Close
Faqja 6 prej 7 FillimFillim ... 4567 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 120 prej 128
  1. #101
    i/e regjistruar Maska e Zoti Basha
    Anëtarësuar
    25-01-2010
    Postime
    860
    Tani, nese me "krize enrgjitike" nenkuptohet qe nuk ka energji sa duan njerezit, epo mireseerdhet ne boten REALE te ekonomise: nuk kemi nga ASGJE aq sa duam. Energjia nuk ben perjashtim.

    Zgjidhja e "krizes" pra perkthehet ne gjetjen e menyres per te prodhuar aq energji sa mundet ne kushtet aktuale. Pergjigja eshte nje dhe vetem nje: tregu.

    Te privatizohen GJITHE HEC-et dhe TEc-et, te eliminohen licencat per hapjen e tyre, te abrogohet ligji qe i jep monopol OSSh-se dhe KESh-it, te abrogohet ERE-ja, te abrogohen subvencionet mbi cmimin e energjise dhe tarifat e import-eksprtit.

    Diten qe shteti nuk do ket me te beje me energjitiken, do kemi aq energji sa munded. Kush kerkon me husm ese kaq, jeton ne utopi.

  2. #102
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    Zoti Berisha ka shkuar edhe me tej duke folur per privatizim te "shtetit".Edhe e ben zoteria se ka eksperiencen e duhur per kete pune...Sa e sa ndermarrje e objekte shteterore u privatizuan perpara 97-tes duke u blere nga firmat piramidale...Tere djersa e popullit e shitur per nje cope buke dhe e gelltitur me pas ne nje kafshate...Mire do te ishte nje fushate abrogimesh e miratimesh por gjithmone nese nje gje e tille do te behej nen bekimin e nje transparence te plote..apo na duhet t'i besojme garantit te garancive...!

  3. #103
    i/e regjistruar Maska e Zoti Basha
    Anëtarësuar
    25-01-2010
    Postime
    860
    Citim Postuar më parë nga shoku_tanku Lexo Postimin
    Mire do te ishte nje fushate abrogimesh e miratimesh por gjithmone nese nje gje e tille do te behej nen bekimin e nje transparence te plote..apo na duhet t'i besojme garantit te garancive...!
    Transparence nga Shteti?! Te kesh besim te shteti?! Jo mor vella, mjaft me me gafat tona.

    Cdo privatizim qe eshte bere eshte bere "me mik" dhe kesaj nuk ke ci ben: eshte natyra e shtetit te perfitoje mbi "djersen e popullit". Propozoj privatizimet jo se do jene "transparente" (nuk do jene) por sepse te pakten do shpetojne keto ndermarje/objekte nga ineficneca e tmerrshme e shtetit.

    Plus qe, nese eliminohen monopolet ligjore ne fushe pak rendesi ka kush i perfiton keto objekte: tregu do ti 'rishperndaje" ne pak vite tek perdoruesit me te mire. Po kujt i themi dhe ne, komunistit Berisha dhe fashistit Rama...


    Sa per berishen qe do pivatizoka shtetin, bravo i qofte qe po shet disa objekte po te mos e rreje mendje se po ben anarki: thjesht po shet dy-tri objekte. Ku ta gjenim te privatizohej shteti...

  4. #104
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    Shteti de fakto eshte i privatizuar po te shohim menyren se si zoterinjte sillen me administraten dhe me fronet e gdhendura mjeshterisht..Dakord jam me ty persa i perket privatizimeve pasi na duhet te pranojme nje humbje fillestare per te shkuar me pas drejt rritjes.Por nese privatizimet kryhen ashtu si pas 97-tes e deri me sot.Pra nese kompanite e huaja,kryesisht Greke dhe Serbe,perfitojne nga procesi i privatizimit perpara atyre shqiptare.Atehere do te vazhdonim te paguanim para nga xhepi per te pasuruar te tjeret(ne rastin konkret,jo shqiptare).
    Ndryshuar për herë të fundit nga shoku_tanku : 31-03-2010 më 11:02

  5. #105
    i/e regjistruar Maska e Zoti Basha
    Anëtarësuar
    25-01-2010
    Postime
    860
    Citim Postuar më parë nga shoku_tanku Lexo Postimin
    Shteti de fakto eshte i privatizuar po te shohim menyren se si zoterinjte sillen me administraten dhe me fronet e gdhendura mjeshterisht.
    Duhet te tregojme kujdes me termin "shtet i privatizuar". Shteti dallon nga privati pikerisht sepse mudn te uhstroje dhune fizike dhe askush nuk qahet, ndersa po te rrembeu portofolin nje tip ne rruge qahen te gjithe. Ne kete pikeveshtrim, te thuash qe Berisha ka privatizuar shtetin eshte e gabuar: shtei serish ushtorn dhune (provo te mos paguash TVSh-ne dhe shih se c'ndodh), pra serish shtet mbetet.

    Por ke te drejte ne nje kendveshtrim: Berisha thueht se ka 'privatizuar' shtetin si entitet, pra ka marre mbi vete gjith e atributet e res publica, pak a shume se monarket e qemotit. Nuk jam fare dakort me kete, se as Berisha dhe as Enveri dhe as Zogu nuk benin dot c'deshen pa pyetur njeri. Por do them qe ka ekonomiste qe arsyetojne bindshem qe nje shtet i 'privatizuar' (nen kontrollin personal te nje njeriu) eshte shume me pak i demshem se nje shtet 'publik'.




    Citim Postuar më parë nga shoku_tanku Lexo Postimin
    Por nese privatizimet kryhen ashtu si pas 97-tes e deri me sot.Pra nese kompanite e huaja,kryesisht Greke dhe Serbe,perfitojne nga procesi i privatizimit perpara atyre shqiptare.Atehere do te vazhdonim te paguanim para nga xhepi per te pasuruar te tjeret(ne rastin konkret,jo shqiptare).
    Nese monopolet ligjore eliminohen, edhe nese qeveria ia shet objektet paleve 'te gabuara' (te paafta per ti manaxhuar), brenda pak kohesh nje pale tjeter, me e afte, ka per ti riblere ato. Keshtuu funksionon tregu. Ceket e OSSh-se bejne pordha sot pikerisht se nuk lejohet konkurenca.

    Ndersa per sa i perket parave qe do shkojne jashte, ki parasysh qe balanca e jashtme eshte gjithnje ZERO dhe nese kopani brenda territorit shqiptar dergojne jashte fitimet, kjo do balancohet automatikisht me eksporte. Pra, do rritet eksporti. Te mos kemi frike nga riatdhesimet e fitimeve, ato vetem mire na bejne.

  6. #106
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    Por po te marim si shembull kompanite celulare apo sistemin bankar,kryesisht kompani greke.Ato kapitalet e tyre i depozitojne ne bankat meme.Ne kushtet e krizes ekonomike qe po kalon greqia,a rrezikohen parate tona?Sa i afte eshte shteti yne te parandaloje nje rrezik te tille?A ka fuqi reale ky shtet te ndikoje mbi keto kompani dhe a ka rrezik qe ky kapital,te dale per te mos u rikthyer me ne vendin tone...?

  7. #107
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    ikni ne shpi se s'ka kriza sot. marun te gjitha.
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

  8. #108
    i/e regjistruar Maska e Zoti Basha
    Anëtarësuar
    25-01-2010
    Postime
    860
    Citim Postuar më parë nga shoku_tanku Lexo Postimin
    Ato kapitalet e tyre i depozitojne ne bankat meme.
    Shikoje ne kete kendveshtrim: cdo here qe paraja del nga vendi mallrat hyjne ose para tjeter futet serish. Pra, kur emigrantet dergojne para 'qyl' ne Shqiperi, duhet deomos te dale kjo para (pjeserisht nga kompanite e huaja) ose t ehyje malli ('deficiti' tregtar). Nuk ka asgje te demshme apo te gabuar ketu.


    Citim Postuar më parë nga shoku_tanku Lexo Postimin
    Ne kushtet e krizes ekonomike qe po kalon greqia,a rrezikohen parate tona?Sa i afte eshte shteti yne te parandaloje nje rrezik te tille?A ka fuqi reale ky shtet te ndikoje mbi keto kompani dhe a ka rrezik qe ky kapital,te dale per te mos u rikthyer me ne vendin tone...?
    Se pari, nuk jane leket 'tona', por te tyret. Nuk i kane marre me dhune, por ne u a kemi dhene 9sepse na ofrojne nje sherbim). Mund te themi qe cmimet jane te larta per efekt te monopolit, por kjo nuk do te thote qe parate e ketyre shoqerive jane "tona". Pra, maksimumi ai qe mund te humbase paarte ajne keto kompani, askpa ne. Edhe po te falimentoje cdo kompani greke, vendin du ua zene te tjera.

    Megjithat emos te behemi merak se 'kriza' ne Greqi nuk eshte krize ekonomike, si ajo qe kaloi SHBA-ja, por krize shtetorre. Kompanite greke jane te forta, shettigrek eshte i dobet. Nuk do falimentoje njeri, e as para nuk do humbasin...me perjashtim te 'vorio-eprioteve' tane te adhr qe do humasin pensionet.

    Citim Postuar më parë nga shoku_tanku Lexo Postimin
    A ka fuqi reale ky shtet te ndikoje mbi keto kompani dhe a ka rrezik qe ky kapital,te dale per te mos u rikthyer me ne vendin tone...?
    Edhe nese kapitali nuk do kthehet (Nuk do kthehet, perdryshe nuk do kish kuptim), ai do nxise importin. Pra, do blejme me lire me leket e grekut. Por edhe nese shtetit tone te dashur i shkrep te ndaloje ri-investimin e fitimeve jashte shtetit (sic ka bere me bankat), e shumta qe do ndohe ehste qe importi do bie dhe cmimet do rriten ne treg. Mua nuk emduket pozitve, po hec e thuj fashistave...

  9. #109
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    Me fal se une jam i pangopur per informacion!Fatmirsisht hasa edhe ne nje specialist...A eshte e drejte qe kompanite vendase te asfiksohen ne kete menyre duke ju kufizuar hapsirat e veprimit ,duke i quajtur shpesh,"pak ose aspak te besueshme" e duke ju dhene me teper perparesi kesisoj kompanive te huaja?

  10. #110
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    TECi Vlorë, investimi 92 mln euro rezulton i padobishëm
    TIRANE- TEC-i i Vlorës edhe pse ka përfunduar në fund të vitit të kaluar, nuk do të vihet në punë pasi energjia që prodhohet prej tij është me kosto shumë të lartë. Kryetari i Entit Rregullator të Energjisë, Bujar Nepravishta deklaron se termocentrali punon me sasi të mëdha gazi të cilat vendi nuk i ka. Në mungesë të gazit TEC-i punon me naftë, cka e bën koston e 1 kilovat/orë të prodhuar prej tij shumë më të shtrenjtë se sa ta blesh në tregun ndërkombëtar. Kjo do të thotë se investimi me vlerë 92 milionë euro do të mbahet si burim rezervë në raste emergjente.

    “TEC-i i Vlorës përfaqëson një konsumator të rëndësishëm të gazit natyror me rreth 250 milionë metër/kub gaz natyror në vit , si nevojë për prodhimin e energjisë elektrike. Është i detyruar të punojë me naftë Diesel me kosto shumë të lartë dhe për pasojë cmimi i energjisë elektrike nga TEC-i i Vlorës është një cmim i lartë. Kjo bën që në këtë periudhë TEC-i të trajtohet si një TEC i sigurisë së furnizimit me energji elektrike. Pra në rast se importet e energjisë elektrike janë shumë më të ulta se sa prodhimi nga TEC-i padyshim që do të ndiqet politika e importeve” shpjegon Nepravishta.

    Kryetari i ERE ka raportuar në Komisionin Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese lidhur me gjendjen e sistemit energjetik vendas. Ai ka deklaruar se gjysma e energjisë që hidhet në rrjet shkon dëm. Një ndër arsyet është niveli i lartë i humbjeve, kostot e së cilës i vuajnë të gjithë qytetarët duke paguar më shtrenjtë për energjinë elektrike.
    “Nga 100 kilovat/orë që hidhen, furnizohen vetëm 50 kilovat/orë arkëtohen. Kjo natyrisht është një eficencë jashtëzakonisht e ulët . Rritja e cmimeve vjen nga eficenca e ulët e konsumit të energjisë elektrike, nga humbje shumë të mëdha, dhe kjo përbën sfidën kryesore” tha Nepravishta.

    Kryetari i Entit Rregullator të Energjisë, Bujar Nepravishta ka shprehur pakënaqësi për punën e OSSH tashmë të privatitzuar nga kompania CEZ. Ai ka deklaruar se ka shumë ankesa nga qytetarët kryesisht për faturat e fryra të dritave.
    (e.n/News24/BalkanWeb)

  11. #111
    i/e regjistruar Maska e Zoti Basha
    Anëtarësuar
    25-01-2010
    Postime
    860
    Citim Postuar më parë nga shoku_tanku Lexo Postimin
    Me fal se une jam i pangopur per informacion!Fatmirsisht hasa edhe ne nje specialist...A eshte e drejte qe kompanite vendase te asfiksohen ne kete menyre duke ju kufizuar hapsirat e veprimit ,duke i quajtur shpesh,"pak ose aspak te besueshme" e duke ju dhene me teper perparesi kesisoj kompanive te huaja?
    Kur lindin pyetje te tilla, duhet te kthehemi tek qeliimi filelstar I ekonomise si shkence: njerezit duan shuem gjera por mjetet e prodhimit nuk mjafotjne. Pra nje sistem ekonomik quhet I mire nese siguron tre gera: 1) rritjen maksimale te mjeteve te prodhimit (“rritje ekonomike”), 2) prodhimin makimal me mjetet akuale (“eficenca”) dhe 3) kenaqien e nevojave me urgjente te parat (”efektivitet”).

    Firmat egzisotje per tju pergjigjur keture pyetjejeve. Mos mendo asnjehere per mireqenien e firmave: mendo vetem per mireqenie e konsumatorit. Firmat nuk egzistojne si qellim ne vetvete, por vetem per te prodhuar sa me shume dhe sa me mire. Jane mjete, jo qelllime. A shqetesohemi ne nese lodhet makina nga rruga e gjate? Jo, shqetesohemi vetem te arijme sa me shpejt, po ne djall te vete makina!

    Pra, nuk ka fare rendesi nese ajo qe ne konsumojme, rrjetet celulare qe perdorim, bankat me te cilat veprojme, jane shqiptare apo te huaja: Shqiperia nuk egziston, egzistojne vetem Shqiptaret. Ajo qe ka rendesi eshte qe firmat egzistuese te kenaqin tre kjushet e mesiperme. Nuk ka vend ketu per te shpjeguar se si nje treg tereisht I lire dhe vetem nje treg teresisht I lire I kenaq te tre kushtet. Thjesht mere si te mireqene qe, per aq kohe sa keto firma te huaja konkuroje firmat vendase me sukses (pra, pa ndihmen e shtetit, qe tek ne nuk ndodh fatkeqesisht), atehere kemi sistemin me te mire te mundshem. Asgje tjeter nuk ka rendesi pas kesaj.

    Dhe se fundi, mos u merakos, Shqiptaret jane shume me te afte per te manaxhuar biznesin se te huajt. Brezi qe po del tani, pasi te marre pervojen qe firmat e huaja po sjellin ne treg, ka per te rifituar, ne konkurence te lire, nese shteti yne i dashur e lejon, pronesine e firmave. Kjo po ndodh qe tani ne tregun e sigurimeve dhe ate te telefonise (se shpejti do futet operatori I katert tereisht vendas). Brenda pak vitesh do shohim nje revolucion ne manaxhimin e firmave ne vend dhe jashte.

  12. #112
    i/e regjistruar Maska e Zoti Basha
    Anëtarësuar
    25-01-2010
    Postime
    860
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    TECi Vlorë, investimi 92 mln euro rezulton i padobishëm
    TIRANE- TEC-i i Vlorës edhe pse ka përfunduar në fund të vitit të kaluar, nuk do të vihet në punë pasi energjia që prodhohet prej tij është me kosto shumë të lartë. Kryetari i Entit Rregullator të Energjisë, Bujar Nepravishta deklaron se termocentrali punon me sasi të mëdha gazi të cilat vendi nuk i ka. Në mungesë të gazit TEC-i punon me naftë, cka e bën koston e 1 kilovat/orë të prodhuar prej tij shumë më të shtrenjtë se sa ta blesh në tregun ndërkombëtar. Kjo do të thotë se investimi me vlerë 92 milionë euro do të mbahet si burim rezervë në raste emergjente.

    “TEC-i i Vlorës përfaqëson një konsumator të rëndësishëm të gazit natyror me rreth 250 milionë metër/kub gaz natyror në vit , si nevojë për prodhimin e energjisë elektrike. Është i detyruar të punojë me naftë Diesel me kosto shumë të lartë dhe për pasojë cmimi i energjisë elektrike nga TEC-i i Vlorës është një cmim i lartë. Kjo bën që në këtë periudhë TEC-i të trajtohet si një TEC i sigurisë së furnizimit me energji elektrike. Pra në rast se importet e energjisë elektrike janë shumë më të ulta se sa prodhimi nga TEC-i padyshim që do të ndiqet politika e importeve” shpjegon Nepravishta.

    Kryetari i ERE ka raportuar në Komisionin Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese lidhur me gjendjen e sistemit energjetik vendas. Ai ka deklaruar se gjysma e energjisë që hidhet në rrjet shkon dëm. Një ndër arsyet është niveli i lartë i humbjeve, kostot e së cilës i vuajnë të gjithë qytetarët duke paguar më shtrenjtë për energjinë elektrike.
    “Nga 100 kilovat/orë që hidhen, furnizohen vetëm 50 kilovat/orë arkëtohen. Kjo natyrisht është një eficencë jashtëzakonisht e ulët . Rritja e cmimeve vjen nga eficenca e ulët e konsumit të energjisë elektrike, nga humbje shumë të mëdha, dhe kjo përbën sfidën kryesore” tha Nepravishta.

    Kryetari i Entit Rregullator të Energjisë, Bujar Nepravishta ka shprehur pakënaqësi për punën e OSSH tashmë të privatitzuar nga kompania CEZ. Ai ka deklaruar se ka shumë ankesa nga qytetarët kryesisht për faturat e fryra të dritave.
    (e.n/News24/BalkanWeb)
    Hajt ta gezojme pra!

  13. #113
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ka shum mundesi qe te jete me kosto te larte energjia qe do prodhoje teci i vlores por ka nje ndryshim o ju sifilzat e edvinit mes politikes se berishes per te prodhuar energji per popullin e industrine.. dhe asaj te edvin rucit per te prodhuar kryengritje.

    berishes mund ti kushtoje shum kilovatori por perseri ajo eshte drit.. eshte korent per spitalet eshte buk per popullin kurse kryengritjet qe prodhon ps-ja juaj kan kosto tjeter. vlor 97 e qaf muzina nuk harrohet.
    ato prodhojne kufoma policesh e femijesh masakra e tragjedira e otranto e altin caush araper e djegje te atdheut.. e zezime te zemrave te mijra nenave..

    mos i harroni keto o bij te demagogjise..
    vazhdoni ne udhen e gjysherve.. se mir e kini.. dhe ata mashtronin 50 vjet dhe ju mbas tyre..
    asnje permirsim skini ne adn tuaj.. edhe se u ben 20 vite pluralizem.. o eduard shalsa brace e mime e velira e klosa e kellira.. e mantenuta.. tjera qe mbushni kupolen e krimineleve me nick seli rozja.


    ..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 02-04-2010 më 05:05

  14. #114
    i/e regjistruar Maska e Zoti Basha
    Anëtarësuar
    25-01-2010
    Postime
    860
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    ka shum mundesi qe te jete me kosto te larte energjia qe do prodhoje teci i vlores por ka nje ndryshim o ju sifilzat e edvinit mes politikes se berishes per te prodhuar energji per popullin e industrine.. dhe asaj te edvin rucit per te prodhuar kryengritje.

    berishes mund ti kushtoje shum kilovatori por perseri ajo eshte drit.. eshte korent per spitalet eshte buk per popullin kurse kryengritjet qe prodhon ps-ja juaj kan kosto tjeter. vlor 97 e qaf muzina nuk harrohet.
    ato prodhojne kufoma policesh e femijesh masakra e tragjedira e otranto e altin caush araper e djegje te atdheut.. e zezime te zemrave te mijra nenave..

    mos i harroni keto o bij te demagogjise..
    vazhdoni ne udhen e gjysherve.. se mir e kini.. dhe ata mashtronin 50 vjet dhe ju mbas tyre..
    asnje permirsim skini ne adn tuaj.. edhe se u ben 20 vite pluralizem.. o eduard shalsa brace e mime e velira e klosa e kellira.. e mantenuta.. tjera qe mbushni kupolen e krimineleve me nick seli rozja.


    ..
    Do me lejosh nje pyetje: kaq e pakonceptueshme eshte qe te dyja palet mund ta kene gabim dhe qe e fakt shteti nuk duhet te merret fare me energjitiken?

  15. #115
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    Citim Postuar më parë nga Zoti Basha Lexo Postimin
    Do me lejosh nje pyetje: kaq e pakonceptueshme eshte qe te dyja palet mund ta kene gabim dhe qe e fakt shteti nuk duhet te merret fare me energjitiken?
    Jooo,c'eshte ajo fjale,zoti Basha!Po nese shteti heq dore perfundimisht nga keta sektore fitimprures,ku mund te abuzoje ai pastaj?

  16. #116
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    ka shum mundesi qe te jete me kosto te larte energjia qe do prodhoje teci i vlores por ...

    berishes mund ti kushtoje shum kilovatori por perseri ajo eshte drit.. eshte korent per spitalet eshte buk per popullin kurse ...

    ...

    asnje permirsim skini ne adn tuaj.. edhe se u ben 20 vite pluralizem..
    sa aktuale tingellojne mashtrimet dhe kercenimet e sallomes ...

  17. #117
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Ekonomi, Shekulli Sot|27/11/2011 08:25
    Thatësira, KESH blen 4 200 ton karburant për TEC-in e Vlorës
    Nga Emirjon Senja

    Korporata Elektroenergjetike Shqiptare po përpiqet të gjejë burime të tjera energjie përveç hidrocentraleve dhe importit të saj nga jashtë. Agjencia e Prokurimeve Publike lajmëron për një super tender të shpallur nga TEC Vlora, i financuar nga KESH, për blerje të gazoilit për të gjithë vitin e ardhshëm me vlerë totale 709 milionë lekë (7 mln dollarë). Njoftimi është bërë dy ditë më parë në faqen elektronike të APP-së duke ftuar të interesuarit për të dhënë ofertat.

    Kjo është sasia më e madhe e karburantit të blerë deri më tani për TEC-in e Vlorës, i cili është venë në punë vetëm në gusht të vitit të kaluar. TEC Vlora vendoset në punë në një periudhë të vështirë që po kalon Korporata Elektroenergjetike Shqiptare për furnizimin e sistemit me energji 24 orë, duke qenë guri i fundit për t’u përdorur për të mos lejuar përkeqësimin e situatës. HEC-et e Drinit janë në kuotën e tyre më minimale, ndërkohë që çmimi i energjisë në treg varion nga 65 deri 70 euro megavati duke bërë që KESH-it t’i duhen çdo ditë e më tepër fonde.

    Deri më tani, TEC-i Vlorës është shfrytëzuar me kapacitet të ulët duke u ruajtur më shumë si një rezervë energjetike për shkak të kostos së lartë që ka prodhimi i një kilovati energji në të. Por përballë kostos së madhe në arkën e KESH-it të importeve, shtrenjtimit të përditshëm të energjisë në tregje si dhe uljes së nivelit të kaskadës së Drinit, e cila është furnizuesja kryesore e Shqipërisë me energji, duket se korporata ka vendosur të shfrytëzojë edhe TEC-in e Vlorës.

    Sipas kontratës së shpallur, të gjithë të interesuarit do të kenë mundësi që të dërgojnë ofertat deri më datë 11 janar i këtij viti, ditë edhe kur do të zhvillohet edhe tenderi. Nxitimi për të futur sa më parë në punë TEC-in e Vlorës duket edhe në kohën që i ka lenë korporata fituesit të mundshëm për sigurimin e sasisë prej 4 200 ton gazoil. Kompania do të ketë vetëm 20 ditë kohë për të dërguar në Vlorë, të gjithë këtë sasi që nga dita kur do të shpallet fituese.

    TEC-i

    TEC-i i Vlorës përfundoi së ndërtuari vitin e shkuar, ndërkohë që ka hyrë në prodhim në verën e këtij viti. Në gusht u prodhuan 13.6 milionë kilovatë/orë, në shtator 24.5, ndërsa në tetor 12.4 milionë kilovat/orë. Ai ka një fuqi të instaluar prej 97 megavat dhe mund të prodhojë deri në 2 milionë kilovat/orë energji elektrike në ditë ose 752 mijë megavat/orë në vit. TEC-i ishte konceptuar të kishte një kapacitet tre herë më të madh, ndërkohë që deri më tani është ndërtuar vetëm blloku i parë.

    Nëse do të punonte me kapacitet të plotë, energjia e TEC Vlorë së prodhuar në një ditë është e barabartë me rreth 9 për qind të konsumit total të energjisë elektrike të Shqipërisë në këto ditë. KESH lajmëron se konsumi ka kaluar mbi 22 milionë kilovat/orë në ditë. Nëse do t’i vinim një çmim, energjia e prodhuar për një vit nga TEC Vlora vlen aktualisht në treg rreth 50 milionë euro.

    Por më shumë se efektiviteti i kësaj energjie në rrjet, vendosja në punë e TEC-it të Vlorës në punë mundëson administrim më të mirë të kaskadës së Drinit sipas ekspertëve të fushës. Sidomos në kushtet kur ka rënie të nivelit të ujit. Kjo për faktin se për të prodhuar një kilovat energji kur niveli është i ulët duhet më shumë ujë se sa kur kaskada është plot. Kështu, duket se KESH-i po vendos në punë me urgjencë TEC Vlorën për të ruajtur edhe ato pak ujë që ka mbetur nëpër hidrocentrale.

    Grafik

    TEC-i pritet të fillojë nga pune me kapacitet të plotë nga janari shkurti i vitit tjetër për të stabilizuar disi gjendjen alarmante për energji elektrike. KESH ka filluar importin që në pranverën e këtij viti për shkak të thatësirës dhe mungesës së ujit nëpër HEC-e

    752 mijë MW Prodhimi vjetor

    97 MW Fuqia e instaluar

    2 mln kWh Prodhimi ditor

    9% të konsumit Përbën energjia e prodhuar nga TEC-i

    Energjia e TEC-it me kosto shumë të lartë

    TEC-i i Vlorës është ndërtuar me një teknologji bashkëkohore dhe mund të përdoret me naftë, gas natyror apo gaz të lëngshëm. Sipas ERE-s, më e favorshme është përdorimi i gazit natyror për shkak të çmimit më të ulët krahasuar me gazin e lëngshëm, i cili duhet transportuar në kushte specifike duke shtuar kështu koston.

    Problemi kryesor i TEC-it është kostoja e lartë me të cilën e prodhon ai një kilovat energji elektrike. Sipas studimit të Entit Rregullator të Energjisë të publikuar disa muaj më parë, kostoja e prodhimit të një kilovati energji elektrike nga TEC Vlora varion nga 13 deri në 15 lekë sipas llojit të lëndës djegëse që përdoret. Kjo është një shifër shumë e lartë krahasuar me koston me të cilën e prodhon KESH-i një kilovat/orë nëpërmjet hidrocentraleve apo çmimit me të cilin shitet sot energjia në treg. Në ditet e sotme, një kilovat energji kushton të paktën 0.65 cent/euro, një çmim i lartë ky gjithsesi.

    Megjithatë, KESH-it do t’i leverdiste më mirë që t’a blinte jashtë energjinë se sa ndezja e TEC Vlorës. Por futja e tij në punë shërben për administrimin më të mirë të HEC-eve të Drinit dhe të sistemit në përgjithësi. Për shkak se ndodhet në jug të vendit, furnizimi i kësaj zone me energjinë e prodhuar nga TEC Vlora sjell humbje më të pakta në rrjet se sa furnizimi me energjinë e hidrocentraleve në veri.

  18. #118
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014
    Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka më shumë se një vit që ka bllokuar projektin për ndërtimin e linjës 400 kilovoltëshe të interkonjeksionit, e cila lidh Kosovën me Shqipërinë. Bllokimi i këtij projekti nga ana e kryeministrit Berisha, i ka siguruar shtetit të Serbisë monopol në importin e energjisë në Kosovë, pasi që për momentin Kosova të vetmen rrugë për import të energjisë ka fqinjin verior.

    Burime të gazetës “Zëri” bëjnë të ditur se në mars të vitit 2011, është hapur tenderi për linjën e transmetimit të energjisë, Shqipëri-Kosovë, me kapacitet 400 kilovoltësh, projekt ky i cili financohet nga banka gjermane KFW, ku ndërtimi i kësaj linje midis Shqipërisë dhe Kosovës, do t’i sillte vendit pavarësinë nga linjat serbe.

    Sipas këtyre burimeve, biznesmeni serb, Vuk Hamoviq, njëri nga njerëzit më të pasur në Ballkan, i cili operon në këtë biznes, në bashkëpunim me Damir Fazliq, janë takuar në Vjenë të Austrisë me djalin e kryeministrit, Shkelzen Berisha. “Biznesmenët serbë kanë paguar shuma të mëdha në instanca të larta shtetërore në Shqipëri, për bllokimin e ndërtimit të linjës”, tha burimi i gazetës. /Telegrafi/



    Keshtu jan te gjithe patriota. Edhe me kerkojn bashkim me shqiperin. Jo bashkim po duhet me ju shpall Lufte.

  19. #119
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2011
    Postime
    713
    Këto dallavere nuk i bëjnë punë mirë shtetit,duhet dënuar meritueshëm.

  20. #120
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014
    Bllokimi i këtij projekti të rëndësishëm në masë të madhe ka indinjuar edhe drejtuesit e bankës gjermane KFW.

    Në letrën drejtuar Ministrisë së Financave drejtori i KFW-së, Roland Siller, ka shprehur shqetësimin për vonesa të realizimit të këtij projekti.

    “Ne po i shikojmë me shqetësim të shtuar vonesat në procesin e dhënies së kontratës për ofertuesit më të mirë për këto dy projekte të mëdha energjetike. Ndonëse për të dyja projektet raportet finale u janë dërguar javë më parë, por deri më tash aprovimi përfundimtar nga OST nuk është dhënë, ku si rrjedhojë edhe vonuar fillimi i negociatave për kontratën dhe nënshkrimin e saj”, thuhet në letrën e Siller dërguar Ministrisë së Financave, më 5 dhjetor të vitit 2011.

    Më tej drejtori i KFW kërkon nga Qeveria e Shqipërisë që ta rishikojë edhe një herë këtë çështje dhe të sigurojë se ky proces nuk do të vonohet më tej.

    Po, kjo letër e KFW ka hasur në veshë të shurdhër, pasi që askush nga njerëzit e inkuadruar në këtë projekt nuk i është përgjigjur KFW-së.

    Po ashtu më 7 shkurt të këtij viti, KFW i është drejtuar edhe me një letër Ministrisë së Financave, ku sërish nga ta ka kërkuar përshpejtimin e këtij procesi.

    “Kështu që ne dy herë kemi ardhur në Tiranë këtë vit për të diskutuar lidhur me tenderin për ndërtimin e transmisionit 400 KW. Këto vonesa po shkaktojnë kosto ekstra masive”,thuhet në fund të letrës së dytë dërguar në adresë të ministrit të Financave dhe kryeministrit Sali Berisha.

    Sipas korrespondencës që e ka siguruar gazeta shihet se banka gjermane disa herë i është drejtuar kryeministrit, por ky i fundit nuk e ka parë të arsyeshme t’i përgjigjet.

    “Bllokimi prej një viti i projektit përbën një procedurë kriminale nga ana e bllokuesve, i cili sjell dhe shumë humbje financiare për Shqipërinë. Gjatë kësaj kohe linja do të ishte në prag të përfundimit”, tha më tej burimi i besueshëm i gazetës.

    Po ashtu, të zhgënjyer më këtë çka po ndodh janë shprehur edhe zyrtarë të kompanisë “Dalekovod”, e cila është fituese e tenderit për ndërtimin e transmisionit.

    Në një letër drejtuar OST-së, zyrtarë nga kjo kompani thonë se prej më shumë se 3 muaj e gjysmë nuk ka asgjë lidhur më projektin për të cilin kjo kompani është shpallur fituese.

    Po, edhe ky shqetësim i kompanisë fituese ka hasur në vesh të shurdhër tek autoritetet shqiptare.


    Jam i mllefosur ne te gjithe shqiptaret si pozit ashtu dhe opozite. Dhe jam i bindur qe ket 80% jan te verteta sepse e njof situaten edhe per nga afer.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Lexuesi_ : 16-04-2012 më 14:29

Faqja 6 prej 7 FillimFillim ... 4567 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Si mund të ulet ndikimi grek në shqipëri ?
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 14-08-2011, 17:46
  2. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  3. Kryepeshkopi Anastas ende pret nënshtetësinë shqiptare
    Nga Arrnubi në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 130
    Postimi i Fundit: 19-08-2009, 07:39
  4. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  5. Debat mes anti liberalëve dhe liberalëve
    Nga liridashes në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •