Close
Faqja 8 prej 13 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 128
  1. #71
    Fierak 100% Maska e Ujku'80
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    584

    Shqipëria eksporton energji në Kosovë

    Pavarësisht nga kriza energjitike, Shqipëria është e gatshme të furnizojë me energji elektrike prej më shumë se 120 megavat në orë Kosovën, që po përjeton ndërprerje të gjata të energjisë elektrike nga Serbia. “Kompania e Energjisë në Kosovë (KEK) po importon energji nga Shqipëria për të stabilizuar furnizimin në Kosovë”, deklaroi drejtori i KEK-ut, Remzi Shahini, i cili nuk saktësoi nëse kjo sasi e energjisë përfaqëson një lloj kompesimi për të mbajtur tarifat stabël ose është thjesht kthimi i kreditit të energjisë me të cilën Kosova e furnizoi Shqipërinë gjatë muajve gusht-shtator me 100-500 megavat në orë. Sipas drejtorit të KEK-ut, ka probleme me furnizimin me karbon për centralet termoelektrike.
    Shahini deklaroi se prej disa ditësh nuk importohet energji nga Serbia, ndërsa theksoi se importimi nga rrjeti serb ndodh vetëm në periudhat e krizës. Dy impiantet e centralit termoelektrik “Kosova B” po prodhojnë deri në 267 megavat në orë energji elektrike, ndërsa një turbinë e “Kosova A” prodhon nga 120 deri në 140 megavat në orë. KEK po punon tashmë püër të vendosur edhe një impiant të dytë në termocebtralin “Kosova A”.
    Shkëmbimet e eksport-importit të energjisë me Kosovën realizohen nëpërmjet një linje të tensionit të lartë Fierze-Prizren, nëpërmjet nënstacionit të Nashecit. Ekportimi i 120 megavat në orë energji elektrike drejt Kosovës përfaqëson gjysmën e kapacitetit prodhues të centralit hidroelektrik të Fierzës, më i madh në Shqipëri që arrin, kur vendosen në funksion të plotë katër turbinat e tij, 1200 megavat në orë energji elektrike. Aktualisht punojnë pa problem dy turbina, pa arritur nivelin e 260 metrave të digës, duke patur parasyh se çdo turbinë përdor 120 metra kub ujë në sekondë, duke prodhuar 75-80 megavat në orë, ndërsa mbi këtë nivel prodhon 125 megavat në orë. Vendimi i qeverisë së Berishës për të furnizuar me energji Kosovën, duket krejt i papritur duke pasur parasysh se në Shqipëri ka ndërprerje energjie nga 4 deri në 17 orë, pavarësisht nga shirat që po rrisin nivelin e ujit në hidrocentrale. Orët e errësirës nuk janë reduktuar në vend as në ditët e fundit, edhe pse në hidrocentralin e Fierzës niveli i ujit ka arritur në 280 metra, duke furnizuar turbinat me 350 metër kub ujë në sekondë.
    Programi i kufizimit të energjisë parashikon ndërprerje deri në katër orë në lagjet më me fat të Tiranës dhe deri në 17 orë në zonat rurale. Nga KESH-i nuk ka ka ardhur ende asnjë sinjal përmirësimi, edhe pse burimet institucionale bëjnë të ditur se gjatë peroidhës së festave do të ketë furnizim normal me energji elektrike, ndërsa nuk ka informata për ndërprerjet e energjisë në muajt e parë të vitit del 2008. Ministri i Energjisë dhe Minierave në Kosovë, Ethem Çeku, theksoi se janë gati kontratat me qeverinë shqiptare, malazeze dhe maqedonase për përmirësimin e situatës së furnizimit me energji.
    Liberté, égalité, fraternité

  2. #72
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anëtarësuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456

    Bode: S‘japim më para për KESH

    Qeveria ndërpret fondet, hapet rruga e rritjes së çmimit të dritave

    Korporata Elektroenergjetike Shqiptare do të duhet t‘i sigurojë vetë paratë për të blerë energji vitin e ardhshëm, pasi nuk mund të shpresojë më në një ndihmë tjetër të qeverisë. Kreu i Financave, Ridvan Bode, deklaroi se gjatë vitit 2008, qeveria nuk do të japë asnjë lekë për korporatën. "KESH-i nuk do të marrë më lekë në vitin që vjen. Paratë e parashikuara për t‘u dhënë në 2008-ën ne po i japim tani dhe ky nuk është financim, por kredi", tha Bode. Kjo deklaratë e Bodes, vjen vetëm një ditë pasi Enti Rregullator i Energjisë deklaroi publikisht se do të rrisë çmimin e energjisë. Në këtë mënyrë, kreu i Financave indirekt është zëri i parë që rizgjon debatin e lënë pezull mes KESH-it dhe kundërshtarit më të fortë të rritjes së çmimit të energjisë, Kryeministrit Berisha. Tashmë dilema është se ku do t‘i gjejë KESH lekët për të siguruar importin e energjisë gjatë vitit 2007 në një kohë që çmimet e këtij produkti në tregun ndërkombëtar vijnë në rritje nga viti në vit.

    KESH

    Drejtuesit e Korporatës Elektroenergjetike pretendojnë se me çmimet aktuale të energjisë në vendin tonë edhe sikur KESH të menaxhohej në mënyrën më të mirë të mundshme sërish do të dilte me humbje. "Edhe nëse humbjet e energjisë do të ishin zero dhe arkëtimet të ishin në nivelin 100 për qind, me këto çmime që KESH u shet energjinë konsumatorëve, ajo prapë do të dilte me humbje," ka deklaruar në më shumë se një rast kreu i KESH-it, Gjergj Bojaxhi. Në këtë pikë, rruga e vetme për të nxjerrë korporatën nga kolapsi mbetet rritja e çmimit të energjisë. Por në fakt, kundër kësaj rritjeje është pozicionuar Kryeministri i vendit, Sali Berisha, i cili nuk pranon në asnjë mënyrë që rritja të prekë familjarët, të paktën ata që konsumojnë nën 400 kilovat/ orë, pasi shefi i qeverisë u druhet mes të tjerave edhe pasojave poltike që mund të ketë një vendim i tillë. Disa zëra nga qeveria shpresojnë se përmirësimi i situatës hidrike dhe rritja e prodhimit vendas të energjisë do të ndihmojë në normalizimin e gjendjes financiare të KESH-it. Por në vitin më të mirë, atë 2004, ku sasia e importeve ishte e papërfillshme dhe prodhimi vendas i energjisë arriti nivelin maksimal, KESH nuk arriti të realizojë më shumë se 50 milionë dollarë fitim. Kjo do të thotë se korporata do ta ketë shumë të vështirë shlyerjen e këtyre parave dhe stabilizimin e situatës së saj edhe në rast se prodhimi vendas do të rritej.

    4 miliardët e fundit

    Pas një debati të gjatë rreth situatës së vështirë financiare të Korporatës Elketroenergjetike Shqiptare dhe pasi kishte refuzuar në më shumë se një rast publikisht të jepte para të tjera për këtë korporatë, Ministria e Financave është dorëzuar më në fund. Në formën e një kredie me afat njëvjeçar për të ndihmuar Korporatën Elektroenertgjetike Shqiptare, qeveria do të disbursojë edhe 5 miliardë lekë, pasi kishte disbursuar më parë gjatë muajve të verës 5 miliardë lekë të tjera. Edhe pse muajt e fundit Ministria e Financave dhe vetë ministri Bode kishin deklaruar se KESH nuk do të përfitojë më financime të drejtpërdrejta nga qeveria rishikimi i buxhetit aktual, ka rezultuar me shpenzime të parealizuara në disa zëra prej 4 miliardë lekësh është një kredi dhe sipas Bodes është e fundit që qeveria i jep korporatës.


    Gazeta Shqip
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  3. #73
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-06-2002
    Postime
    278
    Ky...... i Energjise.............eshte problem i vertet....................................

    Pa plane afatgjate, pa plane qe do shpien drejt nje zgjidhjeje,,,,,,,,,,,,KOT QE E HANE BUKEN POLITIKANET. (te majte e te djathte qofshin) Tani e ka radhen Saliu,,,,, po e zgjidhi çeshtjen e dritave eshte dhe do ngelet BURRE SHTETI.......po s'e zgjidhi kete çeshtje, keq e ka me zgjedhjet ne 2009-ten...............

    Ps. Me duket se Bashkia e Tiranes ka marre ne dore ujin e pishem.............Edhe pse te majtet si duroj dot..............Edi po e zgjidhi kete çeshtje....do ngelet BURRE SHTETI.

  4. #74
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anëtarësuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Nuk e di sesi është situata në qytet e tjera shqiptare por në Elbasan po mbushet muaji që nuk ikin më dritat.

    Mungesë të energjisë elektrike kemi pasur vetëm ditën e djeshme. ikën gati 10-20 minuta sepse pati problem e gjithë Shqipëria.
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  5. #75
    KESH, austriakët kërkojnë shpërndarjen

    "Makthi i Korporatës", do të privatizohet brenda korrikut të këtij viti

    Divizioni i Shpërndarjes në Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare do të privatizohet brenda korrikut të këtij viti. Lajmin e kanë bërë të ditur burime nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. Sipas këtyre burimeve, strukturat e ministrisë po punojnë për përcaktimin e modaliteteve përkatëse për formulën e privatizimit, e cila është përcaktuar. Drejtues të kësaj ministrie kanë bërë të ditur se deri më tani janë ofruar disa kompani, që kanë shprehur interes për të blerë divizionin e shpërndarjes. Por mësohet se më agresive në këtë drejtim është treguar kompania austriake, EVN, përmes degës së saj në Maqedoni. Dy ditë më parë, grupi EVN u shpall nga qeveria shqiptare fitues për tenderin në shfrytëzimin e kaskadës së Drinit. Kjo tregon se EVN kërkon të diversifikojë investimet në energjetikë në Shqipëri. Megjithatë burime nga METE thonë për "Shqip" se është ende herët për të folur me saktësi në lidhje me këtë çështje. Brenda dy muajve, autoritetet do të organizojnë edhe një takim, me të gjithë të interesuarit për procesin e privatizimit të shpërndarjes dhe aty do të shihet se cilat janë ato kompani që janë me të vërtetë të interesuara për të blerë Divizionin e Shpërndarjes. EVN privatizoi në muajt e parë të vitit 2006, divizionin e Shpërndarjes në Maqedoni. Deri në fund të vitit 2007 kjo kompani investoi më shumë se 40 milionë euro për përmirësimin e sigurisë së furnizimit me energji, ndërkohë që ka parashikuar të investojë edhe 30 milionë euro të tjera gjatë këtij viti.

    Shpërndarja

    Divizioni i Shpërndarjes përbën makthin e "korporatës së dritave", pasi termi shpërndarje nënkupton njëherësh furnizim dhe arkëtim. I pari është një problem i rëndë sezonal, ndërsa arkëtimet janë një gangrenë historike që nga fillimet e pluralizmit, duke krijuar deficenca të rënda financiare në arkën e KESH-it. Kësisoj, ky sektor, i preferuari për t‘u çuar drejt privatizimit, është njëherësh edhe më i vështiri për t‘u privatizuar. Nga ana tjetër, nuk mund të vihet në dyshim domosdoshmëria e privatizimit të shpërndarjes së KESH-it. Me gjithë përmirësimet e ndjeshme, gjatë vitit që lamë pas, humbjet e energjisë në total ishin sa 35.3 pwr qind e energjisë së hedhur në rrjet. E thënë ndryshe, kjo shifër është e përafërt me gati 2 miliardë kilovat orë energji, të cilat humbin në rrjet, për shkak të amortizimit të këtij të fundit, ndërsa një pjesë nuk arkëtohet ose e thënë ndryshe vidhet nga konsumatorët. Ekspertët mendojnë se privatizimi i këtij sektori do të reduktojë në maksimum këtë handikap, të cilin qeveritë shqiptare nuk po e ndreqin dot prej gati dy dekadash. Sipas të dhënave të vitit 2006, abonentët që vjedhin energjinë në Shqipëri llogariteshin në rreth 40 mijë të tillë, prej të cilëve 22 mijë ishin familjarë dhe pjesa tjetër privatë. Këta persona kanë konsumuar rregullisht energji, por nuk kanë paguar asnjë faturë.

    Gazeta Shqip

    Kush eshte EVN?

    http://www.evn.at/

    EVN ne Maqedoni

    http://www.evn.com.mk/
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 26-01-2008 më 15:45

  6. #76
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Nuk e di sa e vertete eshte qe do privatizohet (se ne sipas rastit e zbresim henen ne toke) po uroj qe te jete. Do shpetoje buxheti i shtetit nga humbjet qindramilioneshe te KESH-it, dhe te pakten shpresojme qe privati nuk do toleroje mospagimet masive. Eshte absurde te mendosh qe ne 2008 shteti nuk arrin dot te arketoje 30 e ca perqind te mallit qe quhet energji. Me ne fund energjia do konsiderohet si mall qe do i nenshtrohet ligjeve te oferte-kerkeses, kush ka mundesi do e bleje ai qe ska do shtrengoje rripin.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  7. #77
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    “Marubeni” japonez dhe “Rruga e Arbrit”


    (25.02.2008)


    Gjatë vizitës që kryeministri shqiptar Sali Berisha zhvilloi para disa ditësh në Japoni, krahas shumë personaliteteve të jetës politike e fushës së biznesit, takoi edhe Kryetarin e Bordit Drejtues të grupit “Marubeni Coorporation”, z. Kazuhiko Sakamoto. Koorporata në fjalë është një ndër më të mëdhatë në Japoni dhe ka një eksperiencë 150 vjeçare të krijuar nga operacionet ekonomike të investimeve në tregun ndërkombëtar të minierave dhe energjisë






    Gjatë vizitës që kryeministri shqiptar Sali Berisha zhvilloi para disa ditësh në Japoni, krahas shumë personaliteteve të jetës politike e fushës së biznesit, takoi edhe Kryetarin e Bordit Drejtues të grupit “Marubeni Coorporation”, z. Kazuhiko Sakamoto. Koorporata në fjalë është një ndër më të mëdhatë në Japoni dhe ka një eksperiencë 150 vjeçare të krijuar nga operacionet ekonomike të investimeve në tregun ndërkombëtar të minierave dhe energjisë. Janë dy aspekte të veprimtarisë ekonomike, për të cilat Shqipëria ka nevoja imediate për investime të fuqishme të kompanive të huaja serioze. Po nëse në fushën e energjetikës qeveria “Berisha” ka arritur të nxit në mënyrë të kënaqshme interesin e mjaft sipërmarrjeve të tilla perëndimore, ku ka nënshkruar edhe marrëveshje të ndryshme bashkëpunimi, jo dhe aq mirë janë deri tani punët në drejtim të shfrytëzimit të pasurive minerare dhe sidomos të kromit, ku Shqipëria zë vendin tretë në botë për sa u përket rezervave të këtij minerali. Disa aksidente me pasojë vdekjen e 6-7 punëtorëve, të ndodhura në minierën e kromit në Bulqizë kanë krijuar jo vetëm një opinion të keq, por edhe një klimë frike e pasigurie në këtë drejtim. Mendimi i përgjithshëm është se duhet ndryshuar sa më parë teknologjia e shfrytëzimit të kësaj miniere, duke nxitur interesin e kompanive të huaja. Ndoshta me këtë objektiv e zhvilloi Berisha takimin me drejtuesit e lartë të “Marubeni Coorporation”, megjithëse kompani të këtyre përmasave janë luks për Shqipërinë. Kontaktimi dhe komunikimi i argumentuar i kompanive të njohura ndërkombëtare prej kryeministrit Berisha ka qenë dhe vazhdon të jetë në vetvete një investim mjaft i frytshëm politiko-diplomatik. Fakti që, në këto 2-3 vitet e fundit, të gjitha kompanitë e huaja investitore, të cilat po bashkëpunojnë apo ndodhen në fazën e legalizimit të këtyre procedurave, janë nga më të njohurat në botë, tregon se edhe oferta që i bëhet “Marubeni”-t është pjesë e strategjisë së përgjithshme të qeverisë shqiptare për tërheqjen e investimeve të huaja potenciale në Shqipëri. Por duke qenë se “Marubeni” japonez është i specializuar në drejtim të shfrytëzimit të pasurive nëntokësore, po aq sa dhe në fushën energjetike, për ta kanalizuar potencën e saj investuese në drejtim të minierës së Bulqizës apo vendburimeve të tjera minerale në këtë zonë, qeveria shqiptare duhet të përmirësojë infrastrukturën rrugore dhe plotësojë kushtet e tjera për përmirësimin e klimës së investimeve të huaja në këtë territor të mbushur me minerale dhe pasuri të tjera të rëndësishme ekonomike.
    Investimi më i rëndësishëm në pikëpamjen infrastrukturore, për të futur në efiçencë jo vetëm industrinë e nxjerrjes dhe përpunimit mineral, por edhe industrinë turistike, është ndërtimi i “Rrugës së Arbrit”. Vlera ekonomiko-kombëtare e kësaj rruge renditet e dyta pas rrugës “Durrës-Kukës”, e cila përfundon së ndërtuari në fund të vitit të ardhshëm. Me “Rrugën e Arbrit” nuk janë të lidhura vetëm interesat e rreth 1 milionë e 750 mijë banorëve, të vendour në një territor prej rreth 12 000 km2, por të gjithë shqiptarëve brenda dhe jashtë kufijve të shtetit amë. Vazhdimi i “Rrugës së Arbrit” në territorin e Maqedonisë, pas kalimit të kufirit shqiptar fillon në Gjoricë, aty ku lugina e Drinit ngushtohet në vendin e quajtur Zatarajca, poshtë urës së vjetër me harqe të Spiles, e cila është mbuluar nga diga e hidrocentralit të Dibrës së Madhe. Nga Dibra në drejtim të Gostivarit rruga kalon nëpër grykën e ngushtë e të bukur të Radikës, duke vazhduar më tej në drejtim të Gostivarit, Tetovës, Shkupit e Sofjes. Rruga ekzistuese që shtrihet në itinerarin; Tiranë-Milot-Burrel-Bulqizë-Shupenzë-Maqellarë-Bllatë-Dibër është rreth 173 km e gjatë, por sipas stilit enverian të gjarpërimit dhe në kushte jo të mira teknike. Më 29 qershor 2005, në prag të zgjedhjeve parlamentare, ish-kryeministri Fatos Nano përuroi në Bulqizë fillimin e punimeve për rikonstruksionin e rrugës, sipas gjurmës së vjetër të saj. Por ashtu si dhe shumë përurime të tjera të majtistëve edhe ky investim kishte prapavijë elektorale. Perspektiva e ndërtimit të segmentit të ri rrugor në gjurmën e saj të lashtë sa vet historia jonë u çel më 8 shkurt ’07, kur kryeministri Berisha shpalosi në një takim më banorët e Bulqizës prioritetin qeveritar për ndërtimin e “Rrugës së Arbrit”. Aktualisht ka filluar puna për ndërtimin e segmentit Bllatë-Bulqizë. Së shpejti qytetet Tiranë-Dibër do të përshkohen nga “Rruga e Arbrit”, sikundër do të ndodh e njëjta gjë me kryeqytetin shqiptar dhe atë kosovar, pas ndërtimit të rrugës “Durrës-Kukës”. “Rruga e Arbrit”, që e ka origjinën nga Periudha Romake e shekullit I dhe II, do të kalojë në 10 zona dhe do të shkurtojë me rreth 70 kilometra rrugën e sotme nga Burreli. Ky variant i shmanget në mënyrë të ndjeshme lartësive mbi 900 metra mbi nivelin e detit si dhe është alternativa me kushtet më të mira gjeologo-inxhinierike e hidrologjike. Sipas inxhinierëve që kanë hartuar projektin e kësaj rruge, ky variant mund të vlejë shumë mirë edhe si një alternativë mjaft kompetitive e Korridorit VIII. Ndërtimi i Rrugës së Arbrit, sipas këtij varianti, shkurton në mënyrë të ndjeshme distancat e transportit që lidhin Tiranën dhe portin e Durrësit me Dibrën, Peshkopinë, Matin, Shkupin dhe trevat e tjera në Maqedoni apo Sofjen, e kështu me radhë. “Rruga e Arbrit”, aq e pasur me histori, parashikohet të jetë një ndër rrugët më të bukura turistike në trevat shqiptare. Ideja e trasesë së rrugës është kalimi në gjurmën: Tiranë - Zall Dajt – Murrizë - Gur i Bardhë - Ura e Vashës - Plan i Bardhë – Bulqizë - Ura e Çerenecit – Gjoricë - Dibër. Në këto fshatra gjenden mjaft gjurmë të rrugës si hane, karakolle, kalldrëme, ka shumë ura, etj.
    Po për “Marubeni Coorporation”, interesi i ndërtimit të kësaj rruge lidhet me përmirësimin e infrastrukturrës rrugore për shfrytëzimin e pasurive meinerale të rajonit të Dibrës. Siç rezulton nga mjaft studime të ndryshme, në këtë zonë takohen shumë vendburime, objekte e shfaqje të mineraleve të dobishme metalore e jo metalore. Minerali i kromit përbën një nga pasuritë më të mëdha që gjendet në rajonin e Dibrës. Specialistët pohojnë se ky lloj minerali ndeshet në masivet ultrabazike perspektivë lindore të vendit tonë, si në atë të Bulqizës dhe të Lurës. Në masivin e Bulqizës janë zbuluar vendburimet më të mëdha të kromit, të cilat ndodhen në Bulqizë-Batër, Qafë-Buall, Almarinë, Tërnovë, etj. Në pjesën veriore gjenden disa objekte kromi siç janë: Zabeli, Majat e Bregut, Kodra e Lerës, Fushë-Balgjaj, Kepat e Dik-Nelit, Liqeni i Dervishit, Selishta Veriore, Selishta Jugore, Bataçet e Kacnisë, Fushë Shtrungëza, Rrënja e Milloshit, Maja e Hurdhës, Druni i Boshtive, Qafë-Murra, etj. Në masivin e Lurës janë kryer më pak punime të kërkim-zbulimit e megjithatë janë gjetur disa objekte e shfaqje të mineralizuara kromi si në Krej-Lurë, Kesule, Blac, Kumbull, Lajthize, Dodaj, etj. Në rajonin e Dibrës janë zbuluar edhe disa minerale të tjerë metalorë si minerali i Manganit në Topojan e në zonën e Gollobordës, minerali i hekurit pa nikel në zonën e Korabit, minerali i bakrit në zonën e Pregj Lurë-Arrmollës dhe të Peshkopisë (Pilafe, Zimur, Cerjan), minerali i hekur-nikelit në zonën Lajthizë-Nome, shfaqje e shenja të arsenik-polimetaleve në zonën e Dipjakës e Radomirës dhe shenja të mineraleve të rrallë e të çmuar për të cilët nevojiten punime e studime të mëtejshme. Rajoni i Dibrës është i pasur edhe me minerale e shkëmbinj industriale jo metalore, shumë të rëndësishëm për ekonominë e tregut si: gurët dekorative karbonatike dhe ofiolitike e mermeret, shkëmbinjtë gëlqerorë si lëndë e parë ndërtimi për prodhimin e inerteve karbonatike, gëlqeres e çimentos, të gipseve e anhidriteve si lëndë e parë ndërtimi për prodhimin e parafabrikateve të gipsit, allçisë, çimentos së bardhë, etj. Jo të pakta janë edhe argjilat si lëndë e parë ndërtimi për prodhimin e tullave, qeramikës, e çimentos, ranorëve, kuarciteve, travertinave, inerteve lumore e shkëmbore (karbonatike), bojërave të dheut, pirofilitit, squfurit, kryprave minerale në evaporitet, grafiteve, shapeve, rrasave, etj. Pra kemi të bëjmë me një zonë të mbushur me pasuri të shumëta minerale, të cilat mund të shfrytëzohen me efektivitet për interesat e ekonomisë kombëtare, pas ndërtimit të “Rrugës së Arbërit” dhe nxitjen e interesit të kompanive ndërkombëtare të standardit “Marubeni”. Duke ndeshur në gjithë këtë llojshmëri të rrallë mineralesh, jemi të bindur se “Marubeni” apo kompani të tjera të këtyre përmasave do të ndjehen të privilegjuar që po u bëhet një ofertë e tillë. Në këto kushte, detyra e qeverisë shqiptare, e cila këto 2-3 vitet e fundit po realizohet më së miri, është të bëjë rrugë dhe të shpalos para të huajve potencialet natyrore e njerëzore të këtij vendi të mbushur me flori, sipas konceptit të gjeologut më famë botërore, S.Zuber. Kur mendjet kriminale e diktatoriale i kërkonin atij të shënonte si Enver Hoxha në hartë se, ku kishte flori në tokën shqiptare, para se ta ekzekutonin me vdekje ai u përgjigj: “Flori siç kërkoni ju nuk ka, pasuritë nëntokësore dhe mbitokësore, së bashku me njeriun, formojnë floririn në tokën shqiptare”.

    Nga Feti Zeneli

    55

  8. #78
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    forca, fahri, o legen,
    dy her m'i ven ...

    e mer salimandri kopuk-sigurims,

    thua ti se kur tjerr e shtjerr genjeshtra si prej kine qe bente ahere komiteti central punisto-mafioz, kujtoni se do e shtyni ndonji dite me rrena?

    e paska çliruar nato kosoven per me ardhe maruben peshkaqeni ... se e paska ftuar fahri legeni ...

    te keqen e mendjes se shkurter qe keni ... genjeni, genjeni, genjeni ...

    i keni qef kto emrat maruben, peshkaqen ... marenglen ...

  9. #79
    Citim Postuar më parë nga Duaje Siveten Lexo Postimin
    forca, fahri, o legen,
    dy her m'i ven ...

    e mer salimandri kopuk-sigurims,

    thua ti se kur tjerr e shtjerr genjeshtra si prej kine qe bente ahere komiteti central punisto-mafioz, kujtoni se do e shtyni ndonji dite me rrena?

    e paska çliruar nato kosoven per me ardhe maruben peshkaqeni ... se e paska ftuar fahri legeni ...

    te keqen e mendjes se shkurter qe keni ... genjeni, genjeni, genjeni ...

    i keni qef kto emrat maruben, peshkaqen ... marenglen ...
    Luan nje rol te neveritur ne forum, duke u hequr si i djathte dhe duke mbrojtur te majten.
    Njeriu ka nje ideal, te cilin nuk e braktis sipas nevojave te castit!

  10. #80
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    citua prej drumepre,

    Njeriu ka nje ideal, te cilin nuk e braktis sipas nevojave te castit!
    kjo eshte nje nga te keqijat themelore, o dru me pre ... merru me lajmin, e jo me lajmesin ... se njerez si ti nuk dun me ia dit as per kanu, as per fe, as per atdhe ...

Faqja 8 prej 13 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Si mund të ulet ndikimi grek në shqipëri ?
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 14-08-2011, 17:46
  2. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  3. Kryepeshkopi Anastas ende pret nënshtetësinë shqiptare
    Nga Arrnubi në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 130
    Postimi i Fundit: 19-08-2009, 07:39
  4. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  5. Debat mes anti liberalëve dhe liberalëve
    Nga liridashes në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •