Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 38
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-01-2007
    Postime
    135
    Fjala "muaj" ne Kuran permendet 12 here,aq muaj sa ka viti.
    Fjala "dite" ne Kuran permendet 365 here,aq dite sa ka viti.
    Fjala "qiell" ne Kuran permendet 7 here,aq sa qiej ka krijuar Allahu (xhsh).

    Mes dy deteve ka nje mur qe nuk lejon te perzihen

    "Ai (All-llahu) leshoi dy dete te puqen ndermjet vete. Ne mes tyre ka nje mburoje qe nuk i lejon te trazohen"(Err-Rrahman :19-20)

    D.m.th, se mes dy deteve ekziston nje pengese qe nuk i lejon ujerat e nje deti te hyjne ne detin tjeter. Kjo pengese nuk eshte e palevizshme, sepse fjala "merexhe" e perdorur ne ajet ka kuptimin e shkuarjes, kthimit dhe te levizshmerise. Shkenca zbuloi se ujerat e deteve nuk perzihen ndermjet vete dhe ēdonjeri nga ato ruan veēorite e veta.
    Disa dijetare nga Gjermania, me 1962 zbuluan se ne vendin ku bashkohen Deti i Kuq dhe Oqeani Indian nuk perzihen ujerat ne mes dy deteve. Ata verejten se ndermjet tyre ekziston nje vije e qarte ndarese, por ajo nuk ishte e palevizshme, sepse ndonjehere shkonte nga Lindja e ndonjehere nga Perendimi, sipas levizjes se ererave. Gjithashtu , ujerat e kripur nuk bashkohen me ata te embel, siēeshte rasti me lumenjte dhe detet. Pra, kush eshte ai qe ia mesoi Muhammedit a.s, kurse ai u rrit ne shkretetire?

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-01-2007
    Postime
    135
    ZONA ME E ULET NE RRUZULLIN TOKESOR

    Allahu i Madhėruar thotė nė fillim tė sures Er Rum:
    "Elif, Lam, Mim, bizantėt u mundėn nė tokėn mė tė ulėt, por pas disfatės sė tyre, ata do tė fitojnė brenda pak vitesh." (Er Rum 1-4)
    Nė fjalorėt e gjuhės arabe, fjala edna, qė ėshtė pėrdorur nė ajet ka dy kuptime: mė i afėrt dhe mė i ulėt. Nė pėrputhje me ajetin e shenjė, toka e Palestinės (ku janė mundur bizantėt) ėshtė mė e afėrta me Gadishullin arabik, dhe nė tė ndodhet pika mė e ulėt nėn nivelin e detit nė tė gjithė rruzullin tokėsor. Ajo ėshtė Aguari i Detit tė Vdekur, qė ndodhet 392m nėn nivelin e detit. Bizantėt fituan ndaj persėve pas pak vitesh, tamam ashtu siē paralajmėroi Kur'ani.

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-01-2007
    Postime
    135
    Qumėshti i nėnės.


    Qumėshti i nėnės ėshtė njė pėrzierje e pakrahasueshme qė shėrben si burim ushqimor i shkėlqyeshėm pėr foshnjen e porsalindur dhe rrit rezistencėn ndaj sėmundjeve. As ushqimi artificial pėr fėmijė i prodhuar nga teknologjia e ditėve tona nuk mund ta zėvendėsojė kėtė burim ushqimi tė mrekullueshėm.
    Ēdo ditė zbulohen dobi tė reja qė pėrmban qumėshti i nėnės pėr
    fėmijėn. Njė prej argumenteve qė shkenca ka zbuluar rreth qumėshtit tė nėnės ėshtė se pirja e tij gjatė dy viteve tė para tė jetės ka dobi mjaft tė madhe. Nė Kuran jepet njė lajm mjaft i rėndėsishėm 14 shekuj mė parė nė lidhje me kėtė fakt tė zbuluar nga shkenca vetėm kohėt e fundit:
    ”Nėnat duhet t ’i ushqejnė foshnjat e tyre pėr dy vjet me radhė …”(El-Bekare 233)
    ”Ne e kemi urdhėruar njeriun qė tė sillet mirė me prindėrit, sepse nėna e vet e mbajti nė barkun e saj,me vėshtirėsi pas vėshtirėsie dhe pas dy viteve ia ndau gjirin.
    Ji mirėnjohės ndaj Meje dhe ndaj dy prindėrve tė tu, sepse tek Unė ėshtė kthimi juaj. ”(Lukman 14)

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-01-2007
    Postime
    135
    SHENJAT E GISHTĖRINJVE.


    Ēdo njeri,duke pėrfshirė edhe binjakėt qė mezi dallohen nga njėri-tjetri, ka shenjat e tij tė veēanta tė gishtėrinjve. Me fjalė tė tjera,identiteti i secilit ėshtė i koduar nė majat e gishtėrinjve tė tij. Ky sistem i koduar mund tė krahasohet me sistemin e kodit tė vijave,i cili pėrdoret nė ditėt tona pėr identifikimin e prodhimeve tė ndryshme,si prodhimet industriale apo ushqimore.
    ”A mendon njeriu se nuk do t'i mbledhim eshtrat e tij? Po,do t'i
    mbledhim!Madje Ne jemi tė zotė t'i krijojmė pėrsėri edhe majat e
    gishtėrinjve tė tij!” (El Kijame 3-4)
    Theksimi i shenjave tė gishtėrinjve ka njė domethėnie mjaft tė veēantė, sepse secili ka shenjėn e tij unike tė gishtėrinjve,e cila nuk i ngjason askujt.
    Ēdo person qė jeton apo ka jetuar nė kėtė botė ka formėn e tij unike tė shenjave tė gishtėrinjve.Pėr kėtė arsye,shenjat e gishtėrinjve janė njė provė mjaft e rėndėsishme e identitetit,ndaj dhe sot pėrdoren pikėrisht pėr kėtė qėllim.
    Por mė e rėndėsishmja ėshtė se kjo veēori e shenjave tė gishtėrinjve u zbulua nga fundit i shekullit XIX.Pėrpara kėsaj periudhe,njerėzit i shihnin shenjat e gishtėrinjve si disa rrathė tė zakonshėm,pa ndonjė rėndėsi apo kuptim specifik. Ėshtė Kurani ai qė na flet pėr kėtė karakterisikė dalluese tė shenjave tė gishtėrinjve,e cila nuk u kuptua veēse nė ditėt tona.
    Ēdo njeri,duke pėrfshirė edhe binjakėt qė mezi dallohen nga njėri-tjetri,ka shenjat e tij tė veēanta tė gishtėrinjve. Me fjalė tė tjera, identiteti i secilit ėshtė i koduar nė majat e gishtėrinjve tė tij.Ky sistem i koduar mund tė krahasohet me sistemin e kodit tė vijave,i cili pėrdoret nė ditėt tona pėr identifikimin e Prodhimeve tė ndryshme,si prodhimet industriale apo ushqimore.

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-07-2006
    Postime
    82
    valli ku do tė dalish me kėto budallaki pashė besėn, a do tė zbulosh edhenjė herė teoremėn e pitagorės apo ēka. Lej kėto dokrra se nuk tė qojnė asgjėkundi

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-01-2007
    Postime
    135

    Kur'ani fisnik si sfidė pėr pabesimtarėt

    Kur'ani fisnik si sfidė pėr pabesimtarėt

    --------------------------------------------------------------------------------

    Kur'ani nuk ėshtė unik vetėm pėrsa i pėrket mėnyrės sesi e prezanton subjektin por gjithashtu ne te ėshtė vetė mrekullia. Me fjalėn "Mrekulli" ne kuptojmė shfaqjen e njė ngjarjeje supernatyrale dhe tė jashtzakonshme e cila nuk mund tė dublifikohet nga njerėzit.

    Ėshtė vėrtetuar qė Pejgamberi Muhammed, salallahu alejhi ve sel-lem, i ka sfiduar arabėt pėr tė krijuar njė vepėr letrare tė ngjashme me kalibrin e Kur'anit por ata ishin tė paaftė qė ta bėjnė njė kėsi gjėje pėrkundėr fuqisė elokuente dhe letrare qė ata posedonin.
    Sfida pėr tė bėrė diēka si Kur'ani u ishte prezantuar arabėve dhe njerėzve nė pergjithėsi nė tre etapa:

    1. Kur'anin e tėrė
    Nė Kur'an Allahu urdhėroi Pejgamberin, salallahu alejhi ve sel-lem, tė sfidoj tė gjitha krijesat pėr tė krijuar njė libėr nė nivelin e Kur'anit: "Thuaj: Edhe sikur tė bashkoheshin njerezit dhe xhinėt pėr tė sjellė njė Kur'an tė tillė, ata nuk do tė mund ta bėnin si ky sa do qė do ta ndihmonin njėri tjetrin". (17: 88)

    2. Dhjet sure
    Nė tjetrėn Allahu bėri sfidėn tė duket me e lehtė duke i pyetur ata qė mohonin origjinėn hyjnore tė Kur’anit, pėr tė imituar madje edhe 10 sure kur'anore: "Apo pse ata thonė: Ai (Muhammedi) e trilloi ate Kur'anin. Thuaj formuloni pra dhjetė kaptina si ai (Kur'ani) ashtu tė trilluara (sic thoni ju) dhe thirrnin pos Allahut po qe se jeni tė drejte (sikur qė thoni) ke tė doni pėr ndihmė". (11: 13)

    3. Sfida finale ishte tė krijojnė madje edhe njė sure tė vetme pėr ta krahasuar me Kur'anin i cili pėrmban edhe sure tė vogla siē ėshtė ajo El-Keuther (Miresia) me tre vargje: "E nese jeni nė dyshim pėr ate qė Ne ia shpallėm gradualisht robit tonė, atėherė sillnie ju njė kaptinė tė ngjashme si ai (Kur'ani) dhe thirrni (pėr ndihmė) dėshmitarėt tuaj (zotat) pos Allahut nėse jeni tė sinqertė (nė thėniet tuaja se Kur'ani nuk ėshtė prej Zotit). "(2: 23)
    Kėto sfida nuk ishin vetėm fjalė tė pabazuara tė cilat nuk u provuan nga tė gabuar. Pejgamberi Muhammed, salallahu alejhi ve sel-lem, thirri nė monoteizėm dhe nė zhdukje tė idhujtarisė me tė gjitha format e saja dhe nė barazimin e skllevėrve dhe pronarėve tė tyre. Gjėra kėto tė cilat kėrcėnonin tė gjithė strukturėn social-ekonomike tė shoqerisė Mekase nė pergjithėsi dhe pozitėn e fisit Kurejsh nga i cili ishte Pejgamberi Muhammed, salallahu alejhi ve sel-lem, ne veēanti.

    Meka qendra tregtare e Arabisė dhe qendėr shpirtėrore dėshpėrimisht donte tė ndalte pėrhapjen e Islamit. Dhe kundershtarėt e Pejgamberit pėr tė shtypur levizjen e tij duhej tė bėnin njė sure tė vetme si ato qė Pejgamberi, salallahu alejhi ve sel-lem, dhe ndjekėsit e tij recitonin njerėzve.

    Njė numėr i oratorėve dhe poetėve kurejshit u pėrpoqėn tė imitojnė Kur'anin por ata dėshtuan nė kėte.

    Ata pastaj i ofron atij shumė tė madhe pasurie, poziten e mbretit mbi ata dhe gratė mė tė ndershme dhe mė tė bukura qė kishin, vetėm pėr njė premtim tė tij se do tė ndalte tė ftuarin e njerėzve nė islam.

    Ai iu pergjigj atyre duke iu recituar vargun e trembėdhjetė tė sures Fussilet deri sa i thanė atij tė ndalet. (hadithi i koleksionuar nga El_Hakim, El-Bayhaqee, Abu Ya'laa dhe Ibėn Hashim i deklaruar i vėrtetė nga Ibrahim al-Alee nė Saheeh as-Seerah an-Nabaėeeyah, f. 64)

    Kurejshitėt mandej provuan tė torturojnė skllevėrit dhe tė afėrmit e tyre tė cilėt pėrqafonin islamin, njė pėrpjekje e pasukseshme pėr ti kthyer ata nė paganizėm.
    Mė vonė ata organizuan njė bojkot ekonomik kundėr Pejgamberit dhe antarėve tė klanit tė tij, Beni Hashim nė njė pėrpjekje pėr ti nenshtruar me ane tė njė praktike makabre duke i lėnė tė vdesin pa ngrėnė. Por ata dėshtuan madje edhe me kėtė plan. Nė fund vendosėn ta vrasin ate nė shtepine e tij duke dėrguar djem tė rinj nga ēdo klan i kurejshitėve nė mėnyrė qė faji i kėsaj vrasjeje tė ndahet nga tė gjitha klanet, duke e bėrė hakmarrjen e klanit tė Pejgamberit tė pamundur.

    Megjithate Allahu e aftėsoi Pejgamberin, salallahu alejhi ve sel-lem, dhe ndjekėsit e tij tė largohen nga Meka dhe tė bashkohen aty me njė grup tė konvertuarish nė islam tė cilėt u rritėn midis fiseve tė njė qyteti nė veri tė quajtur Jathrib. Islami u pėrhapte me shpejtėsi pėrmes klaneve tė Jathribit dhe brenda njė viti muslimanėt u bėnė maxhorancė. Pejgamberi Muhammed, salallahu alejhi ve sel-lem, ishte bėrė asokohe qeveritari dhe emri i qytetit ishte ndryshuar nė Medina en Nebi (Qyteti i pejgamberit)i cili pastaj u shkurtua nė Medina. Nė tetė vitet e mė vonshme klanet e Mekės dhe fqinjėt e vendet fqinje tė tyre ndėrmorrėn njė seri tė pasukseshme luftrash qė pėrfunduan me pushtimin e vetė Mekės.

    E gjithė kjo gjakderdhje mund tė ishte evituar nėse vetėm kurejshitėt dhe bashkpuntorėt e tyre tė kishin qenė tė aftė tė bėnin vetėm tre rreshta poezi ose proza tė rrjedhshme tė ngjashme me suret e Kur'anit.
    Kjo tregon qė nuk ka dyshim rreth paimitueshmerisė sė stilit tė literaturės kur'anore rreth mrekullisė sė rimės dhe mrekullisė sė ritmit.

    Ėshtė sugjeruar qė paimitueshmerine e Kur'anit nuk ėshtė e vetme pėr poetet anglez si Shekspiri, Chaucer ose poetet e mėdhenj tė ēdo gjuhe tė cilėt pretendohen tė dallohen nė stilin i cili i vendose ate perkrah bashkėkohėsve tė tyre.

    Nėse pėr shembull disa poet tė sotėm do tė studionin shkrimet e Shekspirit dhe tė shkruante nje sonnet nė stilin e Shekspirit nė bojė tė vjetėr dhe nė njė leter tė vjetėr dhe tė thoshte qė ai ka zbuluar njė poem tė humbur tė Shekspirit letėrsia botėrore mund ta pranonte kėtė edhe pas njė studimi tė kujdesshėm. Pra edhe poetėt mė tė medhenj mund tė imitohen. Nė fakt dijetarėt anglez e konsiderojnė se shumica e asaj qė i ėshtė atribuar Shekspirit ėshtė shkruar nga bashkėkohėsi i tij Christopher Marlowe. Kur'ani megjithate ėshtė shumė lartė mbi keto nivele, pėrpjekjet pėr tė shpikur disa vargje janė bėrė pėrmes kohėrave akoma asnjė nuk i qėndron afėr.

    Dhe sic ėshtė pėrmendur edhe me pėrpara, pėrpjekjet pėr tė imituar Kur'anin ishin shumė mė intensive gjatė kohės sė shpalljes kur njohuritė letrare ishin tė njė niveli sesa nė njė kohė tjetėr, ende nuk ishin pėrpjekje tė sukseshme.

    Albislam.com

  7. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-01-2007
    Postime
    135

    kur'ani per dhimbje

    Kur'ani per dhimbje
    Lekura eshte ajo qe ndjen dhembjen e jo i gjithe trupi

    "Njemend, ata qe mohuan argumentet tona, do t'i hedhim ata ne zjarr. Sa here qe u digjen lekuret atyre, Ne ua nderrojme ne lekura te tjera qe ta shijojne denimin. All-llahu eshte i plotefuqishem dhe i drejte(ne ate qe vepron)" (En-Nisa:56)

    Deri vone mjeksia dhe njerezimi mendonte se i gjithe trupi i njeriut perjeton ndjenjen e dhembjes, por disa vjet me pare mjekesia zbuloi se realiteti nuk eshte ashtu, sepse dhembjen e ndjen vetem lekura ku gjienden shqisat ndijuese. Atehere, a nuk eshte ajeti i lartpermendur nje sinjalizim per kete.

    Perndryshe, ēfare kuptimi ka fjala e All-llahut: {...Sa here qe u digjen lekuret e tyre, Ne ua nderrojme ne lekure te tjera qe ta shijojne denimin(e zjarrit)...}. Muhammedi a.s nuk jetoi ne kohen tone qe te zbuloje diē te tille me mjete bashkekohore te mjekesise, por ate e mesoi Njohesi i ēdo fshehtesie, krijuesi i njerezimit.
    __________________

  8. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-01-2007
    Postime
    135

    kur'ani per latresine

    Kur'an per lartesine....
    Shtypja atmosferike ulet me ngritjen nga siperfaqja e Tokes.

    "ate qe All-llahu deshiron ta udhezoje, ia zgjeron zemren atij per (ta pranuar) Islamin. Kurse ate qe deshiron ta lere te humbur, gjoksin e tij ia ben shume te ngushte sikur te ngjitej ne qiell(ne lartesi te larta)..." (El-En'ame:125)


    Ky ajet i All-llahut te Lartesuar zbulon dy fshehtesira:
    E para: sa me lart qe te ngrihet njeriu nga rruzulli tokesor, i ngushtohet frymemarrja, e kjo eshte ajo qe shkenca bashkekohore e deshmoi.
    E dyta: Nga ky ajet nenkuptohet se njeriu nje dite do ta perjetoje kete vetvetiu dhe do te ngjitet ne lartesite qiellore. Ja pra, jane ditet tona ato qe argumentojne kete. Me thuaj, atehere, a mund te jete kjo fjale e Muhammedit a.s?

  9. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-01-2007
    Postime
    135

    kur'ani per Qiellin

    Kur'ani per Qiellin

    "Qiellin ua kemi bėrė kulm tė sigurt,por ata zbrapsen prej atyre argumenteve"
    (El-Enbija: 32)

    Qielli pra ėshtė ai qė mbron Tokė, sikurse kulmi shtėpinė. Vallė prej ēkahit e mbron atė? Dijetarėt bashkėkohorė thonė: Sikur shtypja atmosferike tokėsore tė ishte pak mė e ulėt se qė ėshtė, atėherė shkėndiat e shumta qė ēajnė horizontet e jashtme do ta goditnin Tokėn nė tė gjitha pjesėt e saj. Dhe me kėtė rast do tė ndizej ēdo gjė ndezėse, dhe atėherė qielli nuk do tė ishte mburojė.

    Biologu Frenk Alen nė librin e tij "Zoti zbulohet nė shekullin e diturisė"thotė: "Toka ėshtė e mbėshthellur me njė materie tė gaztė e cila pėrmban gazėrat e nevojshme tė jetės dhe e cila ngrihet mbi rruzullin tokėsor mė tepėr se 500 milje. Kjo mbėshtjellje e tokės arrinė dendėsinė e nevojshme qė ta pengojė derdhjen e miliona shkėndive vrasėse pėr ēdo ditė nė Tokė... Dhe kjo mbėshtjellje atmosferike ruan shkallėn e nxehtėsisė sė nevojshme pėr jetė. Po ashtu, ajo bartė avullin e oqeaneve dhe deteve nė vendet e largėta, brenda kontinenteve, ku edhe shndėrrohet nė shi i cili ringjallė Tokėn pas vdekjes sė saj. Kurse shiu ėshtė burimi kryesor i ujit tė ėmbėl, i cili sikur tė mos ekzistonte, Toka do tė shndėrrohej nė njė shkretėtirė pa shenja jete..."

  10. #20
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-01-2007
    Postime
    135

    Drita e Henes eshte e huazuar

    Drita e Henes eshte e huazuar



    "Ai (All-llahu) eshte qe beri Diellin shndrites, e Henen e beri drite..."(Junus : 5)
    "I madherishem eshte Ai qe krijoi yjet ne qiell dhe vendosi ne te nje shndrites (Diellin) dhe nje Hene ndriēuese"(El-Furkan :61)

    Pra, vellai ime i dashur, keto dy ajete sinjalizojne se Dielli eshte shndrites - ne gj.arabe dije, qe nenkuptohon se ai ndrit vetvetiu, kurse Hena eshte drite - ne gj.arabe nur, qe nenkupton se ajo huazon driten.
    Kjo, pra, eshte ajo qe zbuloi shkenca bashkekohore, e cila thote se Dielli eshte i zjarrte, kurse Hena driten e saj e merr nga Dielli.

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Deklarata universale e tė drejtave tė njeriut dhe Islami
    Nga Cappuccino nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 98
    Postimi i Fundit: 30-11-2013, 13:37
  2. Qėllimi i jetes
    Nga Namila nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-05-2011, 10:01
  3. Kur'ani, Dituria dhe Shkenca
    Nga Orientalist nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2007, 09:31
  4. Fenomeni i terrorizmit – Sfida e rendit te ri boteror
    Nga Enri nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 17-01-2004, 10:59
  5. Bibla Kur'ani Dhe Shkenca
    Nga Saraj nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-11-2002, 08:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •