Përse të ndodhin gjëra të pa dëshiruara në këtë botë, përse të jet krijuar vall kështu, përse të ndjesh shumë dhe mos të mundësh të shprehësh qoft dhe një fjalë.!
A ju ka ndodhur të gjendeni në momente ku doni brënda vehtes tuaj të thoni kaq shumë, të shprehni kaq gjëra sa kurrë më parë nuk i kishit thënë, të rrinte dikush në krahun tuaj dhe t’ju dëgjonte…!?
Nuk e di se si jam ndjer kur nuk e kam pasur këtë mundësi që të dali ky shpërthim nga brënda meje, të thërras, të bërtas, të nxjer gjithë dufin që më ngarkon shpirtin tim dhe më bllokon frymëmarrjen, do doja gjithcka të mbaronte këtu dhe të flija i qet, sa mirë, sa mirë do ndihesha, por prap, nuk e di, do ndiheshin keq ata që më duan, do ndjenin dhimbje të medha gjitha ata që më kanë në zemrën e tyre, dhe sërish do përfshihesha në dhimbje të tjera të thella apo të cekëta qofshin ato, prap së prap do m’a lëndonin shpirtin e brengosur…!!!Përse vall të jet krijuar kjo botë kështu, përse!?
Shumë thonë që këtë botë e krijoj Zoti nga dashuria që kishte për njeriun, shumë të tjerë thonë se këtë botë e ka bërë njeriu kështu si është sot, veht njeriu që jeton mbi të, shumë thonë, shumë thonë, as veht ata nuk e dinë se çfarë thonë, askush nuk e di fillimin, ashtu si askush nuk di mbarimin.
Por përse të jet krijuar në këtë lloj mënyre e gjitha kjo, përse vall!!!Mos vall nga dashuria e madhe!?Nuk mendoj, nuk besoj se po! nga dashuria lindin gjera vetëm të ëmbla dhe te bukura, të dëshiruara dhe të kërkuara, gjëra të pavdekshme, të përjetshme që e mbushin shpirtin plot lumturi e gëzim dhe jo të vuaj e të bllokohet nga to!
Ah sikur të kisha mundësin të merrja një lapës dhe të zhgarravisja këtë botë të qelbur, ah sikur!
Ndodhin kaq shumë, bëhen kaq shumë, të mira, të këqija, të ëmbla e të hidhta, nga burojn të gjitha këto, nga lindin, ku përfundojn të gjitha këto, ku derdhen!?Askush nuk e di, askush nuk di asgjë, të gjithë heshtin dhe jetojn sekondat jetojn minutat, orët, ditët, javët, muajt, vitet, shekujt dhe as nuk e kemi iden se çfarë jetojm, se përse jetojm, se përse erdhëm në këtë botë dhe përse largohemi sërish nga kjo, përse të vuajmë e përse të mos ket një ‘‘stop’’ e gjitha kjo!?Se çfarë po shkruaj, se çfarë po them, as veht nuk e di, dhe veht bëj çudi përse po i them të gjitha këto por e vetmja gjë e sigurt është se konkluzioni është i njëjt sido që të shkruajm, çfarë do që të themi, ‘‘kjo botë mbetet sërish e qelbur, e poshtër dhe e ndytë’’. I vetmi fakt më vret kur e them këtë gjë se: kur u krijua kjo botë ‘‘siç thonë’’ u krijua nga dashuria për njeriun, u krijua për të mirën e njeriut, e në fakt në ditët e sotme kjo botë nuk shërben për të mirën e njeriut por për të kundërtën dhe të gjithë e dimë se kjo është e vërteta në thelbin e saj.
Është mëkat ‘‘siç thonë’’ që të lindi një njeri dhe të mos dijë përse të vijë në këtë botë, të vdesi dhe mos dijë përse të ndodhi, mos dijë se ku do veri, se çfarë do ndodhë më pas me shpirtin e tij që e mban në këmb për vite me rradhë, është e padrejtë, shumë gjëra janë të padrejta në këtë botë, shumë!
As veht nuk e di se cfarë dua të them më këtë që kam shkruar por e vetmeja gjë që di dhe se jam plotësisht i sigurt është se: kjo botë nuk duhej të ishte kështu, nuk duhej që njeriu të vuante, nuk duhej që njeriu të vdiste, nuk duhej nuk duhej nuk duhej….shumë gjëra nuk duheshin futur në këtë botë dhe shumë gjëra duhej të kishin një kuptim dhe një përgjigje!shumë gjëra.!

Vazhdim të këndshëm në drejtim dhe përfundimin e paditur të kësaj që na ofron kjo botë…!