Close
Faqja 9 prej 13 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 128
  1. #81
    Citim Postuar më parë nga Duaje Siveten Lexo Postimin
    kjo eshte nje nga te keqijat themelore, o dru me pre ... merru me lajmin, e jo me lajmesin ... se njerez si ti nuk dun me ia dit as per kanu, as per fe, as per atdhe ...


    "Dru me pre" eshte profesioni i ilireve nga Ballkani dhe i atyre qe u zhvendosen neper Europe. Gjysma e europianeve kane qene dhe jane ende drupreres, duke nisur qe nga Shqiperia e duke perfunduar ne Norvegji, bile atje organizohen dhe konkurime!
    Tema eshte per krizen energjitike ne Shqiperi!
    Po ti nuk le teme pa futur hunden dhe pa lene aty bajgen, duke u perpjekur te manipulosh, por sa here qe lexoj shkarazi ato qe shkruan, aq here me krijohet bindja se je nje perpetum mobile ne leshim bajgash.

    Ngaqe nuk je ne gjendje te thuash dicka me vlere, merresh me fjale te kota dhe permes tyre e vjell vrerin e grumbulluar (me siguri nje hakmarrje personale).

    Cfare ke per te thene per krizen energjitike?

  2. #82
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-10-2004
    Postime
    705

    E vetmja zgjidhje !!!

    Centrali atomik


    Centrali i parë atomik, u ndërtua në vitin 1954, me fuqi 5000 kw/h. Të tjerë centralë pasuan atë.Pas 25 vjetësh, ato arritën numrin 200 dhe prodhonin 125-140 milion kw/h energji. Edhe pse të dhënat, nuk botohen plotësisht sepse janë ende të censuruara, si në vitet e Luftës së Ftohtë, në vitin 2000 prodhimi i energjisë bërthamore, duhet të ketë arritur afro 40-45 për qind të prodhimit botëror të energjisë. Është fusha e shkencës dhe industrisë, ku avancimet kanë qenë shumë të shpejta. Është e qartë se fillimisht këto janë ndërtuar në vendet e industrializuara si: USA, ish-Bashkimi Sovjetik, vendet e zhvilluara të Evropës, Australi, Japoni, Kinë, Indi, etj. Ndërtimi i centraleve bërthamore nuk është çështje luksi ose dëshire, por zhvillimi. Vendet, që ndërtojnë objekte të tilla me interes të jashtëzakonshëm ekonomik dhe rrezikshmëri, janë patjetër vende të zhvilluara në pothuaj të gjitha fushat e industrisë, me nivele të larta specialistësh në fushën tekniko-shkencore të mirëpërdorimit, sepse incidentet në to janë me pasoja katastrofike, ku me dekada të tëra vazhdojnë këto pasoja. Le të kujtojmë ndodhinë e (Centralit Çernobilit) në Ukrainë, pasoja e së cilit vazhdojnë tmerrshëm edhe sot. Shpërthimi i tij pati efekt dëmtues në shumë rajone vlerat u rritën edhe tre herë duke krijuar anomali artificiale dëmtuese për jetën, prodhimin dhe klimën. Hidrocentraleve dhe termocentraleve i është dashur një kohë tepër e gjatë, afro një shekull, për të arritur nivelin teknik dhe inxhinierik, nivel që centralet bërthamore e arrijnë në pak vite.

  3. #83
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-10-2004
    Postime
    705

    Shqipëria Synon Futjen Në Tregjet Botërore Energjetike

    SHQIPËRIA SYNON FUTJEN NË TREGJET BOTËRORE ENERGJETIKE !!!

    Shqipëria përgatitet për të hyrë në tregjet botërore të gazit natyror, të lëngët dhe të energjisë atomike. Pozita e favorshme gjeografike, ka tërhequr interesimin e projekteve të mëdha botërore në këtë sektor, pasi transportimi duke përdorur tokën shqiptare, mbetet faktor i rëndësishëm në realizimin e tyre.

    Projekti "Trans Adriatic Pipline (TAP)", është marrë përsipër për t'u realizuar nga kompania zvicerane EGL, dhe "StatoilHydro" norvegjeze. Linja e gazsjellësit do të hapë një korridor dhe treg të gazit natyral nga Deti Kaspik dhe Lindja e Mesme, drejt rajonit të Europës.

    Linja e gazsjellësit TAP, me gjatësi 520 kilometra, do të transportojë gazin me rrugë nga Greqia dhe Shqipëria përmes detit Adriatik drejt Italisë, në jugperëndim të Pulias për të kaluar drejt Europës më tej. TAP në këtë pjesë detare do të ketë një gjatësi prej 115 kilometra.

    Kapacitetet transportuese të TAP-it do të jenë rreth 10 miliard metra kub në vit dhe me një mundësi zgjerimi deri në 20 miliard metra kub gaz. Projekti TAP pritet të bëhet operacionale më pare se viti 2011, në vartësi të nevojave të dërgesave të gazit. Zbatimi i TAP ka një kosto prej 1,5 miliard euro dhe pritet që ndërtimi të nisë në mes të vitit 2009.

    Projekti TAP mbështetet nga Bashkimi Europian dhe është në fazën e mbështetjes nga BE, si një "projekt prioritar" nën drejtimin e Rrjetit Trans-Europian të Energjisë (TEN-E), dhe që kontribuon në objektivat dhe politikat e BE-së për krijimit të diversifikimit dhe sigurisë në furnizimin me gaz. Gjithashtu, projekt në zhvillim është dhe ai që pritet të ndërtohet në Seman, në bregdetin e Fierit, çka e afrojnë rrugën e realizimit të afërt të tyre.

    Për t'i paraprirë këtij zhvillimi të afërt, nevoja për rregullimin e tregut, me rregulla dhe standarde botërore, mbetet detyrim për qeverinë shqiptare, e cila tashmë ka hedhur hapat kryesorë, atë të plotësimit të kuadrit ligjor edhe në fushën e gazit, etj. Drejtimi i këtij tregu do të bëhet nën mbikëqyrjen e një enti të fuqishëm rregullator, sikurse është Enti Rregullator i Energjisë Elektrike (ERE). Një projektligj "Për gazin natyror" i hartuar nga një grup ndërsektorial, tashmë ka mbërritur në Kuvendin e Shqipërisë dhe do të diskutohet në komisionet parlamentare.

    Dhe vetë ERE nga ana e saj, po punon për njohjen e eksperiencave dhe rritjen e kapaciteteve në zbatim të një ligji të ri, që për herë të parë hyn në "tregun" ligjor të funksionimit të tregjeve që gjenerojnë zhvillim ekonomik edhe në Shqipëri.

    Aktualisht, vendi ynë prodhon gaz natyror në nivele tepër modeste (50-60 mijë metër kub). Kulmin e arriti në vitin 1981, me një prodhim prej 900 milionë metër kub, që kishte destinacion, furnizimin e TEC-it të Fierit, uzinave të uresë dhe plehrave azotike dhe më tej, edhe me uzinat e rafinerisë së naftës në Ballsh dhe Fier.

    Përdorimi i gazit natyror në Shqipëri është në parametra shumë të ulët, por që pritet të rritet dhe të hyjë deri në ngrohjet e banesave me zhvillimni e projekteve ndërkombëtare të gazit. Por dhe TEC-i i Vlorës, që përfundon në vitin 2009, pritet të jetë një konsumator i gazit natyror, pas prodhimit të gazit nga projektet botërore të gazsjellsave.

    Me futjen e ERE-s edhe në tregjet e gazit, pritet që impakti të jetë i madh në drejtim të konsumit të gazit natyror dhe atij të lëngët, për konsumatorët e ndryshëm shqiptarë, si prodhuesit e ndryshëm, sektori rezidencial, etj.

    Enti Rregullator i Energjisë do të merret me marketingun, menaxhimin, tregun për të gjithë operatorët që do të hyjnë në tregjet e energjisë, gazit, energjisë atomike, etj. Projektligji për gazin natyror, lidhet edhe me politikat e qeverisë për përmirësimin e furnizimit të konsumatorëve të ndryshëm me lëndë energjetike të garantuara edhe përmes zgjerimit të llojeve dhe burimeve të furnizimit të tyre, përveç interesimit në rritje të investitorëve të huaj për të zhvilluar linjat e gazit natyror përmes territorit të Shqipërisë.

  4. #84
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-03-2009
    Postime
    4
    Eshte e vertete qe nje TEC me fuqi te madhe do zgjidhi shume probleme energjitike te Shqiperise, por pse te behet vetem 8 km larg nga qendra e Durrsit ? Sepse keshtu ENEL-i italjan do bleje me pak energji me cmimet e larta qe ja shet Franca. Do ju ulet cmimi i energjise italjonave, ENEL-i do fitoje me shume dhe tymin do ta hajme ne. Drejtuesit e ENEL-it deklaruan se shkarkimet e TEC-it te Durrsit do jene me te ulta se standartet e vendosura nga BE-ja. Derisa thojne qe do jene me te ulta, pse nuk e ndertojne ne vend te vet. Ktu edhe ato helikat gjigande per energjine (qe nuk nxjerrin nei lloj tymi se punojne me ere) i kan fshehur neper cepa malesh se thone qe ndotet peisazhi. Kurse tymin e qymyrit do ta hajne Durrsaket dhe do ti vije fundi turizmit ne nje nga qytetet me te bukra te Shqiperis.
    Un jetoj ne Itali prej gati 10 vjetesh dhe kto makaronaxhit e thojne vete: " Italiani nuk flen gjume naten se mendon per mashtrimin qe do bej te nesermen "
    Ahhh te shkretet ne...!!!!!! Tosi i uli breket grekeve, kurse ky tjetri italjonve......!!!!

  5. #85
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-03-2009
    Postime
    4
    Tosi i uli breket e shqiptareve per greket, kurse ky tjetri per italjonat

  6. #86
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-03-2009
    Postime
    4
    Pastaj........ca mund te presim nga nji qeveri qe fut gra e femije per cmontimin e municioneve ushtarake !?

  7. #87
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    7

    Thumbs down

    Qe gerdeci ishte nje episod i i dhimbshem per te gjithe e kuptoj. Megjithate nuk e kuptoj kur thoni qe qeveria i detyroi gra e femije te punonin ne cmontim.
    Qe ta pranosh kete duhet te pranojme se shqiptaret jane te cmedhur dhe nuk iu dhimbset jeta. Nuk e konceproj sesi nje prind e con femijen e vet drejt vdekjes.

  8. #88
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730
    Me tha njeri qe punon tek kesh-i: Paret qe jepni ju konsumatoret per nje kilowat nuk perballojne as koston e prodhimit tij. Cfar thua, je ne terezi, c'eshte kjo pune kshu e pyeta?

    Ne, tha ky shefi, leket e dritave si mbledhim dot te gjitha. E dyta, kur e blejm e shesim me cmim me te ulet popullit.

  9. #89
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-10-2005
    Postime
    1,712
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Nje TEC mund te ndertohet ne nje kohe minimale prej 14 muajsh, pse qeverite e njepasnjeshme shqiptare nuk e ndertuan nje por gjithmone fajesojne Zotin se nuk po bjen shi? Shqiperia nuk ka krize energjitike por krize mendore se ne drejtohemi nga injorante qe nuk e rruajne hic per vendin
    -------------
    pa dyshim krize mendore dhe politikan qe jan sabotatorë-
    pikrisht sabotimet jan qe te shkaktohet kriza dhe trazira sociale falimentimi i furrave te bukes dhe qmimet e larta te paperballueshme -
    e habisin qmimet ne shqiperi dhe njeriu mendon se si ka mundesi i perballon populli
    megjithat mendoj se shpina e diapsores se gjore qe dergojne para te cilat edhe ata jan lodhur nga jeta ne mergim sepse edhe atje esht shtuar papunsia

  10. #90
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-10-2005
    Postime
    1,712
    ne shqiperi ka ujra por nuk u mengjau si duhet gjithqka dhe nuk ju kushtua rendesi ujrave dhe hidrocentraleve qe te ket sa ma shum ku do qe esht e mundur
    megjithat gjithqka i vjen era sabotim energjia elektrike esht nji problem ku i gjith kombi duhet ti perqendroj forcat aty ne at zgjedhje te atij problemi te provohen edhe mundesite e
    eneergjise diellore dhe te eres

Faqja 9 prej 13 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Si mund të ulet ndikimi grek në shqipëri ?
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 14-08-2011, 17:46
  2. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  3. Kryepeshkopi Anastas ende pret nënshtetësinë shqiptare
    Nga Arrnubi në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 130
    Postimi i Fundit: 19-08-2009, 07:39
  4. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  5. Debat mes anti liberalëve dhe liberalëve
    Nga liridashes në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •