protestuesit me qirinj nė duar kanė akuzuar qeverinė dhe drejtuesit lokalė pėr situatėn e krijuar ,nė njė kohė qė kanė kėrkuar ndryshimin e situatės. Sipas oratorėve nė kėtė protestė kufizimet nė qendėr tė qytetit arrijnė deri nė 7 orė, ndėrsa nė zonat periferike, ish Kėnetė, Spitallė, P.Romane, Plazh, periferitė e lagjeve tė qytetit, kufizimet arrijnė deri nė 18 orė.

    Vlorė: Protestuesit. "Prefekti fle gjumė"

    Siē edhe kishte paralajmėruar opozita e bashkuar nė Vlorė kazhvilluar mbrėmjen e sotme, para prefekturės sė qarkut Vlorė njė protestė pėr krizėn energjetike qė si gjithė vendin ka pėrfshirė dhe Vlorėn. "Koha pėr ndricim" ka mbledhur para institucionit tė prefektit dhjetra simpatizantė tė sė majtės nė Vlorė si dhe tė rinj e qytetarė tė tjerė tė cilėt kanė bashkuar zėrin e tyre pėr zgjidhje nė situatėn aktuale energjitike.

    Qirinj tė ndezur nė murin rrethues tė prefekturės si dhe shumė pankarta kundėr errėsirės- pjesė e tubimit tė sotėm, cili ėshtė zhvilluar nė mėnyrė paqėsore.

    Korēė, akuzohet KESH pėr situatėn

    Persa i perket situates te energjise elektrike sot ne oren 18 dega e PS Korce ka bere nje proteste para PRefektures me qirinj te ndezur ne duar duke improvizuar nje arkivol prej kartoni mbi te cilat ishin vendosur qirinjte e ndezur. ne kete proteste eshte akuzuar keq menaxhimi i situates eelektrikeduke e cilesuar qeverisjen si te pa afte pe r te perballuar kete situate energjetike dhe per te nxjere vendin nga terri i t

  3. #33
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    Gazeta gazeta gazeta. Dhe te gjithe nje qellim. Te behen edhe nje here rremuja e permbysje. Qellimi: e majta te marre pushtetin. Preteksi: kriza energjitike. Mos valle soc mund te rregullojne dicka ne kete krize? Shume per tu dyshuar. A nuk e paten ata per 8 vjet dhe kriza vazhdonte vit pas viti? Sa shpejt qe harrojme ne shqiptaret. Shpresoj dhe uroj qe kesaj radhe ti therrasim pak mendjes. Hajt shnet

  4. #34
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    55


    Data: 13/01/2007, ora


    Rama, konsulta me celulėn revolucionare tė Hysni Milloshit



    Burime tė sigurta pranė selisė sė Partisė Socialiste kanė bėrė tė ditur se Edi Rama, para se tė paraqitej nė tryezėn e bisedimeve pėr arritjen e njė marrėveshjeje pėr zgjedhjet lokale, ėshtė konsultuar vazhdimisht me kryetarin e Partisė Komuniste, Hysni Milloshi. Rama ėshtė njeriu qė po zhvillon negociata, si me Presidentin, ashtu edhe me komunistėt. Kėtė e kanė bėrė tė ditur vetėm dy ditė mė parė, eksponentė tė lartė tė Partisė Socialiste. Me sa duket, negociata janė duke u zhvilluar mes krerėve tė dy partive, Edi Ramės dhe Hysni Milloshit. Dy ditė mė parė, ky i fundit ka zhvilluar njė vizitė nė ambientet e Partisė Socialiste, por askush nuk ka bėrė tė ditur se cilėt kanė qenė personalitetet e kėsaj force politike, me kė ėshtė takuar. Pas takimeve nė fjalė, Hysni Milloshi ka pirė edhe njė kafė nė lokalin qė ndodhet nė katin e parė tė selisė sė PS-sė e mė pas, ėshtė larguar. Po tė njėjtat burime kanė cilėsuar se Milloshi e ka vizituar edhe disa herė tė tjera selinė e Partisė Socialiste dhe kjo, qė nga koha kur Rama ka deklaruar se nuk do tė hyjė nė zgjedhje. Ndėrkohė qė tashmė, vetė deputetėt socialistė kanė vėnė shumė pikėpyetje mbi vendimet e Ramės. Sipas tyre, nė kėto vendime, njė ndikim tė madh ka pasur edhe fjala e Milloshit nė veshin e Ramės. Dhe nė fakt, Hysni Milloshi ndodhet nė selinė e Partisė Socialiste, vetėm nė rastet kur aty ėshtė edhe kreu i kėsaj force politike, Edi Rama. Ndėrkohė qė, tė njėjtat burime kanė deklaruar se pothuaj tė gjitha qėndrimet e Ramės nuk janė gjė tjetėr, veēse idetė e Hysni Milloshit. Nė kėtė mėnyrė, Rama nuk ėshtė njė socialist i moderuar, ashtu sikurse ėshtė duke pretenduar vite me radhė, por njė komunist qė po pėrgatitet pėr tė qenė edhe lider. Hysni Milloshi, me sa duket, ėshtė bėrė i shtėpisė nė PS e ndėrkohė, miqėsor ėshtė vetėm me disa deputetė socialistė, por jo me tė gjithė, sidomos me pėrkrahėsit e Nanos.

    S.K.

  5. #35
    U fut ene milloshi ne loje ... sa tingllim te keq mbart ai emer ...

    sala i ka msu per me shume se 25 vjet se si ingranohen mekanizmat e celulave kamuniste, kurse fahri ballia i ka msu skutat e nevojtoret kur kisht pas kone ne komitetin central te partise punes ene agjent sigurims tu spiunu shoket e vet.

  6. #36
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,999
    Postimet nė Bllog
    22
    Protestat jane gjithmone pozitive, per aq kohe sa behen konform ligjeve. Shqiptaret kane cdo te drejte te dalin e te protestojne per mungesen e energjise elektrike, por nese opozita kerkon qe te perdori krizen energjitike ne vend per qellimet e veta politike, duhet ti beje llogarite mire, pasi shqiptaret nuk e kane harruar as erresiren e 8 viteve qe socialistet ishin ne pushtet.

    Gjithashtu, kriza energjitike krahas sfides qe perben per qeverine, eshte ne vetvete edhe nje test per te ne syte e gjithe shqiptareve. Shqiptaret nuk duan te degjojne me justifikime se perse kane ngelur pa drita, duan te shohin zgjidhje dhe nje permiresim gradual te krizes.

    Albo

  7. #37
    Perjashtuar Maska e MICHI
    Anėtarėsuar
    14-09-2004
    Postime
    1,537
    O albo po populli i thjeshte e kupton punen e energjise se ska shum kohe qe ishin ne erresiren 8 vjecare.
    Ps istat edhe idhetaret te shtyre nga liderit antipaktik dalin kot ne shesh edhe kane qef te krijojne edhe nje 97 tjeter. Por si han me ato kokrra populli.

  8. #38
    Nuk e di nese kam qene ndonjehere me shume dakord me ty albo.

    Falemnderit per trajtimin e problemit drejt e paanesi.

  9. #39
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    swat..ti mir e ke.. se nuk do duhej te keq kuptohej cdo protest..por thot populli macja gjuan minj.. qofte mace ne pallat te mbretit qofte ne laprak..
    dhe ps nuk di tjera protesta vec atyre qe te shpijen ne 97-te.. pra ne kallash hunj zjarri e varre..
    sikur te dinin ata tjera.. nuku do merakoseshim..

    dhe varret e 97-tave socialiste nuk kan parti.. nuk kan sigla pd a ps a pr a ppsh a pdk.. jan njerez qe duke pir kafe e duke qar nje hall me komshiun i vjen plumbi kallashit nga p semes dhe i le shakull.. jan femije qe sdin cjan partite e politika qe i shtyp benxi i banditit 97-tsh e qe iken pa len gjurme.. jan plaka qe rrin ne ballkon e ujisin lulet dhe i vjen plumbi nga rruga se po luftojne bandat per hesape droge apo skafesh.. jan vajza qe perdhunohen e lagja shikon orgjine e kanibalve e sbzan..
    prandaj nuk i duam ne njerzit 97 tat.. se na dhimbsen jo karriket e deputetve a ministrave..por jetet e njerzve te thjeshte.. te popullit tone te vuajtur..

    bujrum me vota rrezoni ke te doni.. jo me causha e luiza e ningja pojataxhij.. se nuk i pertypim dot.. kto menxyra..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 18-01-2007 mė 04:42

  10. #40
    i/e regjistruar Maska e swat
    Anėtarėsuar
    18-09-2005
    Vendndodhja
    Prapa DiEllIT
    Postime
    618
    Citim Postuar mė parė nga Brari
    swat..ti mir e ke.. se nuk do duhej te keq kuptohej cdo protest..por thot populli macja gjuan minj.. qofte mace ne pallat te mbretit qofte ne laprak..
    dhe ps nuk di tjera protesta vec atyre qe te shpijen ne 97-te.. pra ne kallash hunj zjarri e varre..
    sikur te dinin ata tjera.. nuku do merakoseshim..

    dhe varret e 97-tave socialiste nuk kan parti.. nuk kan sigla pd a ps a pr a ppsh a pdk.. jan njerez qe duke pir kafe e duke qar nje hall me komshiun i vjen plumbi kallashit nga p semes dhe i le shakull.. jan femije qe sdin cjan partite e politika qe i shtyp benxi i banditit 97-tsh e qe iken pa len gjurme.. jan plaka qe rrin ne ballkon e ujisin lulet dhe i vjen plumbi nga rruga se po luftojne bandat per hesape droge apo skafesh.. jan vajza qe perdhunohen e lagja shikon orgjine e kanibalve e sbzan..
    prandaj nuk i duam ne njerzit 97 tat.. se na dhimbsen jo karriket e deputetve a ministrave..por jetet e njerzve te thjeshte.. te popullit tone te vuajtur..

    bujrum me vota rrezoni ke te doni.. jo me causha e luiza e ningja pojataxhij.. se nuk i pertypim dot.. kto menxyra..
    Ore une nuk e kuptoj vertete je kaq i verpuar nga idealizmi salist apo ben vet!!!
    Une per vete nuk po them te kunderten tende qe qeveria e vetem qeveria ka pasur faj ne 97-ten...
    Sepse portestat filluan nga Opozita...
    Por ishte qeveria e PD me president ne ate kohe Z. Sali Berisha qe lejoji firmat piramidale qe te benin qef e te vjelnin leket e popullit dit pas dite e jo E majta...
    Ishte Pd me me president ne ate kohe Z. Sali Berisha qe lejoji te hapeshin depot, dhe pushtetaret e asaj kohe jane te vetmit pergjegjes per ate masaker te asaj kohe...
    Tani ti po deshe mbaje si Xhol nen menge 97 por te them vetem qe nuk eshte mire qe te krenohesh apo ta maresh si shembull sepse eshte nje fatkeqsi e madhe per cdo shqiptar...

    Tani sa per dritat te them te drejten nuk kisha kohe qe te lexoja te gjithe ato artikuj qe ishin shkruar aty por lexova ate te Ylli Pangos.....
    Personazhi me antipatik i politikes shqiptare, perfundimisht e meriton vendin e pare per kete gje...
    PARTIZONI Legjenda e futbollit SHQIPTAR

    Hasta siempre las revoluciones

Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kriza energjitike nė Shqipėri!
    Nga ClaY_MorE nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 127
    Postimi i Fundit: 02-06-2019, 19:40
  2. Kontrate 950 milion euro me dy kompanitė lidere pėr prodhimin e energjisė nga uji
    Nga white-knight nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 26-03-2010, 12:16
  3. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 10-04-2006, 13:29
  4. Shkaqet e mjerimit tė Shqipėrisė
    Nga Iceberg nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 53
    Postimi i Fundit: 19-03-2005, 18:56
  5. Himarė: Protestė pė kufizimin e madh te energjise elektrike
    Nga Hyllien nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-08-2004, 13:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •