Close
Faqja 7 prej 13 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 128
  1. #61
    zhapik buster Maska e drity
    Anëtarësuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Citim Postuar më parë nga Lioness
    Ndoshta po e thua me sarkazem drity, ndoshta Parisi dhe Cote d'Azur nuk vlejne sa riviera shqiptare?!
    Lioness,

    E thashe me sarkazem, por jo ne drejtimin qe e more ti.
    Natyra ne Vlore dhe ne gjithe bregdetin e jugut (dhe ate te veriut) eshte po aq e bukur, dhe ndoshta edhe me e bukur se Cote d'Azur.

    Por kjo nuk mjafton.

    Kriteri i nje turisti evropjano perendimor nuk eshte natyra e bukur por rehatlliku, pra infrastruktura.

    (Meqe me kujtove, pa bere referendumin, pa shpallur "pavaresine" akoma, Mali i Zi kishte reklama te pakten ne Euronews: "Visit Montenegro, the wild beauty.")
    Jam 100% dakort me ty.
    Pavarsisht nga qeverite ne krye, ministria e turizmit ka qene ajo qe eshte lene per ne fund. Arritja me e madhe e çdo ministri turizmi ka qene publikimi i nje katallogu me ngjyra (te shplara).

    Por askush s'mund te mohoje potencialin e turizmit ne Shqiperi, sidomos ne jug. Atehere si mund ta sabotojme me projekte te tilla? Vlera e te cileve as qe mund te krahasohet me demin qe do shkaktojne?
    Eshte pikerisht ketu ku ndahen opinionet tona. Une nuk e quaj sabotim por mundesim.
    Une thom..... dritat, pra energjia eshte kriteri Nr. 1 per zhvillimin e çdo gjeje.

    tung
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  2. #62
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    KESH shton borxhet dhe kufizimet

    Merr edhe 10 milionë euro kredi.

    Një ditë import na kushton 1,125 milionë euro



    Nevoja për të ruajtur importin maksimal të energjisë elektrike, në kushtet kur prodhimi vendas është i papërfillshëm, ka detyruar KESH-in që të kërkojë nga "Raiifefeisen Bank" një kredi prej 10 milionë eurosh. Lirimin e kreditit për një shumë të tillë e ka konfirmuar për "Shqip" vetë kreu i Korporatës Elektroenergjetike, Andi Beli, i cili ka theksuar se si kredia e akorduar nga qeveria ashtu edhe ajo e aprovuar nga "Raiffesissen Bank" nuk janë përdorur nga KESH-i. "Është e vërtetë që na janë liruar linjat e kredive si nga qeveria ashtu edhe nga "Raiffeissen Bank", por këto para duhen më tepër si garanci për kontratat e importit. Deri më tani, korporata e ka përballuar vetë dhe është në gjendje të blejë energji pa përdorur këto para". Kostoja e krizës energjetike, që po kalon vendi, i ka kushtuar deri më tani korporatës më shumë se 100 milionë euro, ndërkohë që energjia e blerë në një ditë ka kapur vlerën e 1,125 milionë eurove. Deri pak kohë më parë, KESH-i kërkoi të merrte kredi nga bankat e nivelit të dytë që operojnë në tregun shqiptar, por ato refuzuan kërkesën e kompanisë shtetërore, për shkak të gjendjes së rënduar financiare. Ndërkohë, 10 ditë më parë, KESH-i kërkoi nga qeveria lëvrimin e një kredie prej 20 milionë dollarësh, si fond garancie për kontratat e parashikuara të importit. Vetë ministri i Financave, Ridvan Bode, bëri publik faktin se qeveria kishte miratuar dhënien e një kredie të butë për KESH-in në shifrat e 20 milionë dollarëve duke, me kushtin që afatet e shlyerjes të ishin në një kohë sa më të shpejtë. Bode e justifikoi miratimin e kredisë me argumentin se "situata e buxhetit të shtetit vazhdon të jetë me teprica financiare", të cilat, duke iu dhënë KESH-it në formën e kredisë "do të ndihmojnë korporatën për të përmirësuar likuiditetet financiare që kanë të bëjnë me importin dhe blerjet e energjisë gjatë kësaj periudhe". Por, burime pranë Ministrisë së Financave kanë bërë të ditur se Bode ka dhënë për KESH-in 20 nga 50 milionë dollarët e kërkuara. Gjatë periudhës dhjetor-janar, KESH-i ka marrë nga qeveria një shumë prej 50 milionë eurosh me pretendimin e shlyerjes së borxheve që institucionet shtetërore i kishin korporatës. KESH-i ka aktualisht 70 milionë detyrime ndaj donatorëve të huaj si Banka Botërore e Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). Kriza e stërzgjatur energjetike pritet të japë efektet e saj në bilancin tekniko-financiar, të korporatës, e cila edhe sipas të dhënave të Bankës Botërore i ka përkeqësuar ndjeshëm ato gjatë vitit 2006. Rreziku potencial i kësaj situate është tërheqja zvarrë e buxhetit të shtetit, në përpjekje për të shpëtuar KESH-in nga kolapsi financiar. KESH nuk ka bërë akoma publike koston financiare të krizës energjetike, ndërkohë që si qeveria ashtu edhe bankat e nivelit të dytë kanë qenë të kursyera me dhënien e kredive për korporatën. Nga ana tjetër, treguesit e KESH-it sidomos për sa u përket nivelit të humbjeve dhe arkëtimeve, janë përkeqësuar nga viti në vit, duke fundosur tërësisht gjendjen ekonomiko-financiare të kompanisë, gjë që ka shtuar shqetësimet për periudhën e mbetur të vitit 2007.

  3. #63
    zhapik buster Maska e drity
    Anëtarësuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Humdinger,

    çfare mendon ti djale mbi shkrimin qe postove?
    komentoje ca, se ndryshe s'ka lezet
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  4. #64
    kill your idol Maska e Pedro
    Anëtarësuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    410
    Ja ta jap une nje koment.

    Dy jane mundesite, qe KESh ka arritur ne kete gjendje: ose drejtuesit e KESh jane te paafte, ose KESh po sabotohet qellimisht duke e shtyre drejt kolapsit financiar, ne menyre qe te privatizohet per 1 Euro.

    Ne te dyja rastet drejtuesit e KESh duhet te nxirren perjashta. Nqs jane te paafte, dhe gjendja e KESh tregon nje paaftesi te jashtezakonshme, nuk e kuptoj perse qeveria nguron akoma te zevendesoje te paaftet me te afte. Nqs nuk gjejne drejtues te afte ne Shqiperi, atehere le ti hedhin syte neper Europe dhe USA ku ka plot menaxhere te afte, te cilet nuk kane pune tjeter se te kalojne nga nje kompani qe eshte ne rrenim e siper dhe ta kthejne ne nje kompani rentabel.

    Ne rastin e dyte duhet pare me kujdes, sepse cdo perpjekje e qellimshme per te cuar drejt rrenimit zemren e pavaresise politike te shqiptareve eshte nje veprim antikombetar, madje hyn edhe tek tradhetia kombetare dhe te gjithe ata persona, te cilet implikohen ne kete proces, nuk jane tjeter vecse tradhetare te kombit.

    Sot eshte koha e energjise. Pavaresia politike dhe souvereniteti i nje shteti nuk varet ne ditet e sotme nga fuqia ushtarake. Sot kercenimit me arme i eshte ulur vlera. Sot arma me e fuqishme eshte energjia. Nese nje shtet ose bashkim shtetesh eshte i pavarur ne sigurimin e energjise, atehere eshte edhe i pavarur ne vendimet politike. Kjo eshte edhe ceshtja primare sot edhe ne Bashkimin Europian. BE po perpiqet per hartimin e nje strategjie te perbashket nder vendet anetare per shkeputjen e tyre nga varesia e gazit rus, sepse Gazprom, nje ndermarrje e qeverise ruse, fare mire mund te perdoret si vegel per ushtrimin e ndikimit politik te Rusise. Dhe Gazprom i ka dhene provat e tij ne Gjeorgji, Ukraine dhe se fundi edhe ne Bjellorusi.

    Shenjat e para tek ne i dha edhe bllokimi i eksportit te energjise elektrike nga ana e Greqise ne kulmin e krizes sone energjitike. Fare mire Greqia mund ti imponohet qeverise sone, per sa kohe ajo ka ne dore rubinetin e energjise sone. Dhe kur Greqia kerkon dicka nga ne, nuk e kerkon per mire.

    Prandaj them, qe ceshtja e KESh duhet pare me kujdes nga te gjithe ne, dhe nuk mund ti besohet verberisht gjykimit te disa personave, te cilet e kane treguar fare mire, qe jane te paafte te menaxhojne sipermarrje te tilla.
    Lista nr5

    6 kanatjere
    6 mbathje
    6 shami

    prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve

  5. #65
    zhapik buster Maska e drity
    Anëtarësuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Citim Postuar më parë nga Pedro
    Dy jane mundesite, qe KESh ka arritur ne kete gjendje: ose drejtuesit e KESh jane te paafte, ose KESh po sabotohet qellimisht duke e shtyre drejt kolapsit financiar, ne menyre qe te privatizohet per 1 Euro.
    Ka edhe nje mundesi te trete, qe drejtuesit aktual te KESHit e gjeten arken e ndermarrjes bosh kur e moren ne 3 Korrik.

    E di çdo te thote te keshe nje brime prej disa qindra miljonesh ne buxhetin e nje ndermarrje si KESHi ?

    Natyrisht qe nuk e di.
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  6. #66
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Tatimet: KESH po falimenton

    "Ka dalë me humbje nga rritja e shpenzimeve për energjinë e blerë gjatë krizës"



    KESH është për herë të parë në prag të falimentimit dhe kjo është komunikuar zyrtarisht, pavarësisht se kompania nuk ka publikuar ende bilancin financiar për vitin 2006. Dështimin e korporatës elektroenergjetike e ka bërë publik jo pa qëllim drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Alfred Prifti, gjatë analizës së punës për muajin janar të dikasterit që ai drejton. Kreu i Tatimeve ka theksuar në mënyrë të veçantë efektin negativ të krijuar në të ardhurat e dikasterit që ai drejton mosderdhja nga ana e KESH-it të 200 milionë lekëve të planifikuara nga administrata tatimore si paradhënie të taksës mbi tatim-fitimin. KESH klasifikohet në bizneset VIP, të cilët paguajnë 20 për qind të fitimit, në varësi të bilancit financiar dhe klasifikohet si një nga kontribuesit kryesor në të ardhurat e tatimeve. Por situata e rënduar financiare e korporatës këtej e tutje nuk do të ndikojë vetëm në reduktimin e importit dhe investimeve të parashikuara, por edhe në uljen e të ardhurave në buxhetin e shtetit. Sipas kreut të tatimeve, Alfred Prifti, i cili ka matur "pulsin" ekonomik të KESH-it për periudhën e parë të vitit 2007, treguesit janë negativë, gjë që nuk i jep mundësinë korporatës të shlyejë detyrimet e saj fiskale. "KESH-i ka dalë me humbje për shkak të rritjes së shpenzimeve për energjinë e blerë, për të cilën ne kishim planifikuar të merrnin 200 milionë lekë të reja për muajin janar si taksë mbi tatim-fitimin", është shprehur Prifti. Kjo shumë është përcaktuar në bazë të bilancit financiar të KESH-it për vitin 2005, ndërkohë që bilanci për vitin 2006 do të publikohet në datën 31 mars, kohë pas së cilës organet tatimore duhet vjelin nga KESH detyrimet fiskale. Nga të dhënat e deritanishme rezulton se KESH-i ka shpenzuar më shumë se 100 milionë euro për blerjen e energjisë me prokurim të drejtpërdrejtë, përveç 123 milionë eurove të akorduara në tenderin vjetor të energjisë për vitin 2007. Kostoja ditore e blerjes së energjisë ka arritur në 1.125 milionë euro, gjë që duket se ka nxjerrë zbuluar kompaninë. Sipas të gjitha gjasave llogaritë e korporatës elektroenergjetike do të dalin me humbje, fakt që përveçse do të diskriminojë pozitivisht KESH-in për të mos paguar tatim-fitimin, do të përcaktojë edhe lëvizjet që do të ndërmarrë qeveria në ndryshimin e administrimit të kompanisë. Bilanci negativ i KESH-it, pritet të krijojë vështirësi të shumta në situatën e furnizimit me energji, por edhe në procesin e privatizimit të korporatës. Kreu i Tatimeve, Alfred Prifti, bëri të ditur për mediat se kriza energjetike nuk ka ndikuar negativisht vetëm në uljen e detyrimeve fiskale të KESH-it, por edhe në rritjen e kostove të biznesit. Sipas tij, "programi i muajit janar i Drejtorisë së Tatim-Taksave është realizuar në kushtet e një ndikimi negativ të krizës energjetike, e cila ka ndikuar ndjeshëm në uljen e kontributeve fiskale të KESH-it, si dhe të operatorëve të tjerë ekonomikë, të cilët kanë rritur ndjeshëm shpenzimet e biznesit për këtë shkak". Gjatë periudhës dhjetor-janar, KESH-i ka marrë nga qeveria një shumë prej 50 milionë eurosh me pretendimin e shlyerjes së borxheve që institucionet shtetërore i kishin korporatës, ndërkohë që së fundmi ka tërhequr edhe rreth 30 milionë euro kredi, me kredi të butë, nga të cilat 20 milionë dollarë nga qeveria dhe 10 milionë euro nga "Raiiffeisen Bank". Ndërkohë, korporata ka aktualisht 70 milionë detyrime ndaj donatorëve të huaj si Banka Botërore e Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

  7. #67
    kill your idol Maska e Pedro
    Anëtarësuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    410
    Citim Postuar më parë nga drity
    Ka edhe nje mundesi te trete, qe drejtuesit aktual te KESHit e gjeten arken e ndermarrjes bosh kur e moren ne 3 Korrik.

    E di çdo te thote te keshe nje brime prej disa qindra miljonesh ne buxhetin e nje ndermarrje si KESHi ?

    Natyrisht qe nuk e di.
    Ti tani po tallesh apo cfare?

    Asnje drejtues i KESh pas 3 korrikut nuk eshte ankuar se ka gjetur arken bosh, shume shume jane ankuar se i gjeten rezervuaret bosh, pa uje.

    Pastaj, edhe sikur te jete bosh, si ka mundesi ti krijosh edhe nje humbje tjeter prej 100 milionesh eurosh?
    Cfare tregon kjo?
    Paaftesi apo vjedhje?
    Lista nr5

    6 kanatjere
    6 mbathje
    6 shami

    prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve

  8. #68
    RIKTHEHEN KUFIZIMET, NDERPRERJET DO TE VAZHDOJNE EDHE NE VERE

    BURIME NGA MINISTRIA E EKONOMISE: BELI MUND TE LARGOHET



    Kufizimet e energjise elektrike do te vazhdojne edhe ne vere, minimaliste 2 ore ne dite.Burime nga Ministria e Ekonomise thane per Top Channel se situata hidroenergjitike mund te permiresohet ndoshta vetem nga mesi i vjeshtes se ketij viti dhe ateher ndoshta mund te kete dhe heqje te kufizimeve. Ky deklarim shemb perfundimisht cdo shprese per furnizim pa nderprerje, nje nga premtimet me te forta te qeverise Berisha.
    Sipas burimeve per Top Channel nese niveli i Fierzes nuk arrin se paku ne 280 metra nga 261.75 metra qe eshte sot, as qe ka shpresa se kufizimet do te hiqen. Megjithese tani prurjet ne Fiere jane mbi 200 metra kub ne sekonde, keto nuk jane me te mjaftushme edhe pse jane rreth 4 here me te larta se nje muaj me pare. Kjo pasi baseni i liqenit te Fierzes eshte ne forme konike dhe sa me larte te ngjitesh duhet me shume uje per te rritur nivelin. Aktualisht nga prodhimi vendas merret rreth 9 milion kilovatore dhe nga importi 10.3 milion, ne total 19 milion kur kerkesa eshte mbi 21 milion kilovatore ne dite. Me keto tregues kufizimet do te jene 2 ore ne dite minimalisht. Burime nga Ministria e Ekonomise duke parapare nje situate qe duket pa shprese se paku deri ne vjeshten e ketij viti paralajmerojne nje shkarkim te drejtorit te pergjithshem te KESH-it, Andi Beli qe mund te ndodhe brenda ketij muaji, pasi te mbyllet edhe procesi i zgjedhjeve lokale. Sipas tyre drejtuesit e KESH-it do te zevendesohen te pakten per te patur tregues te larte ne arketime dhe uljen e nivelit te humbjeve te cilat kreret aktual nuk kane mundur t’i arrijne. Por shkarkimi i Belit duket me teper si nje kurban per zgjedhje se sa nje mase per te permiresuar punen. Ne KESH shprehen se situata energjitike nuk po administrohet prej tyre, por nga vete grupi i emergjences qe kryesohet nga Ministri i Ekonomise dhe KESH prej disa muajsh eshte lene jashte loje ne vendimmarrje. Ata pranojne se situata hidroenergjitike megjithese ka arritur nje bilance serish eshte ne gjendje emergente dhe cdo premtim per drita pa nderprerje do te ishte me pasoja te renda. Tani kriza energjitike duket se nuk eshte thjesht ceshtje teknike e menaxhimit por ceshtje individesh dhe politikash, ku natyrisht pergjegjesia e vetme i mbetet qeverise, ministrit te Ekonomise dhe Kryeministrit.

    Top-Channel
    21/02/2007 16:50


    Nuk i thon kot atij llafit ''te ikesh naten'' tashme sikur po duket se po i pershtatet Shqiperis kjo shprehje per fat te keq.

  9. #69
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,063

    KESH si shkeles i Kushtetutes

    Edhe sikur gjykata shteterore t’i kerkonte KESH-it qe te demshperblente qytetarin, prape fondet e demshperblimit, kompania shteterore do t’i merrte nga buxheti i shtetit, domethene nga taksat. Te cilat, ironikisht, i paguan po ai nenshtetas i rregullt qe paguan edhe dritat.

    nga Adri Nurellari

    Situata e zgjedhjeve beri qe tema “kushtetute” te perseritej pafundesisht gjate krizes mbi daten dhe menyren e zhvillimit te tyre. Kushtetuta eshte nxjerre ne qender te argumenteve, duke u portretizuar si e shenjte dhe e paprekshme, nderkohe qe ka rrethana te tjera ku neperkembja e kushtetutes ndodh ne menyre te hapur dhe te dhimbshme. Zgjodha te flas mbi shkeljen e kushtetutes qe ben Korporata Elektroenergjetike, e cila duke qene kompani publike shteterore, i takon te menaxhohet konform ligjit, aq me teper ligjit themeltar.

    Keshtu, neni 18 i Kushtetutes se Shqiperise garanton se shtetasit jane te barabarte para ligjit dhe askush nuk mund te diskriminohet padrejtesisht per shkaqe te tilla si gjinia, raca, feja, etnia, gjuha, bindjet politike, etj etj. Mirepo KESH eshte duke e bere hapur diskriminimin ne furnizimin me energji, qe ne kete rast eshte nje e mire publike qe ofrohet nga nje kompani shteterore. Dhe ketu nuk behet fjale per trajtimin ndryshe te njerit apo tjetrit territor te Shiperise, cka ka ngjallur reagime apo debate nese ky eshte nje diskriminim i politizuar apo pragmatist, i lidhur me nivelet e arketimeve. Behet fjale per nje trajtim te paster diskriminues te popullsise fshatare pothuaj ne rang republike. Sakaq, kjo popullate e perbere nga shtetas shqiptare e nevojit dhe e paguan energjine elektrike me te njejtin cmim sikurse edhe qyteti.

    Nje situate kjo e ngjashme me komunizmin, kur fshataret trajtoheshin si bujkrober dhe mbaheshin larg nga sherbimet e privilegjuara qe gezonin banoret e qyteteve (buka e grurit?!). Nje nder kujtimet me tronditese te femijerise sime, ka qene pikerisht perseritja e situates ku banore te fshatrave perreth Beratit na luteshin ne femijeve “qytetare” qe t’u blinim buke gruri neper dyqane, se po te shkonin ata vete do te pikaseshin si fshatare dhe nuk do t’iu shitej gje. E njejta gje po verehet sot, kur fshatrave jane duke u dhene furnizim me rryme elektrike, shume me pak sesa qyteteve.

    Por kushtetuta eshte duke u neperkembur prej shume vitesh nga KESH, edhe me konceptin e furnizimit ne varesi te sasise te arketimit. Keshtu, korporata diskriminon banore te nje qyteti apo zone te caktuar, sepse mesatarja e pergjithshme e arketimit ne kete qytet apo zone eshte me e ulet se diku tjeter. Duke qene se KESH eshte e paafte qe t’u nderprese dritat individualisht debitoreve dhe te siguroje arketimin e borxheve, atehere zgjedh ndeshkimin kolektiv. Cka nuk eshte nje gje tjeter pervecse nje forme ndeshkimi qe cenon parimin kushtetues te cdo vendi demokratik, qe thote se pergjegjesia para ligjit eshte individuale. Krahasimi mund te ngjaje i paqelluar, por ashtu sikurse ne komunizem per hir te nje te afermi te familjes, shkaterrohej jeta e shume individeve qe nuk kishin asnje pergjegjesi personale ndaj veprimeve te tij, edhe sot shume individeve eshte duke iu privuar e drejta e furnizimit me energji, pasi njerez qe jetojne afer tyre nuk jane duke paguar. Keta individe qe po diskriminohen, ne fakt duhet te ishin shperblyer dhe inkurajuar si modele shembullore te vertetesise se sloganit “paguaje qe ta kesh”.

    Ne fakt, kontrata per furnizimin me energji elektrike eshte nje kontrate individuale dhe jo kolektive, keshtu qe nje veprim arbitrar i heqjes se dritave ndaj nje zone ku nuk paguhen rregullisht dritat, eshte i pajustifikueshem. Keta individe jane duke vuajtur jo vetem mungesen e ndershmerise se fqinjeve te tyre, por edhe paaftesine e KESH-it per te siguruar arketime ne zonat apo qytetet ku ata banojne. Perballe ketyre paguesve te rregullt, KESH duhet te ndihet mirenjohes dhe kokulur, pasi kontratat jane me detyrim nga te dy palet dhe perderisa eshte korporata qe nuk permbush detyrimin per furnizim te rregull, penalizimin duhet ta pesonte ajo dhe jo paguesi. Normalisht, po te ndodhte nje thyerje e kontrates, pala e demtuar do ta hidhte palen tjeter ne gjyq. Por a eshte e mundur dhe sa vlere ka qe te hedhesh ne gjyqin shteteror, nje kompani shteterore. Edhe sikur gjykata shteterore te vendoste ne favor te qytetarit dhe t’i kerkonte KESH-it qe te demshperblente qytetarin, prape fondet e demshperblimit, kompania shteterore do t’i merrte nga buxheti i shtetit, domethene nga taksat e qytetarit. Te cilat, ironikisht, i paguan serish, po ai nenshtetas i rregullt qe paguan edhe dritat.

  10. #70
    KESH-i vjedh familjarët, u shton kilovatët

    Vëzhgimi i "Fiks Fare" në Elbasan, ku faturistët tregojnë urdhrin e ri për të shtuar nga 100 kilovatë në çdo faturë

    Vjedhja me faturat e energjisë elektrike është përsëritur edhe në faturimet e muajit prill, ku banorët e Godoleshit në Elbasan janë habitur me shifrat marramendëse të leximit mujor. Faturat e muajit prill janë shumë herë më të larta se ato të marsit. Konkretisht, në Godolesh banorët tregojnë faturat e energjisë elektrike, që u kanë ardhur. Leximi i konsumit mujor të pasqyruar në këto fatura nuk korrespondon me tregimin e matësit. Të gjithë banorët e kësaj zone kanë paguar nga 700 lekë më shumë në faturat e tyre. Kjo lojë është bërë nga vetë punonjësit e KESH-it në Elbasan. Sipas disa faturuesve, drejtuesit e KESH-it në këtë qytet kanë urdhëruar shtimin nga 100 kilovatë më shumë në të gjitha faturat e shitjes së energjisë për abonentët familjarë të Godoleshit. Me shumë frikë, vetë punonjësit e KESH-it e pranojnë një fakt të tillë para kamerës së emisionit "Fiks Fare". Një faturuese tregon sesi u kishte ardhur urdhri në muajin prill për të shtuar nga 100 kilovatë në të gjitha faturat që kishin mbetur pa hedhur në kompjuter. "Na dhanë urdhër që te faturat e mbetura do të shtoni nga 100 kilovatë. Nuk e di kush e dha urdhrin. Drejtori nuk zbriti poshtë të na jepte urdhrin, erdhi shefja dhe na e tha urdhrin", tregon ajo. Me dokumentet në dorë, faturat origjinale që kanë mbërritur në banesat e abonentëve familjarë, shkuam te drejtori i KESH-it për Elbasanin, zoti Artan Topi. Sapo i pa faturat dhe listën e leximit të muajit prill, ku janë shtuar 100 kilovatët, dokumente që ia tregoi gazetari i emisionit, Topi deklaroi se nuk dinte gjë për këtë veprim. Më pas, shkuam te shefja e përpunimi të të dhënave, Diana Bërdufi. Edhe ajo e mohoi falsifikimin e dokumenteve. Me këto të fundit në dorë, gazetari i "Fiks Fare" i tregoi Bërdufit se si kishin ndryshuar shifrat e sjella nga faturuesit. Në çdo faturë ishin shtuar 100 kilovatë. P.sh., për abonentin Zeqir Murati, leximi mujor ishte 36700 kilovatë, ndërsa faturimi, dokument i dalë nga zyra e përpunimit të të dhënave ishte 36800. Pra, 100 kilovatë diferencë. "Fiks Fare" shkoi në Godolesh për ta verifikuar më mirë këtë problem. Trokitëm derë më derë te të gjithë banorët e Godoleshit dhe pamë faturat e energjisë elektrike, që u kishin ardhur për muajin prill. Në shtëpinë e Osman Dukës, leximi i muajit prill ishte 4340, por sahati i tij një muaj pas leximit të faturuesit ishte 4145 kilovatë, pra 200 kilovatë më pak nga sa ishte raportuar në faturën e KESH-it. I njëjti fenomen u ndesh edhe në sahatet e shumë banorëve të tjerë të Godoleshit. Përpara këtyre falsifikimeve, shefja e përpunimit të të dhënave në degën e KESH-it të Elbasanit ngre supet. "Jam e detyruar që të gjitha listat që vijnë këtu, unë tua shpërndaj zonjave", thotë ajo. Edhe zonja Emini Banja, operatore vërtetimi, mohon shtimin e 100 kilovatëve në faturat e abonentëve të Godoleshit. Grupi i xhirimit të "Fiks Fare" në fund shkoi tek ish-faturisti i kësaj zone, Bejaz Halili, i pushuar tashmë nga puna. Vetë zoti Halili thotë se shkrimi i faturave të para, pra faturat ku nuk është shtuar shuma prej 100 kilovatësh, janë plotësuar me shkrimin e tij. "Ne i çojmë në kompjuter dhe shtesat janë atje. P.sh., te Ibrahim Qebardhi e kam nxjerrë numrin e konsumit 5740, kjo shtesa tjetër prej 100 kilovatësh është bërë atje. Ky nuk është shkrimi im", shton ish-faturuesi, duke hedhur një akuzë më të madhe mbi punonjësit e departamentit të përpunimit të të dhënave në degën e KESH-it në Elbasan për falsifikim dokumentesh. Burime zyrtare pranë Drejtorisë së Përgjithshme të KESH-it, e cila u vu në lëvizje për të zbardhur të vërtetën e këtij falsifikimi, thanë se punonjësit e degës së Elbasanit ua kishin justifikuar këtë abuzim me faturimin që u kishin bërë banorëve të Godoleshit me konsum energjie elektrike për ndriçim të shkallës së pallatit. Por, nga verifikimi i kryer prej gazetarëve të "Fiks Fare" në terren, asnjë banor i intervistuar, të cilëve u ishin faturuar nga 100 kilovatë më shumë nuk banonte në pallat. Të gjithë banonin në shtëpi përdhese.

    G/Sh
    Kristal...
    ..E bardhë...
    ..Që më mban gjall!

Faqja 7 prej 13 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Si mund të ulet ndikimi grek në shqipëri ?
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 14-08-2011, 17:46
  2. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  3. Kryepeshkopi Anastas ende pret nënshtetësinë shqiptare
    Nga Arrnubi në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 130
    Postimi i Fundit: 19-08-2009, 07:39
  4. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  5. Debat mes anti liberalëve dhe liberalëve
    Nga liridashes në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •