Kongresi i Lushnjes, pėrpjekja e shqiptarėve pėr shtet
Zgjedhja e Senatit dhe e Qeverisė, e pėrpjekja e Ahmet Zogut, Ministrit tė Brendshėm tė sapozgjedhur, pėr zbatimin e vendimeve tė asaj mbledhjeje historike
Gazeta Shqiptare
1/29/01
Nė gusht tė vitit 1918-tė, ushtria austro-hungareze qė asokohe kishte nėn administrim pothuaj tė gjitha territoret e Shqipėrisė, filloi tė tregojė shenja dobėsie, ēka bėri qė ky rast tė shfrytėzohej nga ana e shqiptarėve duke ndėrrmarė njė ofensivė tė pėrgjithėshme. Nisur nga kjo ofensivė e shqiptarėve, austro-hungarezėt u detyruan qė tė nėnshkruanin me ta njė marveshje armėpushimi, mė 11 nėntor tė vitit 1918-tė.
Nė atė marveshje u vendos qė ushtria aleate austro-hungareze, tė mbetej nė Shqipėri deri sa fati i saj tė pėrcaktohej nga Konferenca e Paqes qė ishte mbledhur nė Paris. Ndėrsa ishte mbledhur Konferenca e Paqes nė Paris, ushtritė aleate qė ishin nė Shqipėri, me veprimet e tyre po tregonin se ato ishin tė interesuara qė tė zbatonin Paktin e fshehtė tė Londrė tė 1915-ės, me njė fjalė kėrkonin qė tė realizonin coptimin e Shqipėrisė. Nė kėtė periudhė shqiptarėt ishin tė ndarė dhe tė pėrēarė, si rezultat i intrigave tė vendeve tė huaja qė kishin interesa nė Shqipėri. Kėshtu disa politikanė ndiqnin politikėn italiane, kurse disa tė tjerė atė serbe dhe greke. Asokohe vetėm njė grusht i vogėl njerzish tė ndėrgjegjshėm pėr fatet e vendit, ndiqnin njė politikė thellėsisht kombėtare. Si rezultat i kėsaj, nė atė vorbull anarkie, ata patriotė vendosėn dhe u mblodhėn nė dy takime: njė nė Tiranė mė 19 dhjetor 1918-tė, nėn kryesinė e Abdi Bej Toptanit dhe njė tjetėr nė qytetin e Durrėsit mė 25 dhjetor, tė po atij viti. Nė kėto dy takime u theksua organizimi i mbrojtjes sė integritetit toksor tė Shqipėrisė dhe i pavarsisė sė saj. Nga kėtė dy mbledhje doli dhe qeveria e pėrkohshme e Durrėsit, e cila emėroi dhe njė delegacion pėr nė Konferencėn e Paqes nė Paris, e cila duhet tė mbronte tė drejtat e Kombit shqiptar. Mbledhjet e Tiranės dhe Durrėsit i paraprinė Kongresit tė Lushnjes, qė do tė mbahej afro njė vit mė vonė.
Shqiptarėt tė pėrēarė nė Paris
Nė Konferencėn e Paqes qė do tė mbahej nė Paris nė dhjetor tė vitit 1919-tė, ndėrsa ishte dėrguar njė delegacion nga qeveria e Durrėsit, njė gjė e tillė ishte bėrė dhe nga kolonitė shqiptare jashtė vendit, tė cilėt kishin dėrguar njė delegacion atje, sė bashku me atė tė Korēės. Kėtyre delegacioneve ju shtohej dhe njė delegacion tjetėr i kryesuar nga Esat Pashė Toptani dhe dy persona tė tjerė. Kėtyre tre delegacioneve u shtoheshin dhe dy delegacione tė tjera tė cilėt pretendonon se dhe ata pėrfaqsonin interesat dhe tė drejtat e shqiptarėve nė atė Konferencė. Tė gjithė kėto delegacione qė kishin shkuar nė Paris, pėr ēdo problem qė diskutohej nė lidhje me Shqiprinė, paraqisnin secili mendime tė ndryshme nga njeri-tjetri. Nisur nga kėto pėrēarje qė ekzistonin nė mes tyre, asokohe delegati italian nė atė Konferencė, pyeste me ironi:" Cilin nga kėto tre dokumente tė shqiptarėve duhet tė marri parasysh kjo Konferencė?"
Nė kėtė kushte dhe qeveria e Durrėsit, nuk bėri ndonjė pėrpjekje pėr tė zhdukur intrigat e huaja qė bėheshin nė kurriz tė shqiptarėve dhe tė siguronte njė bashkim Kombėtar. Duke filluar nga qyteti i Durrėsit, ku kishte selinė e saj qeveria e pėrkohėshme dhe nė tė gjitha prefekturat e vendit, ēdo gjė ishte nėn ndikimin e tė huajve qė kishin interesa direkte nė Shqipėri. Nisur nga kjo situatė, u krijua njė gjendje pasigurie, gjė e cila ēoi nė humbjen e besimit nė qeverinė e Durrėsit. Ndėrkaq asokohe nė atė situatė, pati njė reagim tė madh nė rrethet e shqiptarėve patriotė, moslargimi i italianėve nga qyteti i Vlorės dhe synimet e Greqisė pėr marrjen e Vlorės dhe Gjirokastrės. Po kėshtu asokohe shumė patriotė kėrkuan qė tė mbrohej me ēdo kusht qyteti i Shkodrės e gjithė Veriu i Shqipėrisė nga synimet grabiqare tė serbėve. dhe kėrkonin krijimin e shtetit tė pavarur shqiptar, veprim qė asokohe ishte bėrė dhe nga disa shtete tė tjera tė robėruara si Ēekosllavakia, Finlanda, Polonia dhe Lituania.
Mbajtja e Kongresit
Nė atė situatė dhe nė ato rrethana, u pėrgatit mbajtja e njė kongresi Kombėtar, i cili u realizua duke u bėrė realitet nė qytetin e Lushnjes, mė 27 janar tė vitit 1920-tė.
Ky kongres, u mbajt nė shtėpinė e patriotit lushnjar Kaso Fuga dhe aty morėn pjesė delegatė tė zgjedhur nga e gjithė Shqipėria. Qėllimi i tė cilėve ishte studimi i situatės sė brendėshme e tė jashtėme tė vendit dhe masat qė duhet tė merreshin pėr shpėtimin e Shqipėrisė. Kėtė mbledhje e hapi Ferit Vokopola qė ishte pėrfaqsues i Prefekturės sė Beratit, Lushnjes dhe Skraparit, i cili i uroi delegatėt pėr ardhgjen e tyre nė atė kongres. Pas Vokopolės, fjalėn e mori Aqif Pashė Elbasani, qė asokohe nga tė gjithė shqiptarėt konsiderohej si njė nga patriotėt mė tė mėdhej. Aqif Pasha ju pėrgjigj me njė fjalė tė shkurtėr tė gjitha pyetjeve tė bėra nga delegatėt dhe pas kėsaj mori fund ceremonia e hapjes sė kongresit. Mbas ceremonisė sė hapjes, u bė ndarja e deputetėve nėpėr grupe (komisjone) tė ndryshme, tė cilat filluan nga puna menjėherė. Nė mbledhjen e dytė tė kongresit, e cila u mbajt mė datėn 28 janar, u zgjodh si Kryetar i Kongresit Aqif Pashė Elbasani. Po atė ditė nga ana e delegatėve u mbajtėn fjalime tė ndryshme mbi vrasjen e patriotit Abdyl Ypi, i cili kishte qenė njė nga inisiatorėt e mbajtjes sė atij kongresi. Abdyl Ypin e kishin vrarė njerzit e qeverisė sė Durrėsit, pak ditė pėrpara mbajtjes sė asaj mbledhje, me qėllim qė tė friksonin delegatėt pėr tė mos marrė pjesė nė Kongresin e Lushnjes.
Mbas kėtyre fjalimeve, me vendim unanim nga tė gjithė delegatėt u vendos qė t` i dėrgohej njė telegram ngushėllimi familjes sė Abdyl Ypit dhe pas formulimit tė atij telegrami, u mbyllėn punimet e asaj dite pėr tė filluar tė nesėrmen mė 30 janar. Mbledhja e tretė qė u mbajt atė ditė, vendosi mbas shumė diskutimesh qė tė bėheshin protestat mė tė ashpėra, kundėr vendimit tė Fuqive tė Aleatėve, pėr zbatimin e Paktit tė fshehtė tė Londrės, i cili ishte mbajtur mė 26 prill tė vitit 1915-tė, pakt i cili sanksiononte coptimin e Shqipėrisė. Pas kėtij vendimi, mbledhja analizoi qėndrimin e qeverisė sė Durrėsit, si nė situatėn e brendėshme, ashtu dhe nė atė tė jashtėme. Nga kjo analizė u nxuarr si konkluzion se ajo qeveri kishte dalė dhe kishte vepruar jashtė programit tė dhėnė prej Kongresit tė Durrėsit, qė ishte mbajtur nė 25 dhjetor tė vitit 1918-tė. Po ashtu ajo qeveri kishte penguar mbledhjen e Senatit qė ishte vendosur nė Durrės dhe me administrimin e saj tė keq, e kishte futur vendin nė njė anarki tė madhe e kishte ēuar nė krijimin e njė situate tė acaruar politike. Nisur nga kėto, ajo qeveri ishte pėrpjekur me ēdo kusht pėr ta penguar mbajtjen e Kongresit tė Lushnjes.
Zgjidhet Senati e qeveria
Pėr kėtė arsye, kongresi vendosi unanimisht rrėzimin e qeverisė sė Durrėsit, e njėkohėsisht zgjodhi imzot Luigj Bumēin, Mehmet Konicėn dhe Dr. Turtullin, si pėrfaqsues legjitimė tė popullit shqiptar, nė delegacionin e Konferencės sė Paqes nė Paris. Nė mbledhjen e katėrt qė u mbajt mė 30 janar, kongresi zgjodhi si antarė tė Kėshillit tė Lartė, imzot Bumēin, Aqif Pashė Elbasanin, Abdi Toptanin dhe Dr. Turtullin. Pas kėsaj u zgjodh dhe pėrbėrja e qeverisė sė re, e dalė nga ai kongres e cila kryesohej nga kryeministri Sulejman Delvina. Pas Delvinės, nė atė qevri u zgjodhėn dhe Ahmet Zogu, Ministėr i Brendshėm, Mehmet Konica, Ministėr i Punėve tė Jashtėme, Hoxhė Kadria, Ministėr i Drejtėsisė, Ndoc Ēoba, Ministėr i Financave, Sotir Peci, Ministėr i Arsimit, Ali Riza Kolonja, Ministėr i Luftės, Eshref Frashėri, Drejtor i Pėrgjithshėm i Punėve Botore dhe Idhomene Kosturi, Drejtori Pėrgjithshėm i Postė-telegrafave. Nė mbledhjen e pestė qė u mbajt mė 31 janar pasdite, kongresi zgjodhi antarėt e Senatit dhe u vendos qė delegatėt tė mos shpėrndaheshin derisa qeveria tė merrte nė dorė frenat e shtetit. Pas kėsaj mbledhje, atė pasdreke tė 31 janarit tė vitit 1920-tė, kongresi u dha fund punimeve tė tija, duke vendosur Tiranėn, pėr kryeqytet tė Shqipėrisė.
Qeveria e Durrėsit, kundėr Kongresit
Menjėherė pas pėrfundimit tė kongresit nė Lushnje, po atė pasdreke tė 31 janarit, Ahmet Zogu qė u zgjodh Ministėr i Punėve tė Brendėshme, u dėrgoi tė gjitha prefekturave njė qarkore nga qyteti i Lushnjes, me anė tė sė cilės i bėnte tė ditur popullit shqiptar arsyet pėr mbajtjen e Kongresit Kombėtar tė Lushnjes dhe u shpjegonte atyre vendimet qė mori ajo mbledhje historike, pėr shpėtimin e Shqipėrisė nga rreziqet qė e kėrcėnonin. Gjatė gjithė punimeve tė kongresit, ra nė sy temperamenti i ndezur i Ahmet Zogut, qė i bėri tė gjithė delegatėt tė fitonin njė admirim ndaj tij dhe ta zgjidhnin me votim unanim nė postin delikat tė Ministrit tė Brendshėm, ndonėse ai nuk i kishte mbushur akoma 25 vjeē. Gjatė kohės qė mbahej Kongresi i Lushnjes, qeveria e Durrėsit u pėrpoq me tė gjitha mėnyrat dhe mjetet pėr tė ndaluar zbatimin e vendimeve tė kongresit, duke u mbėshtetur dhe nė forcėn e ushtrise italiane qė ishin akoma nė Shqipėri.
Po kėshtu, mbajtja e Kongresit tė Lushnjes, konsiderohej prej tyre si njė lėvizje aventurierėsh dhe ajo u pėrgatit qė tė sulmonte forcat qeveritare dhe delegatėt qė do tė vendoseshin me seli nė Tiranė, e cila ishte caktuar nga kongresi si kryeqytet i Shqipėrisė. Nisur nga presionet e qeverisė sė Durrėsit, e cila po bėnte ēmos pėr mosnjohjen e vendimeve tė atij kongresi, shumė nga delegatėt Tiranės, Elbasanit, Kavajės e Shijakut, duke kuptuar se do tė sulmoheshin me armė nga forcat italiane tė nxitura nga qeveria e Durrėsit, shfaqėn mendimin qė tė qėndronin dhe pėr disa kohė nė qytetin e Lushnjes.
Zogu: Tė njihet Kongresi
Mendimet qė shfaqėn disa delegatė, pėr tė qėndruar nė qytetin e Lushnjes deri sa tė stabilizohej disi situata anarkike e krijuar nga qeveria e Durrėsit, i kundėrshtoi hapur Ministri i Brendshėm Ahmet Zogu. Mes tė tjerash ai ju tha delegatėve:" Vendimet e Kongresit do tė zbatohen domosdo dhe pa vonesė, kjo gjė lyp guxim dhe punė, prandaj unė po nisem pėr nė Tiranė, ju po tė doni rrini kėtu". Kėshtu, siē dhe ishte parashikuar, gjatė udhėtimit tė tij pėr nė Tiranė, Ahmet Zogut dhe njerėzve qė e shoqėronin, ju pre rruga nė Kavajė nga ana e forcave italiane qė ishin tė armatosura me topa e mitroloza. Njė oficer italian ju doli pėrpara Zogut e njerėzve tė tij dhe ju dha urdhėr atyre qė tė ndėrprisnin marshimin. Ahmet Zogu e kundėrshtoi hapur oficerin italian duke i thėnė:" Unė nuk njoh tjetėr autoritet, pėrveē Kongresit tė Lushnjes". Pas njė debati tė ashpėr qė desh kaloi nė konflikt tė armatosur, oficeri italian u tėrhoq sė bashku me gjithė forcat qė kishte nėn komandė dhe i hapi rrugėn Ahmet Zogut qė tė hynte nė qytetin e Kavajės.
Nė atė qytet, Ministri i Brendshėm Ahmet Zogu, qėndroi pėr disa ditė, duke emėruar nėnprefektin dhe disa nėpunės tė vegjėl administratės vendore. Hyrja e Ahmet Zogut nė Kavajė, e shqetėsojė shumė qeverinė e Durrėsit, e cila duke e kuptuar qė me anė tė forcės nuk mund qė ta ndalonte dot Zogun, filloi qė tė pėrdorte dredhitė, duke i dėrguar atij njė delegacion pėr tė hyrė nė bisedime. Delegacioni qė u dėrgua nga ana e qeverisė sė Durrėsit, i propozoi Ahmet Zogut, qė tė transferohej kryeqyteti pėr nė Vlorė dhe tė thėrritej njė kongres tjetėr Kombėtar atje, pėr tė biseduar lidhur me situatėn nė vend e masat qė duhet tė merreshin pėr stabilizimin e situatės nė Shqipėri. Mbi kėtė propozim, qė ju servir Zogut, qeveria e Durrėsit, vinte kusht dhe kėrkonte anullimin e tė gjitha vendimeve tė Kongresit tė Lushnjes. Pas pak orėsh nga vajtja e delegacionit tė Durrėsit pėr bisedime me Ahmet Zogun, ai delegacion u kthye shpejt nė qytet, pasi Zogu refuzoi kategorikisht, qė tė bisedonte rreth atyre propozimeve.
Shqipėria nėn kaosin e anarkisė pas Kongresit tė Lushnjes
Lėvizja esadiste e kryesuar nga Osman Bali pėr rrėzimin e qeverisė, bisedimet me Tiranėn zyrtare dhe pėrpjekjet e tij pėr rikthimin e Pashait Toptanas nė Shqipėri
Pas largimit tė delegacionit tė Durrėsit, Zogu u nis pėr nė Shijak dhe nė tė hyrė tė tij, ai u gjend pėrsėri nėn grykat e topave dhe mitrolozave tė ushtrisė italiane. Por dhe aty oficeri italian qė komandonte ato forca, u detyrua qė t` i lėshonte rrugėn Zogut pėr tė hyrė nė Shijak. Pas kėsaj, qeveria e Durrėsit pėrsėri i dėrgoi njė delegacion Zogut, qė ai tė hynte nė bisedime me tė, por ai nuk pranoi megjithė kėrcėnimet se mund tė derdhej gjak.
Pas Shijakut, Zogu me gjithė njerzit qė e shoqėronin mori rrugėn dhe hyri nė Tiranė. Nė kryeqytetin e saposhpallur, Zogu u kujdes pėr vendosjen dhe emėrimin e administratės sė re dhe menjėherė lajmėroi kongresistėt qė ishin fshehur nė Ēermė, pėr kalimin e peripecitė e rrugės pėr nė Tiranė. Ashtu si nė Kavajė dhe Shijak, edhe nė qytetin e Tiranės, ushtria italiane u pėrpoq qė ta ndalonte Zogun, por nuk ja arriti asaj dhe populli i Tiranės e priti me nderime tė mėdha hyrjen e tij nė kryeqytet.
Anarkia e vendit pas Kongresit
Kur qeveria qė doli nga Kongresi i Lushnjes, u vendos me seli nė Tiranė, ajo mori nėn zotėrim njė territor fare tė ngushtė qė shtrihej nga lumi i Matit nė Veri dhe deri nė lumin Vjosa nė Jug. Pjesėt e tjera tė Shqipėrisė asokohe ishin nėn administrimin e huaj. Kėshtu Korēa, Pogradeci, Vėrēa dhe Shkodra ishin nėn zotėrimin ushtarak tė Francės. Viset qė ndodheshin nė dy anėt e lumit tė Drinit, gjenerali francez Franchet d`Espery, ua kishte dorzuar forcave serbe, sapo u tėrhoq ushtria austriake nga kėto vise.
Prefekturat e tjera, ishin tė gjitha nėn sundimin e Italisė dhe njė pjesė fare e vogėl nė Jug, ishte nė dorėn e grekėve. Gjatė kėsaj kohe, intrigat dhe propaganda e fuqive tė huaja e kishte pėrēarė popullin shqiptar si kurrė ndonjėherė. Nė tė gjithė vendin nga Jugu nė Veri, dėgjoheshin fjalėt: gegė, toskė, turkoman, grekoman, italofil, serbofil, esadist, muhamedan, katolik, ortodoks, etj. Administrata e vendit asokohe, kishte njė karakter heterogjen. Nė Korēė ishte nė fuqi dhe vepronte modeli francez, nė Veri duke pasur si kryeqėndėr Shkodrėn , vepronte sistemi austriak dhe nė Jug ai italian. Pėrveē kėsaj shumė nėnpunėsve tė vendit ju mungonte pėrvoja e duhur nė administratėn shtetėrore dhe shumica e tyre punonin mė shumė pėr t` ju shėrbyer interesave tė huaja, sesa atyre tė vendit.
Shumė muhaxhirė qė lėviznin nė tė gjitha anėt e vendit prej trazirave tė luftės, gjenin vdekjen nga mungesa e ilaēeve qė ishin bėrė shumė tė rralla. Ushtria dhe xhandarmėria pothuaj nuk ekzistonin fare dhe vendit i mungonin krejtėsisht ndėrlidhja dhe financat. Qeveria e Durrėsit, duke pasur parasysh masat qė mund tė merrte karshi saj. Qeveria qė doli nga Kongresi i Lushnjes, vendosi dorzimin e zyrave dhe arkivit tė asaj qeverie nė shkurt tė 1920-ės. Mė 6 mars 1920, Shtetet e Bashkuara tė Anmerikės ju dėrguan Fuqive tė Mėdha njė notė proteste, nė favor tė Shqipėrisė. Nota nė fjalė citonte midis tė tjerash:" Presidenti amerikan Uillson, ripohon se nuk ėshtė e mundur tė aprovojė asnjė plan qė i jep Jugosllavisė shpėrblime toksore nga krahinat e Shqipėrisė nė Veri, pėrēka ajo humbet nė njė vend tjetėr". Pėr tė theksuar sa mė mirė qėndrimin e saj, qeveria amerikane njoftoi zyrtarisht edhe pėrfaqsuesin shqiptar nė Uashington.
Largimi i ushtrive tė huaja
Sundimi ndėraleat i Shkodrės mori fund mė 11 mars 1920, kur gjenerali De Fortou u tėrhoq bashkė me fuqinė ndėraleate. Nė kėtė kohė serbėt kishin bėrė pėrpjekje qė tė zinin vendin e fuqive ndėraleate, mirpo kjo u bė e pamundur se Ahmet Zogu i kishte marrė masat dhe hyri nė Shkodėr nė krye tė fuqisė Kombėtare ku u prit me nderime nga populli. Mė 27 mars 1920, filloi jeta parlamentare nė Shqipėri dhe me kėtė rast , Kėshilli i Lartė lexoi njė mesazh, tė cilin jua dėrgonte pėrfasuesėve tė popullit, nė tė cilin thuhej:" 1) Dėshira qė ti jepej edhe popullit shqiptar tė rronte nė harmoni me fqinjėt e tij. 2) Shpresa se Italia do tė hiqte dorė nga politika e mėparėshme dhe do tė bėhej kampion i indipendencės sė Shqipėrisė. 3) Njė mirnjohje tė pėrzemėrt kundrejt Presidentit amerikan Uillson, pėr pėrkrahjen e dhėnė Shqipėrisė me kaq bujari. 4) Ti drejtojė Botės mbarė njė thirrje pėr drejtėsi ndaj Shqipėrisė". Nisur nga situata e krijuar, forcat esadiste filluan lėvizjen e tyre duke organizuar e mbajtur mbledhje me forca tė armatosura. Kėshtu, mė 13 prill 1920, qeveria e Tiranės i drejtojė njė thirrje popullit dhe i cilėsonte tė dėmshme kėto lėvizje, tė cilat mund tė cėnonin qėllimin Kombėtar dhe tė linin shkak pėr ndėrhyrjen e Fuqive Ndėraleate pėr coptimin e Shqipėrisė.
Lėvizja e sadiste
Nė kėtė thirrje, qeveria i kėshillonte me tė mirė rebelet, qė ata tė shpėrndaheshin. Kjo thirrje e qeverisė as nuk u muar fare nė konsideratė nga ana e rebelėve dhe lėvizja esadiste u zgjerua mė shumė. Nisur nga kjo situatė, qeveria e pa tė arsyeshme tė mblidhte nė ēdo prefekturė nga njė fuqi tė vogėl, tė gatėshme pėr ēdo eventualitet dhe tė themelonte nė Tiranė njė gjykatore tė vogėl, me njė ligj tė posaēėm e cila tė gjykonte dhe tė dėnonte tė gjithė ata qė konsideroheshin se kishin kryer faje politike, duke dėmtuar ionteresat e vendit. Mė 24 prill 1920, qeveria e Tiranės, nisi njė fuqi pėr nė Jug, e cila mori nė dorėzim sundimin e prefekturės e Gjirokastrės, bashkė me Kėlcyrėn e Pėrmetin. Bashkimi i prefekturės sė Gjirokstrės me Tiranėn u festua me entuziazėm prej popullit. Ky gėzim nuk zgjati shumė, pėr arsye se u pėrhapėn lajme jo tė mira, qė flisinin pėr pėrgatitjen e njė ushtrie greke nė Follorinė, e cila do tė merrte Korēėn, pas tėrheqjes prej andej tė ushtrisė franceze.
Kėto lajme shkaktuan njė alarm tė madh qė u shoqėrua me dėrgimin e shumė vullnetarėve nė qytetin e Korēės pėr ndihmė. Mė 26 maj u mbajt pėrpara Bashkisė sė Korēės njė miting i madh ku u ngrit flamuri Kombėtar dhe u shpėrnda dhe njė shpallje ku thuhej:" Populli i qytetit dhe i Qarkut tė Korēės, duke marrė vesh nė njė anė se ushtria franceze do tė largohet sė shpejti dhe nga ana tjetėr, se grekėrit, duke e pandehur vendin pa qeveri e pa flamur, tė cilat sigurojnė qetėsinė e vendit, po pėrgatiten pėr tė ardhur kėtu kundra dėshirės sė popullit tonė dhe kundra parimeve tė Kombėsisė. Nė mbledhjen Kombėtare qė u mbajt sot, mė 26 maj 1920, para Bashkisė, vendosi dhe proklamoi bashkimin e plotė me qeverinė e Tiranės". Mbasi pėrfunduan festimet pėr kėtė ngjarje historike, qė u cilėsua si e tillė nga vetė populli, u dėrgua nė Follorinė njė komisjon pėr t`ju kėrkuar autoriteteve greke, qė tė lironin nga sundimi dhe ato pak katunde qė kishin mbetur ende nėn sundimin e tyre, sipas vendimeve tė Konferencės sė Londrės tė vitit 1913-tė.
Kur u kthye ky komisjon nga Follorina, Kėshilli e gjeti tė arsyeshme qė me autoritetet greke tė bėhej njė marveshje e plotė formale pėr lirimin e fshatrave nė fjalė. Pėr kėtė qėllim, Kėshilli zgjodhi dhe dėrgoi njė komisjon tė pėrbėrė nga Esheref Frashėri, Jorgaq Raci, Nikollaq Zoi, Pandeli Cale, Qani Dishnica, dhe Sabahudin Blloshmi, tė cilėt morėn me vete dhe Dhespotin Jakov, e u nisėn pėr nė Brezincė. Nė kėtė vend u pėrgatit protokolli i pėrkohshėm i Kapshticės, i cili do tė kishte njė fuqi deri sa tė jepte njė vendim Konferenca e Paqes mbi ēėshtjen greko-shqiptare. Mbi kėtė marveshje, qė ndonėse ishte e pėrkohėshme, Korēa kapėrceu rrezikun e njė lufte tjetėr, e cila mundi tė sillte njė okupim tė ri. Pas pak kohėsh, u bashkua dhe Pogradeci me qeverinė e Tiranės. Nė fund tė majit 1920-tė, ushtria italiane la Shėngjinin, Tiranėn e Durrėsin dhe u tėrhoq pėr nė Vlorė.
Kur Tirana bashkė me gjithė prefektuart e tjera, po festonte kėto fitore qė konsideroheshibn si historike pėr bashkimin Kombėtar, nė prefekturėn e Durrėsit, lėvizja esadiste po vazhdonte. Kryengritėsit prenė telat e telegrafės, ndaluan funksionimin e postės dhe nė shumė vende bėnė bllokimin e rrugės nacionale. Qeveria Kombėtare duke parė se anarkia rrezikonte njė pėrhapje tė gjėrė, mori masat e duhura dhe filloi njė operacion ushtarak, kundėr kėtėij rebelimi. Pas kėsaj, shumica e kryengritėsve u shtypėn apo u shpėrndanė, por njė pjesė e tyre ikėn dhe u bashkuan me Osman Balin, i cili konsiderohej si mbėshtetėsi kryesor i Esat Pashė Toptanit dhe formuan njė fuqi tė re. Kjo fuqi duke pasur si udhėheqės Osman Balin, ju vėrsul qytetit tė Tiranės, duke zėnė vende nė afėrsi tė sajė, me qėllim qė ta sulmonte natėn nė befasi.
Qeveria bisedon me Osman Balin
Qeveria e Tiranės, duke marrė parasysh fuqinė e saj ushtarake tė pakėt dhe rrezikun qė mund ti vinte gjithė vendit nga njė pėrpjekje e armatosur, me forcat rebele tė Osman Balit dhe pėr tė fituar kohė, pranoi tė hynte nė bisedime me kėto forca dhe si pėrfundim tė tyre doli kjo marveshje:" Tė dėrgohej njė komisjon nė Paris qė tė merrte vesh programin e Esat Pashės (Osman Bali ngulte kėmbė qė Esat Pasha tė thirrej nė Shqipėri dhe tė merrte pjesė nė qeveri). 2) Populli i armatosur tė shpėrndahej sapo tė nėnshkruhej dhe tė shpallej kjo marveshje. 3) Qeveria tė angazhohej qė tė jepte njė fjalė pėr tė gjithė ata persona qė kishin marrė pjesė nė atė lėvizje. 4) Ata qė nuk do tė bindeshin, do tė ndiqeshin dhe do tė dėnoheshin prej gjykatores pėr faje politike". Mbas kėsaj marveshje u zgjodh njė komisjon i pėrbėrė prej Z. Bajram Fevziu, Imzot Kolecit, Fuat Toptanit dhe Ymer Deliallisit, me porosi qė tė niseshin pėr nė Paris, pėr tė marr vesh programin e Esat Pashės, si ishte caktuar nė pikėn e parė tė marveshjes sė bėrė. Natyrisht qeveria e Tiranės, nuk priste ndonjė pėrfundim nga ai delegacion i nisur pėr nė Paris dhe nisur nga kjo gjė, ajo mori masat e duhura dhe sapo gjeti ēastin e duhur, pėrdori forcėn e vet ushtarake duke e shtypur dhe e shpėrndarė forcat e Osman Balit. Pak kohė mė vonė mbėrriti nė Shqipėri, lajmi i vrasjes sė Esat Pashės nė Paris nga Avni Rustemi dhe kjo gjė bėri tė mundur fundin e lėvizjes esadiste, mė 13 qershor tė vitit 1920-tė.
Shtypja e Kryengritjes
Shtypja e kėsaj kryengritje dhe vrasja e Esat Pashės nė Paris, pėr qeverinė e Tiranės pėrbėnte njė sukses tė madh dhe i shtonte asaj premisat pėr njė stabilitet nė tė gjitha prefektrurat e vendit dhe njė qeverisje mė tė mirė pėr zbatimin e vendimeve qė kishte marrė Kongresi i Lushnjes. Njė rol tė madh nė shtypjen e kėsaj kryengritje, pa dyshim pati Ministri i Brendshėm Ahmet Zogu, i cili diti tė manovronte nė situatat tepėr delikate qė u krijuan, ndonėse ishte njė nga Ministrat mė tė rinj ("25 vjeē) tė kabinetit tė Sulejman Delvinės, i dalė nga Kongresi i Lushnjes. Po kėshtu nė shtypjen e rebelimeve dhe vendosjen e rendit nė vend, pati dhe major Preng Jaku, njė ndėr njerzit mė besnik tė Zogut i cili u caktua prej tij si komandant i Forcave Speciale, ose siē quhej asokohe, Batalioni shėtitės, qė bėri tė mundur, shtypjen e kryengritjes esadiste nė tė gjitha rrethinat e Tiranės dhe mė gjerė. Nga ana e Ahmet Zogut nė atė kohė, kur anarkia e plotė kishte pllakosur gjithė vendin, zgjidhja e situatave me anė tė ndėrhyrjeve ushtarake, u pa si i vetmi mjet qė mund tė sillte dobi dhe stabilitetin e duhur tė vendit, pėr tė mos u dhėnė shkas fuqive tė ndryshme tė huaja pėr tė ndėrhyrė ushtarakisht dhe pėr tė vėnė nė jetė synimet e tyre pėr coptimin e Shqipėrisė. Por ky stabilitet nuk zgjati shumė. Nė Vlorė, forcat e ushtrisė italiane, qė ishin mbledhur aty pas tėrheqjes nga Shqipėria e Mesme, nuk ju pėrgjigjėn kėrkesės nė formė memorandumi qė u bėnė forcat ushtarake shqiptare qė ato tė largoheshin pėr nė Itali dhe pas kėsaj nisi ajo qė nė historinė e Shqipėrisė njihet ndryshe si Lufta e Vlorės.
Krijoni Kontakt