Papa Gjoni IV, iliri antisllav
Kleriku i lartė ia kushtoi karrierėn mbrojtjes sė trevave nga kėto hordhi
Lulja e rinisė ilire kish lėnė rreshtnat pėr shekuj me radhė tutjetėhu shkretinave siriane e babilonase, por kur erdh koha qė avarėt spo kish gjė ti ndalte mė e vrundulli i tyre po kėrcėnonte vetė kryeqytetin e Bizantit, u kuptua se Ballkani thuajse qe humbur. Atėbotė Perandori Heraklit, i cili kish nė hatėr thjesht mbrojtjen e kufijve veriorė tė Bizantit, firmoi krisobullėn fatale me 640-ėn, nė favor tė sllavėve, duke iu mundėsuar atyre kėsisoj jo vetėm vendosjen nė trojet ilire tė Rashės (Serbisė), por sipas Degrandit edhe nė Istrie, Hum (Hercegovinė), Dukle (MaliZi) e deri nė Scodra e Dyrrah. Kjo krisobullė do rezultonte mirėfilli njė gabim, tė cilin krejt perandoria do ta shpaguante rėndė e aq mė rėndė do ti kushtonte popullatės sė qytetėruar ilire. Sllavėt, ndryshe nga romakėt, vizigotėt, herulėt apo Avarėt nuk u shqitėn mė prej gadishullit. Tė shtyrė nga Hunet, dhe shpesh si shtojcė e avareve, ata do vijonin dyndjet edhe pėr njė shekull mandej e pėr kėtė qenė gati tė bėnin gjithēka. Kishin mėtuar Adriatikun e Jonin qysh njė shekull mė parė, por qenė zbythur bukur shpejt. Tash me njė dekret perandorak nė dorė, vllaznitė dhe fiset e tyre qenė bėrė tė papėrmbajtshme.
Papa Gjoni IV ilir
Nė kėtė situatė tė vrerosur, mė 24 dhjetor po tė vitit 640, u shpall papė Gjoni IV ilir nga Dalmacia. Meqė Herakliti kish qenė ndėr dinastėt e mėdhenj tė Kostandinopojės, papa ilir nga Dalmacia nuk kish pėr ta shėlbyer kurrė prijėsin nga ky mėkat i pashembullt. Duket se munxėt e Gjonit tė shkretė i zunė paq pinjojtė e Heraklitit, tė cilėt patėn short vėrtet tė trishtė posa u bėnė perandorė nė fronin e mbetur bosh nga i ati. Por tashmė e gjithė Dalmacia (pėrveē qyteteve bregdetare) duhej ti ēelte vend asaj gjindjeje tė egėr kanibaleske, dhe njė zot e dinte se nė ērrethana plaku i Kostandinopojės kish kryer njė lajthitje tė tillė pikėrisht nė orėt e mbrame tė mbretėrimit tė vet.
Po natė vit tė mbrapshtė, Gjoni, arkigjakon i Kishės Romake, i saposhpallur papė, kish rėnė nė gjunjė aty nė gjysmėhijen bazilikale tė lterit tė Shėn Pjetrit e i qė pėrgjėruar Atit ti jepte forcė pėr ta ndalur atė gjindje pagane qė po pėrdhoste tempujt e shenjtėruar tė Ilirisė.
Lindur mė 580-ėn dhe burrnuar nė njė familje intelektuale, bir i njėrit prej skolastikėve tė njohur tė kishės, Venatiusit, Gjoni qe edukuar sipas njė modeli qė e shihte zhvillimin e shoqėrisė nė harmoni me Mėsimet e Shenjta. Ky model, qė nė fakt do tė pėrbėnte thelbin e gjithė filozofisė sė jetės mesjetare evropiane, ish i njinjishėm pėr mbarė trevėn e Ilirikut, e madje qe ndėr arsyet parėsore qė kjo ish-provincė romake deri nė shek. VI-VII qe mbrothėsuar e krishtnuar aq fort. Thjeshtėsia shpesh deri nė naivitet e besimit ilir, e cila buronte mė tepėr prej pozitivizmit latin se prej agnosticizmit helen, i kish pranuar pa ndonjė qėndresė kushedi ēfarė sllavet, e kėta mandej, gjithė sipas kronikave tė Porfirogjenetit, kishin nisur fill pretimet pėr hesap tė tyre. Edhe mė qartė se kronika e njohur Miracula Sancti Demetrii, tmerrin e gjindjes nga vėrshimi avaro-sllav na e jep njė copė tjegull, mbi tė cilėn shquhet njė mbishkrim i pazakontė i gjetur nė Sirmium. Njė dorė e dridhur aty nga viti 582 ka gėrvishtur mbi argjilė njė kristogramė nė greqisht: "O Zoti Krisht! Shpėtoje qytetin, dėboji Avaret, mbroji tokat romake, si dhe atė qė shkruan kėto radhė! Amen!". (Foto me mbishkrim - ruajtur nė Muzeun Arkeologjik tė Zagrebit).
Pas ngjarjeve tė fundbotshme tasokohe duket se jeta nė Ilirik zu tė rrėshqiste pashmangėsisht nė njė barbarizėm tė mirfilltė. Vetė Papa Gergori i Madh (Gėrguri pėr popullin) i kėrcėnonte do vjet mė parė me shkishėrim gjithė ata klerikė qė hynin nė ushtri dhe luftonin tė armatosur. Njė kataklizmė e tillė do tė vėrehej nė Ballkan edhe njėmijė vjet mė pas, kur kleri do "ēmendej" e do rrėmbente sėrish armėt, po kėsaj here pėr tu mbrojtur nga hordhitė osmane.
Nė fakt, ndryshe nga gjindja gjermane qė kish qenė vijimisht nė luftė me romakėt, sllavėt do tė krishtėroheshin, pra do tė qytetėroheshin me shumė vonesė, duke shkaktuar kėsisoj shkarjen nė primitivizėm tė krejt hinterlandit nė Gadishullin Ilirik. Ndaj dhe Papa Gjon IV, duke parė mėfshtesinė dhe paqėndrueshmėrinė e kishės sė Kostandinopojės, e duke dashur ta forconte me ēdo kusht besimin, vendosi tė mbledhė njė sinod me 641-shin pėr tė dėnuar monotelizmin bizantin,. Pa u hyrė kėtu arsyetimeve doktrinale mbi luftėn ndaj heretizmit ecthisis, duket se objektivi i Gjonit IV qe forcimi i identitetit Iliro-Romak tė zonės dhe shkėputja e kėsaj province nga tutela ekleziale e cezaro-papizmit bizantin (qė pos tjerash po jepte hapur shenja se do ta braktiste rajonin). Pėr tia mbėrrirė kėtij objektivi ai ia kushtoi mė sė shumti papatin e vet qėndresės ndaj sllavizimit. Me mision tė veēantė dhe njė shpurė po aq tė veēantė, Papa Gjon IV nisi pėr Ballkan njė abat misterioz me ofiqin e tė dėrguarit tė tij special nė Dalmaci (e cila atėbotė gjeografikisht pėrfshinte edhe Latinian/Arbanine deri nė Dyrrah).
Misioni i abatit benediktin, Martinit
Hamendet lehtė se abatit tė quajtur Martin, i qe ngarkuar njė "mision i pamundur", por dėshmohet se ai, nė njė pelegrinazh plot rreziqe, mundi ta mėkėmbė qėndresėn dhe shpresėn e komuniteteve prej Istrias deri nė Latinia/Arbani. Nga njėra ane duhej ti ruhej armiqėsisė sė Bizantit, ndaj tė cilit Papa Gjon IV nuk ushqente ndjenja pozitive dhe nga ana tjetėr duhej tė hapte sytė nga paganėt (madje, njė territor i Dalmacisė u pagėzua me kėte emėr - Pagania).
Terrnaja dhe mjegulla e shekujve ka fshirė mjaft tė dhėna, ndaj nuk dihet si udhėtoi e nė ēmėnyrė u ruajt abati Martin nga rreziqet e atij misioni. Pėr kishėn ėshtė e thjeshtė tė pohoje se e ruajti dorė e Provanisė sė Shenjtė, por teksa dokumentet dėftojnė se Martini kish shuma tė mėdha parash me vete, diē edhe merret me mend. Njė ndėr detyrat e abatit qe lirimi me parĆ i pengjeve dhe robėrve qė kishin rėnė nė duar sllave e avare; dėshmohet se ia doli tė ēlirojė njė mori syresh. Sidoqoftė, duhet hedhur dritė nė faktin se sllavet natė kohė rronin nė skamje tė plotė; pak bujqėsi e pretimet kohė pas kohe ishin tė vetmet mjete tė tyre pėr tė mbajtur frymėn gjallė, saku parave ua shihnin bojėn rrallė. Me gjasė Martini ka vepruar sikundėr Kolombi me indianėt, d.m.th kundrejt vlerash tė vogla paraje a tė mirash materiale, ka mundur tė lirojė njė numėr tė madh robėrish a pengjesh qė rrezikonin qenien e gjallė. Nga sa duket, jeta nuk kishte ndonjė vlerė tė madhe pėr sllavėt, pasi burimet frėnge tė kohės bėjnė me dije se rėndom ata jepnin sojin e vet nė shkėmbim tė hajes (ky motiv konfondoi etimologjikisht edhe terminologjinė e etnonimit tatij populli tė egėr: slavi/sclavi=skllever; term i mbėrritur deri nė Mesjetėn shqiptare si Shkja nga Schiavo=Schiavon/Schiavonia).
Njoftimet mbi rrėnimet e qyteteve dhe tė kishave mundėsojnė tė merret me mend si ka qenė panorama fundbotėse e vendit. Pakėnaqėsia e nėnshtetasve zhgjetonte dypushtetin e bijve tė Heraklitit, Kostandinit III dhe Heraklionit, ndaj ata mundėn tė qėndrojnė nė fron veē disa muaj (Kostandini III vdes pas 100 ditėsh, ndėrsa Heraklioni i gjymtuar dėbohet sė bashku me tėmėn, perandoreshėn Martina nė ishullin e Rodit). Vendin e tyre e zu i biri Kostantit II Pogonat qė u kurorėzua perandor nė shtator tė 641-shit. Ky i fundit, si pėr tė ndrequr gabimin e mbramė tė gjyshit, vendosi dikur tė pėrqendrohej nė luftėn ndaj sllavėve, por kėtė vendim e mori tepėr vonė - fushata e tij antisllave u hovzua vetėm nė vjetin 658. Fataliteti i kėsaj vonese la shkak qė aty nga gjysma e shekullit nė fjalė Scodra tė plaēkitej prej sllavėve. Shuflai pohon se natė kohė, sllavėt u nisėn drejt trojeve tė Shqipėrisė veriake. Pohimi i tij gjen mbėshtetje historike edhe nga Porfirogjeneti, i cili dėshmon se njėri fis shkoi e u ngul nė pjesėn veriore tė Prevalitanisė, pranė Dioklesė (ku sot ndodhet Mali i Zi) e pėr pasojė ata sllave u mveshėn gabimisht me emrin ilir tė diokleanėve.
Relikuari i Ilirisė
Kėsaj situate dramatike, Papa Gjon IV mendoi ti kundėrvihej duke rindėrtuar thurjen kishtare nė zonė, por nga sa duket nuk mbėrriti ti rimėkėmbte kishat e rrėnuara. Atėherė, duke pritur ditė mė tė bardha, papa mori njė vendim tė skajmė: ai urdhėroi njerėzit vet tė shpėtonin mė sė paku relikuaret e shenjtorėve me tė rėndėsishėm tė Dalmacisė. Me gjasė kjo punė u krye me ngut e fshehurazi, por shpėnia e tyre ne Rome e jo nė Kostandinopojė u mor si shenjė pavarėsidashėse prej pushtetit tė Kostandinopojės. Nė fakt ishte e vėrtetė. Papa Gjon IV hyri mė pas nė historinė botėrore si njeriu qė ēliroi Pontifikatin Romak nga tutela e Bizantit, dhe ky qe njė akt sublim pėr emancipimin e ardhshėm tė Evropės sė Re qė po gatitej tė lindte. Ajo e vjetra, nuk po mundej mė ta mbronte. Konsiderohet se ky veprim qe hapi i parė i shtegtimit tė gjatė pėr krijimin e njė res publica romana.
Duke parė reagimin e Kostandinopojės nė Iliri, Gjoni u pėrgatit tė mbrohej. Bota bizantine shtrihej asokohe edhe nė njė pjesė tė Italisė dhe kryeqendra e saj atje vijonte me qenė Ravena. Papa formoi njė exercitus Romanus pėr tu ruajtur nga njė sulm i mundshėm Ravenas. Mėnia e perandorit ndaj tij kish zėnė tė piqej qyshkur Roma dėnoi hermetizmin e Ecthesis (638), dekretuar nga Herakliti pėr qėllime politike. Koha do ti jepte tė drejtė papės ilir, ngaqė vite mė pas, mė 680-ėn, edhe Kėshilli i Kostandinopojės do ta dėnonte pėrfundimisht monofitizmin e shek. VII. Porse para kėsaj date, nė vitin 663, kur Papa Gjon IV tė mos gjendej mė mes tė gjallėve, Kostanti II, e shfreu hakmarrjen ndaj tij dhe ndaj vetė Selisė; ai i grabiti me forcė thesaret e Romės.
Papa e shpalli Ilirinė tokė martire dhe vendosi tė ngrejė pėr tė njė tempull nė Romė. Kėshtu ai ndėrtoi njė orator tė veshur me alabastėr dhe dritare me zgara mermeri, ndėrsa ballinėn e absides e hijeshoi me njė mozaik kushtuar ipeshkvit te Salonės, Venanzio-s. Pikėrisht nė kėtė orator, pėr vullnet tė tij u vendosėn edhe reliket e shenjtorėve dalmatė.
Pėr mrekulli a thjesht pėr tekė tė kohės, ky tempull mbijeton ende sot, dhe nė njėrėn prej "fugurave" tė tij paraqitet vetė Gjoni IV me njė model kishe nė dorė - simbol i besimit ilir qė pret tė rindėrtohet.
Mė 12 tetor tė motit tė largėt 642, zemėrthyer nga ai akt i pakuptimtė i Heraklitit qė pranoi zyrtarisht sllavėt nė Ballkan, ndėrroi jetė nė Romė Papa Gjon IV. Ai u vorrua me gjithė nderimet nė Katedralen e Shėn Pjetrit, natė katedrale qė kish marrė pavarėsinė prej Bizantit shi prej dorės satij papė. Rrėnjėt morale tė njė Evrope tė re qė nuk kėqyrte mė nga e kaluara u hodhėn prej kėtij kleriku ilir.
Sot e kemi tė vėshtirė tė rrokim me mend si Gjoni IV, pa ushtri dhe mjete tė mėdha financiare, pa ipeshkvi dhe hierarki funksionale e pėr mė tepėr nė luftė kundėr tė gjithėve (bizantinėve, herulėve, sllavėve, avarėve e turqve bullgarė dhe heretikėve) ia doli tė mbajė gjallė njė latinitet antibizantin e antisllav nė shek. VII, mu nė zemėr tė Perandorisė sė Lindjes. Ky latinitet, pas shthurjes sė madhe tė pėlhurės sociale qė provokoi dyndja e popujve dhe nė kuadrin e ripagėzimit "arbitrar" tė toponimeve krahinore, i dha territorit tė Arbanisė emrin Latinia. Pikėrisht te ky veēim kėmbėngulės mori jetė ai faktor i fshehtė qė do tė tharmonte Arkondinė/Principatėn e Arbenit, e mė tej akoma duke u mbėshtetur te ky precedent, do tė ngjizej edhe Mbretėria Frėnge e Arbėnisė (Rex Albaniae) -mbretėri e cila, pėr sa e paqartė nė pikėpamje tė shtrirjes gjeografike, kishte hedhur padyshim bazat juridike tė shtetit kombėtar tė shqiptarėve.
Krijoni Kontakt