Dr.sc.Fadil Maloku, sociolog
Nëpër shumicën e vendeve perëndimore që dihet se kanë një traditë të lartë të hulumtimit të diskursit publik, zakonisht bëhen bilance dhe analiza të ndryshme rreth sjelljes së elektoratit para dhe pas situatës së zgjedhjeve lokale e atyre nacionale.
Kjo bëhet jo vetëm që të parashikohet shkalla e saktësisë së opinioneve parazgjedhore, por edhe për shkak të shqyrtimit dhe analizave të mundshme komparative e strategjike lidhur me synimet tjera afatgjate politike të diskurseve të ndryshme partiake e shtetërore.
Interesi pra, që të hulumtohën e para së gjithash të parashikohen sa më përafërt rezultatet e disponimit të opinionit publik nëpër vendet e ndryshme, (posaqërisht në ato postkonfliktuoze) sa është një cështje e admirueshme dhe falenderuese aq është në një mënyrë edhe problematike! E admirueshme dhe falenderuese ngaqë, rezultatet (cfardo qofshin ato) paralajmëruese, diskurseve të ndryshme politike që tentojnë të hyjnë në spiralën e garës paraelektorale, gjithënjë synojnë t’ua tërheqin vrejtjen, mbi; potencialin e tyre të mundshëm votues, pastajë shkallën e animimit të tyre trupit elektoral gjatë dhe pas fushates elektorale. Gjerësa, problematike në kuptimin se shpesh herë ato dijnë të bëhen edhe objekt i kontestimeve, paragjykimeve dhe manipulimeve të llojllojta në mënyrë që të abuzohet kundërshtari politik.
Në rastin e Kosovës, verdikti Kosovar, përkundër disa tentativave që të ngritet niveli i hulumtimit empirik para dhe pas procesit të zgjedhjeve, prapseprap është ende një e panjohur për hulumtuesit shkencor, e të mos flasim për diletantët në media dhe OJQ-ët që pretendojnë të mirren me këtë problematikë shumë serioze dhe përgjegjëse, siq po ndodhë rasti me disa prej tyre që analizën dhe dioptrine sociologjike pretendojnë ta fuqizojnë si dije shkencore prej nga duhet të mvaren hapat e disa lidershipave partiak e shtetërorë?! Gjë që është një lloj maipulimi i llojit te vetë?!
Në sociologjinë bashkëkohore të zgjedhjeve, të paktën është e ditur se hulumtimet korrekte lidhur me opinionin publik mund t’i shtyjnë partitë politike që t’i (ri)shqyrtojnë strategjit e tyre, gjithënjë duke u bazuar në referencat dhe disponimin e zgjedhësve, si edhe të ndikojnë në edukimin dhe krijimin e klimës demokratike.
Në rastin ë Kosovës, hulumtimi i referencave politike në kushtet dhe rrethanat në të cilat gjindet aktualisht niveli i emancipimit të elektoratit Kosovar, nuk mund të bëhet siq po ndodhë aktualisht nga njerëzit jokompetent që si kanë as njohurit elementare për bie fjala: dizajnimin dhe planifikimin ë hulumtimit, qëllimet, metodat dhe mostrën, mbledhjen e të dhënave në teren, zgjedhjen e respodentëve, pastajë: administrimin e instrumenteve, përpunimin ë të dhënave, analizimin dhe validimin e të dhënave, kodimin dhe tipologjinë, procesimin ë të dhënave, tabulimin dhe kryqëzimin e korelacioneve, si edhe interpretimin i të dhënave në formë raporti ku dosido jipen edhe rekomandimet dhe konkluzionet në formë shumë decidive në mënyrë që ai hulumtim empirik t’i ngjajë një hulumtimi tipik shkencor!
Dukurinë e rritjes së numrit të hulumtimimeve “empirike”, dmth. qasjeve apo pretendimeve që të mirremi me prognozimet paraelektorale, është një qasje që duhet ta përcjellë transparenca dhe refleksiviteti I shoqërisë, edhe në rastin tonë. Për t’i ikur aspekteve të ndryshme të politizimit të interpretimit të rezultateve të ndryshme empirike në mjediset mediale publike, rezultatet e e hulumtimeve empirike shkencore patjetër do të duhej t’i interpretonin vetë hulumtuesit, përkatësisht ekspertët dhe shkenctarët me thirrje shkencore, e jo njerëzit që lere që nuk kanë pregaditje adekuate shkencore por nuk kanë as njohuri elementare akademike për metodologjinë ë hulumtimit empirik!?
Hulumtimi I diskursit publik është shumë temë e ndieshme dhe që shumë leht mund të bëhet pre e manipulimeve dhe interpretimeve të ndryshme mediale e politike, në rast se nuk përfillen kriteret shkencore sociologjike.
Në këtë kontekst, opinioni publik sot mund të përkufizohet si formë e jetës politike, në të cilën qeveritë dhe qytetarët duhet të kujdesën për përkrahje apo kundërshtim të qëndrimeve të ndërsjellta. Koncepti i opinionit publik, më së ngushti ndërlidhet me ate të demokracisë, kurse në ditët tona, me të më së shumti, nënkuptojmë një llojë kundërpërgjigje ndajë pushtetit egzekutiv të shoqërisë që zakonisht instalohet si thuhet përmes “vullnetit të popullit”. Por, sot botëkuptimi mbi opinionin publik, e ka humbur prefiksin e “vullnetit të popullit”(!), ngase thjesht mes mendimeve (përshtypjeve, qëndrimeve, qëllimeve) të qytetarëve dhe pushtetit egzekutiv të shoqërive të ndryshme është ndërtuar një rrjetë e tërë e ndërmjetsuesve,siq janë; partitë politike, mjetet masovike të komunikimit (shtypi, radio,Interneti e sidomos TV-ja!), parlamenti dhe format tjera të komunikimit publik.
Së këndejmi edhe ne ne Kosovë, duhet të mësohemi në këtë tip rrjetëzimi apo shkapërderdhje të asaj që e quajmë apo e definojmë si opinion publik.
Por, për t’u parashikuar në mënyrë korrekte sjelljet e “vullnetit të popullit”, pastajë për t’i ikur politizimit të referimit të resultateve empirike, si edhe për t’u ruajtur kredibiliteti i kompanive e instituteve të ndryshme që mirren me këtë dikurs shumë të ndieshëm social, padyshim që më së miri është që me këtë punë të mirren hulumtuesit përkatësisht ekspertët e kësajë lëmie sociologjike, e jo jokompetentët dhe sharlatantët, ashtu siq po ndodhë shpesh. Ngase, vetëm kështu rezultatet e dalura prej epruvetës empirike mund të bëhen bazament i qëndrueshëm dhe i besueshëm për diskurset aktuale partiake e shtetërore. Ndryshe, gjitha hulumtimet empirike bëhen qesharake dhe jovalide.
Krijoni Kontakt