Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Mjekësia popullore, bestytnia e të sëmurëve

    Përdorimi i bimëve mjekësore shëron simptoma të lehta, por kurrsesi sëmundjet e rënda

    Në vendin tonë mjekësia popullore, jo vetëm që është pjesë e traditës shqiptare, por tashmë duket se është bërë më e rëndësishme se kaq. Sot bimët mjekësore shoqërohen bashkë me barnat. Kamomili, çaji, lule basani, angjinarja, bishtat e qershisë, lule akja, gjethe sena etj., janë disa nga bimët mjekësore që gjejnë përdorim të shpeshtë në kurimin e simptomave. Këto bimë tregtohen të ambalazhuara, ku në etiketën e ambalazhimit shënohen vetitë e bimës, mënyra e përdorimit, data e prodhimit dhe e skadencës. Të gjitha këto me udhëzimin e mjekut popullor. “I përdor shpesh bimët mjekësore. Më shumë kamomilin, çajin, rigonin, fierin e gurit.

    Të bëjnë mirë për shëndetin; edhe mjekët i rekomandojnë,” thotë Natasha Canaj. Mjekët shprehen se ka plot raste të tjera, ku tregtohen bimë natyrale të paambalazhuara, por, në të tilla raste përdorimi i këtyre bimëve pa kontrollin e mjekut është i parekomandueshëm. Sipas farmacistes Diana Toma, përdorimi i bimëve mjekësore mund të jetë i mjaftueshëm në raste simptomash, por jo kur bëhet fjalë për sëmundje. “Si, për shembull simptomat e një lodhjeje të sistemit nervor, me një kamomil mund të kalojnë, apo të një shtimi të nivelit të kripërave në rrugët urinare, që mund të shmangen me disa lloje çajërash që stimulojnë urinimin, apo për gurët në veshka. Fieri i gurit është i përshtatshëm për të shkrirë gurët, por kurrsesi bimët mjekësore nuk shërojnë sëmundjet e rënda. Ato mund të pakësojnë rrezikun e përhapjes së sëmundjeve, por jo t’i kurojnë plotësisht,” u shpreh farmacistja Toma.

    Sipas farmacistes, efekti që japin bimët mjekësore në organizmin e njeriut është i njëjtë, pavarësisht nga mosha e pacientit. Veçse nuk duhet abuzuar me sasinë në të tilla raste, pasi një i rritur konsumon më shumë dhe një i vogël më pak. Pavarësisht përhapjes që po merr mjekësia popullore, në fund të fundit, sipas këshillës së farmacistes, çaji apo kamomili nuk mund të barazohen më një tabletë.

    E. Duraj
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Ke Plotesisht te drejt me kete teme qe ke hapur si ne kohet e lashta edhe ne kohet e somte shume perdoren barnat natyrore qe i krijojn te afermit tan apo bashkfshataret,qytetaret etj...Dhe nese nuk gaboj me shume ndikim ne semundje kan barnat natyrale e jo ata artificiale qe do te thote 10 here me mire eshte kur je i semur te marish ne vete medikamente natyrale sic jan cajet e ndryshme barnat etj....

Tema të Ngjashme

  1. Polifonia Popullore
    Nga Eni në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 23-05-2023, 16:43
  2. Muzika popullore ne dileme.
    Nga ChuChu në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 04-05-2009, 16:00
  3. kostumet popullore
    Nga olimpiadisti në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 30-03-2009, 19:27
  4. Enciklopedia e Muzikes Popullore Shqiptare
    Nga Darius në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-08-2006, 20:09
  5. Zgjedhjet lokale 2005
    Nga babadimri në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 07-03-2005, 13:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •