"Iliriciteti i maqedonasve dhe epirotėve"



Pasi botoi kohėt e fundit librin "Pellazgėt dhe ilirėt nė Greqinė e vjetėr", Dr.Arsim Spahiu vjen para lexuesit me studimin "Iliriciteti i maqedonasve dhe i epirotėve", me tė cilin ka marrė gradėn e masterit nė Francė


Nė lashtėsi Epiri dhe Maqedonia konsideroheshin si dy krahina qė s‘kishin tė bėnin fare me Greqinė pėr autorė grekė si Straboni, Efori, Thukididi, Pseudo-Skylaksi etj., Hellada fillonte nė Akarnani, pra nė jug tė kėtyre krahinave. Mirėpo autorėt modernė janė tė frymėzuar nga ndjenja simpatie pėr grekėt. Ata janė tė magjepsur nga Hellada e vjetėr. Madje kjo ėshtė arsyeja pse ata historianė janė tė predispozuar tė trajtojnė grekėt ndryshe nga popujt e tjerė. Prandaj ata zgjerojnė hapėsirėn gjeografike greke. Ata harrojnė rolin qė popuj tė tjerė kanė luajtur nė historinė e Greqisė, sikur tė ishin grekė dhe konsiderojnė si greke ēdo gjurmė tė qytetėrimit ballkanik.

Sipas historianėve tė sotėm, Maqedonia, Epiri dhe Thesalia pėrbėnin nė lashtėsi Greqinė e Veriut apo Vorio Epirin.

Nė kėtė studim autori ėshtė pėrpjekur tė tregojė se "grekėt e veriut" tė lashtėsisė kanė qenė ilirė. Ai i ėshtė pėrveshur njė pune tė vėllimshme pėr tė studiuar kėtė temė, e cila ėshtė trajtuar pėrciptas nga mitografė, historianė, arkeologė e gjuhėtarė deri nė vitet 50 tė shekullit tė kaluar.

Autorėt greko-romakė i konsiderojnė maqedonasit dhe epirotėt si barbarė, pra si popuj qė nuk flisnin greqisht. Autori i mirėnjohur grek, Efori, nuk e diskuton faktin se nė epokėn e bakrit pellazgėt janė vendosur nė Kalsidikė (Maqedoni) dhe nė Epir. Edhe historianėt modernė e lidhin protohistorinė e ilirėve me dokumentet qė na kanė lėnė helenėt dhe romakėt. Sipas autorėve tė sotėm perėndimorė, evropianė dhe amerikanė, ilirėt kanė vėrshuar nga Evropa Qendrore nė Gadishullin Ballkanik, duke pėrfshirė kėtu Maqedoninė dhe Epirin.

Nė pjesėn e parė tė kėtij studimi autori ėshtė pėrpjekur tė provojė se dokumentacioni i lashtėsisė greke jep mundėsi tė provohet karakteri etnik i mitologjisė dhe i fesė pellazge/ilire nė Maqedoni dhe nė Epir. Nė Gadishullin Ballkanik mitologjia do tė jetė zhvilluar para se grekėt tė hynin nė Greqi. Pasi pėrshkruan mėnyrėn se si mendonin grekėt dhe romakėt pėr epirotėt dhe maqedonasit, autori merr nė shqyrtim studimet e kėrkuesve modernė dhe demarshet e tyre analitike lidhur me etnicitetin e maqedonasve dhe epirotėve. TH.Harrison thotė se helenėt e kanė shpikur heroin e tyre eponim, Helenosin. Ai shton se helenėt nuk pėrbėjnė njė trung etnik dhe kombėtar tė veēantė as gjatė viteve 550-300 para erės sonė, pra relativisht shumė vonė. Madje edhe gjatė periudhės klasike helenėt e konsideronin vetveten si bashkėsi familjesh, pra jo etnos.

Sipas autorit tė kėtij studimi, mitologjia dhe feja, tė cilat konsiderohen si greke, do tė kenė qenė pellazge. Me sa duket, autorėt e Greqisė sė vjetėr do tė kenė formuar panteonin grek me elemente mitologjike pellazge. Nė fakt, tė ishte grek panteoni grek, etimologjia e perėndive do tė dihej. Nė pjesėn e dytė tė kėtij studimi gėrmimet arkeologjike kanė provuar faktin se nė Maqedoni e nė Epir banorėt praktikonin tė njėjtin kult si nė Ilirinė e jugut. Tė dhėnat e autorėve tė vjetėr dhe tė mbishkrimeve dėshmojnė se shėrbesat fetare i bėhen Zeusit nė Dodonė (Epir) njėsoj si nė Dion tė Maqedonisė. Si maqedonasit, ashtu dhe epirotėt, i atribuonin Zeusit shiun, bubullimėn dhe rrufenė. Pėrveē kėsaj, perėnditė qė ata adhuronin ishin tė njėjtėt: Artemida, Apolloni, Asklepi, Hefesti, Hera, Dhimitra etj. Maqedonia ėshtė konsideruar si djepi i kultit tė muzave dhe nimfave. Ky kult ka qenė shumė i zhvilluar edhe nė Epir.

Kėnga e dytė e Iliadės shpreh qartė mungesėn e kontingjenteve tė maqedonasve dhe epirotėve nė luftėn e Trojės. Sipas autorit tė kėtij studimi, Epiri dhe Maqedonia do tė kenė qenė banuar nga "barbarė" ilirė, qė nuk do tė kenė preferuar tė luftonin kundėr trojanėve, tė cilėt kanė qenė gjithashtu ilirė.

Nė kreun II autori paraqet argumente arkeologjike, qė mbėshtesin karakterin etnik ilir tė maqedonasve dhe epirotėve. Edhe pse pellazgėt nuk mund tė identifikohen arkeologjikisht, autori gjen gjurmė tė mjaftueshme arkeologjike tė qytetėrimit ilir nė "Greqinė e Veriut". Nė Maqedoni dhe nė Epir objektet me prejardhje nga Evropa Qendrore janė shumė tė pranishme. Interes tė veēantė paraqesin objektet arkeologjike tė protohistorisė, pjesa mė e madhe e tė cilave janė prej bronzi dhe hekuri, tė zbuluara nė Mikenė, nė Greqinė jugore dhe nė Kretė, konsiderohen sot si objekte arkeologjike "barbare", pra jo greke.

Gėrmimet arkeologjike tė kohėve tė fundit kanė nxjerrė nė dritė elemente qė na lejojnė tė shtrojmė krejt ndryshe disa probleme tė tregtisė arkaike. Sipas historianėve tė ditėve tona, "Greqia e Veriut", Iliria dhe bregdeti italian "formojnė njė rajon detar homogjen". Nė fakt, autorėt e vjetėr grekė dhe historianėt e sotėm venė nė dukje kontrastin e madh qė bie nė sy midis "Greqisė sė Veriut" dhe Greqisė jugore. Historianėt modernė provojnė afrinė midis "Greqisė sė Veriut" dhe viseve qendrore e veriore tė Gadishullit Ballkanik.

Njė vend tė rėndėsishėm nė kėtė studim zė kapitulli i gjuhėsisė. Greqishtja pėrmban njė numėr shumė tė madh fjalėsh tė pellazgjishtes. Pėrveē kėsaj, njė pjesė e mirė e emrave tė zbuluar nė mbishkrimet nė Maqedoni dhe nė Epir, janė ilirė. Edhe toponomastika pellazge/ilire ėshtė shumė e pranishme nė "Greqinė e Veriut" dhe toponimia e sotme e kėtyre zonave ruan forma karakteristike tė evolucionit fonetik tė gjuhės shqipe.

Nė kreun e tretė dhe tė fundit autori vė nė dukje tipare tė tjera ilire nė "Greqinė e Veriut".

Duke pasur parasysh tė gjithė elementėt qė pėrmend nė studimin e vet, autori mendon se "do tė ishte mė nė pėrputhje me realitetin historik tė konsiderohen maqedonasit dhe epirotėt e lashtėsisė si ilirė, pra do tė ishte mė nė pėrputhje me realitetin historik tė merren Maqedonia dhe Epiri si pjesė pėrbėrės tė Ilirisė".

Link:
gazeta-shqip.com/artikull.php?id=9625