Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 12
  1. #1
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    Ngadhėnjimi i periferive

    (Marre nga Shekulli: Ardian Vehbiu)

    Kur flasim pėr gjendjen e dėshpėruar tė kulturės shqiptare, shpesh priremi qė shkaqet t'ia qėmtojmė nė tė shkuarėn, duke besuar se kėtė apo atė dukuri do ta kemi shpjeguar sapo t'ia kemi shkruar historinė. Nė tė vėrtetė, historia ndihmon pėr tė ndriēuar shkėlqimin dhe rėnien e njė forme ose tė njė institucioni: tė sonetit nė poezi ose tė Teatrit Kombėtar. Megjithatė, kėndvėshtrimi historik mund e duhet plotėsuar nga kėndvėshtrimi funksional, i cili t'i rrokė dukuritė kulturore nė marrėdhėniet e tyre e nė funksionet qė kryejnė pėr shoqėrinė; aq mė tepėr qė kultura gjėllin e riprodhohet nė mėnyrė tė pavarur nga historia e saj, dhe nuk ėshtė e thėnė tė mbėshtetemi, bie fjala, te Pjetėr Budi, pėr tė shijuar e vlerėsuar At Zef Pllumin bashkėkohor.

    Katastrofa si kjo e tanishmja e Teatrit Kombėtar, nuk mund t'i faturohen traditės sė mangėt teatrale nė Shqipėri, as indiferencės sė administratės shtetėrore, ose thjesht mungesės sė fondeve, por mė tepėr rolit gjithnjė e mė frymėzėnės tė televizionit, nė shkėmbimet kulturore midis miseve tė kombit. Televizioni nuk pėrfaqėson ndonjė dukuri thelbėsisht tė re nė kulturėn shqiptare, edhe pse vetėm gjatė dy dekadave tė fundit ia ka arritur tė rrėnjoset nė praktikat kulturore tė publikut si kanal themelor komunikimi, masazhator i preferuar i tė ndenjurave hedonistike, ose shqisė kryesore pėr ta perceptuar shoqėrinė nė dinamikat e saj.

    Ky "demokratizim" i vetvetishėm i mediumit ēon nė atomizim, meqė magjishėm e kthen ēdo dhomė shqiptare nė qendėr tė botės, tė paktėn sipas konceptit tė popullarizuar nga Nastradini. Deri dje, kultura reflekse mbėshtetej nė ngjarjen (eventin), meqė raporti pothuajse liturgjik me publikun, inskenohej nė ceremoni a rituale tė posaēme koncertesh, operash, spektaklesh, pjesėsh teatrale, estradash, baletesh, festivalesh, ekspozitash, varietesh dhe filmash kinemaje, ku pėrvetėsimi kulturor nuk mund tė ndahej nga ndjesia konstitutive e "tė qenit sė bashku". Televizioni sot, vetėm sa mėton tė rikrijojė iluzionin e njė ndjesie tė tillė.

  2. #2
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    Vijim ....

    Teknologjia e re e telekomunikimit, e bėn tė pashmangshme edhe shpėrbėrjen e strukturave hierarkike vertikale tė shkėmbimit kulturor, ose shkėrmoqjen e autoriteteve tradicionale. Sot nuk mund tė pritet qė njė roman tė shesė njėqindmijė kopje, si dikur nė totalitarizėm, ose qė njerėzit tė rrihen pėr tė parė njė premierė teatrale ose njė koncert tė kėngėtarit Janis Parios; meqė modeli kulturor i shkėmbimeve mes qendrės dhe periferive, as funksionon as ekziston mė.

    Duke ia kthyer pėrmbys Blaise Pascal-it njė aforizėm tė njohur, mund tė thuhet se kultura e sotme nė Shqipėri ėshtė njė sferė qė e ka perimetrin kudo dhe qendrėn askund; ose qė komunikimi kulturor ėshtė periferizuar tėrėsisht dhe shqiptari tanimė, e kėrkon identitetin kulturor nėpėrmjet njė ballafaqimi tė shtyrė nė kufijtė e skajshėm tė qenies identitare. Kėsisoj, Festivali i Kėngės interpretohet si proces pėrzgjedhės i kėngės qė do ta "pėrfaqėsojė" vendin nė Eurofestivalin televiziv; romani shqiptar i suksesshėm do tė pėrkthehet nė gjuhė tė huaja, e mundėsisht lėvdohet nė mediat globale; filmi shqiptar, nė vend qė tė shfaqet nė ato pak kinema qė kanė mbetur, do tė zihet nė gojė vetėm kur konkurron nė festivale tė largėta tė kinemasė, nė provincėn evropiane tė snobėve; teatri dhe varieteja, trashėgohen kryesisht nė trajta ritualesh televizive tė pėrlotjes e kukurisjes; vetė autorėt shtrėngohen tė ecin nė litarin nderur, midis skajeve tė anonimitetit dhe statusit prej mikro-celebrities.

    Zbythja e autoritetit, ose shpėrfillja e standardeve dhe e modeleve prestigjioze, ka tė bėjė drejtpėrdrejt me atomizimin; ose me imponimin dinak tė mediumit, nė kėtė rast televizionit, si autoritet tė padukshėm por suprem nė lėmė tė kulturės. Nėse institucione si Lidhja e Shkrimtarėve dhe e Artistėve, ose Galeria e Arteve, s'ia dolėn dot t'u mbijetojnė ndryshimeve strukturore post-totalitare, tė tjera institucione tė domosdoshme, si Universiteti i Tiranės, nuk arrijnė t'i bėjnė ballė autoritetit, sado fiktiv e tė pompuar, tė teknokratėve tė freskėt diplomuar nė universitete tė Perėndimit; ose edhe vetėm indiferencės sė publikut tė televizuar fund e krye, e qė nuk po e ndien mė nevojėn pėr mentorė, mėsues e udhėrrėfyes.

    Edhe kanibalizimi i Akademisė sė Shkencave, nuk mund tė trajtohet veēmas nga muzgu i perėndive kulturore tė djeshme; sikurse nuk mund tė ndahet agonia e albanologjisė shqiptare, nga paroksizmi i autodidaktėve tė vjetėr e tė rinj, nė botimet dhe podiumet "demokratike".

  3. #3
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    Vijim ....

    Nėse dje programi i Rilindėsve parashikonte, madje projektonte kalimin nga shqiptaria drejt Shqipėrisė, ose shndėrrimin e identitetit kombėtar tė shqiptarit nė identitet qytetar, sot, pėrkundrazi vėrehen shenja shqetėsuese tė njė lėvizjeje nė kah tė kundėrt, ose tė kalimit retrograd nga Shqipėria nė shqiptarķ, tė paktėn nė lėmė tė kulturės. Shteti shqiptar, nuk po shihet mė si emėrues i pėrbashkėt i qytetarėve shqiptarė, por si vend gjeometrik i shėmtisė sė politikės; pėr ē'arsye shqiptari po mėsohet tani ta kėrkojė e ta riprodhojė identitetin e vet gjetiu, e pikėrisht nė rrėfenjėn mitike tė prejardhjes, nė kuptimin qė pėr shumėkėnd, sot e kėsaj dite, tė jesh shqiptar do tė thotė tė kesh origjinė shqiptare. Njė sendėrgjim i tillė, i ka natyrshėm themelet nė rrėfenjėn e mykur romantike tė racės e tė gjakut. Vetėm pėrēudnimi i identitetit kulturor, mund tė na bėjė tė ngashėrehemi qė Ann Boleyn mund tė ketė pasur prejardhje nga Bolena e Vlorės, ose kur nė filmin "Casino Royale" James Bond, ulet tė luajė bixhoz me njė shqiptar nga Mali i Zi.

    Shqiptaria vjen e pėrjetohet kėshtu gjithnjė e mė shpesh si pėrmasė biologjike; thua se shqiptarėt paskėshin nė trup njė organ tė posaēėm, qė ka pėr funksion t'ua sekretojė identitetin kombėtar, njėlloj sikurse mėlēia ka pėr funksion t'ua pastrojė gjakun nga alkooli i rakisė, stomaku t'ua tretė bakllavanė e festave dhe shpretka t'ua riciklojė eritrocitet e lodhura pellazgjike. Ky gjakim identitar drejt sė shkuarės, tanimė nuk do parė veēse si refuzim ose shmangie e sė tashmes, pasojė e konstatimit tė frikshėm se, kur vjen fjala pėr Shqipėrinė, e tėra vlen mė pak sesa pjesėt veē e veē.

    Vetėm kėshtu do tė mund tė ftillohet paradoksi i interesimit masiv pėr dukuritė kufitare: arbėreshėt e Italisė qė "i kanė ruajtur zakonet e traditat", arvanitėt e Greqisė, piratėt arnautė tė Mesdheut, fustanellat e keltėve, ilirėt "e lashtė", personalitetet e huaja me "origjinė shqiptare", ose pėrmendjen e Shqipėrisė deri edhe nė librushka tė dorės sė tretė, udhėrrėfyes turistėsh e libra kuzhine. Vetėm kėshtu do tė mund tė ftillohet edhe ngazėllimi me tė cilin pėrcillet tani muhabeti rreth origjinės sė mundshme "shqiptare" tė ndonjė popullsie qyqarėsh endacakė tė pėrtejoqeanit, si melungeonėt, pasardhės tė gjymtuar e biologjikisht tė pėrzier, tė skllevėrve tė dikurshėm tė Luizianės. Ka diēka tragjike nė kėrkimin dėshpėrimtar tė shqiptarisė, prapa gjithēkaje qė shqiptare nuk mund tė jetė, ose nė mundimin obsesiv pėr ta gjetur tė vėrtetėn duke rrėmuar nė pasqyrė, ose pėr ta deduktuar njėfarėsoj nga pėrēartjet e tė marrėve anembanė.

  4. #4
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    Vijim ....

    Nė sipėrfaqe, vulgarizimi i dijes albanologjike ose zėvendėsimi i saj me njė supė pėrrallash romantike tė fantaksura e dalėboje, mund tė pėrēmohet si shprehje e provincializimit tė kulturės kombėtare, nė vazhdėn e krizės sė autoritetit, vandalizimit tė hierarkive dhe zbrazjes sė pėrmasės vertikale nė komunikim krahas me imponimin e televizionit si shqisė shoqėrore primordiale. Megjithatė, shėndeti kulturor i kombit nuk trajtohet dot veēmas situatave politike nė Shqipėrinė e sotme, as mund tė mirėmbahet sa kohė qė qytetarėve shqiptarė u vjen turp tė identifikohen haptazi me politikanėt, parlamentarėt dhe institucionet e shtetit tė tyre.

    Me fjalė tė tjera, nėse identiteti kombėtar shqiptar organizohet e ngjizet rreth nevojės pėr krenari, atėherė obsesioni i sotėm i kulturės sonė me kufijtė, caqet, skajet, periferitė, ballafaqimet me tė huajėn dhe format hibride e kalimtare nga shqiptaria nė joshqiptarķ, i detyrohet para sė gjithash zhgėnjimit paralizues nga realiteti, ose, pėr ta thėnė me frazeologji marksiste, refuzimit neurotik tė qenies shoqėrore nga vetėdija shoqėrore.

    Sikundėr edhe nė sfera tė tjera tė jetės publike, edhe nė kulturė, "demokratizimi" nuk ka arsye tė njėjtėsohet me rrėzimin e hareshėm tė statujave, ērrėnjosjen plebease tė autoritetit ose shpėrfilljen vulgare tė hierarkive jopolitike. Vėzhguesve tė tregut shqiptar tė identiteteve, nuk do t'u ketė shpėtuar qė kolapsi i pėrmasės vertikale nė konsum tė kulturės, ėshtė kompensuar sakaq me vertikalizimin e prodhimit tė po kėsaj kulture.

    Televizioni vėrtet u shpėrndan tė gjithėve telenovelat qė meritojnė, pa dallim feje, race moshe, gjinie e krahine, edhe pse duke rrėnuar e flijuar, nė demokratizim e sipėr, tė gjitha praktikat e dikurshme shoqėrizuese tė teatrit, kinemasė dhe tė konstituimit fizik tė publikut nė sallat; por nė kulisat e laboratorėve tė marketing-ut mediatik, vetė autorėt e mesazhit televiziv, rregullisht i nėnshtrohen njė pėrzgjedhjeje tė ashpėr, shpesh tė pamėshirshme, prej alkimistėve qė duan ta shndėrrojnė si me magji kulturėn nė parį dhe identitetin nė mall pėr shitje.

    Atomizimi i publikut dhe i kulturės, sė bashku me orvatjet e panumėrta pėr t'ia riformuluar shqiptarit identitetin kombėtar, mbi individin biologjik dhe ballafaqimin individual tė tipit kufitar, funksionojnė kėshtu si faktorė ēshoqėrizimi tė mėtejshėm tė qytetarisė shqiptare; dhe nuk duket e largėt dita kur shqiptarėt t'i bashkojė, pėrveē Skėnderbeut, tavės sė kosit e Nėnė Terezės, vetėm e vetėm pėrbuzja pėr pėrēorėt e grigjės kombėtare.

  5. #5
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    PS: Megjithese disi "e ashper" analiza, ia vlen te reflektohet mbi disa nga shqetesimet qe ngre autori.

  6. #6
    me 40 hajdutė Maska e alibaba
    Anėtarėsuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Qenka qmendur ky njeri,
    Nuk ka folur askush pėr malazezin qė luan bixhoz me Xhejms Bondin, as pėr atė farė Bojlin me prejardhje nga Vlora,,
    Le t'i thirrė mendjes pak,

    Njė sendėrgjim i tillė, i ka natyrshėm themelet nė rrėfenjėn e mykur romantike tė racės e tė gjakut. Vetėm pėrēudnimi i identitetit kulturor, mund tė na bėjė tė ngashėrehemi qė Ann Boleyn mund tė ketė pasur prejardhje nga Bolena e Vlorės, ose kur nė filmin "Casino Royale" James Bond, ulet tė luajė bixhoz me njė shqiptar nga Mali i Zi.
    Pėrse na qenka ideja e mykur?
    Apo e ka nanėn shkinė ky autori e tash i duket qesharake kjo puna e gjakut?
    Njeriu i ēmendur nuk mund tė arrijė nė pėrfundime tjera.
    Shqiptari e hulumton historinė sepse i pėlqen historia e lashtė dhe domosdo qė gjen tė vėrtetėn gjatė kėtij hulumtimi.
    Sipas kėtij Ardian pisit na u dashka tė lėmė historinė.. trurrjedhur..

  7. #7
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar mė parė nga pllugu
    Qenka qmendur ky njeri,
    Nuk ka folur askush pėr malazezin qė luan bixhoz me Xhejms Bondin, as pėr atė farė Bojlin me prejardhje nga Vlora,,
    Le t'i thirrė mendjes pak
    Per filmin 007, e kam degjuar, sepse s'e kam pare si film.
    Per teorine e mbretereshes tema ndodhet ketu:

    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=72982

    Sipas kėtij Ardian pisit na u dashka tė lėmė historinė.. trurrjedhur
    Nuk eshte ceshtja te injorohet historia, por marramendja e "hulumtimeve" shume here qesharake. Deshira per nje histori aq te lavdishme saqe realiteti i sotem behet me grotesk dhe me i hidhur.

  8. #8
    me 40 hajdutė Maska e alibaba
    Anėtarėsuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Nuk eshte ceshtja te injorohet historia, por marramendja e "hulumtimeve" shume here qesharake. Deshira per nje histori aq te lavdishme saqe realiteti i sotem behet me grotesk dhe me i hidhur.
    Edhe ishte histori e lavdishme e poashtu realiteti i sotėm ėshtė i hidhur

    Me gjasė pikėrisht tė parėt e mij sundonin Kroacinė e tė parėt e tu sundonin Greqinė e sot jemi ku jemi.

    Ēfarė ka pėr t'u ēuditur kėtu?

  9. #9
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar mė parė nga pllugu
    Edhe ishte histori e lavdishme e poashtu realiteti i sotėm ėshtė i hidhur

    Me gjasė pikėrisht tė parėt e mij sundonin Kroacinė e tė parėt e tu sundonin Greqinė e sot jemi ku jemi.

    Ēfarė ka pėr t'u ēuditur kėtu?
    Injoranca ne menyren se si e parafrazon kete ceshtje ... ajo eshte tragjedi (nese e di etimologjine dhe kuptimin e kesaj fjale ... )

  10. #10
    me 40 hajdutė Maska e alibaba
    Anėtarėsuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Nė rregull, ky ėshtė mendimi yt (megjithėse nuk i dhe arsyet e fyerjes)

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Përhapet dhuna në dhjetra qytete të Francës
    Nga Lunesta nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 144
    Postimi i Fundit: 29-11-2005, 09:21

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •