Close
Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 41
  1. #31
    zhapik buster Maska e drity
    Anėtarėsuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Citim Postuar mė parė nga brooklyn
    Edi rames i duhet dhene mbeshtetje pasi me ardhjen ne pushtet ai do jete ne gjendje ta rinovoje stafin drejtues dhe tere partine socialiste.
    Edi Rama ESHTE ne krye te PPSHse, qe prej nje viti.
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  2. #32
    Peace and love
    Anėtarėsuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Citim Postuar mė parė nga brooklyn
    Edi rames i duhet dhene mbeshtetje pasi me ardhjen ne pushtet ai do jete ne gjendje ta rinovoje stafin drejtues dhe tere partine socialiste. Edi Rama sapo u fut ne partine socialiste dhe u zgjodh ne krye. Ai nuk heziton te denoje Fatos nanon e kompani qe e degjeneruan vendin ndryshe nga PD qe akoma e kane kokoshin diktator berisha ne krye. Nga informacioni qe kam di fare mire se zera qarkullojne brenda PS se me ardhjen ne pushtet rama do rinovoje krejt stafin drejtues te PS. Rama ka aftesi drejtuese dhe me e mira eshte se ai ka shqiptaret pas vetes.
    Edhe ti ylberist qenke?Apo mos je Humdickeri me pseudonim tjeter, se te gjitha temat i paske me Beirshe.Move on man,get a life

  3. #33
    zhapik buster Maska e drity
    Anėtarėsuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Citim Postuar mė parė nga murik
    Edhe ti ylberist qenke?Apo mos je Humdickeri me pseudonim tjeter,
    hahaha,

    keta te PPSHse jane te gjithe me personalitet te dyfishte.
    Ne fakt po te votonin personalitetet dhe jo personat, edhe mund ti fitojshin zgjedhjet.
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  4. #34
    o le le le le, u mbytem ne mashtrime, genjeshtra e inaugurime projektesh mafiozesh ...


    Korrieri, E Premte, 09 Shkurt 2007

    “Opozita, kercenojne njeri-tjetrin me dosje”

    Kreu i mazhorances gjate turit ne segmentin Burrel-Diber, fushaten e ka mbeshtetur ne diversionin ndaj opozites, ne perurimin e ujesjellesit te Pollozhanit dhe premtimin per ndertimin e rrugeve. Kryeministri: “Koalicioni i tyre u krijua vetem e vetem per te humbur. Ai eshte koalicion, te cilin e treti fushata”

    Edlira PRENDI

    Kryeministri Berisha ben diversionin e radhes ndaj opozites. Dje, gjate nje vizite ne qytetin e Peshkopise, kreu i ekzekutivit eshte shprehur se koalicioni i majte eshte i deshtuar para 18 shkurtit. Berisha nuk ka harruar qe nga Peshkopia te sulmoje kreun e opozites, Edi Ramen, duke e cilesuar si lider pa mbeshtetje ne gjirin e partise tij. “Koalicioni i tyre u krijua vetem e vetem per te humbur. Ai eshte koalicion, te cilin e treti fushata. Ata jo vetem qe nuk rrine me bashke, por kercenojne me dosje njeri-tjetrin. Ata le te merren me njerit-tjetrin, kurse ne se bashku me qytetaret e liren do te fitojme”, ka deklaruar Berisha.

    Kreu i ekzekutivit ka theksuar faktin se, problem i Rames eshte fakti se ka mbetur vetem, ndaj si rezultat i kesaj, me 18 shkurt ai do jete kurbani i zgjedhjeve dhe do te dale ne profesion te lire. Nderkaq, kreu i mazhorances, duke prezantuar kandidatin Ilir Krosi, u ka premtuar qytetareve te Dibres, se qeveria do te inauguroje Pallatin e Sportit, unazen e qytetit, shkollat e domosdoshme per kete qytet, do te riasfaltojme rrugen tuaj Tirane-Peshkopi-Tirane, si dhe do te projektojme rrugen e “Arbrit”.

    Gjate vizites ne kete qytet, Berisha peruroi projektin per ujesjellesin ne Pollozhan, me nje vlere prej 2.8 milione dollare, i cili permireson furnizimin me uje deri ne 12 ore. Pas vizites ne Peshkopi, kryeministri u ndal ne Shupenze, ku i njohu banoret me projektet e qeverise per zhvillimin e kesaj zone, si dhe me procesin e integrimit ne strukturat euroatlantike. Ketu ai vecoi permiresimin e infrastruktures, ndertimin e ujesjellesit, modernizimin e shkollave, si dhe shtrimin e rruges kombetare qe e lidh kete komune me kryeqytetin. Nje tjeter ndalese e kryeministrit ishte Bulqiza.

    Ai siguroi se ne prioritet per zhvillimin e kesaj zone perfshihen edhe projektet per minieren dhe kujdesin ndaj minatoreve. “Dje, qeveria ne mbledhjen e saj ka marre nje vendim tjeter ne favor te minatoreve, te cilet po te punesoheshin ne pune te tjera, humbnisin pensionin. Sot nuk do ta humbasim me ate”, u shpreh kryeministri. Ndersa gjate takimit me banoret e Klosit, shefi i qeverise vuri ne dukje se perparesi do t’i jepet ndertimit dhe rikonstruksionit te shkollave, rritjes se infrastruktures se saj, duke garantuar se aksi rrugor qe u lidh Klosin me Tiranen do asfaltohet plotesisht. Gjate ketyre takimeve Berisha nuk ka munguar te theksoje punen e tij 18-mujore. Sipas tij, qeveria ka dyfishuar financimin e qeverisjes vendore dhe ka objektiv katerfishimin e tij per permiresimit e banoreve.

  5. #35
    o le le le le, u mbytem ne mashtrime, genjeshtra e inaugurime projektesh mafiozesh ...


    Korrieri, E Premte, 09 Shkurt 2007

    “Opozita, kercenojne njeri-tjetrin me dosje”

    Kreu i mazhorances gjate turit ne segmentin Burrel-Diber, fushaten e ka mbeshtetur ne diversionin ndaj opozites, ne perurimin e ujesjellesit te Pollozhanit dhe premtimin per ndertimin e rrugeve. Kryeministri: “Koalicioni i tyre u krijua vetem e vetem per te humbur. Ai eshte koalicion, te cilin e treti fushata”

    Edlira PRENDI

    Kryeministri Berisha ben diversionin e radhes ndaj opozites. Dje, gjate nje vizite ne qytetin e Peshkopise, kreu i ekzekutivit eshte shprehur se koalicioni i majte eshte i deshtuar para 18 shkurtit. Berisha nuk ka harruar qe nga Peshkopia te sulmoje kreun e opozites, Edi Ramen, duke e cilesuar si lider pa mbeshtetje ne gjirin e partise tij. “Koalicioni i tyre u krijua vetem e vetem per te humbur. Ai eshte koalicion, te cilin e treti fushata. Ata jo vetem qe nuk rrine me bashke, por kercenojne me dosje njeri-tjetrin. Ata le te merren me njerit-tjetrin, kurse ne se bashku me qytetaret e liren do te fitojme”, ka deklaruar Berisha.

    Kreu i ekzekutivit ka theksuar faktin se, problem i Rames eshte fakti se ka mbetur vetem, ndaj si rezultat i kesaj, me 18 shkurt ai do jete kurbani i zgjedhjeve dhe do te dale ne profesion te lire. Nderkaq, kreu i mazhorances, duke prezantuar kandidatin Ilir Krosi, u ka premtuar qytetareve te Dibres, se qeveria do te inauguroje Pallatin e Sportit, unazen e qytetit, shkollat e domosdoshme per kete qytet, do te riasfaltojme rrugen tuaj Tirane-Peshkopi-Tirane, si dhe do te projektojme rrugen e “Arbrit”.

    Gjate vizites ne kete qytet, Berisha peruroi projektin per ujesjellesin ne Pollozhan, me nje vlere prej 2.8 milione dollare, i cili permireson furnizimin me uje deri ne 12 ore. Pas vizites ne Peshkopi, kryeministri u ndal ne Shupenze, ku i njohu banoret me projektet e qeverise per zhvillimin e kesaj zone, si dhe me procesin e integrimit ne strukturat euroatlantike. Ketu ai vecoi permiresimin e infrastruktures, ndertimin e ujesjellesit, modernizimin e shkollave, si dhe shtrimin e rruges kombetare qe e lidh kete komune me kryeqytetin. Nje tjeter ndalese e kryeministrit ishte Bulqiza.

    Ai siguroi se ne prioritet per zhvillimin e kesaj zone perfshihen edhe projektet per minieren dhe kujdesin ndaj minatoreve. “Dje, qeveria ne mbledhjen e saj ka marre nje vendim tjeter ne favor te minatoreve, te cilet po te punesoheshin ne pune te tjera, humbnisin pensionin. Sot nuk do ta humbasim me ate”, u shpreh kryeministri.

    Ndersa gjate takimit me banoret e Klosit, shefi i qeverise vuri ne dukje se perparesi do t’i jepet ndertimit dhe rikonstruksionit te shkollave, rritjes se infrastruktures se saj, duke garantuar se aksi rrugor qe u lidh Klosin me Tiranen do asfaltohet plotesisht. Gjate ketyre takimeve Berisha nuk ka munguar te theksoje punen e tij 18-mujore. Sipas tij, qeveria ka dyfishuar financimin e qeverisjes vendore dhe ka objektiv katerfishimin e tij per permiresimit e banoreve.

  6. #36
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    "The Ekonomist": Kriza energjetike do tė ndėshkojė qeverinė

    "Berisha" nuk mbajti premtimet e fushatės elektorale tė 2005-ės


    Premtimet e pambajtura tė fushatės elektorale 2005, si dhe errėsira qė ka pllakosur vendin, do tė jenė dy arsyet qė votuesit shqiptarė do tė hakmerren ndaj PD-sė nė zgjedhjet e ardhshme lokale. Ky konstatim nuk vjen nga ndonjė tribunė elektorale shqiptare, por nga revista prestigjioze britanike "The Economist". Nė numrin e saj tė fundit ajo i ka kushtuar njė artikull tė veēantė gjendjes katastrofale tė energjisė elektrike qė ka pllakosur Shqipėrinė. Shkrimi pasqyron zhvillimet e fundit tė kėtij problemi, ku evidenton se fqinjėt tanė nuk kanė dhėnė ndihmėn e duhur pėr tė zgjidhur problemin. "Dimri nė Shqipėri, vendin e dytė mė tė varfėr nė Evropė pas Moldavisė, ėshtė njė sezon me 12 orė ndėrprerje energji elektrike nėpėr qytete, ndėrsa nė fshatra ndėrprerja shkon deri nė 20 orė. Gjeneratorėt gjatė verės janė malli mė i importuar, pasi prodhojnė energji pėrmes karburantit. Me mijėra biznese tė vogla qė mbajnė nė kėmbė ekonominė e vendit janė drejt kolapsit", thekson "The Economist". "Kėtė vit mungesa e energjisė elektrike ėshtė mė e keqe se kurrė", vijon artikulli, duke analizuar prurjet e nivelit tė ujit nė hidrocentrale mbi lumin Drin nė veri tė vendit. Artikullshkruesi nuk harron tė pėrmendė faktin se 30 vite mė parė kėto hidrocentrale ishin krenaria e regjimit tė fundit Stalinist tė Enver Hoxhės. Madje Shqipėria i eksportonte energji elektrike Jugosllavisė dhe Greqisė. Ndėrsa tani situata ėshtė krejt ndryshe. Kėrkesa pėr energji elektrike ėshtė shtuar tri herė mė shumė se mesatarja nė Evropė, pasi shumė shqiptarė kanė lėvizur nėpėr qytete duke futur nė shtėpi lavatriēe, ngrohės elektrik tė paguara nga tė afėrmit qė punojnė nė Perėndim. KESH-i ėshtė njė korporatė e korruptuar e jo eficente, qė po vuan tė dėrgojė faturat elektrike, tė mbledhė paratė e njerėzve pa adresa dhe matės elektrik nė zonat periferike tė Tiranės. Krahas problemeve tė KESH-it, qė vihen nė dukje nga "The Economist", ēėshtja e importit trajtohet si njė problem mė vete pas mbylljes sė reaktorit nuklear nė Kozlodui tė Bullgarisė si njė kusht pėr ta futur Bullgarinė nė BE. "Kjo solli qė Bullgaria tė ndėrpresė eksportin e energjisė pėr vendet ballkanike me dy tė tretėn. Por kjo mungesė e energjisė elektrike bėn qė ekonomia shqiptare tė ketė njė rritje tė ngadaltė, duke ulur po ashtu numrin e investitorėve tė huaj mė shumė se nė vendet e tjera tė Ballkanit. Por cila ėshtė zgjidhja? "The Economist" shkruan pėr pėrpjekjet e Bankės Botėrore dhe kompanive italiane tė energjisė. "Nė pritje pėr tė gjetur njė zgjidhje, Banka Botėrore, firma italiane tė energjisė janė mbledhur pėr tė propozuar njė modernizim tė mekanizmit furnizues dhe tė ndėrtojnė stacione tė reja energjie nė qendėr dhe nė jug tė vendit. Por vetėm njė projekt ka bėrė progres. Pas disa vitesh njė kompani italiane ka fituar tenderin pėr tė ndėrtuar njė TEC me naftė prej 100 megavat nė qytetin e Vlorės, qė duhej tė fillonte tė prodhonte energji nė vitin 2010. "The Economist" e shikon gjendjen e shkaktuar nė vend si mundėsi tė shqiptarėve pėr t‘u hakmarrė ndaj Kryeministrit Berisha. "Me afrimin e zgjedhjeve lokale tė 18 shkurtit, Sali Berisha, Kryeministri i vendit, ėshtė nėn sulm pėr mospasjen e dritave. Votuesit janė tė prirur tė ndėshkojnė Partinė Demokratike pėr mosrealizimin e premtimeve elektorale nė vitin 2005 pėr riorganizimin e KESH-it, mundėsimin e energjisė me ēmim tė lirė dhe pa ndėrprerje" komenton "The Economist". Nė fund tė artikullit shkruhet se zoti Berisha duhet tė fokusohet nė zgjidhjen e problemit brenda vendit e jo jashtė tij, duke bėrė propozime pėr rihapjen e reaktorit bullgar. "Andris Piebalgs, komisonieri i BE-sė pėr energjinė, nuk ėshtė i bindur. Mė 1 shkurt ai i tha zotit Berisha se nė vend tė bėrjes sė aleancave me bullgarėt, duke kėrkuar trajtim special, ai duhet tė zgjidhė problemet brenda vendit nė shtėpinė e tij. Kjo pėrgjigje nuk ishte ajo e cila zoti Berisha priste pėrpara zgjedhjeve lokale", pėrfundon "The Economist".

    GAZETA SHQIP
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  7. #37
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    974
    Ajo qe me shqeteson eshte se kryeministri tallet akoma me popullin, kur ben premtime si Shqiperia nga nje vend importues do te behet eksportues i energjise. Kesaj i thone te shikosh endrra ne mes te dites, por me e keqja ka njerez qe i besojne

    Mirulexofshim.
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  8. #38
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anėtarėsuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962
    Kriza energjitike ne shqiperi vazhdon....dhe PD-ja me zhgenjeu....Por ne anen tjeter nuk shikoj asnje plan konkret te propozuar nga PS-ja.....
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  9. #39
    Citim Postuar mė parė nga Akili-A
    Kriza energjitike ne shqiperi vazhdon....dhe PD-ja me zhgenjeu....Por ne anen tjeter nuk shikoj asnje plan konkret te propozuar nga PS-ja.....
    Ka plane tosi, por nuk ia kallxo asnjerit, as edhe salis, se i duhet per fushaten prrezidencialle ... si nje surprize, dhurate te partise per popllin ..

  10. #40
    Citim Postuar mė parė nga brooklyn
    Edi rames i duhet dhene mbeshtetje pasi me ardhjen ne pushtet ai do jete ne gjendje ta rinovoje stafin drejtues dhe tere partine socialiste. Edi Rama sapo u fut ne partine socialiste dhe u zgjodh ne krye. Ai nuk heziton te denoje Fatos nanon e kompani qe e degjeneruan vendin ndryshe nga PD qe akoma e kane kokoshin diktator berisha ne krye. Nga informacioni qe kam di fare mire se zera qarkullojne brenda PS se me ardhjen ne pushtet rama do rinovoje krejt stafin drejtues te PS. Rama ka aftesi drejtuese dhe me e mira eshte se ai ka shqiptaret pas vetes.

    Brook!

    Nuk te kuptoj se per cfare mbeshtetje e ke fjalen?!
    Ai duhet ta kerkoje mbeshtetjen se pari aty ku pretendon se eshte kryetar dhe se dyti ta kerkoje ate ne publik.
    Personalisht mendoj se rames i duhet dhene peneli dhe duhet te lihet ne profesion te lire qe ta provoje se sa talent ka, sepse per qeverisje ai nuk ka as vleren e zeros.
    Rama eshte nje prodhim tipik albkorrupt dhe se ai ne tere keto vite nuk ka qeverisur por ka mbajtur poste, te cilat i kane sjelle shume perfitime.
    Ne keto vite qe mbajti poste, ai vetem sa shfreu dufin e mbledhur nga qendrimi ne mbijetese sociale ne France.
    Nuk shoh tek personi i tij asgje te vecante apo per me teper te re, sic pretendon ai dhe pionieret e tij eurosocialiste qe enden rrugeve te Tiranes me tollumbace ne duar.
    Ne gjithe kete histori, ndjen vetem keqardhje per fatin e opozites dhe mijera anetareve dhe simpatizanteve te saj qe ne keto dite ndjehen teresisht te braktisur.
    Gjithe ajo opozite, gjithe ato anetare te saj, nuk dijne e as qe kane idene se cfare ndodh ne kampin e tyre, sepse aty mungon komunikimi me publikun dhe gjalleron komunikimi e klanet qe kontrollojne opoziten.
    Rama fillimisht krioi idene se ne politiken shqiptare po vinte nje ere e re, por shume shpejt u pa se ai nuk ishte asgje me shume se nje marionete ne duart e grupimeve mafioze te droges qe zbardhen parate permes investimeve ne ndertim.
    Kjo del nga fakti se ai gjithe keto kohe qe eshte rikthyer PD ne qeverisje, nuk ben asgje tjeter vecse mbron pushtetin e nendheshem te "investitoreve" qe ne tere keto vite trafikuan me skafe droge nga Turqia neper Itali, SHBA, Greqi apo shtete te tjera.
    E majta shqiptare eshte ne krize te thelle morale dhe politike, sepse nga njera ane eshte e drejtuar nga klane korrupsioni, droge e nga ana tjeter ajo nuk ka nje lider qe ta nxjerre nga ky batak.
    Pyeti tiranasit se kush nderton apartamene ne Tirane, sa paguajne per lejen e ndertimit, sa kate nisen e sa perfundojne, sa paguhen nen dore per lidhjet e infrastruktures, si ndertohet vend e pa vend, se pse eshte rritur kaq shume kostoja e ndertimit ne Tirane per nje kohe te shkurter, kush kontrollon furnizimin me materiale ndertimore, kush jane me te shumtit pronare te firmave te ndertimit,
    kush i fiton tenderat dhe me cfare vlerash i fiton ato etj etj.
    Ne te gjithe keto histori, Rama (dhe Meta) nese nuk do te ishte i perlyer do t'i jipte mbeshtetjen maksimale qeverisjes se pas 3 Korrikut, sepse lufta kunder krimit ekonomik do te ndihmonte dhe pastrimin e rradheve te PS dhe opozites ne pergjithesi.

    Do te ishte nje ndihme per Ramen, nese ai do te humbiste dhe do te shpetonte nga gjithe keto histori qe nuk do ta lene te fleje asnjehere te qete, por te pakten koha do te bente punen e vet dhe ai do te tretej diku duke shijuar vitet gjate te cilave ai mbreteroi pa qeverisur.

Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •