Temen nuk e ka pastruar Albo por nje mod tjeter. Ceshtja u sqarua dhe kerkoj ndjese qe nuk eshte lene asnje shpjegim.Postuar më parë nga dizer7
Lioness
Temen nuk e ka pastruar Albo por nje mod tjeter. Ceshtja u sqarua dhe kerkoj ndjese qe nuk eshte lene asnje shpjegim.Postuar më parë nga dizer7
Lioness
ne greqi mund te ndodhin me shume se kaq se populll dhe qeveri te tille kane .
Lajm fantastik! Me te vertete me behet zemra mal kur degjoj lajme te tilla!
Tani, Shqiperia duhet ta perdori kete situate per ti lene te ditur SHBA'se qe assetet e tyre nuk jane te siguruara ne Greqi dhe Shqiperia eshte vend qe e do dhe kupton politiken Amerikane!
Po kujt ti thuash hajvaneve qe jane mbledhur me dite tek presidenti tollumbac i Shqiperise!
Granada thone televizorat qe ka ardhur ne ngjarjet e vitit 1997 nga Shqiperia eshte Kineze por ngjan shume edhe me ato armet e Ruseve.Por thone nga kamerat qe kane ne Ambasade e dine se kush jane edhe po i kerkojne por akoma nuk kane dhene Emra.
gjoja nje grup ekstremistesh te majte e bene nje shperthim te tille,por kjo eshte vetem verzioni zyrtar i greqise.
Nuk eshte cudi qe nji shperthim te tille mund ta quajme direktive e qeverise greke pasi strategjia e greqise dhe e serbise per te futur shqiperine ose me korrekt qe te ndajne shqiperine midis tyre,nuk do te behet me rrealitet ne keto 10 mije vite e ardhshme te pakten.
Atehere smbetet gje tjeter vec se te kooperojne me arabet e irakut qe te perfekcionojne bombat-njerez me qellim qe ti hapin lufte amerikes.
Aman me keto "teorite konspirative." C'lidhje ka bomba ne ambasade me "lufte kunder Shqiperise"? Apo me "turizmin", apo me US qe tani do lere "menjane" Greqine, se ka aleate me te mire Shqiperine, qe s'ka drita te nxjerre qimen nga qulli. Mos te behemi gaz i botes me keto gjera.
Sa per teorine se do demtoje turizmin e Greqise, po te shohim nga e kaluara, kur grupi terrorist i 17 Nentorit kreu akte shume me te dhunshme, duke perfshire bombe ne ambasaden amerikane, apo vrajsen e punonjesve te ambasades, keto akte nuk paten efekte negative ne turizmin ne vend. Per me teper, ne US, nje dite u permend ky incident.
Sa per teorine me armet te ardhura nga Shqiperia, gjera sensacionale nga shtypi lokal, sepse zyrtaret greke, apo shtypi i huaj nuk permenden Shqiperine me emer. Ne nje rast, u tha qe mund te kete ardhur nga vendet e Europes Lindore, por si arme konsesusi eshte qe eshte prodhim i Kines, mgjth ne nje rast u tha qe eshte prodhim rus. Ta zeme se merret seriozisht ideja qe erdhi nga Shqiperia ne 97. Te gjithe (duke pasur parasysh edhe organizatat e inteligjences) e dine situaten kaotike te Shqiperise ne ate kohe e me tej, qe ishim ura e trafikut te armeve, kontrabandes, droges, apo dhe prostitucionit apo trafikut human, aspekte keto qe sot eshte konstatuar se po minimizohen. Ndaj nuk do mbajne Shqiperine pergjegjese per kete akt te 2007 pse u ble ne Shqiperi 10 vjete me pare. Kaq per kete.
Per vete bomben e hedhur ne pergjithesi eshte rene dakort qe eshte nje grup anarshist, "marksist", terrorist grek i ashtequajtur "Revolutionary Struggle." Megjithese, tre grupe te ndryshme kane mare pergjegjesi per kete akt.
Mos te harrojme qe ajo dite ishte dita nderkombetare e protestave kunder burgut "Guantanamo Bay." Pertej kesaj lloj "proteste" sipas eksperteve anti-terroriste greke, mendohet qe ky akt eshte perdorur nga "Revolutionary Struggle" per t'u zgjedhur si trashegimtare te grupit te famshem "17 Nentori." Sic dihet kjo organizate u shkaterrua, por me pas "linden" rreth 10 te tjera. "Revolutionary Struggle" eshte ajo qe deri me sot ka bere me shume buje, me ca akte te tjera. Ne kete rast konkret, qellimi ishte shkaterrimi i tabeles se Ambasades, por s'e moren mire nishanin lol, dhe u iku dora shtrember dhe predha vajti ne banjo lool.
Arsyeja perse ka organizata te tilla ne Greqi, apo per sentimentat anti-amerikan eshte tjeter gje. Per te mos folur qe sot Greqia nuk ka monopolin e ketyre sentimenteve. Mjafton te shikosh statistikat kudo ne bote, bile dhe ne Europen Perendimore. Pervec politikes se jashtme sidomos te kesaj administrate, eshte nje fenomen normal midis superfuqise, perandorise se vetme, dhe kombeve te tjera (me te pafuqishem apo te vegjel.)
Per me teper, mos te harrojme qe nuk eshte populli amerikan qe urrehet, por eshte politika e US. Nje nga statistikat me domethenese jane ato qe pershkruajne kete fenomen ne Iran. Sipas statistikave populli Iranian eshte populli qe ka me shume simpati ne Lindjen e Mesme per Ameriken dhe idete qe perfaqeson. Duket si anomali sigurisht kur mendon marredheniet politike dhe ekonomike Iran-US te dekatave te fundit.
Me konkretisht ne Greqi, ndenjat anti-amerikane e kane origjinen tek roli qe US luajti gjate periudhes 1964-1974, perkrahja amerikane per junten ushtarake, per diktaturen 1967-1974, gjate se ciles me mijera u torturuan apo u zhduken. Nje nga theniet qe nuk eshte harruar nga greket (apo te pakten nga grupet anarkiste te Greqise) eshte thenia e Presidentit Johnson kur iu adresua ambasadorit grek ne US:
"F**k your Parliament and your constitution." Pas vendosjes se Papadopulos si diktator/kryeminister i vendit, nje nga theniet "per te qeshur" ndermjet agjenteve amerikane ne Greqi ishte se: "Papadopoulos was the first CIA agent to become premier in a European country."
Me tej, marredheniet u acaruan me shume me situaten ne Qipro dhe perkrahjen e US per Turqine.
Si perfundim, disa "anarkiste" greke qe duan te behen te famshem per 5 min, hodhen nje predhe ne banjon e ambasades amerikane. Shyqyr Zotit, s'pati viktima te pafajshme. Incidenti s'beri buje ne US. Por nga ana tjeter, nuk ia vlen barra qirane qe te grijme sallate kot per kete pune. Apo ta lidhim me Shqiperine, turizmin apo ceshtjen e Kosoves, apo te tjera "teori" si keto.
Meqe e "shoshitem" dhe kete pune, c'behet andej nga ne? Erdhen dritat?
Ndryshuar për herë të fundit nga Lioness : 15-01-2007 më 01:42
Eshte veshtire te postosh pas ketij shkrimit te fundit te "Lioness"!
Ne 20-30 reshta ka kapur dhe ka analizuar (duke u vene piken mbi "i" shumices se ceshtjeve Greko-Amerikane).
Nuk kam c'te shtoj, pervecse te them se mbeshtes "Lioness" ne te gjithe postimin (ndekohe ai postim nuk ka nevoje per ndonje mbeshtetje, dhe ca me pak nga ana ime).
Ndoshta do ishte nje teme inetresante diskutimi i historise e strategjise Greke ne periudhen 1944- .......
Kjo ne raport me USA, Angli, Turqi, Rusi........
"The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
-Simón Bolívar
Raketa që goditi Ambasadën erdhi nga Shqipëria
Policia greke vazhdon hetimet mbi sulmin ndaj Ambasadës Amerikane në Athinë
Policia e Athinës po përpiqet të provojë vërtetësinë e një telefonate
sipas së cilës grupi ekstremist i së majtës greke "Lufta
Revolucionare" merr përgjegjësinë për këtë sulm mbi ambasadë
Athinë, 14 janar - Hetuesit grekë po shqyrtojnë të dhënat lidhur me
sulmin e së premtes ndaj Ambasadës Amerikane në Athinë.
Sulmi ka rizgjuar frikën e rigjallërimit të grupeve të majta
ekstremiste në Greqi. Autoritetet thanë se arma e përdorur
për sulmin ishte një granatë RPG-7 e viteve '70. Ata
thonë se një armë e këtij lloji nuk ishte përdorur për sulme të tjera
më parë. Raketa që u përdor për të sulmuar Ambasadën
Amerikane në Athinë dyshohet të jetë blerë në Shqipëri. Policia
greke bëri të ditur se arma e përdorur për të sulmuar ambasadën
është prodhim kinez, i vitit 1974. Sipas specialistëve grekë të
armëve, ushtria greke nuk ka disponuar asnjëherë një tip të
tillë rakete. Kështu në qendër të vëmendjes të policisë greke, për
hetimin e kësaj ngjarjeje të rëndë janë vënë të gjitha rastet e
trafikut të armëve me Shqipërinë. "Sipas specialistëve grekë të policisë,
të cituar të shtunën nga radio "Sky", po punohet në
mënyrë që të shikohen të gjitha rastet e trafikut me Shqipërinë
për zbulimin e ndonjë baze apo rruge të jashtëligjshme të trafikut
të armëve. Por nuk përjashtohet mundësia që raketa të ketë hyrë
edhe nga Kosova apo Maqedonia.
Arma e përdorur është një kundërtank i prodhimit kinez
dhe policia tashmë ka dyshime se ajo është blerë në Shqipëri nga
trafikantë armësh, shkruan "Gazeta Shqiptare".
Policia po përpiqet të provojë vërtetësinë e një telefonate në të
cilën pretendohej se grupi ekstremist "Lufta Revolucionare"
është organizator i sulmit. Grupi i së majtës ekstreme ka kryer disa
sulme me bomba që nga viti 2003. Ministri grek i rendit publik
Vyron Polydoras tha të shtunën se dukej që sulmi ishte një akt terrorizmi
i brendshëm. Edhe zyrtarët në Washington thanë se nuk
kishte të dhëna paraprake se bëhej fjalë për një skenar ndërkombëtar.
Gazeta lajm
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Le te pranojme per nje moment se arma eshte prodhim Kinez i "ardhur" nga Shqiperia.
E pastaj?
Kur bushtra Lino "Ambasadore Amerikane ne Shiperine e asaj kohe (96-97) i frynte zjarrir te rebelimit qe coi ne dezintegrimin e Shtetit Shqiptar, duhet te dinte se Shqiperia ishte njekohesisht "depo" dhe prodhuese e armeve te ndryshme te ketyre tipeve......
Kur i ve zjarrin shtepise se "komshiut", nuk ke pse ben "uau uau moj mami" nese zjarri te merr shtepine tende.........
Kot qurraviten me teorite "rakete Rusee ose Kinze", se nje te tille per 1000$ e ble kudo!
Po sikur protestuesit Greke, qenefin Amerikan ta kishin goditur me Rakete Amerikane??????
"The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
-Simón Bolívar
Postuar më parë nga Llapi
llapi ke mjekerr ti sikur ata popat e greqise dhe te serbise apo je revolucionar i moderuar,d.m.th. pa mjekerr.Paskeni furnizuar vellezerit me raketa ne greqi.
Fjala ishte dikur qe shqiptaret te fillojne luften kunder greqise dhe jo jevgjit kunder amerikes.Bej te pakten pak dallim midis ardhacakeve dhe vendalinjeve.
ndonje fjale apo mendim tendin nuk je ne gjendje te thuash ,me sa duket vetem si papagall te perserisesh fjalet e tjereve qenke ne gjendje,ske faj se aq kapacitet ke ti.
Ndryshuar për herë të fundit nga lissius : 13-04-2007 më 07:34
Krijoni Kontakt