Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 30
  1. #1
    i/e larguar Maska e Studenti-Te
    Anëtarësuar
    09-09-2002
    Vendndodhja
    Ne pluhur
    Postime
    215

    Intervistë ekskluzive e gazetës Fakti me Rufi Osmanin

    INTERVISTË EKSKLUZIVE E FAKTI-T ME RUFI OSMANIN

    Ekziston rreziku që shqiptarëve t’u përsëritet historia e “Kalit të Trojës”

    “Për hir të qetësisë së brendshme, sepse edhe pas këtyre zgjedhjeve do të ngelin problemet e njëjta, me të cilat u ballafaquam deri tani dhe për hir të zgjidhjes përfundimtare të çështjes së Kosovës, dy liderët aktualë shqiptarë Ahmeti dhe Xhaferi, të cilët aq shumë kanë investuar për Kosovën duhet të bashkëqeverisin nën mentorllëkun e z.Gruevskit, sepse edhe ashtu s’ka kush i kritikon dhe ndëshkon politikisht”, thotë ai

    Intervistoi: HALIT AJDINI

    Rufi Osmani, analist politik dhe profesor në Universitetin e Evropës Juglindore (UEJL) në Tetovë, në bisedën për FAKTI-n, flet për situatën e krijuar pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare, koalicionet e mundshme midis partive, devijimet elektorale dhe të tjera.

    Fakti: Si i vlerësoni zgjedhjet politike të sapopërfunduara. Cilat janë veçoritë dalluese në përgjithësi dhe ato të lidhura me rrethin e dytë zgjedhor. A u respektuan kriteret e vendosura nga BE dhe NATO në dimensionin demokratik?

    Osmani: Organizmat ndërkombëtarë, zgjedhjet politike në Maqedoni i vlerësuan përgjithësisht si të rregullta të shoqëruara me parregullsi të caktuara në vendbanimet me shumicë shqiptare. Parregullsitë, kryesisht ia adresonin fenomenit tashmë të njohur të votimit për më shumë persona, mbushje të kutive dhe demolimit të kutive votuese. Duhet thënë me korrektësi se përgjegjësia për këto devijime elektorale bie kryesisht mbi partinë më të madhe opozitare shqiptare dhe pjesërisht mbi partinë shqiptare pjesëmarrëse në qeverinë e deritashme. Mendoj se fushata elektorale e këtyre zgjedhjeve përbën një rast të veçantë në kuptimin negativ në aspekt të faktit se këto zgjedhje u menaxhuan nën sloganin “tash ose kurrë” me përdorimin e një arsenali të paparë të armatimit edhe atë shqiptari kundër shqiptarit. Rrethi i dytë zgjedhor dhe votimi i shqiptarëve në vendbanimet etnikisht të pastra shqiptare për listën e kandidatëve të VMRO përbën një precedent të jashtëzakonshëm edhe për faktin se me një votim të kësaj natyre u synua dhe u realizua qëllimi që të fitojë deputeti maqedonas në dëm të deputetit shqiptar.
    Ky veprim politik i PDSH së bashku me festimin e fitores së partnerit tradicional politik maqedonas-VMRO-së përfundimisht hap një kapitull të ri politik me pasoja mjaft serioze për organizimin autokton politik të shqiptarëve në Maqedoni.
    Jam i mendimit se klasa aktuale politike shqiptare, pa ndonjë përjashtim nuk e lau borxhin ndaj popullit shqiptar në kuptim të ofrimit të alternativës së votimit të lirë dhe demokratik. Përgjigjja në pjesën e fundit të pyetjes suaj do të ishte pjesërisht pozitive.

    FAKTI: Në Maqedoni partia maqedonase VMRO-DPMNE ka fituar shumicën e votave dhe i lind detyrimi për të krijuar qeverinë e re, ndonëse ne vend është krijuar një situatë e acaruar?

    Osmani: Përkundër faktit që bëhet fjalë për të njëjtën parti, duhet të them se sot kjo forcë politike nuk ka trashëguar në radhët e veta shumicën e kuadrove radikalë dhe albanofobë të “sojit” të Lubço Georgievskit. Ky person së bashku me njerëzit e “sojit” të vet ka krijuar një parti tjetër që quhet VMRO (Partia Popullore).
    Mendoj se në VMRO-në e parë dominonin njerëz që kishin bindje kryesisht teknokrate, të cilët në përgjithësi i japin përparësi alternativës ekonomike në krahasim me atë politike. Mirëpo edhe në këtë parti ka mjaft persona vendimmarrës me ngarkesa nacionaliste ndaj çështjes shqiptare e në veçanti ndaj BDI-së si parti e cila trashëgoi legjitimitetin politik të UÇK-së në Maqedoni.
    Ne kuptim juridik dhe kushtetues ata kane marrë mandatin që të krijojnë qeverinë e re. Por do të ishte katastrofale nëse ata do te përsërisin gabimet që i pati bërë dikur partia me të njëjtin emërtim VMRO, por me udhëheqës të tjerë.
    Sot në vitin 2006 raportet brenda Maqedonisë kanë ndryshuar. Procesi i integrimit euroatlantik i Maqedonisë është dukshëm i avancuar dhe kemi një monitorim ndërkombëtar më intensiv dhe të drejtpërdrejtë.
    Liderët e partisë së sotme VMRO-DPMNE, nuk do të duhej të përsërisin gabimet e së kaluarës, ndonëse në bazë të negociatave të deritanishme për krijimin e qeverisë së re rrezikojnë të rrëshqasin në ujërat e të kaluarës. Jam i mendimit se përsëritja e vitit 2001 në vitin 2006 realisht është objektivisht e pamundur.
    Fenomeni VMRO-DPMNE përmbledh thelbin e problemit nga zgjedhja e të cilit do të varet nëse nesër do të kemi një qeveri të qëndrueshme dhe stabilitet ndëretnik ose do të rikthehemi në ujërat e vjetra të stabilitetit të paqëndrueshëm.
    Rezultatet zgjedhore ne Maqedoni përcaktuan VMRO-në si fituese në palën sllave dhe Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI) në palën shqiptare. Pra, në parim duhet të kishim një koalicion midis dy partive fitimtare të dy bashkësive më të mëdha etnike. Bisedimet e deritashme për themelimin e qeverisë së re shkojnë në drejtim të kundërt.

    Rreziku në krye me “Kalin e Trojës”

    FAKTI: Pse sipas jush duhet të jetë kështu ?

    OSMANI: Marrëveshja e Ohrit ka një parim i cili nuk përshkon këtë marrëveshje në të gjitha çështjet me rëndësi. Ky parim është i ashtuquajtur “e drejta e vetos” ose shumica e Badinterit.
    Që interpretuar politikisht dhe praktikisht do të thotë respektim i vullnetit të shumicës politike si tërësi dhe shumicës politike shqiptare në veçanti. Për të qenë më të saktë ky parim nuk vlen për konstituimin e qeverisë, mirëpo u adresohet çështjeve kyçe të identitetit nacional.
    Analizuar nga këndvështrimi praktik nëse konstituimi i qeverisë nuk do bazohej në këtë rregull si garanci kryesore e zbatimit të saj atëherë kush do të bënte implementimin praktik.
    Pikërisht ky fakt nxjerr në sipërfaqe thembrën e Akilit të këtij dokumenti që liderët shqiptarë të kohës së luftës me qëllim ose pa qëllim nuk e vërejtën. Për pasojë të këtij lëshim-dështimi sot ekziston rreziku real që shqiptarëve t’u përsëritet politikisht historia në krye me “Kalin e Trojës”.

    FAKTI: Sipas jush kujt i adresohet fakti që VMRO-DPMNE që në start të bisedimeve preferoi kontaktet më PDSH, ndërsa me BDI bisedonte përderisa nuk u gjet arsye e ndërprerjes së bisedimeve?.

    OSMANI: Sjellja e kësaj natyre e VMRO nuk është e rastit. Nëse do të freskojmë mbamendjen tonë dhe të konstatojmë se kjo parti që nga viti 2001 nuk ndryshoi fjalorin politik kur është në pyetje BDI dhe në veçanti ish –UÇK-ja duke i pagëzuar si “terrorist” në kontinuitet për të përfunduar me deklaratën ironike të zëdhënësit të saj për BDI si “Hezbollahu i Maqedonisë”.
    Për hir të së vërtetës duhet të themi se edhe PDSH ishte në valët e njëjta duke diskualifikuar jo vetëm BDI, por edhe duke shpallur kryengritjen e armatosur shqiptare si “tradhtinë më të madhe shqiptare”.
    Pra, ideologjikisht këto dy parti vazhdojnë të akuzojnë BDI me retorikën e njëjtë përjashtuese dhe ishte krejt e pritur që të sillen në këtë mënyrë ndajë fitimtarit politik shqiptar.
    Mirëpo përkundër kësaj retorike të papranueshme edhe partitë në fjalë e kanë shumë të qartë se populli shqiptarë për 4 herë për 5 vite radhazi legjitimoi si fitues absolut ndër shqiptarët BDI-në dhe pikërisht mohimi i këtij vullneti politik është sfida mjaft e rrezikshme, e cila do ta bëjë programin ekonomik të 100 hapave të Gruevskit një letër pa vlerë.

    FAKTI: Çmoni se reagimi i përfaqësuesve të BDI ishte adekuat me situatën?

    OSMANI: Përkundrazi, mendoj se Ali Ahmeti dhe partia e tij si koalicion i cili ka 65% më shumë vota se PDSH në tërësi menaxhoi situatën paszgjedhore në mënyrë konfuze.
    Unë nuk e di se përse z.Ali Ahmeti ende nuk u drejtohet shqiptarëve dhe nuk ua sqaron situatën më të re në të cilën të gjithë shqiptarët politikisht u gjetën.
    Gabimi strategjik në këtë rast konsiston në faktin se partia fituese shqiptare kishte bërë vlerësimin e gabuar sa i përket rezultatit zgjedhor të partnerit të tyre LSDM.
    Situata e re dhe zgjedhore dhe vrapi i PDSH për të hyrë në qeveri pa asnjë kriter dhe pa respektuar vullnetin e shumicës shqiptare e solli BDI në një udhë pakrye.
    Deklaratat e Musa Xhaferit dhe Ali Ahmeti të BDI se nëse nuk janë pjesë e qeverisë do t’i ndodhë Gruevskit, populli shqiptar më duket jo të qëlluara.
    Populli shqiptar ndodhi në Maqedoni në vitin 2001 me përkrahjen e fuqishme që i dha UÇK dhe legjitimimin demokratik politik që ia dha partisë së Ahmetit për 4 herë radhazi përkundër shumë gabimeve që shoqëruan këtë politikë.
    Çka duhet të ndodhë tani nëse mohohet vullneti i shumicës politike shqiptare është pyetja logjike që duhet të shtrohet?. Gjithsesi duhet të ndodhë “rebelimi” politik i përfaqësueseve politikë shqiptarë të zgjedhur në nivel qendror dhe lokal. Recetën për këtë pakënaqësi politike nëse dikush dëshiron ta bëjë serioze mund ta gjejë në arkivin politik të lëvizjes politike shqiptare të këtyre 15 viteve në Maqedoni dhe më gjërë.

    Të gjithë të rreshtuar “gatitu” për në qeveri

    FAKTI: Këto qëndrime tuaja radikale i bëni për motive të marketingut politik të partisë që paralajmëroni të themeloni?

    OSMANI: Gjatë tërë kohës së të qenët në pozicionet e intelektualit të pavarur jam ballafaquar me këtë lloj të kritikës edhe kur në kohën e “fenomenit të flamurit shqiptar” dikur akuzoja PPD për kolaboracion politik, ndërsa udhëheqësit e PDSH-së se janë “Skenderbe” të fjalëve dhe “Moisi Golema” të veprave dhe se idetë e tyre për unitet politik të shqiptarëve dhe për paralelizëm politik janë vetëm shitje e mjegullës politike me të vetmin qëllim për të hyrë në qeveri dhe asgjë tjetër.

    Dhe ja tash na ndodh episodi i fundit i një filmi të vjetër me aktorë të vjetër dhe të rinj. Të gjithë janë rreshtuar “gatitu” për t’u futur në qeveri. Për mendimin tim tentativa e të dy VMRO-ve si asaj të Gruevskit edhe asaj të nënshtetasit bullgar,Lubço Georgievski, që me dashamirësi të madhe ia jep në përkrahje 6 deputetët e vet PDSH-së është mjaft e rrezikshme, objektivi bazë është të zhbëjë në tërësi investimin më të madh politik të shqiptarëve kryengritjen e armatosur të vitit 2001 dhe rezultatin e saj Marrëveshjen e Ohrit,në veçanti të drejtën e Badinterit. Një zhbërje e kësaj natyre e ka kuptimin e nënshtrimit të vullnetit politik të shumicës shqiptare ndaj vullnetit politik të shumicës maqedonase. Nëse do të ndodhë ky proces atëherë humb kuptimi i ekzistencës së partive politike shqiptare.
    Analizuar nga ajo që përmenda më lart t’u them të drejtën nëse ndodh që partia humbëse shqiptare të jetë përfaqësuesja e vetme politike e shqiptarëve në qeveri, atëherë s’ka asnjë kuptim pse t’i veshë edhe një herë “teshat garuese politike”.

    FAKTI: Cila do të ishte rrugëdalja nga ky qorrsokak politik?

    OSMANI: Nëse pranojmë tezën se kompromisi i bazuar në parim është zgjidhja më e mirë atëherë zgjidhja është shumë elegante.Nëse kjo qeveri do të jetë një laramani e liderëve të ideologjive të shumë fraksioneve politike dhe të partnerëve strategjikë të interesit dhe të vullnetit të shumicës politike maqedonase dhe fituesit shqiptar atëherë formula është gati. PDSH do t’i bashkëngjitej qeverisë së Gruevskit si partner strategjik ideologjik i tij dhe do të merrte nga kulaçi qeveritar proporcionalisht me mandatet politike që i ka fituar,ndërsa BDI do të shoqëronte këtë qeveri si fituese politike te shqiptarët dhe do të fitonte 2,5 herë më tepër mandate qeveritare në raport me Tito Petkovskin si partner qeveritar me të cilin ideologjikisht kanë pika takimi.
    Këtij koalicioni të gjerë ideologjik dhe multietnik me Gruevskin, Xhaferin, Ahmetin, Petkovskin, Andovin, Xingon dhe të tjerë vlen t’i japin shansin që të zbatojë programin ekonomik në 100 hapa në 1001 net dhe ditë dhe shumë më tepër se kaq.
    Dhe kush do të mentorojë këtë koalicion, dihet ndërkombëtarët, po vallë po të mos ishin të huajt këtu vaj halli çka ndodh me ne.
    Nëse nuk ndodh koalicioni i përmendur do na përsëritet historia politike e revansheve politike,ekonomike, arsimore dhe vendnumërimeve.
    Në rastin e dytë perspektiva ekonomike,Unioni Europina dhe Natoja do të jen ëndra që do i ëndrojm jo vetëm natën por edhe ditën,në ndërkohë do transfomohemi në lokalitet ku do qeveriset me legjitimitet zgjedhor të imponuar në ëmër të ,,mandatin demokraktikë popullorë,,.

    Në këtë drejtim ne shqiptarët nuk duhet të befasohemi nëse do na shërbejë si mostër Sicilia në Itali, vend ky që është fole e demokracisë dhe anëtare e BE dhe NATO.
    Përfundimisht për hir të qetësisë së brendshme sepse edhe pas këtyre zgjedhjeve do të ngelin problemet e njëjta me të cilat u ballafaquam deri tash dhe mbi të gjitha për hir të zgjidhjes përfundimtare të çështjes së Kosovës, dy liderët aktualë shqiptarë Ahmeti dhe Xhaferi të cilët aq shumë kanë investuar për Kosovën duhet të bashkëqeverisin nën mentorllëkun e z.Gruevskit, sepse edhe ashtu s’ka kush i kritikon dhe ndëshkon politikisht.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Shkupi
    Anëtarësuar
    14-05-2002
    Vendndodhja
    Shkup/Iliri
    Postime
    758
    Tere kohen une personalisht e them kete pervec pjeses ku lufta "clirimtare" e 2001 per mua akoma mbetet mjegull.

  3. #3
    In God I trust Maska e fjollat
    Anëtarësuar
    15-02-2005
    Vendndodhja
    Para shfaqjes së hitlerit
    Postime
    1,085
    Duhet thënë me korrektësi se përgjegjësia për këto devijime elektorale bie kryesisht mbi partinë më të madhe opozitare shqiptare dhe pjesërisht mbi partinë shqiptare pjesëmarrëse në qeverinë e deritashme. Mendoj se fushata elektorale e këtyre zgjedhjeve përbën një rast të veçantë në kuptimin negativ në aspekt të faktit se këto zgjedhje u menaxhuan nën sloganin “tash ose kurrë” me përdorimin e një arsenali të paparë të armatimit edhe atë shqiptari kundër shqiptarit.

    Rrethi i dytë zgjedhor dhe votimi i shqiptarëve në vendbanimet etnikisht të pastra shqiptare për listën e kandidatëve të VMRO përbën një precedent të jashtëzakonshëm edhe për faktin se me një votim të kësaj natyre u synua dhe u realizua qëllimi që të fitojë deputeti maqedonas në dëm të deputetit shqiptar. Ky veprim politik i PDSH së bashku me festimin e fitores së partnerit tradicional politik maqedonas-VMRO-së përfundimisht hap një kapitull të ri politik me pasoja mjaft serioze për organizimin autokton politik të shqiptarëve në Maqedoni. Jam i mendimit se klasa aktuale politike shqiptare, pa ndonjë përjashtim nuk e lau borxhin ndaj popullit shqiptar në kuptim të ofrimit të alternativës së votimit të lirë dhe demokratik. Përgjigjja në pjesën e fundit të pyetjes suaj do të ishte pjesërisht pozitive.

    Mendoj se në VMRO-në e parë dominonin njerëz që kishin bindje kryesisht teknokrate, të cilët në përgjithësi i japin përparësi alternativës ekonomike në krahasim me atë politike. Mirëpo edhe në këtë parti ka mjaft persona vendimmarrës me ngarkesa nacionaliste ndaj çështjes shqiptare e në veçanti ndaj BDI-së si parti e cila trashëgoi legjitimitetin politik të UÇK-së në Maqedoni. Ne kuptim juridik dhe kushtetues ata kane marrë mandatin që të krijojnë qeverinë e re. Por do të ishte katastrofale nëse ata do te përsërisin gabimet që i pati bërë dikur partia me të njëjtin emërtim VMRO, por me udhëheqës të tjerë.
    Sot në vitin 2006 raportet brenda Maqedonisë kanë ndryshuar. Liderët e partisë së sotme VMRO-DPMNE, nuk do të duhej të përsërisin gabimet e së kaluarës, ndonëse në bazë të negociatave të deritanishme për krijimin e qeverisë së re rrezikojnë të rrëshqasin në ujërat e të kaluarës.

    Rezultatet zgjedhore ne Maqedoni përcaktuan VMRO-në si fituese në palën sllave dhe Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI) në palën shqiptare. Pra, në parim duhet të kishim një koalicion midis dy partive fitimtare të dy bashkësive më të mëdha etnike. Bisedimet e deritashme për themelimin e qeverisë së re shkojnë në drejtim të kundërt.

    Sipas jush kujt i adresohet fakti që VMRO-DPMNE që në start të bisedimeve preferoi kontaktet më PDSH, ndërsa me BDI bisedonte përderisa nuk u gjet arsye e ndërprerjes së bisedimeve?.

    OSMANI: Sjellja e kësaj natyre e VMRO nuk është e rastit. Nëse do të freskojmë mbamendjen tonë dhe të konstatojmë se kjo parti që nga viti 2001 nuk ndryshoi fjalorin politik kur është në pyetje BDI dhe në veçanti ish –UÇK-ja duke i pagëzuar si “terrorist” në kontinuitet për të përfunduar me deklaratën ironike të zëdhënësit të saj për BDI si “Hezbollahu i Maqedonisë”.

    Për hir të së vërtetës duhet të themi se edhe PDSH ishte në valët e njëjta duke diskualifikuar jo vetëm BDI, por edhe duke shpallur kryengritjen e armatosur shqiptare si “tradhtinë më të madhe shqiptare”.
    Pra, ideologjikisht këto dy parti vazhdojnë të akuzojnë BDI me retorikën e njëjtë përjashtuese dhe ishte krejt e pritur që të sillen në këtë mënyrë ndajë fitimtarit politik shqiptar.
    [B]
    Mirëpo përkundër kësaj retorike të papranueshme edhe partitë në fjalë e kanë shumë të qartë se populli shqiptarë për 4 herë për 5 vite radhazi legjitimoi si fitues absolut ndër shqiptarët BDI-në dhe pikërisht mohimi i këtij vullneti politik është sfida mjaft e rrezikshme, e cila do ta bëjë programin ekonomik të 100 hapave të Gruevskit një letër pa vlerë

    OSMANI: Përkundrazi, mendoj se Ali Ahmeti dhe partia e tij si koalicion i cili ka 65% më shumë vota se PDSH në tërësi menaxhoi situatën paszgjedhore në mënyrë konfuze.
    Unë nuk e di se përse z.Ali Ahmeti ende nuk u drejtohet shqiptarëve dhe nuk ua sqaron situatën më të re në të cilën të gjithë shqiptarët politikisht u gjetën.
    Gabimi strategjik në këtë rast konsiston në faktin se partia fituese shqiptare kishte bërë vlerësimin e gabuar sa i përket rezultatit zgjedhor të partnerit të tyre LSDM.
    Situata e re dhe zgjedhore dhe vrapi i PDSH për të hyrë në qeveri pa asnjë kriter dhe pa respektuar vullnetin e shumicës shqiptare e solli BDI në një udhë pakrye.Deklaratat e Musa Xhaferit dhe Ali Ahmeti të BDI se nëse nuk janë pjesë e qeverisë do t’i ndodhë Gruevskit, populli shqiptar më duket jo të qëlluara.
    Populli shqiptar ndodhi në Maqedoni në vitin 2001 me përkrahjen e fuqishme që i dha UÇK dhe legjitimimin demokratik politik që ia dha partisë së Ahmetit për 4 herë radhazi përkundër shumë gabimeve që shoqëruan këtë politikë. Çka duhet të ndodhë tani nëse mohohet vullneti i shumicës politike shqiptare është pyetja logjike që duhet të shtrohet?. Gjithsesi duhet të ndodhë “rebelimi” politik i përfaqësueseve politikë shqiptarë të zgjedhur në nivel qendror dhe lokal. Recetën për këtë pakënaqësi politike nëse dikush dëshiron ta bëjë serioze mund ta gjejë në arkivin politik të lëvizjes politike shqiptare të këtyre 15 viteve në

    Gjatë tërë kohës së të qenët në pozicionet e intelektualit të pavarur jam ballafaquar me këtë lloj të kritikës edhe kur në kohën e “fenomenit të flamurit shqiptar” dikur akuzoja PPD për kolaboracion politik, ndërsa udhëheqësit e PDSH-së se janë “Skenderbe” të fjalëve dhe “Moisi Golema” të veprave dhe se idetë e tyre për unitet politik të shqiptarëve dhe për paralelizëm politik janë vetëm shitje e mjegullës politike me të vetmin qëllim për të hyrë në qeveri dhe asgjë tjetër. (LOOOOOOOL)

    Dhe ja tash na ndodh episodi i fundit i një filmi të vjetër me aktorë të vjetër dhe të rinj. Të gjithë janë rreshtuar “gatitu” për t’u futur në qeveri. Për mendimin tim tentativa e të dy VMRO-ve si asaj të Gruevskit edhe asaj të nënshtetasit bullgar,Lubço Georgievski, që me dashamirësi të madhe ia jep në përkrahje 6 deputetët e vet PDSH-së është mjaft e rrezikshme, objektivi bazë është të zhbëjë në tërësi investimin më të madh politik të shqiptarëve kryengritjen e armatosur të vitit 2001 dhe rezultatin e saj Marrëveshjen e Ohrit,në veçanti të drejtën e Badinterit. Një zhbërje e kësaj natyre e ka kuptimin e nënshtrimit të vullnetit politik të shumicës shqiptare ndaj vullnetit politik të shumicës maqedonase. Nëse do të ndodhë ky proces atëherë humb kuptimi i ekzistencës së partive politike shqiptare.

    :::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::: :::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::: :::::::::::::::::::::::::
    Shkupi paska ftyrë të na thot se tërë kohën e paska thënë këtë me përjashtim... Zotrote, ti je i pari që përkrah idiotsinë e PDSH-së se lufta e 2001 ishte tradhëti me pretekst se lufta e 2001 nuk ishte e nevojshme se PDSH për pak sa nuk na i zgjodhi të gjitha problemet gjatë mandatit 1998-2001... dhe je ai që mendon se BDI duhet të jetë në opozitë e PDSH në qeveri... nëse asgjë tjetër, bile bëhu më konsekuent e mos e kundërshto veten, her knej- her anej...
    Ndryshuar për herë të fundit nga fjollat : 27-07-2006 më 05:32
    I'm muslim, don't panic please.. oh bloody sheeps

  4. #4
    In God I trust Maska e fjollat
    Anëtarësuar
    15-02-2005
    Vendndodhja
    Para shfaqjes së hitlerit
    Postime
    1,085
    Studenti-Te

    Do të bëje mirë sikur të postoje edhe atë shkrimin e Halit Ajdini (mos gabofsha) në numrin e djeshëm të faktit. Më bëri përshtypje komenti i tij i qëlluar në lidhje me rivotimin e 19 korrikut ku siç ishte shprehur ai "Shqiptarët humbën një Besnik për të fituar një Gjorgjievska". Sa turp, ky veprim i PDSH-së do të hyjë në histori...

    Siç kishte përsëritur disa herë autori i tekstit "Vëllau vritet vetëm kur miqësohesh me armikun"! E tani më ashiqare dihet se kush me kë është mik... lum populli!
    I'm muslim, don't panic please.. oh bloody sheeps

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Shkupi
    Anëtarësuar
    14-05-2002
    Vendndodhja
    Shkup/Iliri
    Postime
    758
    hey fjolla ma spjego faktin se si u gjeten shumica e funksionareve te PPD-se tradhtare(te formuar nga UDB-ja sllave) ne BDI?Me trego si shumica prej tyre tashme jane ne pushtet qe 15 vite?

    Ma sqaro per cka luftoi Ali Ahmeti?Une disa here e kam thene:ka dallim mes atyre mijera luftetare te lirise qe e sakrifikuan me te shtrenjten per " lirine" qe e gezojme sot dhe Ali Ahmetit qe tani rehat pushon ne kolltuqet e buta te qeverise makedone.

    AI NUK E DHA SQARIMIN PSE E KRISI LUFTEN DHE I SAKRIFIKOI ATO MIJERA DJEM E VAJZA SI DHE POPULLATEN E MJERE QE ME MUAJ MBETI NE ANKTH NE KUMANOVE E SHKUP POR EDHE NE TETOVE.
    Ai nuk i dha sqarimin familjeve te deshmoreve pse njerezit e tyre vdiqen.A vdiqen per shqiptarine apo vdiqen per sic thote Aliu atdheun e tij te dashur Makedoni.Mos te lutem jeni mahera ne propagande marksisto-leniniste.Ku nafaka ta kishit orientuar tere kete energji antipdsh kunder SDS-it dhe ta kishit kryer marreveshjen e Ohrit.

  6. #6
    In God I trust Maska e fjollat
    Anëtarësuar
    15-02-2005
    Vendndodhja
    Para shfaqjes së hitlerit
    Postime
    1,085
    Citim Postuar më parë nga Shkupi

    Llapa-llapa... supozoj se përgjigjet e Thaçit dhe të Latasit me shokë që e kanë lexuar librin e bardhë të PDSH-së do të të kënaqin ty, prandaj ji i kënaqur me librin e bardhë të kapakut të DPMNE-së... Ali Ahmeti mirë e pat planin, deshi ti bashkojë politikanët tanë qysh në fillim, pa u fut në këto kallarhane politike, sepse nuk kishte pretendime kolltuku, por a mund të bashkohen të bukurat e dheut me të shëmtuarit? Come one!!! Ti e di mirë se ishte pikërisht kjo PDSH që u bë barikadë...

    Në vend që të harxhosh energji kot me llapallogji të mëtutjeshme, të sugjeroj ta lexosh edhe disa herë këtë intervistën e Rufi Osmanit, këtij intelektuali dhe partioti të mirëfilltë shqiptar, se është goxha e dobishme për popullin tonë mjeran që gënjehet nga karikaturat e heroit tonë të pashembull Skenderbeut, të cilët me sharlatanizmit e tyre i njollosën imazhin krejt shqiptarëve... sidomos lexoje paragrafin në vijim...

    Gjatë tërë kohës së të qenët në pozicionet e intelektualit të pavarur jam ballafaquar me këtë lloj të kritikës edhe kur në kohën e “fenomenit të flamurit shqiptar” dikur akuzoja PPD për kolaboracion politik, ndërsa udhëheqësit e PDSH-së se janë “Skenderbe” të fjalëve dhe “Moisi Golema” të veprave dhe se idetë e tyre për unitet politik të shqiptarëve dhe për paralelizëm politik janë vetëm shitje e mjegullës politike me të vetmin qëllim për të hyrë në qeveri dhe asgjë tjetër. (LOOOOOOOL)
    Ndryshuar për herë të fundit nga fjollat : 27-07-2006 më 10:30
    I'm muslim, don't panic please.. oh bloody sheeps

  7. #7
    In God I trust Maska e fjollat
    Anëtarësuar
    15-02-2005
    Vendndodhja
    Para shfaqjes së hitlerit
    Postime
    1,085
    Citim Postuar më parë nga fjollat
    Studenti-Te

    Do të bëje mirë sikur të postoje edhe atë shkrimin e Halit Ajdini (mos gabofsha) në numrin e djeshëm të faktit. Më bëri përshtypje komenti i tij i qëlluar në lidhje me rivotimin e 19 korrikut ku siç ishte shprehur ai "Shqiptarët humbën një Besnik për të fituar një Gjorgjievska". Sa turp, ky veprim i PDSH-së do të hyjë në histori...

    Siç kishte përsëritur disa herë autori i tekstit "Vëllau vritet vetëm kur miqësohesh me armikun"! E tani më ashiqare dihet se kush me kë është mik... lum populli!
    Për ata që nuk kanë pasur rastin ta lexojnë këtë artikull, vlen të ceket komenti që kisha harruar ta shtoj, autori me cinizëm thumbues për të gjithë ata që mund ta kenë mizën nën kësulë kishte thënë: tani do të formohet partia e re VMRO-SHIPTARSKA...
    I'm muslim, don't panic please.. oh bloody sheeps

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Shkupi
    Anëtarësuar
    14-05-2002
    Vendndodhja
    Shkup/Iliri
    Postime
    758
    sape llapallapa ne ditet ne vijim do ti shohish ne TV, bythlepireset e BDI-se ne eceaket e tyre prane mermerit qe shkruan VMRO sepse karriga u fitua me gjak dhe duhet me cdo kusht te mbrohet.Ajo nuk leshohet lehte.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Shkupi
    Anëtarësuar
    14-05-2002
    Vendndodhja
    Shkup/Iliri
    Postime
    758
    sa per ket gazetarqiqin e Eminit prej stanqiqi eshte mire te ruan vehten sepse eshte i ri dhe akoma jeshil qe ti kercen dikujt ne preher.Ne jeten time kam para shume gazetarqiqa te tille qe pa nje e dy kercejne prej preheri ne preher.Keto ne FAKTI ne fakt jane mahera sepse shefin e kane pakurrizor se bashku me plot te tjere qe tani jane shendrruar ne zedhensa te Ministrave te BDI-se si Hajri Shaqiri apo Numan Sallai.I pari ishte kelyshi i PDSH-se sa ishte ne pushtet e ndersa i dyti ishte mezimac i Dures i cili momentalisht eshte Ambasador i BDI-se ne Sofje.Apo mos te flas per Mahi Nesimin poshtarin e SDSM-it i cili ne cdo krize sigurie ne Maqedoni fluturimthi raportonte ne LSDM.Ai tani eshte Ambasador i BDI-se ne Zagreb.Lista e lavireve prej gazetarqiqave eshte e madhe sepse shumica jane pa kurriz.

  10. #10
    In God I trust Maska e fjollat
    Anëtarësuar
    15-02-2005
    Vendndodhja
    Para shfaqjes së hitlerit
    Postime
    1,085
    Citim Postuar më parë nga Shkupi
    sape llapallapa ne ditet ne vijim do ti shohish ne TV, bythlepireset e BDI-se ne eceaket e tyre prane mermerit qe shkruan VMRO sepse karriga u fitua me gjak dhe duhet me cdo kusht te mbrohet.Ajo nuk leshohet lehte.
    Llapa-llapa... BDI ma ka bo qejfin se nuk e uli veten para një palaçoje si Gruevski dhe nuk u shit për pare të lira, por fatkeqësisht këtë e bëri PDSH, që ishte shitur qysh para se me mbaru zgjedhjet, prandaj e valvitshin flamurin e VMRO-DPMNE-së... Vrap pas kolltukut!
    Valla m'ka gëzu shumë që Ali Ahmeti sja kurrelli hiç MILLOSHovskit e kushtëzimeve të tyre për të vazhdu negociatat të kërkonin falje Burrë është valla, jo si këta klyshët që na e nxorëën faqen e zezë duke i mashtru narodin shyptar me votu për MILLOSHa, veç për të kap një copë kulaçi...

    Me që ishe i një mendimi me Rufi Osmanin, ja çfarë sugjeron Osmani për BDI-në... pra të qëndrojë dhe mos lëshojë pe para kusherinjëve të shartuar koalicionues, sepse duhet ta kuptojnë se vota e shqiptari është faktor vendimmarrëse e jo potrçkot e Latasit:

    Çka duhet të ndodhë tani nëse mohohet vullneti i shumicës politike shqiptare është pyetja logjike që duhet të shtrohet?. Gjithsesi duhet të ndodhë “rebelimi” politik i përfaqësueseve politikë shqiptarë të zgjedhur në nivel qendror dhe lokal.
    I'm muslim, don't panic please.. oh bloody sheeps

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ekskluzive: Intervistë me poetin dhe publicistin Jeton Kelmendi
    Nga hajla në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 27-10-2008, 18:01
  2. Historia e bllokimit të gazetës Rilindja
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-08-2006, 07:59
  3. Intervistë me Karlo Bollino, pronar i Gazeta Shqiptare
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 12:00
  4. KOHA JONE dhe BERISHA.
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 07-08-2002, 13:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •