Legjenda e pemės sė Krishtlindjeve dhe Vitit te Ri fillon qė para Mesjetės, atėherė kur romanėt zbukuronin fushat e mbushura me bredha. Bredhi ishte simbol i mesit tė dimrit dhe kjo datė festohej. Njerėzit zbukuronin pemėt me objekte tė ndryshme si shenjė e bollėkut, por gjithashtu kjo datė shėrbente pėr tu mbledhur dhe festuar se bashku tė gjithė. Nė atė kohe 25 dhjetori festohej dhe njihej si gjysma e dimrit, ndėrsa Kisha Katolike mė pas e simbolizoi atė me lindjen e Jezu Krishtit. Me kalimin viteve pema e Krishtlindjeve dhe Vitit tė Ri nuk e humbi rėndėsinė e saj, pėrkundrazi.
Megjithėse origjina e pemės vjen nga ritet e lashta pagane, ajo ėshtė pėrhapur kudo. Nė shekullin e XIX ishin emigrantėt qė e futėn pėr herė tė parė nė Amerikė traditėn e pemės se Krishtlindjeve dhe ishte Frenk Wallėalk i pari qė hapi njė dyqan pėr shitjen e objekteve pėr pemėn e Krishtlindjeve ne New Jork. Ndėrsa anglezėt ishin tė parėt qė filluan tė varnin tek dera e shtėpisė se tyre zbukurimet e pemės, pėr tė mbajtur larg syrin e keq. Njė ndėr vendet mė tė rėndėsishme nė botė qė eksportojnė zbukurimet e pemės sė Krishtlindjeve ėshtė Gjermania.
Gazeta SHEKULLI
Krijoni Kontakt