Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 22
  1. #1
    Shpirt i Lirë
    Anëtarësuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    21 janar 1920 - Kongresi i Lushnjës


    Kongresi i Lushnjes, përpjekja e shqiptarëve për shtet

    Zgjedhja e Senatit dhe e Qeverisë, e përpjekja e Ahmet Zogut, Ministrit të Brendshëm të sapozgjedhur, për zbatimin e vendimeve të asaj mbledhjeje historike

    Gazeta Shqiptare
    1/29/01

    Në gusht të vitit 1918-të, ushtria austro-hungareze që asokohe kishte nën administrim pothuaj të gjitha territoret e Shqipërisë, filloi të tregojë shenja dobësie, çka bëri që ky rast të shfrytëzohej nga ana e shqiptarëve duke ndërrmarë një ofensivë të përgjithëshme. Nisur nga kjo ofensivë e shqiptarëve, austro-hungarezët u detyruan që të nënshkruanin me ta një marveshje armëpushimi, më 11 nëntor të vitit 1918-të.

    Në atë marveshje u vendos që ushtria aleate austro-hungareze, të mbetej në Shqipëri deri sa fati i saj të përcaktohej nga Konferenca e Paqes që ishte mbledhur në Paris. Ndërsa ishte mbledhur Konferenca e Paqes në Paris, ushtritë aleate që ishin në Shqipëri, me veprimet e tyre po tregonin se ato ishin të interesuara që të zbatonin Paktin e fshehtë të Londrë të 1915-ës, me një fjalë kërkonin që të realizonin coptimin e Shqipërisë. Në këtë periudhë shqiptarët ishin të ndarë dhe të përçarë, si rezultat i intrigave të vendeve të huaja që kishin interesa në Shqipëri. Kështu disa politikanë ndiqnin politikën italiane, kurse disa të tjerë atë serbe dhe greke. Asokohe vetëm një grusht i vogël njerzish të ndërgjegjshëm për fatet e vendit, ndiqnin një politikë thellësisht kombëtare. Si rezultat i kësaj, në atë vorbull anarkie, ata patriotë vendosën dhe u mblodhën në dy takime: një në Tiranë më 19 dhjetor 1918-të, nën kryesinë e Abdi Bej Toptanit dhe një tjetër në qytetin e Durrësit më 25 dhjetor, të po atij viti. Në këto dy takime u theksua organizimi i mbrojtjes së integritetit toksor të Shqipërisë dhe i pavarsisë së saj. Nga këtë dy mbledhje doli dhe qeveria e përkohshme e Durrësit, e cila emëroi dhe një delegacion për në Konferencën e Paqes në Paris, e cila duhet të mbronte të drejtat e Kombit shqiptar. Mbledhjet e Tiranës dhe Durrësit i paraprinë Kongresit të Lushnjes, që do të mbahej afro një vit më vonë.


    Shqiptarët të përçarë në Paris

    Në Konferencën e Paqes që do të mbahej në Paris në dhjetor të vitit 1919-të, ndërsa ishte dërguar një delegacion nga qeveria e Durrësit, një gjë e tillë ishte bërë dhe nga kolonitë shqiptare jashtë vendit, të cilët kishin dërguar një delegacion atje, së bashku me atë të Korçës. Këtyre delegacioneve ju shtohej dhe një delegacion tjetër i kryesuar nga Esat Pashë Toptani dhe dy persona të tjerë. Këtyre tre delegacioneve u shtoheshin dhe dy delegacione të tjera të cilët pretendonon se dhe ata përfaqsonin interesat dhe të drejtat e shqiptarëve në atë Konferencë. Të gjithë këto delegacione që kishin shkuar në Paris, për çdo problem që diskutohej në lidhje me Shqiprinë, paraqisnin secili mendime të ndryshme nga njeri-tjetri. Nisur nga këto përçarje që ekzistonin në mes tyre, asokohe delegati italian në atë Konferencë, pyeste me ironi:" Cilin nga këto tre dokumente të shqiptarëve duhet të marri parasysh kjo Konferencë?"

    Në këtë kushte dhe qeveria e Durrësit, nuk bëri ndonjë përpjekje për të zhdukur intrigat e huaja që bëheshin në kurriz të shqiptarëve dhe të siguronte një bashkim Kombëtar. Duke filluar nga qyteti i Durrësit, ku kishte selinë e saj qeveria e përkohëshme dhe në të gjitha prefekturat e vendit, çdo gjë ishte nën ndikimin e të huajve që kishin interesa direkte në Shqipëri. Nisur nga kjo situatë, u krijua një gjendje pasigurie, gjë e cila çoi në humbjen e besimit në qeverinë e Durrësit. Ndërkaq asokohe në atë situatë, pati një reagim të madh në rrethet e shqiptarëve patriotë, moslargimi i italianëve nga qyteti i Vlorës dhe synimet e Greqisë për marrjen e Vlorës dhe Gjirokastrës. Po kështu asokohe shumë patriotë kërkuan që të mbrohej me çdo kusht qyteti i Shkodrës e gjithë Veriu i Shqipërisë nga synimet grabiqare të serbëve. dhe kërkonin krijimin e shtetit të pavarur shqiptar, veprim që asokohe ishte bërë dhe nga disa shtete të tjera të robëruara si Çekosllavakia, Finlanda, Polonia dhe Lituania.


    Mbajtja e Kongresit

    Në atë situatë dhe në ato rrethana, u përgatit mbajtja e një kongresi Kombëtar, i cili u realizua duke u bërë realitet në qytetin e Lushnjes, më 27 janar të vitit 1920-të.

    Ky kongres, u mbajt në shtëpinë e patriotit lushnjar Kaso Fuga dhe aty morën pjesë delegatë të zgjedhur nga e gjithë Shqipëria. Qëllimi i të cilëve ishte studimi i situatës së brendëshme e të jashtëme të vendit dhe masat që duhet të merreshin për shpëtimin e Shqipërisë. Këtë mbledhje e hapi Ferit Vokopola që ishte përfaqsues i Prefekturës së Beratit, Lushnjes dhe Skraparit, i cili i uroi delegatët për ardhgjen e tyre në atë kongres. Pas Vokopolës, fjalën e mori Aqif Pashë Elbasani, që asokohe nga të gjithë shqiptarët konsiderohej si një nga patriotët më të mëdhej. Aqif Pasha ju përgjigj me një fjalë të shkurtër të gjitha pyetjeve të bëra nga delegatët dhe pas kësaj mori fund ceremonia e hapjes së kongresit. Mbas ceremonisë së hapjes, u bë ndarja e deputetëve nëpër grupe (komisjone) të ndryshme, të cilat filluan nga puna menjëherë. Në mbledhjen e dytë të kongresit, e cila u mbajt më datën 28 janar, u zgjodh si Kryetar i Kongresit Aqif Pashë Elbasani. Po atë ditë nga ana e delegatëve u mbajtën fjalime të ndryshme mbi vrasjen e patriotit Abdyl Ypi, i cili kishte qenë një nga inisiatorët e mbajtjes së atij kongresi. Abdyl Ypin e kishin vrarë njerzit e qeverisë së Durrësit, pak ditë përpara mbajtjes së asaj mbledhje, me qëllim që të friksonin delegatët për të mos marrë pjesë në Kongresin e Lushnjes.

    Mbas këtyre fjalimeve, me vendim unanim nga të gjithë delegatët u vendos që t` i dërgohej një telegram ngushëllimi familjes së Abdyl Ypit dhe pas formulimit të atij telegrami, u mbyllën punimet e asaj dite për të filluar të nesërmen më 30 janar. Mbledhja e tretë që u mbajt atë ditë, vendosi mbas shumë diskutimesh që të bëheshin protestat më të ashpëra, kundër vendimit të Fuqive të Aleatëve, për zbatimin e Paktit të fshehtë të Londrës, i cili ishte mbajtur më 26 prill të vitit 1915-të, pakt i cili sanksiononte coptimin e Shqipërisë. Pas këtij vendimi, mbledhja analizoi qëndrimin e qeverisë së Durrësit, si në situatën e brendëshme, ashtu dhe në atë të jashtëme. Nga kjo analizë u nxuarr si konkluzion se ajo qeveri kishte dalë dhe kishte vepruar jashtë programit të dhënë prej Kongresit të Durrësit, që ishte mbajtur në 25 dhjetor të vitit 1918-të. Po ashtu ajo qeveri kishte penguar mbledhjen e Senatit që ishte vendosur në Durrës dhe me administrimin e saj të keq, e kishte futur vendin në një anarki të madhe e kishte çuar në krijimin e një situate të acaruar politike. Nisur nga këto, ajo qeveri ishte përpjekur me çdo kusht për ta penguar mbajtjen e Kongresit të Lushnjes.


    Zgjidhet Senati e qeveria

    Për këtë arsye, kongresi vendosi unanimisht rrëzimin e qeverisë së Durrësit, e njëkohësisht zgjodhi imzot Luigj Bumçin, Mehmet Konicën dhe Dr. Turtullin, si përfaqsues legjitimë të popullit shqiptar, në delegacionin e Konferencës së Paqes në Paris. Në mbledhjen e katërt që u mbajt më 30 janar, kongresi zgjodhi si antarë të Këshillit të Lartë, imzot Bumçin, Aqif Pashë Elbasanin, Abdi Toptanin dhe Dr. Turtullin. Pas kësaj u zgjodh dhe përbërja e qeverisë së re, e dalë nga ai kongres e cila kryesohej nga kryeministri Sulejman Delvina. Pas Delvinës, në atë qevri u zgjodhën dhe Ahmet Zogu, Ministër i Brendshëm, Mehmet Konica, Ministër i Punëve të Jashtëme, Hoxhë Kadria, Ministër i Drejtësisë, Ndoc Çoba, Ministër i Financave, Sotir Peci, Ministër i Arsimit, Ali Riza Kolonja, Ministër i Luftës, Eshref Frashëri, Drejtor i Përgjithshëm i Punëve Botore dhe Idhomene Kosturi, Drejtori Përgjithshëm i Postë-telegrafave. Në mbledhjen e pestë që u mbajt më 31 janar pasdite, kongresi zgjodhi antarët e Senatit dhe u vendos që delegatët të mos shpërndaheshin derisa qeveria të merrte në dorë frenat e shtetit. Pas kësaj mbledhje, atë pasdreke të 31 janarit të vitit 1920-të, kongresi u dha fund punimeve të tija, duke vendosur Tiranën, për kryeqytet të Shqipërisë.


    Qeveria e Durrësit, kundër Kongresit


    Menjëherë pas përfundimit të kongresit në Lushnje, po atë pasdreke të 31 janarit, Ahmet Zogu që u zgjodh Ministër i Punëve të Brendëshme, u dërgoi të gjitha prefekturave një qarkore nga qyteti i Lushnjes, me anë të së cilës i bënte të ditur popullit shqiptar arsyet për mbajtjen e Kongresit Kombëtar të Lushnjes dhe u shpjegonte atyre vendimet që mori ajo mbledhje historike, për shpëtimin e Shqipërisë nga rreziqet që e kërcënonin. Gjatë gjithë punimeve të kongresit, ra në sy temperamenti i ndezur i Ahmet Zogut, që i bëri të gjithë delegatët të fitonin një admirim ndaj tij dhe ta zgjidhnin me votim unanim në postin delikat të Ministrit të Brendshëm, ndonëse ai nuk i kishte mbushur akoma 25 vjeç. Gjatë kohës që mbahej Kongresi i Lushnjes, qeveria e Durrësit u përpoq me të gjitha mënyrat dhe mjetet për të ndaluar zbatimin e vendimeve të kongresit, duke u mbështetur dhe në forcën e ushtrise italiane që ishin akoma në Shqipëri.

    Po kështu, mbajtja e Kongresit të Lushnjes, konsiderohej prej tyre si një lëvizje aventurierësh dhe ajo u përgatit që të sulmonte forcat qeveritare dhe delegatët që do të vendoseshin me seli në Tiranë, e cila ishte caktuar nga kongresi si kryeqytet i Shqipërisë. Nisur nga presionet e qeverisë së Durrësit, e cila po bënte çmos për mosnjohjen e vendimeve të atij kongresi, shumë nga delegatët Tiranës, Elbasanit, Kavajës e Shijakut, duke kuptuar se do të sulmoheshin me armë nga forcat italiane të nxitura nga qeveria e Durrësit, shfaqën mendimin që të qëndronin dhe për disa kohë në qytetin e Lushnjes.


    Zogu: Të njihet Kongresi


    Mendimet që shfaqën disa delegatë, për të qëndruar në qytetin e Lushnjes deri sa të stabilizohej disi situata anarkike e krijuar nga qeveria e Durrësit, i kundërshtoi hapur Ministri i Brendshëm Ahmet Zogu. Mes të tjerash ai ju tha delegatëve:" Vendimet e Kongresit do të zbatohen domosdo dhe pa vonesë, kjo gjë lyp guxim dhe punë, prandaj unë po nisem për në Tiranë, ju po të doni rrini këtu". Kështu, siç dhe ishte parashikuar, gjatë udhëtimit të tij për në Tiranë, Ahmet Zogut dhe njerëzve që e shoqëronin, ju pre rruga në Kavajë nga ana e forcave italiane që ishin të armatosura me topa e mitroloza. Një oficer italian ju doli përpara Zogut e njerëzve të tij dhe ju dha urdhër atyre që të ndërprisnin marshimin. Ahmet Zogu e kundërshtoi hapur oficerin italian duke i thënë:" Unë nuk njoh tjetër autoritet, përveç Kongresit të Lushnjes". Pas një debati të ashpër që desh kaloi në konflikt të armatosur, oficeri italian u tërhoq së bashku me gjithë forcat që kishte nën komandë dhe i hapi rrugën Ahmet Zogut që të hynte në qytetin e Kavajës.

    Në atë qytet, Ministri i Brendshëm Ahmet Zogu, qëndroi për disa ditë, duke emëruar nënprefektin dhe disa nëpunës të vegjël administratës vendore. Hyrja e Ahmet Zogut në Kavajë, e shqetësojë shumë qeverinë e Durrësit, e cila duke e kuptuar që me anë të forcës nuk mund që ta ndalonte dot Zogun, filloi që të përdorte dredhitë, duke i dërguar atij një delegacion për të hyrë në bisedime. Delegacioni që u dërgua nga ana e qeverisë së Durrësit, i propozoi Ahmet Zogut, që të transferohej kryeqyteti për në Vlorë dhe të thërritej një kongres tjetër Kombëtar atje, për të biseduar lidhur me situatën në vend e masat që duhet të merreshin për stabilizimin e situatës në Shqipëri. Mbi këtë propozim, që ju servir Zogut, qeveria e Durrësit, vinte kusht dhe kërkonte anullimin e të gjitha vendimeve të Kongresit të Lushnjes. Pas pak orësh nga vajtja e delegacionit të Durrësit për bisedime me Ahmet Zogun, ai delegacion u kthye shpejt në qytet, pasi Zogu refuzoi kategorikisht, që të bisedonte rreth atyre propozimeve.

    Shqipëria nën kaosin e anarkisë pas Kongresit të Lushnjes
    Lëvizja esadiste e kryesuar nga Osman Bali për rrëzimin e qeverisë, bisedimet me Tiranën zyrtare dhe përpjekjet e tij për rikthimin e Pashait Toptanas në Shqipëri

    Pas largimit të delegacionit të Durrësit, Zogu u nis për në Shijak dhe në të hyrë të tij, ai u gjend përsëri nën grykat e topave dhe mitrolozave të ushtrisë italiane. Por dhe aty oficeri italian që komandonte ato forca, u detyrua që t` i lëshonte rrugën Zogut për të hyrë në Shijak. Pas kësaj, qeveria e Durrësit përsëri i dërgoi një delegacion Zogut, që ai të hynte në bisedime me të, por ai nuk pranoi megjithë kërcënimet se mund të derdhej gjak.

    Pas Shijakut, Zogu me gjithë njerzit që e shoqëronin mori rrugën dhe hyri në Tiranë. Në kryeqytetin e saposhpallur, Zogu u kujdes për vendosjen dhe emërimin e administratës së re dhe menjëherë lajmëroi kongresistët që ishin fshehur në Çermë, për kalimin e peripecitë e rrugës për në Tiranë. Ashtu si në Kavajë dhe Shijak, edhe në qytetin e Tiranës, ushtria italiane u përpoq që ta ndalonte Zogun, por nuk ja arriti asaj dhe populli i Tiranës e priti me nderime të mëdha hyrjen e tij në kryeqytet.


    Anarkia e vendit pas Kongresit

    Kur qeveria që doli nga Kongresi i Lushnjes, u vendos me seli në Tiranë, ajo mori nën zotërim një territor fare të ngushtë që shtrihej nga lumi i Matit në Veri dhe deri në lumin Vjosa në Jug. Pjesët e tjera të Shqipërisë asokohe ishin nën administrimin e huaj. Kështu Korça, Pogradeci, Vërça dhe Shkodra ishin nën zotërimin ushtarak të Francës. Viset që ndodheshin në dy anët e lumit të Drinit, gjenerali francez Franchet d`Espery, ua kishte dorzuar forcave serbe, sapo u tërhoq ushtria austriake nga këto vise.


    Prefekturat e tjera, ishin të gjitha nën sundimin e Italisë dhe një pjesë fare e vogël në Jug, ishte në dorën e grekëve. Gjatë kësaj kohe, intrigat dhe propaganda e fuqive të huaja e kishte përçarë popullin shqiptar si kurrë ndonjëherë. Në të gjithë vendin nga Jugu në Veri, dëgjoheshin fjalët: gegë, toskë, turkoman, grekoman, italofil, serbofil, esadist, muhamedan, katolik, ortodoks, etj. Administrata e vendit asokohe, kishte një karakter heterogjen. Në Korçë ishte në fuqi dhe vepronte modeli francez, në Veri duke pasur si kryeqëndër Shkodrën , vepronte sistemi austriak dhe në Jug ai italian. Përveç kësaj shumë nënpunësve të vendit ju mungonte përvoja e duhur në administratën shtetërore dhe shumica e tyre punonin më shumë për t` ju shërbyer interesave të huaja, sesa atyre të vendit.

    Shumë muhaxhirë që lëviznin në të gjitha anët e vendit prej trazirave të luftës, gjenin vdekjen nga mungesa e ilaçeve që ishin bërë shumë të rralla. Ushtria dhe xhandarmëria pothuaj nuk ekzistonin fare dhe vendit i mungonin krejtësisht ndërlidhja dhe financat. Qeveria e Durrësit, duke pasur parasysh masat që mund të merrte karshi saj. Qeveria që doli nga Kongresi i Lushnjes, vendosi dorzimin e zyrave dhe arkivit të asaj qeverie në shkurt të 1920-ës. Më 6 mars 1920, Shtetet e Bashkuara të Anmerikës ju dërguan Fuqive të Mëdha një notë proteste, në favor të Shqipërisë. Nota në fjalë citonte midis të tjerash:" Presidenti amerikan Uillson, ripohon se nuk është e mundur të aprovojë asnjë plan që i jep Jugosllavisë shpërblime toksore nga krahinat e Shqipërisë në Veri, përçka ajo humbet në një vend tjetër". Për të theksuar sa më mirë qëndrimin e saj, qeveria amerikane njoftoi zyrtarisht edhe përfaqsuesin shqiptar në Uashington.

    Largimi i ushtrive të huaja

    Sundimi ndëraleat i Shkodrës mori fund më 11 mars 1920, kur gjenerali De Fortou u tërhoq bashkë me fuqinë ndëraleate. Në këtë kohë serbët kishin bërë përpjekje që të zinin vendin e fuqive ndëraleate, mirpo kjo u bë e pamundur se Ahmet Zogu i kishte marrë masat dhe hyri në Shkodër në krye të fuqisë Kombëtare ku u prit me nderime nga populli. Më 27 mars 1920, filloi jeta parlamentare në Shqipëri dhe me këtë rast , Këshilli i Lartë lexoi një mesazh, të cilin jua dërgonte përfasuesëve të popullit, në të cilin thuhej:" 1) Dëshira që ti jepej edhe popullit shqiptar të rronte në harmoni me fqinjët e tij. 2) Shpresa se Italia do të hiqte dorë nga politika e mëparëshme dhe do të bëhej kampion i indipendencës së Shqipërisë. 3) Një mirnjohje të përzemërt kundrejt Presidentit amerikan Uillson, për përkrahjen e dhënë Shqipërisë me kaq bujari. 4) Ti drejtojë Botës mbarë një thirrje për drejtësi ndaj Shqipërisë". Nisur nga situata e krijuar, forcat esadiste filluan lëvizjen e tyre duke organizuar e mbajtur mbledhje me forca të armatosura. Kështu, më 13 prill 1920, qeveria e Tiranës i drejtojë një thirrje popullit dhe i cilësonte të dëmshme këto lëvizje, të cilat mund të cënonin qëllimin Kombëtar dhe të linin shkak për ndërhyrjen e Fuqive Ndëraleate për coptimin e Shqipërisë.

    Lëvizja e sadiste

    Në këtë thirrje, qeveria i këshillonte me të mirë rebelet, që ata të shpërndaheshin. Kjo thirrje e qeverisë as nuk u muar fare në konsideratë nga ana e rebelëve dhe lëvizja esadiste u zgjerua më shumë. Nisur nga kjo situatë, qeveria e pa të arsyeshme të mblidhte në çdo prefekturë nga një fuqi të vogël, të gatëshme për çdo eventualitet dhe të themelonte në Tiranë një gjykatore të vogël, me një ligj të posaçëm e cila të gjykonte dhe të dënonte të gjithë ata që konsideroheshin se kishin kryer faje politike, duke dëmtuar ionteresat e vendit. Më 24 prill 1920, qeveria e Tiranës, nisi një fuqi për në Jug, e cila mori në dorëzim sundimin e prefekturës e Gjirokastrës, bashkë me Këlcyrën e Përmetin. Bashkimi i prefekturës së Gjirokstrës me Tiranën u festua me entuziazëm prej popullit. Ky gëzim nuk zgjati shumë, për arsye se u përhapën lajme jo të mira, që flisinin për përgatitjen e një ushtrie greke në Follorinë, e cila do të merrte Korçën, pas tërheqjes prej andej të ushtrisë franceze.

    Këto lajme shkaktuan një alarm të madh që u shoqërua me dërgimin e shumë vullnetarëve në qytetin e Korçës për ndihmë. Më 26 maj u mbajt përpara Bashkisë së Korçës një miting i madh ku u ngrit flamuri Kombëtar dhe u shpërnda dhe një shpallje ku thuhej:" Populli i qytetit dhe i Qarkut të Korçës, duke marrë vesh në një anë se ushtria franceze do të largohet së shpejti dhe nga ana tjetër, se grekërit, duke e pandehur vendin pa qeveri e pa flamur, të cilat sigurojnë qetësinë e vendit, po përgatiten për të ardhur këtu kundra dëshirës së popullit tonë dhe kundra parimeve të Kombësisë. Në mbledhjen Kombëtare që u mbajt sot, më 26 maj 1920, para Bashkisë, vendosi dhe proklamoi bashkimin e plotë me qeverinë e Tiranës". Mbasi përfunduan festimet për këtë ngjarje historike, që u cilësua si e tillë nga vetë populli, u dërgua në Follorinë një komisjon për t`ju kërkuar autoriteteve greke, që të lironin nga sundimi dhe ato pak katunde që kishin mbetur ende nën sundimin e tyre, sipas vendimeve të Konferencës së Londrës të vitit 1913-të.

    Kur u kthye ky komisjon nga Follorina, Këshilli e gjeti të arsyeshme që me autoritetet greke të bëhej një marveshje e plotë formale për lirimin e fshatrave në fjalë. Për këtë qëllim, Këshilli zgjodhi dhe dërgoi një komisjon të përbërë nga Esheref Frashëri, Jorgaq Raci, Nikollaq Zoi, Pandeli Cale, Qani Dishnica, dhe Sabahudin Blloshmi, të cilët morën me vete dhe Dhespotin Jakov, e u nisën për në Brezincë. Në këtë vend u përgatit protokolli i përkohshëm i Kapshticës, i cili do të kishte një fuqi deri sa të jepte një vendim Konferenca e Paqes mbi çështjen greko-shqiptare. Mbi këtë marveshje, që ndonëse ishte e përkohëshme, Korça kapërceu rrezikun e një lufte tjetër, e cila mundi të sillte një okupim të ri. Pas pak kohësh, u bashkua dhe Pogradeci me qeverinë e Tiranës. Në fund të majit 1920-të, ushtria italiane la Shëngjinin, Tiranën e Durrësin dhe u tërhoq për në Vlorë.

    Kur Tirana bashkë me gjithë prefektuart e tjera, po festonte këto fitore që konsideroheshibn si historike për bashkimin Kombëtar, në prefekturën e Durrësit, lëvizja esadiste po vazhdonte. Kryengritësit prenë telat e telegrafës, ndaluan funksionimin e postës dhe në shumë vende bënë bllokimin e rrugës nacionale. Qeveria Kombëtare duke parë se anarkia rrezikonte një përhapje të gjërë, mori masat e duhura dhe filloi një operacion ushtarak, kundër këtëij rebelimi. Pas kësaj, shumica e kryengritësve u shtypën apo u shpërndanë, por një pjesë e tyre ikën dhe u bashkuan me Osman Balin, i cili konsiderohej si mbështetësi kryesor i Esat Pashë Toptanit dhe formuan një fuqi të re. Kjo fuqi duke pasur si udhëheqës Osman Balin, ju vërsul qytetit të Tiranës, duke zënë vende në afërsi të sajë, me qëllim që ta sulmonte natën në befasi.


    Qeveria bisedon me Osman Balin

    Qeveria e Tiranës, duke marrë parasysh fuqinë e saj ushtarake të pakët dhe rrezikun që mund ti vinte gjithë vendit nga një përpjekje e armatosur, me forcat rebele të Osman Balit dhe për të fituar kohë, pranoi të hynte në bisedime me këto forca dhe si përfundim të tyre doli kjo marveshje:" Të dërgohej një komisjon në Paris që të merrte vesh programin e Esat Pashës (Osman Bali ngulte këmbë që Esat Pasha të thirrej në Shqipëri dhe të merrte pjesë në qeveri). 2) Populli i armatosur të shpërndahej sapo të nënshkruhej dhe të shpallej kjo marveshje. 3) Qeveria të angazhohej që të jepte një fjalë për të gjithë ata persona që kishin marrë pjesë në atë lëvizje. 4) Ata që nuk do të bindeshin, do të ndiqeshin dhe do të dënoheshin prej gjykatores për faje politike". Mbas kësaj marveshje u zgjodh një komisjon i përbërë prej Z. Bajram Fevziu, Imzot Kolecit, Fuat Toptanit dhe Ymer Deliallisit, me porosi që të niseshin për në Paris, për të marr vesh programin e Esat Pashës, si ishte caktuar në pikën e parë të marveshjes së bërë. Natyrisht qeveria e Tiranës, nuk priste ndonjë përfundim nga ai delegacion i nisur për në Paris dhe nisur nga kjo gjë, ajo mori masat e duhura dhe sapo gjeti çastin e duhur, përdori forcën e vet ushtarake duke e shtypur dhe e shpërndarë forcat e Osman Balit. Pak kohë më vonë mbërriti në Shqipëri, lajmi i vrasjes së Esat Pashës në Paris nga Avni Rustemi dhe kjo gjë bëri të mundur fundin e lëvizjes esadiste, më 13 qershor të vitit 1920-të.


    Shtypja e Kryengritjes

    Shtypja e kësaj kryengritje dhe vrasja e Esat Pashës në Paris, për qeverinë e Tiranës përbënte një sukses të madh dhe i shtonte asaj premisat për një stabilitet në të gjitha prefektrurat e vendit dhe një qeverisje më të mirë për zbatimin e vendimeve që kishte marrë Kongresi i Lushnjes. Një rol të madh në shtypjen e kësaj kryengritje, pa dyshim pati Ministri i Brendshëm Ahmet Zogu, i cili diti të manovronte në situatat tepër delikate që u krijuan, ndonëse ishte një nga Ministrat më të rinj ("25 vjeç) të kabinetit të Sulejman Delvinës, i dalë nga Kongresi i Lushnjes. Po kështu në shtypjen e rebelimeve dhe vendosjen e rendit në vend, pati dhe major Preng Jaku, një ndër njerzit më besnik të Zogut i cili u caktua prej tij si komandant i Forcave Speciale, ose siç quhej asokohe, Batalioni shëtitës, që bëri të mundur, shtypjen e kryengritjes esadiste në të gjitha rrethinat e Tiranës dhe më gjerë. Nga ana e Ahmet Zogut në atë kohë, kur anarkia e plotë kishte pllakosur gjithë vendin, zgjidhja e situatave me anë të ndërhyrjeve ushtarake, u pa si i vetmi mjet që mund të sillte dobi dhe stabilitetin e duhur të vendit, për të mos u dhënë shkas fuqive të ndryshme të huaja për të ndërhyrë ushtarakisht dhe për të vënë në jetë synimet e tyre për coptimin e Shqipërisë. Por ky stabilitet nuk zgjati shumë. Në Vlorë, forcat e ushtrisë italiane, që ishin mbledhur aty pas tërheqjes nga Shqipëria e Mesme, nuk ju përgjigjën kërkesës në formë memorandumi që u bënë forcat ushtarake shqiptare që ato të largoheshin për në Itali dhe pas kësaj nisi ajo që në historinë e Shqipërisë njihet ndryshe si Lufta e Vlorës.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 22-01-2010 më 00:39

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,827

    Kongresi i Lushnjës: 21 janar 1920

    E vërteta e Kongresit të Lushnjës

    IZET SHEHU

    Trajtesë për Kongresin Kombëtar të Lushnjës

    Në tryezën ngjyrë dhelpre të Konferencës së Parisit më 1919-tën, po luhej një nga tragjeditë më absurde mbi shpinën e kombit tonë, nga më të vjetrit, më krenarët dhe nga më bujarët në Gadishullin e Ballkanit. Fuqitë e Mëdha u treguan kasapë të pamëshirë me kufijtë e Shqipërisë në vitin 1913-të. Qeveria e Turhan Pashë Përmetit u tregua e qulltë për të mbrojtur çështjen kombëtare. Në këto rrethana, Shqipëria kërcënohej nga dhëmbët prej ujku të fqinjëve shovenë. Këtë detyrë jashtëzakonisht të vështirë dhe kyçe e mori Komisioni Organizator i Mbledhjes Kombëtare, që përbëhej nga patriotë të kulluar me emër, si: Eshref Frashëri, Sheh Ibrahim Karbunara, Ferid Bej Vokopola e Nebi Sefa. Më 1 janar 1920 komisioni i drejtoi vendit thirrje për një mbledhje kombëtare. Pse u caktua pikërisht Lushnja për këtë eveniment historik mjaft të rëndësishëm?

    E para, se ishte në qendër të Shqipërisë. Pra, faktori gjeografik. Në një letër që “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” më 7 janar 1920 i drejton komitetit thuhet se: “paria e Lushnjës tregoi në krahasim me vendet e tjera një kurajë civile më të madhe e prandaj duhet me i çue asaj një letër përgëzimi e mirënjohjeje”.

    Pra, thamë, pozicioni kyç. Arsyeja e dytë: në këtë qytet kishte atdhetarë të vendosur.

    Së treti: populli i kësaj treve ishte aktiv në Rilindjen Kombëtare. Në fillimet e shek. XIX, Abaz Bej Lushnja drejtoi “Besëlidhjen e Beratit”, apo pjesëmarrja aktive e banorëve të kësaj treve, etnikisht e pastër, shqiptare, në aktin historik të ngritjes së flamurit në Vlorë më 28 Nëntor 1912 me përfaqësuesit e saj: Nebi Sefa, Ferid Vokopola etj.

    Së katërti: Lushnja është zonë tranzitore, ku përzihen gegë e toskë.

    Duke pasur këto përparësi, patriotët lushnjarë u lidhën me personalitete kombëtare nga më të spikaturit e kohës.

    Dua të theksoj në këtë trajtesë se, në dhjetor të vitit 1919-të në teqenë me emër të Ibrahim Sheh Karbunarës, u bënë disa takime pune për organizimin e këtij Kuvendi Kombëtar, ku ishte i pranishëm dhe konsulli anglez M. Iden, i cili përkrahu pa rezerva këtë ide kombëtare. Komitetin Organizator e kryesoi Sheh Karbunara. Rol në këtë komsion luajti Eshref Frashëri, i cili në këtë kohë punonte në Lushnjë. Duke qenë anëtar i komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” ai bashkëpunonte me atdhetarë me emër, si: Hoxha Kadria e Sali Nivica. Pra, siç e thashë që në fillim, kjo veprimtari me përmasa kombëtare synonte mbrojtjen e viseve shqiptare nga shovenë grekë e serbo-kroato-sllovenë.

    Meqë s’kishte ndërtesë të përshtatshme, shtetërore, Komisioni caktoi shtëpinë e Fugëve, sepse plotësonte kushtet.

    Në çastet kur jam duke hedhur në letër këtë trajtesë, kam ndër duar një dokument autentik arkivor për këtë Kongres, nga më themelorët e historisë sonë.

    Dihet se 1913 na sakatoi pa mëshirë, na cungoi, na preu gjymtyrët. Edhe sot, jetojmë të shpërndarë në pesë shtete. Jemi unikalë për këtë fatkeqësi në mbarë planetin.

    Ia bëmë vetes apo ramë në grackën e atyre që as na kanë dashur, as na duan dhe as kanë për të na dashur kurrë. Se ne i kemi tashmë të qartë miqtë dhe armiqtë tanë tradicionalë. Delfinët dhe peshkaqenët. I kemi të qartë. Po, atëherë, përse luajmë rolin e të paditurit? Përse? Përse në muzetë historike ende vegjetojnë mediokër e të molepsur? Të parët që duhen ballafaquar me dosjet e diktaturës duhet të jenë ata!

    Po iu citoj disa rreshta nga procesverbali arkivor i ditës së parë të Kongresit të Lushnjës:


    Çelja e I-rë e Mbledhjes Kombëtare

    21/01/1920

    Sot, ditë e Mërkurë 21/01/1920 ora 10 p. Drekë, tue qenë dita e caktueme për çeljen e Mbledhjes Kombëtare, me gjithë vonesën e letërthirrjeve nuk kanë arritur shumica e Delegatvet, delegatët e arrijtun u mblodhën më Sallën e Mbledhjes në shtëpi të Z. Kaso Fugës, e, pasi u bë një lutje prej të përndershmit Sheh Ibrahim Karbunarës, Zotnië Ferid Bej Vokopola, në emën të Komisjonit të Lushnjës, mbajti një ligjëratë për mirëseardhjen e Delegatvet. Shkëlqesia e Tij Z. Aqif Pasha Elbasani, ju përgjigj kësaj ligjerate me fjalë patriotike të flakta. Mbas kësajë ceremonie, komisjoni i përmendun u hoq e mbledhja filloj nga punët.

    Përkohësisht u emnue si sekretar i Kuvendit Z. Ferid Vokopola. Për të këqyrun letërpërfaqësimet e Delegatve u zgjodh një komision i posaçëm prej (5) pesë vetash:

    Irfan Bej Ohri, Qazim Kokoshi, Kostaq Kotta, Fasli Frashëri dhe Adem Peqini. Mbas kësaj zgjedhje u vendos që mbledhja t’i pushojë punët për derisa të mbrrijë shumica e Delegatvet”.

    Morën pjesë në këtë Kongres gjithsej 37 delegatë. Delegatët e Shkodrës dhe të Lezhës s’mundën të mirrnin pjesë. Senatorët e këtyre Prefekturave u la të zgjidhen nga vetë Prefektura.

    Mbas këtij vendimi Z. Xhaferr Ypi, delegati i Durrësit propozon “që me qenë se Lushnja mori iniciativën për këtë Kongres t’i jepet për nderim e drejta me u përfaqësue veçanërisht në Senat.

    Delegati i Lushnjës i përndershmi Sheh Ibrahim Karbunara, tue iu falë Mbledhjes së Kombit, thotë se Lushnja nuk e bani për shëpagim, por e quajti për detyrë. Atëherë Z. Eshref Frashëri, delegat i Korçës, propozon t’i shkruhet popullit të Lushnjës një letër falnderimi prej anës së Mbledhjes Kombtare që t’i mbetet kujtim n’arkiv të katundaris së Lushnjës.

    Delegate i Mallakastrës, Z. Bektash Cakrani, propozon në kabinetin qeveritar zotrinjtë: Sulejman Delvina, Iliaz Virjoni, Amet Zagolli, Sotir Peci, Ndoc Çoba, Mehmet Konica. Z. Iliaz Virjoni për shkaqe të veçanta nuk pranoi: u propozua Z. Hoxha Kadria, i cili u pranua.

    Votimi u bë çeltazi (fjalë në dokumentin origjinal). U bë betimi i delegatëve dhe i Këshillit të Naltë.

    U zgjodh kabineti:

    Kryeministër Z. Sulejman Bej Delvina

    Zëvendës Z. Eshref Bej Frashëri

    Ministër i P. Mbrendshme Z. Ahmet Bej Zagolli

    Ministër i P. të Jashtme Z. Mehmet Bej Konica

    Ministër i Arsimit Z. Sotir Peci

    Ministër i Drejtësisë Z. Hoxha Kadria

    Zëvendës Z. Hysen Bej Virjoni

    Ministër Finance Z. Ndoc Çoba

    Zëvendës Z. Idhomen Kosturi



    Kongresi u hap më 21/1/1920 dhe mbaroi punimet më 31/1/1920.

    Duke paraqitur në këtë trajtesë disa çaste të marra nga burimi arkivor, autentik, dua të hedh dritë mbi ca të vërteta. Për falsifikatorë e retushues të këtij Kongresi dhe protagonistëve të tij të shquar do të merrem në një shkrim tjetër. Koha është si deti. Herët a vonë gjërat i nxjerr në breg. Herët a vonë.

    Tema
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 29-11-2007 më 18:58

  3. #3
    seksi dhe i rrezikshem Maska e qerosi
    Anëtarësuar
    15-03-2004
    Vendndodhja
    dhome e guzhine
    Postime
    232
    o brari , ate qe po kerkon e gjen tek tema historia e shqiperise qe eshte ne maje te faqes.
    aty ke informacione mbi kongresin e lushnjes.
    Ergo cogito, ergo sum!

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-02-2007
    Postime
    59
    Kongresi i Lushnjes ka qen nje nga aktet vendimtare te formimin e kombit shqiptar. Ne nje koh kur numri i tradhtareve shqiptar ka qen shum i madh kongresi lushnjes tregoj se ekziston edhe nje grup tjeter shqiptaresh me te vendosur dhe te pa lekundur nga perfitimet materiale.

  5. #5
    dua ate qe me do Maska e ELDORADO
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    atje ku jam rrit qysh i vogel se u lodha tu bredh
    Postime
    817
    Nga Lushnja Jam Por Ket Kongres E Kisha Harru Fare Si Pjese E Mire E Historise Se Lushnjes Ne Krijimin E Shqiperise Ne Kohen E Panvaresise Ne Rolin Qe Ajo Pati
    DHE NJE DITE TE GJITHE DO TAKOHEMI ATJE.....

  6. #6
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    Kongresi i Lushnjës, kongresi i shpëtimit kombëtar

    http://www.botasot.info/mesme/kl2012-01-21-um-15.jpg




    Berisha: Kongresi i Lushnjës, kongresi i shpëtimit kombëtar

    Kryeministri në ceremoninë për 92 vjetorin e Kongresit të Lushnjës



    Qyteti i Lushnjës nisi kremtimet e vitit të 100 vjetorit të Pavarësisë me përkujtimin e Kongresit të Kushnjës, të mbajtur në këtë qytet më 21 janar të 92 viteve më parë. Kryeministri Berisha ishte sot i pranishëm në këtë qytet, ku mori pjesë në ceremonitë festive në nderim të 92 vjetorit të këtij Kongresi, Kongres që vuri themelet e shtetit modern shqiptar.
    Ceremonitë festive organizoheshin nga Bashkia Lushnjë dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, me pjesëmarrjen e trupës së Teatrit të Operës dhe Baletit dhe Ansamblit Popullor. Të pranishëm në këto veprimtari ishin edhe Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Aldo Bumci, deputetë të Kuvendit, personalitete të njohura dhe përfaqësues nga familje të shquara që kontribuan në organizimin e Kongresit të Lushnjës, etj.


    http://www.botasot.info/reklama/Janu...16-49-3614.jpg


    Fillimisht, Kryeministri Berisha u prit në një takim mirëseardhjeje nga Kryetari i Bashkisë së Lushnjës Fatos Tushaj, ku ishte i pranishem edhe deputeti socialist Bashkim Fino. Kryeministri Berisha shfrytëzoi këtë rast për të uruar gjithë qytetarët e Lushnjës por dhe gjithë shqiptarët gëzuar këtë përkujtimi për Kongresin e Lushnjës .“Ne kremtojmë sot 92 vjetorin e kësaj ngjarjeje, e cila për nga rëndësia jetike për shqiptarët, qëndron krahas Lidhjes së Prizrenit dhe shpalljes së Pavarësisë dhe kjo përbën një nga ngjarjet më themelore në historinë kombëtare të shqiptarëve për të formuar shtetin e tyre”, u shpreh Kryeministri.
    Kryeministri nënvizoi se ishte Lushnja ajo që ngriti në këmbë një Shqipëri të shtrirë përdhe, një Shqipëri që ishte parashikuar dhe përcaktuar që të zhdukej nga harta e historisë së Evropës. Në këtë kontekst, theksoi ai, ne e kemi nderuar dhe do ta nderojmë gjithnjë këtë ditë.


    http://www.botasot.info/reklama/1Jan...-58fotosjt.jpg


    Gjithashtu, në kuadër të ceremonive festive për 92 vjetorin e Kongresit të Lushnjës, Kryeministri Berisha bëri një vizitë në Shtëpinë Muze “Kongresi i Lushnjës” aty ku zhvilloi punimet Kongresi Kombëtar. Kryeministri u shpreh se pasuria kombëtare që gjendet në këtë muze na tregon për madhështinë e kësaj dite, e këtij Kongresi, i cili më shumë se çdo gjë tjetër mund dhe meriton të vlerësohet si Kongresi shpëtimtar i Shqipërisë dhe kombit shqiptar.


    BERISHA MBULIM 21 JANAR.wmv






    http://www.botasot.info/reklama/Janu...otofjala3.jpeg


    http://www.botasot.info/mesme/kl2012-01-21-um-15.jpg


    http://www.botasot.info/reklama/Janu...36fototurm.jpg


    http://www.botasot.info/reklama/Janu...5fotofjala.jpg


    http://www.botasot.info/reklama/Janu...15fotonens.jpg
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Endless
    Anëtarësuar
    17-08-2007
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    5,121
    sa te peshtire qe jane... thu ti se ju pikon ne shpirt per kete vend dhe per kete flamur..hiena o hiena..
    Without deviation from the norm, progress is not possible

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Endri_
    Anëtarësuar
    16-02-2011
    Vendndodhja
    Tr
    Postime
    1,165
    Citim Postuar më parë nga Endless Lexo Postimin
    sa te peshtire qe jane... thu ti se ju pikon ne shpirt per kete vend dhe per kete flamur..hiena o hiena..
    Ku kane turp kta mer amon.
    Lagja shishe rruga tapa ruju qenve se t'vin mrapa.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Endless
    Anëtarësuar
    17-08-2007
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    5,121
    kape cik zhozin me qafsh. per gestapo ne version hermafroditi kishe degjuar ndonjehere ti plako?
    Without deviation from the norm, progress is not possible

  10. #10
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,625
    Ore ky mjaft të mos ishte në Tiranë sonte, nga që nuk gjeti ndonjë WC për të inaguruar ja afroi me një javë datën Kongresit të Lushnjës.

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Endless
    Anëtarësuar
    17-08-2007
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    5,121
    lol, pse edhe kete e beri.. opo ky eshte i afte ti bej te gjitha, ama na arrori s'heq qe s'heq dore
    Without deviation from the norm, progress is not possible

  12. #12
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anëtarësuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120
    Citim Postuar më parë nga Station Lexo Postimin
    Ore ky mjaft të mos ishte në Tiranë sonte, nga që nuk gjeti ndonjë WC për të inaguruar ja afroi me një javë datën Kongresit të Lushnjës.
    Me ke kalendar ecen ti shoku ....alla turka apo alla frega???
    Kongresi Lushnjes 21-1 1920
    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=76721

  13. #13
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,625
    Citim Postuar më parë nga prenceedi Lexo Postimin
    Me ke kalendar ecen ti shoku ....alla turka apo alla frega???
    Kongresi Lushnjes 21-1 1920
    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=76721
    Kongresi i Lushnjes i ka mbajtur punimet fiks më 28-1-1920

  14. #14
    AKA-MANO Maska e Maqellarjot
    Anëtarësuar
    16-06-2011
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    972
    Kongresi i lushnjes eshte mbajtur me 23 janar dhe jo ne 21 ashtu sic eshte munduar te paraqesi berisha. Ai e planifikoj kete vizit sote me qellim qe te mos ishte ne kryeministri gjate homazhit qe u be nga populli per 4 viktimat e 21 janarit!

    Hajde burr shteti haje...
    Ne kohe e rrethana kritike, si individi, ashtu edhe nji popull japin proven e forces morale te tyne

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Ka 20 vjet ne poltike ku Saliu kurre ska folur per Kongresin e Lushnjes.
    Foli tani dhe e coi daten nga 28 ne 21 se si shifte dot njerzit qe atyre qe i vrau , nuk kishte mendje me pa krimet e tij para fytyres e iku si dhjaks ne Lushnje.
    Albania Uber Alles

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-01-2012
    Vendndodhja
    Rrefugjat ne vendin tim ...
    Postime
    991
    Citim Postuar më parë nga juanito02 Lexo Postimin
    Ka 20 vjet ne poltike ku Saliu kurre ska folur per Kongresin e Lushnjes.
    Foli tani dhe e coi daten nga 28 ne 21 se si shifte dot njerzit qe atyre qe i vrau , nuk kishte mendje me pa krimet e tij para fytyres e iku si dhjaks ne Lushnje.
    Daku nuk osht ceshtje te pame , osht ceshtje frike ! Iu ka vra vellezerit , baballaret , burrat , femijte ! Deshi Zoti qe u vrane dhe u plagosen aq pak ! Dhe ai e di se "ka Cecua bicak" .

    Ai e di shume mire se do ta shtyje diten , por nuk e shmang dot nga kalendari , kur do te jape llogari si kriminel ordiner !

    Prandaj ia mbath ! Keshtu sic po i con punet , edhe ket ne ndonji pusete si puna e Gadafit kan me e gjet ....
    Ndryshuar për herë të fundit nga violativo : 22-01-2012 më 09:03

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anëtarësuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,499
    Ne kete cope Shqiperi qe ne kemi sot jane sakrificat e gjaku i patrioteve dhe fisnikeve shqiptar,i pjese me te mire te ketej kombi .....
    Sa nga keto mbiemra jane sot ne qeveri ?
    a thua se keto familje nuk kane nxjerre niper e mbesa te denje per te qeverisur ??
    Sa kane bere qeverite qe keto burra te ken vendin e tyre ne histori ?




    Duke nderuar ata qe e meritojne, shpetojme nga te permendurit e atyre qe meritojne vetem perbuzje! Sa shume familje u neperkemben, sa shume intelektuale u detyruan te behen pre e zilise se semure dhe urrejtjes pathologjike te funderrinave dhe ideologjive boshe, sa shume te tjere u zhduken pa nam e nishan...Mbase nuk eshte vone te shkundim ndryshkun e kujteses si popull dhe te fillojme te veme ne piedestale ata qe ishin truri i Shqiperise.


    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  18. #18
    Meqë datat për Sal Brishën janë kaq të rëndësishme,
    a e dini se ky burrë shteti nga Viçidoli është pranuar në Partinë e Punës më 8 nëntor?

  19. #19
    i larguar Maska e bindi
    Anëtarësuar
    17-10-2009
    Vendndodhja
    Ne bregdet
    Postime
    1,523
    C,ti thuash politikanve Shqiptare kur datat historike i perdorin per "pastirm moral"....

  20. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-01-2012
    Vendndodhja
    Rrefugjat ne vendin tim ...
    Postime
    991
    Citim Postuar më parë nga Dalan Lexo Postimin
    Meqë datat për Sal Brishën janë kaq të rëndësishme,
    a e dini se ky burrë shteti nga Viçidoli është pranuar në Partinë e Punës më 8 nëntor?
    E kane fut me zor ne Partine e Punes , kunder deshires se vet Sales ! Ka qene njelloj si sot ! A nuk te lusin , sot , me morr nji teser partie ?

    Ta lene ne dore bile , mjaft te hapesh doren ..

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 24-01-2018, 15:24
  2. 21 janar 2011 - 21 Janar 2012!
    Nga DYDRINAS në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 25-12-2013, 00:04
  3. Shen Andoni-17 Janar; Shen Thanasi-18 Janar; Shen Thimiu-19 Janar
    Nga Manulaki në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 18-01-2005, 18:50
  4. Zef Zorba (1920-1993)
    Nga Leila në forumin Shkrimtarë shqiptarë
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 07-12-2003, 01:16

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •