SI U KALB DEMOKRACIA
Pas gati gjysmė shekulli diktature komuniste shqiptarėt ishin shumė tė etur pėr demokraci, pėr pakėz demokraci. Tregoheshin mjaft naivė nė gjykimin e mundėsive e tė gjasave pėr vendosjen e shpejtė tė njė demokracie tė vėrtetė vepruese nė vendin e tyre. Vetėm fjala magjepsėse demokraci i hidhte nė ekstazė ėndėrrimtare.
Por kur u krijuan rrethanat dhe erdhi ēasti tė shpėtonin nga diktatura shqiptarėt u gjendėn nė pozitėn e fėmijės qė sapo ngrihet nė kėmbė dhe nuk ka kush ta drejtojė nė hapa e parė tė udhėtimit nė jetė e shkon dhe futet nė zjarr, bie nė ujė, thyen qafėn nė greminė, sepse “ēdo gjė i duket shesh”. Askush nga jashtė Shqipėrisė nuk ua dha dorėn sinqerisht shqiptarėve t’i ndihmonte nė ecjen e parė nė rrugėn e demokracisė. Tani pas 16 vjet “demokraci me shumė halle” shumė shqiptarė po e shohin qartė kėtė.
Edhe shqiptarėt e “menēur e tė zotė” qė u paraqitėn para shqiptarėve nė fund tė viteve 1980 e fillim tė viteve 1990 si prijės tė aftė dhe enthuziastė nė rrugėn e demokracisė ndikuan mė shumė pėr ta bėrė kėtė rrugė plot zigzake, gropa tė thella e kthesa tė rrezikshme dhe i dhanė demokracisė imazhin mė tė keq qė mund tė bėhej.
Sot shqiptarėt janė tė zhgėnjyer dhe rrudhin turinjtė nga kalbėzimi i demokracisė sė tyre. Kėtė po e shohim shumė qartė kohėt e fundit kur lufta politike ėshtė egėrsuar si nė kohėrat mė tė kėqija tė viteve tė shkuara, kur rrumpalla institucionale ka marrė format mė tė shėmtuara gjatė 16 viteve, kur besimi i shqiptarėve nė institucionet dhe vlerat e demokracisė ėshtė mė i ulėt se kurrė. Demokracia nė Shqipėri vazhdon tė kalbėzohet, politika vazhdon tė qelbet, institucionet vazhdojnė tė degradojnė, politikanėt vazhdojnė tė zhyten nė batak.
Kalbėzimi i demokracisė nisi qysh nė hapat e saj tė parė. Pushtetarėt komunistė qė ruajtėn pushtetin edhe pas vendosjes sė pluralizmit politik e kompromentuan menjėherė krahun demokratik duke e tėrhequr atė nė bashkėqeverisje hileqare, duke e bėrė ”bashkėfajtor e bashkpėrgjegjės” me sundimin e tyre gjatė diktaturės komuniste. Qysh nė kėtė kohė tė bashkėqeverisjes kompromentuese socialistėt arritėn ta tėrheqin krahun demokratik tė pėrfaqėsuar nga PD-ja nė projektin e parė ligjor rrėnues pėr demokracinė, nė miratimin e ligjit 7501 “Pėr tokėn” Pasojat e kėtij ligji kanė rrėnuar e vazhdojnė tė rrėnojnė demokracinė nė Shqipėri. Ky ligj ėshtė njėri nga shkaqet kryesore qė edhe sot pas 16 vjetėsh bėn qė pushteti i PD-sė tė mos jetė nė gjendje tė pengojė e ndalė kalbėzimin e demokracisė nė Shqipėri.
Pas ardhjes sė PD-sė nė pushtet nė fillim tė vitit 1992, pushteti i saj, ose mė saktė pushteti Berisha-Meksi-Arbnori bėnė gafėn tjetėr tė rėndė e tė pafalshme qė luftėn kundėr komunizmit e zėvendėsuan menjėherė me strategjinė e kompromisit politik, sipas parrullave “jemi opozitarė, por vėllezėr” dhe ”jemi tė gjithė bashkėfajtorė e bashkėvuajtės”. Me kėtė u pajtuan dhe mekanizmat pėrfaqėsues tė tė pėrdjekurve politikė. Kjo ishte njė strategji politike rrėnimtare pėr ecurinė e mėtejshme tė zhvillimeve demokratike. Kjo u mundėsoi ish-pushtetarėve komuniste tė siguronin njė periudhė tė qetė tranzicioni pėr tė konvertuar sundimim e dikurshėm politik nė sundim ekonomik dhe pėr tė pėrgatitur revanshizmin e dhunshėm politik pėr rimarrjen e pushtetit qė e realizuan nė vitin 1997 nė mėnyrėn mė shkatėrrimtare pėr Shipėrinė. Gjatė 8 viteve tė sundimit tė tė majtės revanshiste demokracia pėsoi humbje tė rėnda. Pushtetarėt socialistė e shpėrdoruan aq shumė pushtetin sa po tė vazhdonin edhe mė tej nė atė rrugė do tė pėsonin njė dėshtim mė tė rėndė se PPSH, para tyre. Prandaj me ngurim tė madh hynė nė rrugėn e tėrheqjes nga pushteti pėr tė pėrgatitur njė revansh tė ri tė ēfardoshėm qė tė sundojnė pėr njė tjetėr periudhė tė gjatė. Kėtė ambicie po e shpalosin hapur fare tani kur me njė agresivitet tė shtuar pėrpiqen ta bėjnė Shqipėrinė vend tė paqeverisshėm.
Pushtetarėt e tanishėm nuk kanė ndrequr ndonjė gjė tė madhe nė stategjinė e tyre politike, madje janė nė pozita mė tė dobėta se nė pushtetin e tyre tė parė.
Pėr kėtė arsye jeta politike nė Shqipėri nė vend qė tė bėjė pėrpara drejt shėndoshjes sė saj po bėn hapa mbrapa drejt amullisė e pėrkeqėsimit. Pėrleshjet politike me fjalė e mėnyra tė tjera veprimi krijojnė pėrshtypjen se jemi pėrsėri si nė vitin 1996, kur lufta politike ishte aq e paskrupullt dhe e egėr sa qė ēoi nė zhvillimet tragjike tė pranverės sė vitit 1997. Pusheti i PD ėshtė mbėrthyer sėrish nė luftėn politike me formula e parrulla tė vjetėruara, qė nuk i dhanė rezultate pozitive as nė pushtetin e parė. Retorika e luftės kundėr komunizmit ėshtė rikthyer si atėherė, nė njė kohė kur ata qė kanė pėrfituar nga komunizmi tani hiqen si akuzatorė nė vend qė tė ndjehen tė akuzuar. Kėtė po e shohim nė katrahurėn llafologjike qė ka shpėrthyer pėrsėri rreth problemit tė hapjes sė dosjeve tė Sigurimit tė Shtetit. PD dhe Berisha mbajnė pėrgjegjėsinė kryesore qė kėto dosje nuk u hapėn si duhej dhe atėherė kur duhej , qė kjo hapje t’i shėrbente vėrtetė demokracisė, kot bėjnė tani zhurmė, sepse kjo ka pėr tė mbetur ulėrimė nė shkretėtirė dhe mund t’u kthehet si bumerang.
Pėr hapjen e dosjeve secila palė e ka tė lehtė t’i bjerė sipas qejfit daulles sė vet tani pas 16 vjet manipulimesh tė kėtyre dosjeve dhe tė kepėrdorimit tė tyre pėr shantazhe politike ndaj kundėrshtarit , apo brenda tė njėjtit kamp. Akuzat e kundėrakuzat e pėrditėshme shurdhuese asgjė nuk lėvizin nga vendi, nuk saktėsojnė e nuk qartėsojnė asgjė dhe nuk kanė pėr tė vėnė para pėrgjegjėsisė politike, morale apo ligjore ata qė duhen vėnė. Ky ėshtė dėmi mė i madh qė i ka bėrė Berisha demokracisė nė Shqipėri me refuzimin e tij kokėfortė pėr tė hapur dosjet, siē kėrkonin demokratėt radikalė kur Berisha u bė president. Ky ėshtė dėmi mė i madh qė i ka bėrė demokracisė ish-kryeministri Aleksandėr Meksi qė monopolizoi spekulimin me dosjet pėr shantazh politik mė shumė brenda PD-sė se jashtė saj. Meksi tani del nė shtyp me poza prej sigurimsologu, por ende ai nuk ka sqaruar si duhet akuzat qė ka bėrė publikisht ish-shefi i policisė gjeneral Agim Shehu, se Meksi ka qenė sigurims. Po Berisha a do tė shprehet tani pėr kėtė, pasi ka heshtur disa vjet, megjithėse i kėrkohej tė fliste? Ish-shefi i SHIK-ut nė kohėn e qeverisjes Berisha- Meksi, Gazidede nė paraqitjen e fundit televizive rrėfeu se nė vitin 1976 Sigurimi i Shtetit kishte krijuar drejtorinė e posaēme tė “agjentėve tė konservuar”( tė fjetur ) qė do tė pėrdoreshin vetėm nė rastin kur PPSH tė humbiste pushtetin dhe duhej ta rimerrte. Ėshtė e logjikėshme qė “agjentėt e konservuar”, pra mė tė zgjedhurit e mė tė ēmuarit, Sigurimi i Shetit i PPSH-sė t’i ketė futur atje ku u duheshin mė shumė, nė kampin e demokratėve e aleatėve tė tyre qė do tė merrnin pushtetin, pėr ta bėrė mė tė lehtė revanshizmin e mėvonshėm punisto-socialist. Gazidede tha se nė vitin 1997 mund tė shmangej tragjedia qė goditi Shqipėrinė po tė goditeshin me dhunė udhėheqėsit socialistė qė kurdisėn e drejtonin rebelimin e armatosur, por pushteti iPD-sė nuk e deshi kėtė zgjidhje. Janė vallė tė gatshėm Berisha dhe njerėzit e tij tė zbulojnė tani tė vėrtetat e plota pėr kėto zhvillime?! Meksi mė mirė tė flasė pėr kėto gjėra se tė bėjė nė gazeta leksione mbi organizimin e funksionimin e ish-Sigurimit tė Shtetit, sikur tė ishte pedagog i teknikave tė spiunazhit nė shkollėn e Ministrisė sė Brendshme.
Dėmet e bėra nuk ndreqen mė plotėsisht. Shqipėria edhe njė herė ėshtė bėrė vend ahengu rrugaēėror i njerėzve tė shėrbimeve sekrete qė akuzojnė njėri tjetrin sa neverisin gjithkend. Paraqitja nė ekran e ish-shefit “misterioz” tė SHIK-ut , Bashkim Gazidede dhe pėrleshjet me fjalė midis tij dhe pasuesit tė tij ish-shefit tjetėr tė shkarkuar, Fatos Klosi, e kanė banalizuar edhe mė tej politikėn shqiptare dhe u kanė dhėnė edhe mė shumė mundėsi pėr veprimtari antishqiptare spiunazheve tė huaja e klaneve tė djallėzuara politike nė Shqipėri.
“Demokracia shqiptare” vazhdon tė kalbet nė tė gjitha indet e saj.
Abdi Baleta
Krijoni Kontakt