Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,444
    Postimet në Bllog
    22

    INSTAT: 1.6% e shqiptarëve, analfabetë

    Analfabetë në vendin tonë, rezulton 1.6% e popullsisë. Shifra zyrtare është bërë publike nga Instituti i Statistikës, dje në Ditën Botërore të Shkrimit dhe Leximit. Ditë kur janë publikuar edhe të dhëna të frekuentimit të shkollave në sistemin publik dhe atë privat. Statistikat për analfabetizmin nuk duket e lartë, në kohën kur në të është llogaritur krejt popullsia, që do të thotë edhe të moshuarit. Në të njëjtën kohë, të dhënat e organizatave të ndryshme, madje dhe sindikatave të arsimit, flasim për shifra alarmante të analfabetizmit dhe braktisjes së shkollës. Kontigjenti së fundi, i llogaritur në 50 mijë fëmijë të punësuar. Bashkë me këtë, vihet re shtim i frekuentimit të arsimit privat, të mesëm e të lartë. "Për vitin arsimor 2005/'06, në 1 725 shkolla publike të arsimit 9-vjeçar, janë regjistruar 450 702 nxënës dhe në 92 shkolla jopublike, janë regjistruar 16 108 nxënës",- thuhet në raportin e INSTAT-it, ku shtohet se në 376 shkolla të arsimit publik të mesëm, janë regjistruar 138 788 nxënës dhe në 77 shkolla të arsimit jopublik, janë regjistruar 11 316 nxënës.

    Shekulli

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599
    Sepse varferia edhe ana ekonomike i ka bere njerezit qe te lene shkollat edhe te punojne keshtu qe nuk eshte shume e cudicme kjo gje.Disa vende te Shqiperise me duket sikur jetojne ne mesjete akoma.

  3. #3
    Trusti i Lulelakres Maska e Tulipani Zi
    Anëtarësuar
    02-09-2004
    Vendndodhja
    Aty ku mos qofsha
    Postime
    412
    Nuk me duket shume e larte si % megjithese nuk i di statistikat ne vendet e zhvilluara per krahasim. Megjithate duhet patur parasysh nese kjo % perqindje eshte rritur ndjeshem ne 10 vitet e fundit ku mesimdhenia ka patur nje rrenie te dukshme.

    Duhet dhene edhe konteksti. Nqs analfabetizmi eshte rritur p.sh nga .8% ne 1.6% kjo do te thote nje rritje 100% e numrit te analfabeteve ose e kunderta nqs eshte ulur nga 2% ne 1.6% qe do te thote nje ulje prej 40%.

    Statistikat ne pergjithesi jane pa vlere dhe nqs mungon konteksti atehere eshte edhe me e kote.
    BRIGADA E KUQE PERJETE

  4. #4
    Perjashtuar Maska e MICHI
    Anëtarësuar
    14-09-2004
    Postime
    1,537
    gjynaf te shkretet i detyrojne prindit me shit cigare rruges edhe nuk vene ne shkolle. duhet shum pune per te ule analfabetismin. Shpresoj te ulet cdo dite sepse shkollimi eshte e vetmja rruge drejte lirise.

  5. #5
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    1.6% apo 16%?Me 1.6% ne qenkemi me mire se Franca.

  6. #6
    New York Maska e mario_kingu
    Anëtarësuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,225
    sme cudit aspak pasi shumica punon ciao
    Partizoni

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e saimiri-uk
    Anëtarësuar
    13-01-2003
    Vendndodhja
    All over Albania
    Postime
    252
    Niveli i analfabetizmit nuk eshte keq mirepo pyetja eshte se cfare niveli edukimi kane pjesa e shkolluar e popullsise, kjo ne mendimin tim eshte me kryesorja.
    Ne Britanine e Madhe medohet rreth 7.000.000 njerez, me teper se 12% e popullsise eshte analfabet sipas ketij raporti te BBC'se
    http://news.bbc.co.uk/1/hi/uk/811832.stm
    Mirepo pjesa tjeter e popullsise eshte e edukuar fort dhe gjithashtu universitetet Britaneze edukojne boten. Ve theks tek niveli dhe metodika e edukimit sesa tek shifrat e perqindjeve te te edukuarve ose analfabeteve.
    Me sa mbaj mend une sistemi arsimimit ne Shqiperi nuk ka qene mbeshtetes dhe dashamires i nxenesit. Dhuna fizike dhe psikologjike kane qene te tmerreshme ne klasat shqiptare (klasat e mesimit, jo ato te shokut enver). Diskriminimi e nxenesve te dobet ka qene shokues, duke i lene ata ne fund te bankave te klases ose ne raste te tjera perse nuk kupton lenden ose mesimin qendro ne fund te klases me nje kembe, etj etj etj.
    Sistemi arsimor ne vendin tone me sa di une ka qene i bazuar ne ate te shkollimit francez, dhe ne mendimin tim konfuz dhe i nderlikuar pa nevoje. Ne anen tjeter sistemet britaneze apo amerikane mbesin me efikas dhe perparimtare dhe kjo vihet re ne mundesite qe te krijojne keto vende (UK, USA) per te perparuar ne jete, p.sh Arni the termintatori qe u be guvernator i Kalifornise. Kjo nuk mund te ndodhe ne Europe per nje kohe shume te gjate ne mendimin tim per arsyet qe shpjegova me larte!
    Dalai Lama thote qe edukimi dhe modernizimi i pa balancuar ne jete krijon me teper dhimbje, ankth, siklet dhe stres ne individe, Ai therret per me teper keqardhje dhe dhembshuri ne njerez, gjë që Nënë Tereza i kushtoi jeten e Saj. Ne themi me krenari qe Ajo ishte Shqiptare mirepo rralle dikush mundohet ti implimentoje veprat e Saj ne jeten e tyre jo nevojshmerisht ne aspektin fetar.
    Poshte komunizmi, analfabetizmi dhe edukimi i korruptuar LOL-
    Ndryshuar për herë të fundit nga saimiri-uk : 10-01-2007 më 03:28

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-06-2009, 09:17
  2. INSTAT: Rritja ekonomike ne Shqiperi arriti 9.9%
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 19-01-2009, 14:37
  3. INSTAT: 1.6% e shqiptarëve, analfabetë
    Nga Davius në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 10-01-2007, 05:20
  4. Ekonomia ne 3-mujorin e pare 2005 - INSTAT
    Nga Eros26 në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:34
  5. Cdo vit ne Shqiperi, 10 mije femije analfabete
    Nga Shpirt Njeriu në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 30-04-2005, 15:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •