Ismail Bardhi
Shkup, 8 dhjetor, 1999
RAMAZANI PA MILENIUME
Ramazan 1420
1999/2000
Porse u qe urdhėruar tė adhurojnė vetėm All-llahun, qė si besimtarė tė
sinqertė, me sinqeritet ti rrėfejnė (predikojnė) fenė, edhe tė kryejnė
namazin dhe tė japin zeqatin, e ajo ėshtė fe e qėndrueshme.
(Kurani, 98:5)
O besimtarė! Agjėrimi u ėshtė bėrė obligim i detyrueshėm, siē u ishte bėrė
obligim edhe atyre qė qenė para jush, ashtu qė tė bėheni tė devotshėm.
(Kurani, 2:183)
Islami ėshtė ndėrtuar mbi pesė shtylla: tė dėshmosh se nuk ka zot tjetėr
pos All-llahut dhe se Muhammedi ėshtė i dėrguari i Tij, tė falėsh namazin,
tė ndash zekatin, tė agjėrosh Ramazanin dhe ta vizitosh shtėpinė e shenjtė
tė All-llahut.
(Hadith)
Besimtarė agjėroni!
Edhe pse ėshtė e vėrtetė qė Zoti e ka vulosur fenė ashtu siē ėshtė ajo nė
esencėn e vet fillestare dhe pėrfundimtare, kur askush nuk ka ekzistuar qė
ta dėgjojė, ta shohė e ta pėrjetojė atė pa urdhrin e Zotit, vėrtetėsia e
fesė dėshmohet edhe me vetė ajetin/shenjėn e Kuranit, ku All-llahu xhel-le
shanuhu thotė: Nuk krijova xhinn dhe ins/njerėz pos qė tė mė adhurojnė
(51:56). Qėllimi i paraqitjes sė krijesės nė kėtė botė nga Zoti ėshtė qė ai
tė jetė i nėnshtruar, i dėgjueshėm vetėm ndaj Perėndisė. Pa kėtė humb ēdo
gjė. Kjo vėrtetėsi e fesė medoemos vėrtetohet nė ēastet e fillimit dhe tė
pėrfundimit tė ēdo sendi (3:83). Ndėr kėto dėgjueshmėri dhe bindje ėshtė
edhe urdhri i Zotit: Agjėroni besimtarė!
Lutja islame edhe nė aspektin kohor ka njė formė tė gjallė lėvizėse e cila
pėr ēdoherė ia ngjyros ēdo ēast tė jetės njeriut besimtar. Kėtė nė fakt atij
ia mundėson kalendari lunar tė cilin e kanė muslimanėt, sepse nuk kemi kohė,
stinė e ditė qė pėrputhet me datėn statike e mos tė ketė lutje, festė fetare
dhe agjėrim.
Qė ta vėrtetojė pavdekshmėrinė e fesė Zoti bėn intervenimin e pėrsėritur tė
pėrhershėm tė urdhrave tė Tij edhe pse nė shikim tė parė kjo mund tė duket
si njė tautologji pa ndėrrime dhe ndryshime, por, pėr ēdoherė i ngjan
zanafillės sė vet, sepse kemi dėgjueshmėrinė dhe padėgjueshmėrinė, dėnimin
dhe shpėrblimin gjithmonė tė regjistruara nė freskinė e vet. Agjėrimi si
lutje e kalon ēdo dimension tė lutjeve tė tjera pėr shkak se tėrė tė
lejuarėn pėr njė ēast Zoti e bėn tė ndaluar, Ai e bėn hallallin haram, gjė
qė pėr logjikėn ėshtė e pakapshme. Kėtu vėrtetohet edhe ajo se Zoti kur
ndalon nuk ndalon qė tė krijojė ofendim, por me qėllim qė tė kėrkojė nga
krijesa mė e lartė vetėm devotshmėri, respekt, heshtje, dėgjim, bindje,
flijim.
Nėnshtrimi tė Vėrtetės dhe bindja me tė qenėsinė njerėzore e shndėrrojnė nė
pėrsosuri, gjė qė do tė thotė se njeriu ėshtė nė gjendje sikur ta shohė
Zotin. Sepse edhe pse nuk e sheh Atė, Ai e sheh atė. Zoti i pėrfshin
shikimet, ndėrsa shikimet nuk e pėrfshijnė Atė. Arsyeja ėshtė e verbėr,
ndėrsa zemra ėshtė pėr tė shikuar. Prandaj nė tė takohen shikimet e zemrės
sė shikuar. Kėtė agjėrimi ia mundėson besimtarit.
Njė herė nė prezencėn e ashabėve Pejgamberit i paraqitet Xhibrili
alejhis-selam nė formė tė dukshme tė njeriut, jashtėzakonisht i pastėr, pa
gjurma mbi vete se ka udhėtuar, pėr asnjėrin i njohur dhe i drejtohet
Muhammedit alejhis-selam duke e pyetur pėr nėnshtrimin (islam), bindjen
(iman), bukurinė (ihsan) dhe Ēastin (saat) me qėllim qė ti mėsojė ata nė
fe (din). Kėtu bindja ėshtė shėnuar me atė tė cilės ajo i pėrket: me Zotin,
melekėt e Tij, librat e Tij, lajmėtarėt e Tij, Ditėn e Gjykimit dhe larjen e
borxhit tė sė mirės dhe tė keqes sė tij. Bindja e tillė pėrfshin besimin nė
tė vėrtetėn e asaj tė cilės i pėrket, e ajo ėshtė realiteti i vėrtetė i asaj
qė ėshtė. E kur njerėzit kanė bindje tė tillė do tė thotė se asaj plotėsisht
ia nėnshtrojnė veprimin e vet. Pejgamberi alejhis-selam thotė: Bindja ėshtė
njohje nė zemėr, shqiptim me gjuhė dhe veprim me gjymtyrėt. Sipas kėsaj,
bindja pėrfshin njohjen, tė folurit dhe tė vepruarit. Mirėpo fjala ėshtė pėr
njohjen nė zemėr. Njohja e tillė e mundėson pėrsosurinė njerėzore. Ajo
ėshtė tė parit e shumėsisė nė njėjėsinė dhe njėjėsisė nė shumėsinė. Asaj i
pėrgjigjet zemra, si aftėsi njerėzore e lidhjes sė drejtėpėrdrejtė me
Mendjen, apo njohjen e dukurive nė vėrtetėsinė e krijueshmėrisė sė tyre
burimore. Njohja e dukurive ndarė nga zemra i redukton ato nė jashtėsinė e
tyre, qė shprehet nė gjendjet e ndryshme tė verbėsisė, ndryshkjes,
ngurrtėsisė dhe sėmundjes sė zemrės. Gjendja e tillė do tė thotė pasje
tė zemrės por moskuptim (7:179). Bindje mund tė ketė vetėm se zemra e
shėndoshė, ndėrsa atė Zoti e shkruan nė zemėr (58:22). Ai ėshtė qė nė
zemrat e besimtarėve dhuroi qetėsinė pėr ta shtuar ata bindjen nė besimin e
vet qė kishin (48:4). Ajo ėshtė njohuria mė e lartėsuar. Ajo ėshtė e
brendshme dhe e pandashme nga tė qėnit. E kur ajo ta ndriēojė shpirtin,
ndahet nė format e veta tė ndryshme, kėshtu qė mund tė jetė ndjenjė apo e
folur e arsyeshme. Ai i cili di (njeh) nė zemėr atė njohuri e tregon me tė
folurit e vet. Gjendja e arsyes ėshtė reflektim i Mendjes, ndėrsa tė
folurit dyanshmėri e arsyes me Mendjen. Tė folurit e tillė ėshtė nė
pėrputhje me njohurinė e zemrės; ajo ėshtė lidhje me krijimin, meqė Zoti
krijon me Fjalė. Prandaj tė vepruarit ėshtė e pandashme nga tė folurit.
Mirėpo fjala mund tė shpabesohet nė vepėr pėr shkak tė mundėsisė sė njeriut
pėr zgjedhje tė lirė. Shpabesia e fjalės e cila ėshtė nė reciprocitet me
njohurinė nė zemėr e degradon qėllimin njerėzor: Tek All-llahu ėshtė shumė
e urrejtur ta thoni atė qė nuk e punoni (61:3). Ajo qė ėshtė e njohur nė
zemėr dhe e shprehur nė fjalė e vėrteton veprimin me gjymtyrėt apo amelun bi
l-erkan.
Nėnshtrimi dėshmon veprimin, e nė pajtim me kėtė edhe ėshtė i pėrfshirė nė
bindjen. Nga kjo rrjedh se bindja kėrkon edhe nėnshtrim por edhe ajo se ēdo
nėnshtrim nuk ėshtė edhe bindje. Nėnshtrimi ose veprimi ėshtė paraqitje e tė
pamatshmes nė botėn e matshme. Njohuria nė zemrėn e njeriut nuk ėshtė e
arritshme pėr askė pos pėr All-llahun: Kurse All-llahu e di se ēka ka nė
zemrat tuaja (33:51). Tė shfaqurit e asaj njohurie nė tė folur ėshtė nė
dispozicion edhe tė tė tjerėve, por gjykimi pėr harmoninė me tė brendshmen
vetėm Zotit. Mirėpo, tė vepruarit nė botė ėshtė e matshme, prandaj pėr tė
mund tė gjykojnė edhe tė tjerėt. Nė dallimin e nėnshtrimit (islam) dhe
bindjes (iman) tregon ajeti (49:14): Beduinėt thanė: Ne kemi besuar!
Thuaj: Ju nuk keni besuar ende, por thuani: ne jemi dorėzuar, e ende nuk po
u hyn besimi nė zemrat tuaja. E nėse e respektoni All-llahun dhe tė
dėrguarin e Tij, Ai nuk ju pakėson asgjė nga veprat tuaja, se All-llahu
ėshtė shumė mėkatfalės, shumė mėshirues. Bindja ėshtė nė zemėr, por tė
shprehurit e saj nė botėn e shumėsisė ėshtė i mundshėm nė vepra. Mirėpo
fjalėt dhe veprat nuk mund tė themelohen nė njohurinė nė zemėr, si
shprehet Shpallja: ... Ata ju bėjnė lajka me fjalėt e tyre, kurse zemrat e
tyre kundėrshtojnė... (9:8).
E kundėrta e bindjes ėshtė mohimi i asaj qė ėshtė e njohur (kufr). Krijimi i
njeriut ėshtė i qartė, por e tillė ėshtė edhe mundėsia e dukshme e dy
pėrgjigjeve para kėsaj qartėsie falėnderimi dhe mohimi. Pėrgjigjen e parė
e shprehin edhe fjalėt e Pejgamberit alejhis-selam: Ēdo e mirė ėshtė nė
duart e Tua, ndėrsa e keqja nuk tė kthehet Ty. Meqė me posedimin e zemrės
njeriut i ėshtė mundėsuar njohja e sė Vėrtetės, bindja ėshtė njohje e asaj
tė vėrtete me fjalė dhe vepėr, ndėrsa mohimi refuzim i saj me fjalė dhe
mosveprim. Prandaj bindja ėshtė unitet i njohurisė, tė folurit dhe tė
vepruarit.
Tradita shėnon se kur meleku Xhibril e pyeste pejgamberin Muhammed
alejhis-selam: Mė thuaj ēėshtė ihsani? Ti bėhesh rob Zotit sikur je
duke e shikuar Atė, sepse edhe pse ti nuk e sheh, Ai vėrtet tė sheh ty, u
pėrgjigj ai.
Lidhjes foljore vepro atė qė ėshtė mirė dhe bukur i pėrgjigjet folja kur
anore ihsan. Kėshtu, duke u nisur nga pėrcaktimi i asaj foljeje nė Hadithin
e njohur nė tė cilin Xhibrili e pyet Pejgamberin alejhis-selam pėr
nėnshtrimin (islam), bindjen (iman), kryerjen e asaj qė ėshtė mirė dhe
bukur (ihsan) dhe Ēastin (saat) mund tė vėrehet reciprociteti qenėsor i
veprimit tė tillė dhe robėrimit: Tė vepruarit e asaj qė ėshtė e mirė
(bukur) do tė thotė ti bėhesh rob Zotit sikur je duke e shikuar Atė, sepse
edhe pse ti nuk e sheh Atė, Ai tė sheh ty. Nėnshtrimi e pėrcakton veprimin,
ndėrsa bindja veprimit ia jep shprehjen e arsyeshme dhe themelimin e tij nė
zemėr, nėpėrmes sė cilės njohuria e arsyeshme ėshtė shprehje e shembujve
mbi-individuale tė ēdo gjėje nė Mendje. Tė kryerit e asaj qė ėshtė e mirė
dhe e bukur veprės, shprehjes dhe diturisė ia jep kuptimin mė tė thellė dhe
lidhjen e drejtėpėrdrejtė me Bukurinė si thirrje e sė Vėrtetės. Domethėnė,
nė pajtim me kėtė, Bukuria ėshtė pėrmbajtja mė e lartėsuar e nėnshtrimit dhe
bindjes. Ajo ėshtė thelb i ēdo qėllimi tė lidhur me Realitetin. Njeriu i
kthehet natyrės sė tij burimore dhe e njeh veten pikėrisht nėpėrmjet
kryerjes sė asaj qė ėshtė e mirė dhe e bukur. Kjo ėshtė udha e vendosjes sė
pėrsosurisė njerėzore si mundėsi mė e lartėsuar.
Kėtė dimension tė bindjes kemi mundėsi ta vėrejmė nė tė gjitha lejimet dhe
ndalimet qė Zoti i ka urdhėruar nė Librin e Shenjtė. Njė ndėr to ėshtė edhe
agjėrimi. Agjėrimi i muajit tė Ramazanit ėshtė ndėr ndodhirat mė gjallėruese
qė ka mundėsi ti pėrjetojė besimtari musliman. Nė kėtė muaj fillon zbritja
e vetė Shpalljes si vulosje e fundit e saj, lufta e Bedrit me ushtarė tė
dukshėm dhe tė padukshėm, fitore e garantuar nga vetė Zoti. Mė nė fund kemi
Lejletu-l-Kadrin, qė ėshtė mė e mirė se njėmijė muaj.
Pėr shkak tė karakterit tė tekstit dhe me qėllim qė ai ta ketė formėn mė tė
lehtė tė kuptimit tė agjėrimit, sė pari do tė fillojmė me vetė ajetet tė
cilat flasin mbi kėtė urdhėr tė Zotit:
O besimtarė! Agjėrimi u ėshtė bėrė obligim i detyrueshėm, siē u ishte bėrė
obligim edhe atyre qė qenė para jush, ashtu qė tė bėheni tė devotshėm.
Nė ditė tė caktuara me numėr, por ai nga ju, i cili ėshtė i sėmurė ose nė
udhėtim atėherė tjera ditė me tė njėjtin numėr. Ndėrsa ata qė nuk mund ta
mbajnė kompensimi ėshtė tė ushqejnė njė varfanjak. Dhe kush jep mė tepėr,
vullnetarisht, ajo ėshtė aq mė mirė pėr atė. Por tė agjėroni ėshtė mė mirė,
ta dini.
Muaji Ramazan ėshtė ai nė tė cilin filloi tė shpallet Kurani, udhėzim pėr
njerėzit dhe argument i qartė i rrugės sė drejtė dhe dallimit tė sė mirės
nga e keqja. Cili prej jush qė do ta arrijė atė muaj, ta agjėrojė atė, e
kush ėshtė i sėmurė ose ndodhet nė rrugė, tė njėjtin numėr ditėsh le ta
agjėrojė mė vonė! All-llahu ju dėshiron lehtėsim e nuk ju dėshiron
vėshtirėsi. Por ditėt e caktuara ti plotėsoni dhe All-llahun ta madhėroni
pėr shkak se u ka udhėzuar nė rrugė tė drejtė, mbase do tė jeni mirėnjohės.
Dhe kur tė tė pyesin robėrit e Mi pėr Mua, Unė jam me tė vėrtetė afėr, i
pėrgjigjem lutjes sė lutėsit kur mė lutet. Prandaj le tė kėrkojnė pėrgjigje
prej Meje dhe le tė mė besojnė Mua, pėr tė qenė tė udhėzuar.
(Kurani, 2:183-186)
Islami ėshtė ndėrtuar mbi pesė shtylla: tė dėshmosh se nuk ka zot tjetėr
pos All-llahut dhe se Muhammedi ėshtė i dėrguari i Tij, tė falėsh namazin,
tė ndash zekatin, tė agjėrosh Ramazanin dhe ta vizitosh shtėpinė e shenjtė
tė All-llahut.
(Hadith, Muttefekun alejh)
Kurani dhe hadithet e shumta kėtij ibadeti ia kanė dhėnė formėn mė tė plotė
gjė qė edhe sot ne muslimanėt kėtė jemi duke e praktikuar. Por qė ta kemi mė
tė sistematizuar kėtė lutje do tė pėrcaktohem duke i dhėnė po ato definime
tė caktuara nė mėnyrė mė tė shkurtė, si p.sh.: koha e agjėrimit, nijjeti,
rregullat e agjėrimit, kush ėshtė dhe kush nuk ėshtė i obliguar tė agjėrojė,
ēka e prish agjėrimin, disa rregulla qė duhet patjetėr tė dihen pėr
agjėrimin, iftari e syfyri (sehuri) dhe bukuritė e tyre, teravih namazi,
sadekatul fitri, itikafi dhe Bajrami.
Agjėrimi: Fjala sawm (agjėrim) ndėr tė tjerat ka kuptimin: agjėrim, qėndrimi
pa ushqim, heshtje, strehim nėn hije, qetėsim, pėrmbajtje, heqje dorė,
shijim (i vdekjes) etj. Kuptimi thelbėsor i kėsaj fjale sipas konotacionit
mekkas ėshtė tė bėhesh i qetė, heshtje (19:26). Por, sipas konotacionit
medinas merr formėn e tė agjėruarit e muajit tė Ramazanit, e qė ėshtė
pėrfundimtar.
Agjėrimi ka 5 kategori juridike: farz (p.sh. muaji i Ramazanit); kadha (kur
duhen agjėruar ditėt e lėna gjatė Ramazanit me arsye); agjėrimi me tė cilin
dikush ėshtė zotuar (me betim - jemin); kefaret (nė kushte kur bėhet shpagim
pėr kundėrvajtje); istiska (kur vendoset pėr tiu lutur Zotit pėr siguri nė
kėtė botė, si p.sh. pėr rėnien e shiut nė kohėn e thatėsisė). Agjėrimi i
Ramazanit pėr muslimanėt ėshtė bėrė farz nė vitin 2 Hixhri. Caktimi i kohės
sė fillimit tė agjėrimit vėrtetohet me paraqitjen e Hėnės sė re (fillimit tė
muajit sipas kalendarit lunar Hixhri), siē ka thėnė edhe Pejgamberi
alejhis-selam: Agjėroni kur ta shihni (Hėnėn e re), e hani kur ta shihni, e
nėse nė kėtė ju pengojnė retė, atėherė plotėsojeni (muajin) Shabanin me
tridhjetė ditė (Muttefekun alejhi). Verifikimi i paraqitjes sė Hėnės sė re
nė ditėt e sotme mund tė bėhet nė mėnyrė mė tė pėrpiktė, duke shfrytėzuar
arritjet shkencore-teknike. Por, qė mos tė vijė deri te ērregullimi i
harmonisė midis muslimanėve tė njė vendi, ėshtė e kėshillueshme qė tė ndiqet
vendimi i autoritetit mė tė lartė fetar tė vendit tė caktuar, dhe atė sipas
hadithit tė Pejgamberit alejhis-selam: Bajrami i Ramazanit ėshtė kur bota
(populli) han, ndėrsa Bajrami i Kurbanit ėshtė kur populli therr kurban
(Tirmidhiu, Ebu Davudi dhe tė tjerė). Pėr-gjegjėsia e udhėheqėsisė ndaj
besimtarėve ėshtė e madhe qė tė ketė kujdes pėr kėtė ēėshtje me rėndėsi tė
veēantė qė ti infor-mojė ata me kohė e qė ta largojė ēdo mos-marrėveshje tė
papėlqyeshme. Pėrpjekjet individuale lidhur me fillimin dhe mbarimin e
agjėrimit duhet tė jenė tė kujdesshme dhe me kulturė tė lartė po ndaj kėtyre
vendimeve. Kjo nuk do tė thotė se pėrgjegjėsia individuale apostrofohet.
Dtth., agjėrimi ėshtė tė agjėrosh pėr Zotin duke krijuar bindje sa mė tė
fortė dhe pastėrti shpirtėrore nė kohė tė caktuar.
Nijjeti: (Nevejjtu en-esume gaden lil-lahi teala vendosa qė nesėr tė
agjėroj pėr All-llahun e Lartėsuar). Qė njė farz/vaxhib i fesė tė kryehet
sipas rregullave fetare medoemos duhet bėrė nijjet (vendosje e qėllimit),
d.m.th., para fillimit, duhet pėrcaktuar dhe qėllimizuar lutjen, ibadetin.
Nijjeti pėrpos nė vete ėshtė bukur tė thuhet edhe nė mėnyrė tė dėgjueshme
pėr vetveten, saqė ibadeti i bėrė pa nijjet nė terminologjinė fetare ėshtė i
quajtur batil, i kotė. Pejgamberi alejhis-selam thotė: In-nemel amalu
bi-n-nijjat - Pa dyshim, veprat janė sipas qėllimeve (nijjeteve). Nė kėtė
drejtim Gazaliu nė Ihjaun e vet thotė: Ibadeti pa nijjet ėshtė i pavlerė.
Nė tėrė procesin e lutjes/ibadetit kėrkohet qėllimi, nijjeti. Po ashtu, siē
thotė edhe Ebu Ishak esh-Shiraziu: Vazhdimėsia e nijjetit ėshtė e
domosdoshme deri nė pėrfundimin e ibadetit. Nijjeti buron nga zemra, e
zemra njėkohėsisht ėshtė edhe hapėsira ku pasqyrohen arsyeja dhe vėmendja.
Pėr kėtė arsye, nijjeti nė jurisprudencėn islame emėrohet si fiel Sheri,
vepėr Sheriati. Sipas el-Baxhuriut ekzistojnė katėr parakushte pėr
realizimin e nijjetit: ai qė bėn nijjet duhet tė jetė besimtar; tė jetė me
arsye tė shėndoshė; tė jetė i vetėdijshėm pėr veprėn e caktuar dhe tė
ekzistojė mundėsia pėr kryerjen e asaj vepre. Lidhur me nijjetin pėrsėri
vėrejmė edhe problem qė ka tė bėjė me besimin nė Zotin, i cili nuk lejon
mospėrcaktimin e qėllimit dhe vendosjes, ngase ndėr fjalėt mė tė urrejtura
tek Ai janė: O Zot, mė fal nėse dėshiron. Lidhur me kėtė Pejgamberi
alejhis-selam ka thėnė: Le tia parashtrojė njeriu All-llahut kėrkesėn e
tij me njė qėndrueshmėri dhe me njė qartėsi tė theksuar. Pėr All-llahun
asnjė kėrkesė nuk ėshtė e tepėrt apo pėrtej (fuqisė sė) Tij. Forca e
nijjetit vėrehet nė mėnyrė paradoksale, si p.sh. nė rastin kur pėr shkak tė
harresės, lodhėsisė ose gjatė kryerjes sė lutjes pa dashje thehen rregullat
e agjėrimit, e nė anėn tjetėr agjėrimi nuk prishet. Tė gjitha kėto nuk
ndikojnė aspak nė prishjen e nijjetit. Pėr atė qė pa qėllim e prish
agjėrimin, d.t.th., nėse ai person han diēka pa qenė i vetėdijshėm Pegamberi
alejhis-selam ka thėnė: All-llahu e ka ushqyer atė. Kėtė formė, kėtė
pėrgatitje Krijuesi e kėrkon nga krijesa e tij, njeriu, qė ti tregojė se
asnjė segment i jetės sė tij nuk ėshtė i lėnė anash nga Ai.
E problemet qė e rrethojnė besimtarin e hapėsirės sonė janė tė shumta. Ai e
ka humbur kuptimin e jetės, ka filluar tė dyshojė nė ēdo gjė, ka filluar ti
besojė vetėmse fjalėve dhe tė luftojė pėr fjalėt, edhe pse historikisht ato
e kanė tradhėtuar dhe e kanė lėnė pa strehė. Duke pasur parasysh momentet
tona dhe vėshtirėsitė me tė cilat ballafaqohemi do tė kisha pasur dėshirė qė
forcėn e nijjetit ta interpretoj duke u bazuar nė realitetet tona tė sotme.
Besimtarit shqiptar, nė kohėn kur tė tjerėt krijojnė shtet, i ndodhi ajo qė
jo ti forcohet shteti, por ti varfėrohet dhe ti shkatėrrohet. Nė
hapėsirėn e tij gjeografike i ėshtė lejuar qė tu lihet vend eksperimenteve
tė ndryshme dhe realizimeve tė misionarėve tė ndryshėm. Atij i ndodh qė pėr
njė ēėshtje tė ketė shumė zgjidhės, pėr njė vend tė ketė shumė kryetarė, ta
ketė njė vend tė ndarė pėr shumė tė tjerė. Pėrafėrsisht ai nuk di se a ėshtė
i sigurt pėr vetveten nė shtetin e vet. Besimtari i proviniencės islame
medoemos duhet tė tregohet si njeri i cili i ka plotėsuar kushtet elementare
pėr nijjetet (qėllimet) e veta, natyrisht i vetėdijshėm se pėr ēka ka
vendosur. Vendosja dhe qėllimet pėr vepra doemos duhet ta ndjekin atė gjatė
tėrė jetės pėr realizimin e tyre. Agjėrimi si ibadet nuk ėshtė i pranuar tek
Zoti edhe nėse kryhet apo ekziston nė mėnyrė formale vetėm se pėr shkak tė
mosvendosjes pėr tė (mungesės sė nijjetit) ai shkon kot. Nijjeti nė formėn e
lartėtheksuar me tė vėrtetė ėshtė mė se i nevojshėm pėr besimtarėt qė
synojnė tė jenė tė lirė, tė dijnė ta mbajnė atė qė ua ka dhėnė Zoti.
Natyrisht se edhe ky muaj i agjėrimit besimtarin duhet ta pėrkujtojė pėr
kėtė moment shumė tė rėndėsishėm nijjetin. Ai duhet tė betohet se qėllimet
e veta do ti vazhdojė derisa ti kryejė nė mėnyrėn mė tė mirė, do tė thotė,
do tė bėhet i pjekur, i rritur dhe tė dijė tė vendosė.
Kush ėshtė i obliguar tė agjėrojė: Pėr ēdo kusht tė fesė ekzistojnė
norma/rregulla tė caktuara tė cilat duhet tė plotėsohen qė ai tė jetė i
pranuar. Sa i pėrket agjėrimit, kushtet pėr kryerjen e kėtij obligimi janė
qė: personi tė jetė musliman, tė jetė i pjekur (nė moshė) sipas Sheriatit,
tė ketė arsye tė shėndoshė, tė mos jetė udhėtar, tė mos jetė i sėmurė, nėse
ėshtė femėr mos tė jetė me tė pėrmuajshmet (zakonet) apo lehone (femra gjatė
tė pėrmuajshmeve dhe lehonisė nuk guxon tė agjėrojė, por pas kalimit tė asaj
gjendjeje duhet ta agjėrojė numrin e njėjtė tė ditėve tė lėna). Po ashtu
edhe udhėtari ėshtė i liruar nga ky obligim, por Kurani e plotėson kėtė
duke thėnė: Por, tė agjėroni ėshtė mė mirė, ta dini. Edhe i sėmuri duhet t
i ndjekė rregullat e parapara, por vetėm nėse sėmundja verifikohet me
diagnozėn pėrgjegjėse mjekėsore se agjėrimi i tij rrezikon jetėn, kėshtu qė
nė atė rast ai ėshtė i liruar nga agjėrimi. Mirėpo, kusht pėr lirimin e
kėtillė ėshtė qė ai tė japė fidjen shpagimin, respektivisht tė ushqejė njė
tė varfėr pėr ēdo ditė qė nuk e ka agjėruar dhe atė vetėm nėse ka sėmundje
nga e cila nuk mund tė ketė pėrmirėsim tė gjendjes sė tij shėndetėsore.
Kush nuk ėshtė i obliguar tė agjėrojė: Qė tė plotėsohet teksti i lartshėnuar
duhet theksuar anėn tjetėr tė tij. D.m.th., nuk janė tė obliguar tė
agjėrojnė: jomuslimani, fėmija i cili akoma nuk ėshtė i pjekur sipas
Sheriatit, personi me tė meta psiqike (ai as nuk duhet agjėruar e as nuk
ėshtė i obliguar tė japė fidjen shpagimin), personat e matufosur, pleqtė
nė moshė tė shkuar tė cilėve agjėrimi ua rrezikon shėndetin, por kėta duhet
tė japin fidje pėr ēdo ditė tė paagjėruar, tė sėmurėt tė cilėve agjėrimi ua
rrezikon shėndetin e tė cilėt duhet tė agjėrojnė ditėt e lėna pas
pėrmirėsimit tė gjendjes sė tyre shėndetėsore (nėse nuk u pėrmirėsohet
gjendja ata duhet dhėnė fidje), gruaja shtatzėnė ose gjidhėnėse nga frika se
agjėrimi do tua ērregullojė shėndetin, me tė vetmin kusht qė ditėt e lėna t
i agjėrojnė mė vonė. Siē u tha mė lart nuk janė tė obliguara tė agjėrojnė
as gratė tė cilat janė me tė pėrmuajshmet si dhe lehonat, tė cilat duhet ti
plotėsojnė ditėt e lėna pas kalimit tė gjendjes nė tė cilėn janė. Edhe
personi qė ėshtė i detyruar ta prishė agjėrimin me qėllim qė ta shpėtojė
dikė nga rreziku i jetės atė ditė duhet ta agjėrojė mė vonė. Udhėtari po tė
dėshirojė mund tė agjėrojė, por nuk ėshtė i obliguar pėr kėtė; nėqoftėse nuk
agjėron, ditėt e lėna duhet ti plotėsojė mė vonė.
Ēka e prishė/asgjėson agjėrimin: Prishja apo asgjėsimi i agjėrimit bėhet:
qėllimisht (taamut), me dije (ilm) dhe me vullnet tė lirė (ihtijar). Kėto
janė bazat kryesore tė cilat e vėnė nė peshojė arsyeshmėrinė e personit, por
kemi kategori tė cilat bazohen mbi kėto dhe qė e prishin agjėrimin, si:
futja e ēfarėdo gjėje nė trup nė qoftėse kjo bėhet me vetėdije, e qė ka
mundur tė pengohet (p.sh. marrja e ushqimit dhe pijes; thithja e tymit
(pirja) tė duhanit etj.); vjellja e qėllimshme; marrėdhėnia seksuale;
polucioni gjatė ditės i shkaktuar me vetėdije dhe qėllimisht (vetėkėnaqja);
pranimi i inzheksioneve ushqimore apo vitaminoze; marrja e gjakut nė damarė;
gjakderdhja gjatė tė pėrmuajshmeve dhe gjatė lehonisė te gratė.
Disa rregulla rreth agjėrimit: Agjėruesit i lejohet tė agjėrojė edhe duke
qenė xhunub (i papastėr) dhe tė lahet edhe pas agimit tė diellit. Edhe nėse
njeriu pa qėllim bėhet i papastėr gjatė ditės (nėse vjen deri te polucioni
nė gjumė apo nga lodhja), ai vetėmse duhet tė lahet ndėrsa agjėrimi nuk i
asgjėsohet. Gruaja tė cilės i mbarojnė tė pėrmuajshmet apo gjendja e
lehonisė duhet tė agjėrojė madje edhe nėse nuk mbėrrin tė lahet para agimit.
Agjėruesit i lejohet mjekimi i dhėmbėve, madje edhe shkulja e tyre, me kusht
qė mos ta gėlltisė gjakun (natyrisht lejohet edhe anestezioni i duhur gjatė
shkuljes sė dhėmbit). Agjėruesit i lejohet qė tė mjekohet duke marrė pika
pėr sy dhe pėr vesh, madje edhe nėse shija e tyre ndjehet nė fyt. Tė
sėmurėve nga astma u lejohet ta pėrdorin inhalatorin (pompėn) gjatė
agjėrimit. Agjėruesit i lejohet shpėrlarja e gojės, pastrimi i dhėmbėve, tė
freskohet apo lahet por gjithnjė me kusht qė tė ketė kujdes se mos tė futet
ujė nė trupin e tij. Agjėrimin nuk e asgjėson marrja erė e aromatikėve, por
duhet shmangur kėsaj. Gatuesit apo gatueses tė ushqimit i lejohet ta shijojė
ushqimin me majėn e gjuhės dhe menjėherė ta nxjerrė atė. Bashkėshortėve u
lejohet ēdo gjė qė nuk shpie deri te ejakulimi, dmth. puthja apo pėrkėdhelja
lejohen.
Syfyri (sehuri) dhe iftari: Muhammedi alejhis-selam thotė: Ngrihuni nė
syfyr, sepse vėrtet nė syfyr ka bereqet. Ai po ashtu thotė: Vija ndarėse
mes agjėrimit tonė dhe agjėrimit tė ehl-i kitabit (ithtarėve tė Librit)
ėshtė ngrėnia e syfyrit. Syfyri apo sehuri ėshtė forma qė pėrsėri njeriun e
thėrret nė vetėdisiplinim. Syfyri ka shije tjetėr tė ushqimit, ai ka lėshuar
rrėnjė tė thella nė kėtė hapėsirė: edhe nė atė kohė kur jashtė vėrehet njė
vdekje e natyrės, agjėruesit korrespondojnė duke zgjuar njėri-tjetrin nga
gjumi, duke i dėrguar ushqim. Traditė e syfyrit tek ne ka qenė dhe akoma
mbetet pėrgatitja e mantijave, ose petave.
Nė literaturėn fetare islame vėrejmė shkrime qė kanė vlera tė thella
mistike, po ashtu edhe kulturore fetare qė tregojnė bukurinė, heshtjen
momentale, shenjtėrinė e ushqimit qė vetėm agjėruesi mund ta pėrjetojė. Ndėr
tė tjerat ky moment ėshtė edhe nga ato qė i prgjasojnė bukurive tė
xhennetit aroma e bukur e iftarit faktikisht edhe e ka kėtė dimension.
Pejgamberi alejhis-selam ka thėnė: Agjėruesi nė kohė tė iftarit posedon du
a qė nuk refuzohet, dhe Njerėzit janė nė tė mirė pėrderisa e nxitojnė
iftarin. Iftarin Pejgamberi jonė alejhis-selam e ka filluar me hurmė.
Regullė fetare ėshtė qė pas iftarit tė falet namazi i akshamit, duke pasur
parasysh mosvonesėn e tij.
Me tė vėrtetė nė kohėn e iftarit dyert kah qielli janė tė hapura pėr
besimtarin, atij i mundėsohet qė sinqerisht ti drejtohet Zotit me lutjet mė
tė mira, duke thėnė: All-llahumme inneke afuvvun tuhibbul afvve fafu
anni. (All-llahu im, me tė vėrtetė Ti je Ai qė falė dhe dėshiron tė
falėsh, pra mė fal.). Pėrveē kėsaj kemi edhe lutjen para iftarit:
All-llahumme leke sumtu, ve bike amentu ve alejkte tevekkeltu ve ala
rizkike eftartu. (O Zot, pėr Ty agjėrova, Ty tė besoj, nė Ty mbėshtetem
dhe me begatitė Tua iftar bėj).
Nė traditėn muslimane vėrejmė njė bukuri tė jashtėzakonshme dhe kulturė tė
lartė tė ushqimit. Pėr iftar pėrgatiten ushqime tė veēanta apo tradicionale
dhe atė tė lloj-lloj-shme. Me rėndėsi ėshtė se te familjet tė cilat mundohen
tė kenė rregulla jetėsore dhe kulturė tė lartė familjare apo shtėpiake nga
fėmijėt dhe tė rriturit kėrkohet qė tė ulen sė bashku pėr iftar, para
iftarit duke lexuar Kuran e nė kohėn e iftarit duke bėrė lutje tė
pėrbashkėt All-llahut, duke kėrkuar nga Ai falje, begati dhe udhėzim jo
vetėm pėr vete por edhe pėr mbarė njerėzimin, e sidomos ndihmė pėr ata tė
cilėve u bėhet padrejtėsi e madhe nė kėtė botė.
Teravih namazi: Ėshtė namaz i cili kryhet nė mbrėmjet e muajit tė Ramazanit.
Transmetohet se Muhammedi alejhis-selam i ka ēmuar lartė ato namaze, por
gjithashtu ka tėrhequr vėrejtjen se ato nuk duhet tė bėhen tė obligueshme.
Konsiderohet se Umeri r.a. i ka tubuar pas njė kariu (lexuesi tė Kuranit)
ata qė individualisht apo nė grup faleshin nė xhaminė e Medines. Gjithashtu
rrėfehet se pėrparėsi i jepte pjesės sė parė tė natės pėr kėtė lloj namazi.
E drejta islame parasheh qė teravija tė falet menjėherė pas namazit tė
jacisė. Ai pėrbėhet nga dhjetė taslime, secili prej tė cilėve ka dy rekate;
pas ēdo katėr rekatesh ka pushim, prej nga edhe emėrimi pushim, teravih.
Namazi i tera-visė mund tė falet individualisht por mė e preferueshme ėshtė
qė tė kryhet nė grup (xhemat). Duke mos u thelluar nė interpre-timet e
ndryshme medhhebike teravih namazin ne e falim siē u tha mė lart, d.m.th.,
20 rekate. Kjo traditė e rrėnjosur nė kulturėn muslimane edhe tė hapėsirės
sonė shqiptare kėrkon qė meqė ėshtė muaji i zbritjes sė Kuranit, nė tė sa
mė shumė tė lexohet Kurani, natyrisht duke pasur parasysh qė mos tė
paraqitet mundim ose lodhje tek muslimanėt. Kjo nuk do tė thotė se gjatė
teravih namazit duhet lexuar shpejtė e vetėmse ajete tė shkurta, gjė qė pėr
fat tė keq ėshtė dukuri e pėrhapur tek ne. Tek ne ka qenė praktikė qė tė
ketė xhami tė caktuara ku gjatė muajit tė bekuar nė teravih namazin tė
lexohet i tėrė Kurani, pra tė kryhet njė hatme. Familjet muslimane disa
herė kanė shkuar bashkėrisht nė xhami pėr teravih namazin, duke i marrė edhe
fėmijėt me vete. Natyrisht se gjatė kėsaj krijohet njė atmos-ferė familjare
fetare, prej asaj sjelljes sė nje-rėzve tė pjekur e deri te loja e fėmijėve.
Pėr ēdoherė muaji i Ramazanit ka bėrė qė xha-mitė tona tė jenė tė mbushura
me xhemat.
Bedri: Bedri ėshtė betejė qė ka ndodhur me 17 Ramazan, tė vitit 2 Hixhri.
Edhe pse kjo shė-nohet ose shkruhet nga historianė tė ndry-shėm,
interpretues tė shumtė tė lėmenjve tė ndryshėm, prapėseprapė duhet theksuar
se beteja e Bedrit ėshtė betejė qė nuk i takon retorikės sė luftėrave tė
zakonshme, sepse kėtė e dėshmon vetė Kurani me thėnien: All-llahu ju ka
ndihmuar nė Bedėr, kur ishit tė pafuqishėm prandaj frikėsohuni All-llahut
qė tė jeni mirėnjohės (3:123) dhe: ... dhe kur gjuajshe nuk gjuajshe ti,
por gjuante All-llahu... (8:17). Kėto thėnie kuranore mbi betejėn e Bedrit
janė tė ngjashme me mrekullitė e mėparshme qė janė paraqitur si dukuri qė
kanė dėshmuar fuqinė e Perėndisė dhe dėrgueshmėrinė e profetėve tė ndryshėm,
si Isaut, Musaut, Nuhut e shumė e shumė tė tjerėve. Mirėpo kėtu, nė kėtė
betejė kemi diē tė re brenda muxhizes sė pėrgjithshme sepse thirret edhe
njeriu qė tė jetė pjesėmarrės i muxhizes, i kėsaj beteje mrekulluese para
sė cilės ēdokush ka heshtur, ka ulur kokėn dhe vetėm sexhde ka bėrė nė
mėnyrė simbolike qė tė vėrehet vetėm njė gjė, respektivisht besimi nė Zotin.
Bedri ėshtė nocion i parė i cili paraqitet brenda domethėnieve enciklopedike
tė kuptimit (fjalės) betejė dhe atė vetėm se duke treguar se kėtu fare nuk
ka pasur tė bėjė thjesht me njė betejė, por me besimin nė Zotin, nėnshtrimin
ndaj Tij. Ėshtė fakt se pėr tu paraqitur njė betejė siē ėshtė Bedri nė kėtė
muaj tė Kuranit kanė qenė rrethana shumė tė rrezikshme pėr besimtarėt nė
krye me vet tė Dėrguarin Mustafa alejhis-selam dhe shokėt e tij, tė cilėt
filluan tė luftohen me tė madhe nga idhujtarėt, tė pabesėt. Bedri u paraqit
pėr shkak tė sėmundjes qė kishin mushrikėt dhe urrejtjes patologjike ndaj
Islamit dhe paraqitjes sė padrejtėsisė ndaj muslimanėve, si p.sh. spastrimi
i muslimanėve nga Mekka, izolimi i tyre nga jeta shoqėrore dhe dallimet
familjare, e sidomos dominimi i nėnshtrimit tė pėrgjithshėm tė forcės sė
idhujtarisė. Pėr fat tė keq idhujtarėt, ateistėt akoma janė prezent mbi
faqen e dheut siē kanė qenė ata tė kohės sė Pejgamberit alejhis-selam.
Pėrsėritja e Ramazanit e me kėtė edhe vetė pėrsėritja nė brendėsinė e saj
edhe e Bedrit, thėrret qė ēdoherė ta kujtojmė shpėtimin e njeriut besimtar
duke ia dhėnė sigurinė dhe paqen botės me tėrė bukuritė e saja, e vetėm qė i
ligu, ateisti dhe antiteisti vullgar mos tė marrin hov e mė nė fund tė
prezentojnė fuqi demonike mbi tokė. Beteja e Bedrit tregon se pėr suksesin
pėrfundimtar nuk ėshtė e nevojshme vetėm pėrgatitja fizike, numri dhe
mbėshtetja materiale, por se pėrveē kėsaj, dhe atė si faktor i pandashėm,
shkojnė edhe namazi, duaja dhe lutja Atij i cili dhuron ndihmė dhe fitore!
Pejgamberi alejhis-selam, pėrkrah vendosmėrisė sė tij pėr tu pėrleshur me
armikun, nė vendin Urejsh, njė natė para Bedrit, u fal gjatė dhe luti
All-llahun Fisnik pėr sukses. Ai e dinte se fitorja vjen vetėm se nga
Alll-llahu, e se Atij mė sė shumti mund ti afrohet me ubudijjet/ibadet. Nuk
ėshtė e kotė se pėr ēdo vjet paraqitet Ramazani sė bashku me Bedrin, njėri
pėr ta pastruar shpirtėrisht mbarė njerėzimin, e tjetri pėr tu thėnė tė
kėqinjve: nuk keni tė drejtė tė mbisundoni mbi njerėzinė.
Dobėsia e besimit, mosdėgjimi i urdhrave tė nijjetit, Kuranit, hadithit
pėr ēdoherė ia sjellin sprovat mė tė mėdha njerėzimit. Njėherė ndodhi qė njė
pjesė e besimtarėve u vonuan nė dėgjueshmėri ndaj urdhrit tė Pejgamberit
alejhis-selam, nė Uhud, dhe kjo u kushtoi shtrenjtė...
Lejletu-l-Kadr: Muaji Ramazan pandėrprerė interpretohet dhe pėrsėri ka nė
vete resurse tė pashterrshme si tė kuptimit, tė pėrjetimit ashtu edhe tė
interpretimit. Ajo qė e bėn tė mundshme njė gjė tė kėtillė ėshtė edhe Nata e
Kadrit. All-llahu xhel-le shanuhu pyet (97): E ti ēmendon se ēėshtė nata
e Kadrit? dhe Vetė pėrgjigjet: Nata e Kadrit ėshtė mė e mirė se njėmijė
muaj. Pėrse ėshtė kėshtu? Vetėm pėr shkak se: Ne e shpallėm atė (Kuranin)
nė Natėn e Kadrit! Pėrpos kėsaj, kemi momentin tjetėr se vetė fjala thėrret
qė tė mendojmė diē rreth kuptimit tė kadrit: nė kėtė natė po pėrcaktohet
ardhmėria e njeriut fati i tij si pėr nga ēkasia dhe sasia; njeriu nė kėtė
natė merret nė shqyrtim, nė llogari, nė pėrgjegjėsi, meqė nė kėtė Natė:
...me lejen e Zotit tė tyre, zbresin engjujt dhe Xhibrili pėr tė gjitha
ēėshtjet. Me siguri pėr kėtė arsye kjo natė ėshtė quajtur Lejletu-l-Kadr
apo Nata e Fatit, pastaj edhe Nata e Paqes, ndėrsa nė suren ed-Duhan ajo
quhet edhe Lejletu-l-Mubareke Nata e Bekuar.
Ngjarja mė e rėndėsishme e cila ka ndodhur qė nga zanafilla e gjinisė
njerėzore e deri mė sot ėshtė bashkimi i botės mė tė lartė me atė mė tė
ultėn, bashkimi i Qiellit dhe Tokės, respektivisht shpallja e Kuranit dhe
zbritja e udhėzimit pėr mbarė njerėzimin, pėr tė qenė nė rrugėn e drejtė.
Pikėrisht kjo ka ndodhur nė Natėn e Kadrit, e cila ėshtė natė e zgjedhur dhe
prandaj netėt e tjera tė shėnuara, megjithėse secila me rėndėsi tė veēantė,
as qė mund tė krahasohen dhe ta kenė vlerėn qė e ka kjo natė. Sipas Ibn
Abbasit, mufessirit tė parė tė Kuranit nga ashabėt: atė Natė Kurani ka
zbritur i tėrė nga Levhi-Mahfudhi nė qiellin mė tė ulėt es-Semaud-dunja,
prej nga Xhibrili alejhis-selam me urdhėr tė All-llahut tė lartėsuar Kur
anin gradualisht ia shpallte Muhammedit alejhis-selam gjatė 23 viteve.
Pse kjo natė e vėrtetė, tė cilėn Kurani e vulos, ėshtė lėnė pa u
pėrcaktuar nė mėnyrė tė pėrpiktė se cila natė ėshtė gjatė Ramazanit? Nė
thėniet e mufessirit tė parė tė Kuranit, vetė Muhammedit alejhis-selam,
lexojmė: Kėrkoni Natėn e Kadrit gjatė dhjetė netėve tė fundit tė Ramazanit
si dhe Atij qė Natėn e Kadrit e kalon nė ibadet, duke besuar dhe duke
shpresuar shpėrblim nga All-llahu, All-llahu do tia falė tė gjitha mėkatet
e mėparshme. Ėshtė mirė qė nė kėtė natė pandėrprerė ta pėrsėrisim lutjen:
All-llahumme inneke afuvvun tuhibbul afve fafu anni, tė lexohet Kurani
me hushu (pėrulje), tedebbur (thellim) dhe duke qarė pse mos tė qajmė duke
lexuar Kuran!? Besimtari e ka lehtė ta besojė kėtė Natė, sepse beson nė
All-llahun xhel-le shanuhu, i Cili duke mos ia harruar dobėsitė e tij
njerėzore e pėrgatit ēdo send vetėmse qė atij tia ngjyrosė tėrė jetėn me
lutje, duke ia falur mėkatet, duka ia pastruar shpirtin; ia dhuron kėtė Natė
nė mėnyrė tė gjallė se me tė vėrtetė nė kėtė Natė, e cila nė traditėn tonė
mė sė tepėrmi, natyrisht duke pėrcjellur literaturėn e hadithit, thuhet se
bie nė natėn e 27-tė tė muajit tė agjėrimit, vėrehet shėtitja e melekėve,
zbritja e tyre nga qielli vetėm se duke thirrė: Selam (Paqe)! Ashtu ėshtė
deri kur tė agojė mėngjezi.
Itikafi: Sistemi i lutjes nė Islam ėshtė ndėr sistemet qė pėr ēdoherė
pėrcjell plotėsim tė tėrėsishėm mes jetės sė pėrbotshme dhe asaj
shpirtėrore. Kėtė kemi mundėsi ta vėrejmė ēdokund kur ėshtė fjala pėr
lutjen, duanė, devotshmėrinė etj. Mes tyre kemi tė ashtuquajturėn praktikė
tė devotshmėrisė, siē ėshtė itikafi. Pejgamberi alejhis-selam ka qėndruar nė
xhami (nė itikaf) dhjetė ditėt e fundit tė Ramazanit. Itikafi, qė ėshtė
veēanėrisht i preferueshėm, nėnkupton tėrheqjen nėpėr xhami, duke bėrė
nijjet, pėr njė numėr tė caktuar ditėsh sipas dėshirės sė besimtarit. Ai qė
hyn nė itikaf nuk guxon tė dalė gjatė atyre ditėve jashtė saj pos pėr nevoja
fizike dhe marrje tė abdestit. Ai brenda xhamisė agjėron, kryen namaz, lexon
Kuranin, han iftarin dhe sehurin. Nė mesin e muslimanėve, edhe brenda
trojeve tona, praktikohet qė kjo periudhė e itikafit tė jenė dhjetė ditėt e
fundit tė muajit tė agjėrimit Ramazanit, nė tė cilat bie edhe Nata e
Kadrit. Itikafi ėshtė sunneti muekkede. Duhet thėnė se burri doemos duhet
bėrė itikafin nė xhami, ndėrsa gruaja atė duhet ta bėjė nė shtėpi, duke i
ndjekur rregullat e lartshėnuara.
Nė kėtė kohė tė vėshtirė kur njeriu harrohet, harxhohet, vritet, shkilet,
fundoset nė pafundėsi, ballafaqohet me trishtimin, frikėn, rrezikun, i
nėnēmohet besimi, i shpallet luftė, arrestohet, para botės i bėhet
padrejtėsi, thirret nė amoralitet nė emėr tė moralit, gjė qė e pamė nė
Kosovė, nė Shqipėri, Bosnje, Ēeēeni, nė Lindje e nė Perėndim, brenda
mirėsive tė botės njeriu dita-ditės ėshtė duke u bėrė i panjohur. Me siguri
se Zoti tė gjitha kėtyre u ka garantuar zgjidhje, udhėzim, natyrisht se me
fe dhe besim agjėrim, e pse pra jo edhe me itikaf. Itikafi nė kėtė kohė
ėshtė ndėr virtytet mė tė larta tė njeriut ku drejtėpėrsėdrejti ai detyron
vetveten qė tė bėhet ndihmėtar i sė mirės fesė, u ndihmon
engjėjve/melekėve pėr ta mbyllur shejtanin; bėhet forcė qė edhe po atė
shejtan tė mallkuar ta ketė nėn sundimin e vet, ti hapė horizontet nga
qielli, e sheh atė qė ska mundėsi ēdokush ta shohė, i nėnshtrohet
All-llahut xhel-le shanuhu, duke i bėrė lutje pėr shpėtimin e
njeriut/njerėzimit, familjes, fėmijėve. Nė kėtė izolim nga e gjithė kjo nė
vendin e quajtur xhami, ku pėrpos lutjes, sexhdes, pėrgatitjes sė mbrojtėsve
tė sė mirės dhe humanitetit nuk ka asgjė tjetėr, njeriut tė kohės sonė nė
errėsirė, nė vetmi kur nuk ekziston asgjė pos sinqeritetit i mundėsohet ajo
qė ka thėnė Zoti: Dhe kur tė tė pyesin robėrit e Mi pėr Mua, Unė jam me tė
vėrtetė afėr, i pėrgjigjem lutjes sė lutėsit kur mė lutet. Prandaj le tė
kėrkojnė pėrgjigje prej Meje dhe le tė mė besojnė Mua, pėr tė qenė tė
udhėzuar. (2:186) Kėta njerėz duhet tė respektohen dhe tė duhen nga ne se
me tė vėrtetė kemi nevojė pėr lutje dhe njerėz tė kėtillė.
Sadekatu-l-fitri (apo vitret): Shikoni se ēbėn Islami: tėrė kėtė metafizikė
madhėshtore, pas tė gjithave: nijjetit, agjėrimit, lutjes, Bedrit,
Lejletu-l-Kadrit, itikafit kėrkon diē siē ėshtė sadekatu-l-fitri. Njė
dirhemi, ose pjesės materiale tė kėsaj bote ia jep shenjtėrinė dhe e bėn
detyrim pėr ēdo musliman dhe muslimane. Ushqyesi, apo pėrkujdesėsi i
familjes jep vitret pėr tė gjithė anėtarėt e familjes, e nėse ndonjėri nga
anėtarėt jep vitre pėr vetveten, atėherė ajo ėshtė edhe mė mirė. Vitret
duhet dhėnė para namazit tė Bajramit. Lejohet qė ato tė jepen njė apo dy
ditė para Bajramit, ndėrsa nė rast nevoje edhe mė herėt. Vitret jepen nė
lartėsi apo sasi tė ushqimit njėditor pėr njė person. Nė kėtė drejtim, ėshtė
mirė qė tė shihet qė personit tė cilit i jepen vitret ti jepet ajo qė atij
do ti ishte mė e dobishme. Nga sadekatu-l-fitri te ne ėshtė duke u bėrė njė
institucion qė krijon mundėsi pėr mirėmbajtjen e institucioneve shkollore
arsimore, siē janė medresetė dhe fakultetet, ku duhet tė shkollohen njerėz
me besim, virtyte tė larta morale dhe qė bėhen pasardhės tė profetėve, qė
do tė dijnė tė mbajnė shtet dhe popull, me kulturė tė lartė fetare e morale
e sidomos atyre qė do tė dijnė ta lartėsojnė fjalėn e All-llahut mbi faqen e
dheut.
Bajrami: Siē e kishim haram tė ushqehemi gjatė agjėrimit nė muajin Ramazan,
me ardhjen e Bajramit e kemi haram agjėrimin. Feja islame e cila i drejtohet
mbarė njerėzimit dhe e thėrret atė nė bashkim njeh dy festa: njėra ėshtė E
idu-l-Fitr, apo Fitr Bajrami dhe tjetra Eidu-l-Edha, Kurban Bajrami. Nuk
kemi mundėsi e as tė drejtė qė festat fetare ti zbresim nė hapėsirėn e
pėrbotshme tė atyre festave qė kanė karakter shtetėror apo kombėtar, meqė
vetė Pejgamberi alejhis-selam kėshtu e ka caktuar dhe nė tė njėjtėn kohė
simbolet e fesė, pėrcaktimet e fesė pėr ēdoherė janė mbi karakteret
shekullariste. Nuk do tė thotė se meqė jetojmė mbi rruzullin tokėsor ku ka
shumė shtete, kombe etj., tė mendojmė se nuk duhet pasur momente qė
karakterizojnė dhe lartėsojnė vendin tonė nė tėrė atė rruzull tokėsor.
Festa fetare me njeriun sillet mu si prindi me fėmijėn; ajo na gėzon dhe
thėrret qė ti gėzojmė edhe tė tjerėt duke u vizituar familjet, farefisi,
fqinjėt e miqtė, duke forcuar dashurinė ndaj njėri-tjetrit, me qėllim qė tė
kenė thevabe.
Po Zot, Ty tė besojmė dhe pėr Ty agjėrojmė!
Agjėrimi, nėse kuptohet vetėm si abstenim nga haja e pija, ėshtė mjerim,
sepse atė e bėn vetėm kafsha. Njeriut nė kėtė kohė i mundėsohet qė
drejtpėrsėdrejti tė komunikojė me Zotin, drejtpėrsėdrejti ti lexojė fjalėt
e Zotit; i mundėsohet qė tė ketė njė iftar me mbi njė miliard njerėz nė kohė
tė caktuar; i mundėsohet qė nė atė kohė ti lutet Zotit pėr ēdo send mirė e
mirė tė analizuar e tė vendosur e Zoti tia pranojė ato. Shumėkuptimėsia e
agjėrimit natyrisht se ka qenė shpėtim edhe pėr nėnėn e pastėr, Merjemen, e
cila e lindi Isaun alejhis-selam, prej mundimeve dhe shpifjeve tė shumta,
pėr shkak tė tė cilave u detyrua qė tė abstenojė nga fjala dhe tė thotė:
Unė tė Gjithmėshirshmit i jam zotuar qė tė agjėroj (tė hesht).... Me
agjėrimin si solidaritet botėror nė formė tė urisė njėkohėsisht i paraqitet
luftė edhe demonisė botėrore. Ėshtė fakt se agjėrimin e prishin disa momente
nga bota materiale, por pėrpos kėsaj feja rėndėsi tė veēantė i kushton edhe
pastrimit tė shpirtit, devotshmėrisė ndaj Zotit, meqė pa kėtė agjėrimi humb
formėn e shpėrblimit dhe merr formėn e dėnimit.
Me tė vėrtetė rregullat fetare thėrrasin zemrėn dhe arsyen njerėzore duke
mos e komplikuar dhe vėshtirėsuar normėn fetare; ato thėrrasin qė muslimani
tė dijė tė besojė, tė jetė i menēur, i lirė e tė vendosė tė agjėrojė, tė
bėjė punė tė mbarė, duke mos iu frikėsuar harresės e lodhjes.
Nė fund po i pėrmendim thėniet vijuese tė Muhammedit alejhis-selam lidhur me
muajin e bekuar tė agjėrimit:
Agjėrimi ėshtė mbrojtės dhe (agjėruesi) le tė mos kryejė vepra tė turpshme
e tė kėqija, nėse dikush e sulmon apo e fyen, le ti thotė dy herė: Unė
agjėroj. Pasha Atė qė shpirti im ėshtė nė duart e Tij, era e gojės sė
agjėruesit ėshtė mė e kėndshme te All-llahu sesa era e parfumit. (Agjėruesi)
e len ushqimin, pijen dhe kėnaqėsitė (thotė All-llahu) pėr mua. Agjėrimi
ėshtė Imi dhe Unė pėr tė shpėrblej dhe pėr secilėn vepėr tė mirė do ta ketė
shpėrblimin e dhjetėfishuar.
Kur hyn muaji i Ramazanit hapen qyert e qiejve dhe mbyllen dyert e
xhehennemit, ndėrsa shejtanėt lidhen me zinxhirė.
Shkup, 8 dhjetor, 1999
Pėrgatitur nga:
Ismail Bardhi
Paraqitur nga:
Sabri Selmani
Literatura e konsultuar:
Kurani Kerimi; Sahihu-l-Buhariu nė gjuhėn shqipe, v. 5, Prishtinė 1994;
Nerkez Smailagiē, Leksikon Islama, Sarajevo 1990; L. Shentürk, Sejfettin
Jazixhi, Islam Ilmihali, Ankara, 1996; Islam Ansiklopedisi, TDV, Istanbul
(v. agjėrimi).
Krijoni Kontakt