Kush e zhvendos shtëpinë e Nënë Terezës në Shkup?
Nga Shkupi Bardhyl Berberi
07-01-2007
Ishte i gëzueshëm lajmi për konkursin e shpallur nga Ministria e Kulturës së Maqedonisë për ndërtimin e shtëpisë përkujtimore për Nënë Terezën .Por çfar ndodhi pas këtij lajmi? Vjen një lajm tjetër sa kontradiktor po aq edhe i çuditëshëm: Shtëpia e nënë Terezës nuk do të ndërtohet tek sheshi i qytetit tek lagjia e katolikëve në Shkup, atje ku është edhe pllaka përkujtimore ku thuhet se pikërisht këtu ka jetuar humanistja e madhe shqiptare. Jo, shtëpia do t'u ndërtoka diku tjetër, në një cep para ARM-së në Shkup!
Vendim djallëzor! Qëllimi i qarqeve nacionaliste që kanë lobuar këtë zhvendosje është i qartë: I humbasin ato elementë të indentitetit shqiptar që mbart kryeqendra e Shkupit. Këtij vendimi, konstruktorët diabolikë i kanë gjetur edhe një shkak: Sipas tyre ngritja e shtëpisë së Nënë Terezës atje ku ka qënë (pra në qendër të Shkupit) prishka infrastrukturën e sheshit. A ka baza ky motiv? "Përkundrazi,- thotë akademiku Luan Starova, - prezenca e Nënë Terezës në qendër të Shkupit (ku ka qënë realisht) do ti rriste vlerat kryeqytetit. Kjo shtëpi (e cila do të ketë brenda dhe objekte të familjes dhe të Nënë Terezës) do të shtonte vec të tjerash numrin e vizitorve të huaj… Pastaj, arsyeja "prishje infrastrukture" bëhet dy herë e paqenë, kur mëson se pikërisht aty ku ndodhej dikur shtëpia e Nënë Terezës, mbi ato themele është planifikuar të ngrihet një… Shtëpi Qyteti!.
marre nga gazeta shekulli
Krijoni Kontakt