Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192

    Kryeipeshkvia Metropolitane e Shkodres

    Kryeipeshkvia Metropolitane e Shkodrės


    Gjush Sheldija (1902 - 1976)



    Shkodėr, 1957-1958


    Vargu i ipeshkvijve dhe i arqipeshkvijve tė Arkidioqezės sė Shkodrės


    Viti Arqipeshkvijtė
    Rreth vitit 387 mbas Krishtit, Bassus (Basha)
    431 Senecioni, mori pjesė nė Konēilin e Efesit.
    519 Andrea (Codrarum)
    590 Shtjefni
    598 Gjoni Skoritan nga Kreta.
    601 Konstanti.
    Prej vitit 601 deri nė vitin 1141 nuk kemi kurrfarė dokumetesh; prandej pėr 541 vjet kemi njė boshllėk nė vargun e arqipeshkvijve tė Shkodrės.

    Viti Ipeshkėvij
    1141 mbas Krishtit, Gjergji i Provincės sė Tivarit
    1199 mb. Kr. Pjetri Suarinensis
    1251 mb. Kr. N.N.
    1303 mb. Kr. Shtjefen Marini, i provinces sė Tivarit
    1325 (rreth) Pjetri II
    1346 Marku, prift katolik i Tivarit
    s'dihet viti, Marini
    1367 Antini de Seluciis
    1388 Franēesku
    1390 (rreth) Henrriku
    1396 Andruini
    1401 Kristofori
    1401 Meliorini
    1402 Progani
    1407 Gjoni
    1451 Emanueli de Kandja, domenikan
    1459 Emanueli II
    1465 Tade Paskalika, patric Venedikas
    1467 Bartolome Barbadiku (Barbarigo) venedikas
    1471 Franēesk de Sanctis nga Padova, franēeskan.
    1492 Nikolla Lupus (Llupi)
    1495 Nikolla Gravina. Nuk mujti me ardhė nė seli, sepse Shkodra ra nėn Turqit.
    1511 Jakobi nga Netti, provincial i Sirakuzės.
    1518 Pjetri de Gardona. Qėndroi nė Monastirin e Shirqit.
    1522 Hjeronimi de Carpo, franēeskan.
    1524 Anton Bakaria, domenikan, nga Ferrara. U shenjtnue, por nuk erdhi nė Shkodėr. Vdiq me 1543 dhe pėr 32 vjet selia mbeti bosh.
    1575 Theodor Kalompsi, kanonik nga Ulqini.
    1582 Pali nga Ladri, domenikan, prof. teologjie.
    1590 Duka Armani, shkodran; xuni vend nė Shirq, mbasi Katedralja e Shkodres u shndėrrue nė xhami. S'dihet viti, Andrea.
    1622 Deda Andriasius, prej Popovit, franēeskan.
    1626 Benedikti Ursini, franēeskan nga Popovi dalmatin. Qe edhe zevendes ipeshkėv i Lezhės.
    1640 Franēesku Kruta nga Budua, mė 645 vdiq e u vorrue nė Budve.
    1646 Gregori Frassina de Novara, franēeskan. Para se tė shejtnohet ipeshkėv pat ardhė si misionar nė Krasniqe sė bashku me A.Kerubini nga Valona.
    1656 Pjetėr Bogdani nga Prizreni. Prej persekutimevet iu desh me u strukė nė Juban e nė Rrjoll. Ende sot Shpella e Jubanit dhe ajo e Rrjollit thirren nga populli "Shpella e Bogdanit". Prej vitit 1656 deri nė 1671 mbajti zevendėsimin e Arqipeshkvit tė Tivarit. Mė 1671 u zgjodh ipeshkėv i Shkupit. Vdiq mė 1688.
    1677 Deda Bobiē nga Budva. Mė 1678-1679 mblodhi Sinoden Dioqezane. Nė kėtė kohė, simbas pėrshkrimit qė ban, Kisha e Zojės qe shndėrrue nė Teqe Bektashish dhe me 1677 Shkodra kishte 15.000 katolikė.
    1686 Andrea Galata nga arkidioqeza e Durrėsit.
    1690 Marin Grago, ipeshkėv i Kotorrit.
    13.VIII. 1691, Ndoci Vladanji famullitar i Shkodrės; nėsa ishte tue u zgjedhė pėr ipeshkėv, me urdhėn tė Sulejman Pashės, sundimtar i Shkodres qe mbytė.
    1693 Anton Nigri (Zezaj) (Negri) nga Dajēi i Zadrimės, Vikar i pėrgjithshėm nė Sapė. Qendrėn e pati nė Juban. Bani shumė Sinoda ku u morėn shumė vendime. Mė 1702, veshė me petka meshe si ipeshkėv qė varė nė pazar tė Shkodrės, te Mandi i Tepes, pėr shpifje tė njė grueje tė mallkueme prej tij. Ndej sa ditė i varun nė lak, tue lėshue dritė trupi i tij. Qe vorrue nė Shirq. Imzot Zmajeviqi, disa vjet mbrapa, nuk e gjet trupin e tij. Asokohe flitej se e kanė marrė e ēue nė Venedik.
    1702 Anton Vladanji shkodran, selinė e pati nė Barbullush dhe kishėn e fshatit e bani katedrale. Vdiq e u vorrue nė Barbullush mė 1740.
    1742 Pal Kampsi shkodran. U pėrpoq me duresė tė pashoqe, pėr nderėn e lirinė e kishės. Ma tė shumten banoi nė Shkodėr. Pėr do kohė administroi kishėn e Tivarit. Ndej 29 vjet nė seli. Vdiq nė Kastrat dhe u vorrue nė kishėn e katundit tė Kastratit, ku ka vorrin qė mban datėn e vitin 1771. Tė ejten e Madhe tė vitit 1745, Imzot Pal Kampsi lėshoi mallkimet, tė pėrmbajtuna me 19 pika kundra shpėrdorimeve tė martesės, kishės dhe klerit dhe njiherit ia ndalon meshtarėvet thanien e meshės natėn e Kėshnellavet nė mjesnatė deri nė tė zbardhmen drite edhe rrėfimet mbas perėndimit tė diellit.

    Mallkimet:
    Mallkimet qė lėshon tė Enjten e Madhe Ipeshkvi Imzot Pal Kampsi nė vitin 1745;
    Kjofshin mallkue ata qė djegin shtėpinė e tjeter gja tė huej edhe ata qė tė thejnė pėr inat shtėpinė e huej.
    Kjofshin mallkue ata qė vrasin xhakojt e hymė nder urdhnime.
    Kjoftė mallkue kush ta zaptojė gjanė e kishės.
    Kjoftė mallkue kush tė marrin bijat, motrat, mbesat, sherbtoret e tjera gra jashtė fesė sonė.
    Kjoftė mallkue kush grabitė vajzat, tė vejat e tjera gra dhe kush tė bahet shkak e ndihmė.
    Kjoftė mallkue ai qė mban dy gra.
    Kjoftė mallkue ai qė tė marrin pėr grue tė kunatėn e tė emtėn e tjetėr grue qė s'e nep ligja.
    Kjoftė mallkue ai qė s“ven kunorė me prift tė famullisė nė atė natė qė tė martohet.
    Kjoftė mallkue ai qė shet tė krishtenėt e tė krishtenat pėr robina.
    Kjoftė mallkue ai qė then testamentet e ēartė fjalen e tyne.
    Kjoftė mallkue ai qė t“i shkaktojė idhnime priftenvet.
    Kjofshin mallkue ata priftėn qė ēohen nė ndihmė tė shekullarėvet a tė turqvet dhe hyjnė me zaptue famullitė, edhe ata qė mė forcė tė tyne o tė tjetėrkuj duen me mbajtė o me perzanė ata priftėn qė tė kenė vendue ipeshkėvi.
    Kjofshin mallkue ata gra e vajza qė qesin barrėn edhe ata qė kėshillojnė ose ndihmojnė pėr kėtė punė.
    Kjofshin mallkue ata o ato qė bajnė mėni a lidhin njerėzit me kunorė pėr mos me ba fėmijė e pėr me i nda edhe ata e ato qė qesin short.
    Kjofshin mallkue ata qė tue pasė tė fejueme tė bijėn, tė motrėn e tė mbesėn pėr njė tė vdekun, ia japin pėrsėri tė vėllait tė kėtij o dekė vajza e fejueme, ata i japin pėrsėri tė motren.
    Kjofshin mallkue ata qė ndajnė gratė me kunorė e marrin tė tjera. Kjofshin mallkue ata qė e mbajnė o e ruejnė djalin e vajzėn tė fejueme nė njė shtėpi bashkė.
    Kjoftė mallkue kush vaftė ndėr darsma me ngranė e me pie.
    Kjoftė mallkue kush e shet gjanė e kishės.
    Kjoftė mallkue kush baftė motra nė Tenzonė. Ashtu kjoftė.
    Kujtim: Kėshnellash kurrnji prift mos tė thonė meshė natėn pa zbardhė drita mirė e mos tė rrėfejė natėn as mbasi tė prendojė dielli.
    Ky mallkim i kje lexue popullit t'Ejten e Madhe prej vetė Ipeshkvit dhe mandej me radhė ndėr tė gjitha famullitė e dioqezės tė Shkodres.
    1771, Gregori Radovani (Ejllori), lindun nė Shirokė mė 1734. Me 20.II.1772 mbajti Sinodėn dioqezane nė Beltojė edhe ndėr vjetėt tjera. Ndej 16 vjet nė Shkoder. Mė 1787, si mori "Pallium", nėsa ishte nė Rrjoll nė Kishėn e tė Shelbuemit, vojt nė Tivar si Arqipeshkėv. Me 8.VII.1787 shuguroi nė kishėn e Shėn Mėrisė Magdalenė nė Zarufė, Imzot Frano Poro tue pasė si ndihmės Imzot Ndre Logorecin, Ndue Logorecin, Ipeshkėv i Pultit dhe Pal Doden Abat i Mirditės. Nė Tivar ndej tri vjet. Vdiq nė Ankonė (Itali) me 1790, nė moshėn 56-vjeēare e qe vorrue nė Katedrale. La dorėshkrime, shėnime kronologjike.
    1787 Franēesk Borci lindun nė Shkodėr me 16.XI.1758. Nė vitin 1791, me 11 korrik qe emnue arqipeshkėv i Tivarit dhe mori "Palium" nė kishė tė Shėn Mėrisė Magdalenė prej Ipeshkėvit Imzot Mark Kryeziut. Me 27.IX.1791 iu mbėshtet edhe Budva. Vdiq nė Shkodėr mė 1823 dhe u vorrue nė Rėmaj. Sundoi dioqezėn me shumė zell e urtėsi. 1791 Mark Kryeziu, shkodran. Vdiq me 24.I.1808.
    1808 (28.X.) Anton Ejllori-Radovani, nga Shiroka. Nuk dihet a qe vėlla apo kushėri i Gregorit. Mė 1796 figuron ipeshkėv i Sapės. Vdiq me 4.V.1814.
    1814 Anton Dodmasej, shkodran. Kah viti 1808 figuron si ipeshkėv i Pultit. Vdiq me 22.VII. 1816 dhe u vorrue nė Rėmaj.
    1818-(rreth) Nikolla Muriqi nga Kallmeti. Qe Vikar i pėrgjithshėm i dioqezės sė Lezhės. Me 26.V. 1818 qe shugurue Ipeshkėv. Vdiq me 15.II.1824 dhe u vorrue nė Zarufė.
    1824 Anton Bruēi nga Durrėsi. Me 22.VI. 1831 vdiq dhe u vorrue nė kishėn e Barbullushit.
    1832 (13.IV.) Benigno Albertini, raguzian, franēeskan. Para se tė zgjidhet ipeshkėv pat qenė provinēial i Franēeskanėvet. Me rastin e vdekjes papritun tė Imzot Pjetėr Gjinaj (Xhuxha) ipeshkėv i Pultit i cili qe mbytė me sėpatė mbas kreje nga njė xhakue i tij, nėsa ishte tue ndejė nė stol, bri votre, administroi dioqezan e Pultit. Mė 1838 qe emnue ipeshkėv i Spalatos (Dalmaci), por vdiq me 24.VIII.1828 dhe u vorrue nė Kishėn e Shėn Mėrisė Magdalenė tej Bunės, ku ende sot shifet rrasa.

    Epitafi mbi vorrin e Benignos (Alberti, ipeshkėv i Shkodres).

    Vorri i Nderusciem
    Benignos Albertinit Ypeschev Scodre
    Decun me 24 ditne Gust 1828
    Papa scejt ner Fretnij
    Zgodh Ypeschev per sqyptarij
    Albertinin Dobravichlij.
    Chetu vorrue korbi i tij
    Duell zani muer dheen
    Nė Arbenj schendriti feen
    Dije te maze me urtij
    Cherchoi scehre e malzij
    Me se sya marifet
    Ner nevoi te maze na u get
    Nei ner nee giasct viet
    E zzirri Roma me scue n'Splet
    Me ymer caterzete nan vjet
    Na braschtisi ne dech te vet
    Corbin e tij me e nerue
    Te gizz Scodra nne cam u ciue
    Myll pasar per chet sebet
    Gizz Vilajeti bani medet
    Piter Bacchich ciracu i tij
    Mee levdue sa duhet tij.


    1839 Luigji Guglielmi nga Lissa, dalmatin. Pat qenė profesor nė Jader (Zara). Nė vitin 1843 qeveria turke nuk e la me kthye nė Shkoder, sepse Kolegja e Seminarit Papnuer qe shembė me themel nga disa fanatikė. Nė gusht 1843 erdhi tinzash e xuni vend nė Kastrat, por iu desh me ikė. Xuni vend nė Dalmaci e prej andej drejtonte punėt e dioqezės. Me 27.V.1852 u emnue ipeshkėv i Veronės, por vdiq nė Jader me 29.I.1853, pa mujtė me shkue nė dioqezė.
    1852 Gjoni Topich, nga Spalato, i lindun atje mė 1790, franēeskan,nė Perugia e ma vonė nė kuvendin e Shėn Bartolomeut qe profesor. Me 19.I.1842, Gregori XIV e zgjodh ipeshkėv tė Lezhės dhe administrator i Shkupit. Mė 1847 u emnue administrator apostolik i Shkodrės dhe kėtu xuni vend. Me 27.IX.1853 iu hoq Lezha dhe qe zgjedhė ipeshkėv i Shkodres. Me 7.IV.1858 bekoi gurin e Katedrales sė Shkodres. Nė tetor tė vitit 1858 vojt nė Romė.
    Me 6. II. 1859 dha dorėheqjen e cila iu pranua. Ndej nė kuvendin e Shėn Bartolomeut nė Romė e vdiq me 11.II. 1868. U kujdesue shumė pėr ēashtjen e Seminarit Papnuer Shqiptar dhe mbledh ndihma pėr ndertimin e katedrales sė Shkodrės; ndėr tė cilėt Piu IX qė dha 1000 (njėmijė)skuda. Nė Shkoder ndertoi edhe vorret e Reja, qė n“atė kohė populli i quejti "Vorret e Topiēit".
    4.II.1859 Luigj Ēurēija nga Raguza, lindė me 8.XII.1818, franēeskan, sekretar i ipeshkėvit tė Raguzės. Qe profesor fizike dhe matematikan n'Insitutin Filozofik. Nė korrik 1853 qe provinēial i franēeskanėvet. Papa Piu IX e zgjodh me 27.IX.1853 si ipeshkėv tė Lezhės. Me 4.VI.1858 zgjidhet si ndihmės ipeshkėv i Shkodrės me tė drejtė pasardhshmėnie. Gjatė qėndrimit tė tij vijuen punimet pėr ndertimin e Katedrales. Me 1865 u emnue Vikar Apostolik i Egjiptit, por ndej nė Shkodėr deri mė 1866. Tue udhėtue pėr detė me shkue nė selin e caktueme vdiq nė anije dhe qė hjedhė nė detė trupi i tij. Pat pasė titullin e zgjedhun si arqipeshkėv Metropolitan i Shkodrės.

  2. #2
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    Arqipeshkėvij

    26.II.1867 Karli Pooten, lindun nė Teveren, afėr Aquisgranė, dioqezė e Kolonjės-Gjermani me 17.I.1807. Studimet i kreu nė Romė mė 1832 qe ēue monsinjor apostolik nė Bullgari e Vllahi (Valski). Me 14.IV. 1844 qe shugurue ipeshkėv nė Katedralėn e Raguzės, si titullar i Mariones. Me 30.IV.1844 vjen si administrator i Tivarit. Sa qe atje, ndertoi shumė kishė e qela famullitare. Piu IX me 31.VIII. 1855 e emnoi arqipeshkėv i Tivarit dhe nė tretėn tė dielle t'Ardhunit mori Pallium nga Imzot Saverini, nė Tivar, nė Kishėn e Shėnandout. Mė 1857 ndėrtoi kishėn e madhe tė Tivarit.
    Me 26.IV.1867 erdhi nė Shkodėr, mbasi qyshė me 15.III. 1867 kishte nxjerrė lejen qė Shkodra tė kthehej si seli arqipeshkėvnore metropolitane. Mė 1870 mori pjesė nė Konēilin Ekumenik tė mbajtun nė Vatikan. Me 1.XI.1871 qe delegat papnuer dhe kryetar i Konēilit II Apostolik Kombėtar Shqiptar. Imzot Karl Pooten pėrfundoi Kishėn e Madhe, shtoi numrin e xhakojve vetėndreqi shumė kishė e pėrfundoi shumė qela famullitare. Mbas 43 vjet ipeshkėv, vdiq nė Shkodėr me 14.I.1886 dhe u vorrue nė Katedrale nė atė vorr qė qysh mė 1884 pati ndertue per vedi dhe per pasardhėsit.
    Nė funeralin e tij mori pjesė njė shumicė dermuese e popullit nga tė gjitha besimet, autoritetet e vendit dhe mbarė trupi konsullor i akredituem. Tue qenė se qė nga viti 1879 nisi me vujtė e me tregue shenja dobėsie mendore, qe ndihmue nga Imzot Pashko Guerini. Shuguroi kėto ipeshkėvij:
    Nė Shkodėr: Imzot Pal Dodmasej me 30.XI. 1857, tue pasė dy meshtarė asistenta; Imzot Dario Bucciarelli-n O.F.M. me 10.III. 1861, i pari qė u shugurue nė kishėn Katedrale; Imzot Pal Berishėn me 14.VI.1864; Imzot Gabriel Capaccio nė kishėn Katedrale me 8.IX.1867; Imzot Jul Marsilin nė kishėn Katedrale me 6.I.1874. 23.II.1886 Pashko Guerini, i lindun nė Perocanio, dioqezė e Kotorrit. Kėndimet i kreu nė Kolegjen Ilirike; nė vitin 1848 u shugurue meshtar dhe vojt nė Romė ku mori doktoratin nė teologi nė Kolegjėn Urbane. Mbasi ndej pėr pak kohė profesor etike nė Kolegjėn e Loretit, Pėr 29 vjet qe famullitar ndėr katėr famulli tė Kotorrit. Me 6.V.1879 u zgjodh ipeshkėv i Pultit, shenjue si ndihmės arqipeshkėvit tė Tivarit e tė Shkodrės, nėsa qe Karlo Pooten. Si erdhi nė Shqipni qe zgjedhė vizitor apostolik pėr dioqezėn e Lezhės. Si u sėmue Imzot Karlo Pooten, nė vitin 1880 iu desh me drejtue krejt punėt e arkidioqezat, deri sa mė 23.XI. 1886 u zgjodh arqipeshkėv metropolit i Shkodrės. Me 15.V.1887 shuguroi Imzot Ndre Logorecin tė cilin e pati ndihmės pėr afėr njė vit e qė ma vonė u emnue arqipeshkėv i Shkupit. Mbas vdekjes sė Imzot Ndre Logorecit, mė 1892, nė mars 1893 nė Kishėn e Seminarit Papnuer shuguroi Imzot Pashko Trokshin, si arqipeshkėv i Shkupit. Me 20.I.1901, nė Kishėn Katedrale tė Shkodrės, shuguroi Imzot Lazėr Mjedėn tė cilin ma vonė e mbajti si ndihmės qė nga 1905-1909.
    Me 30.IV.1905, shuguroi Imzot Leonard Dedėn, ipeshkėv i Lezhės e sė mbramit me 29.X.1905 shuguroi Imzot Serreqin, atėherė Ipeshkėv i Sapės.
    Mbajti Sinoda trivjeēare. Si arqipeshkėv mbajti Sinoden me 1899. Nė vitin 1895 qe Delegat nė Konēilin III Kombėtar Shqiptar ku morėn pjesė Arqipeshkėvi i Shkupit, Arqipeshkėvi i Durrėsit, Ipeshkėvijt e Sapės e Pultit si dhe Abati i Mirditės.
    Gjatė shėrbimit tė tij si arqipeshkėv, krijoi famulli tė reja. Mė 1887 famullia e Pentarit, mė 1897 famullia e Bajzes, mė 1899 famullia e Pulaj, mė 1897 famullia e Malit tė Kolaj, mė 1896 famullia Reē-Lohe, mė 1908 famullia Vuksan-Lekaj, ndėrtoi e ndreqi shumė kishė e qela famullitare si dhe kapela. Mė 1889 u shtrinė themelet e pallatit arqipeshkvnor tė Shkodrės.
    Mė 1901 u pėrshtat qela e re famullitare e qytetit, mė 1887 ndėrtoi njė shtėpi tė re nė krye tė rrugėzės sė familjes Zojzi qė pat pasė me e shenjue pėr shtėpi pushimi pėr meshtarė invalid dhe pleq. Mė 1898 u krye kumbanorja e Katedrales dhe u pajis me tri kumbonė, nė kėtė vit kisha e madhe qe dekorue dhe zbukurue; mbasi prej termetit tė vitit 1905 kisha u damtue shumė, bani meremetime dhe stolisi tavanin. Seminari Papnuer, themelue me 1859, kah viti 1886 e zmadhoi dhe prep mė 1909 e zgjanoi.
    Nė vitin 1898 kremtoi 50-vjetorin e meshtarisė dhe mė 1904, 25-vjetorin e ipeshkėvit. Nė nandor tė vitit 1909 lodhė prej pleqnie e nga mungesa e tė tė pamit, dha dorėheqje e cila iu pranue e mori titullin Arqipeshkėv i Melitenės.
    Si kaloi njė vit pushimi nė Shtėpinė e Misionit Shėtitės, mbas njė sėmundjeje 5 ditėsh, me 8.II.1911, vdiq nė Shkodėr dhe u vorrue nė Katedrale. Trupi i tij qe sjellė nė funeral nėpėr qytet me pjesėmarrjen e njė shumice dermuese tė popullit tė Shkodrės.
    1910 Jak Serreqi, lindun nė Shkodėr me 1.XI.1861. Meshėn e parė e ēoi mė 1885; shėrbeu nė famulli tė Kėlleznės, Pentarit e tė Rrencit dhe qė prej vitit 1892 qendihmėsfamullitar i qytetit, qė e mbajti deri me 29.X.1905 datė me tė cilėn qe shugurue ipeshkėv i Sapės. Mė 1910 u zgjodh arqipeshkėv metropolit i Shkodrės qė e mbajti deri mė 1921. Mbas pak muejsh pushimi vdiq nė prill 1922 dhe qe vorrue nė Kishėn e Zojės bri kalaje (e la amanet ai vetė) themelet e tė cilit i bekoi vetė, kur u vu guri i rindertimit me 26.IV.1917. Si famullitar nė Shkodėr, posė sa stolinash nė katedrale, bleu edhe fuguren e bukur qė nderohet nė lter tė madh; bleu dhe pershtati qelen e re tė qytetit, nė rrugėn Hilej, formoi banden e Katedrales. Si ipeshkėv i Sapės ndėrtoi dy herėsh selinė ipeshkvnore tė Nėnshatit; si arqipeshkėv i Shkodrės goditi e shtoi pjesėn e re tė pallatit arqipeshkvnuer si dhe qyrgun.
    Shuguroi ipeshkėvij me 21.IX.1911: Imzot Luigj Bumēin, ipeshkėvin e Lezhės, Imzot Gjergj Kolecin, ipeshkėv i Sapės. Gjatė luftės Ballkanike ndihmoi tė vorfnit dhe meremetoi Katedralen qė qe damtue nga bombardimet. 1922 Lazer Mjeda, lindi nė Shkodėr nė njė familje shumė tė vorfen, me 6.III.1869. Me 6.VIII.1891 u shugurue meshtar nė kapelen e Seminarit Papnuer; shėrbeu si famullitar nė Plan, Pog e Mėgullė nė Pult. Qiti vjersha qė kėndohen ende sot nga fshtararėt vendas. Me 20.I.1901 u shugurue ipeshkėv i Sapės dhe qe nder ma tė rinjė nga mosha. Si ipeshkėv goditi qela famullitare e krijoi shkolla, si: nė Dajē, ku mėsoi pėr do kohė vėllai i tij Dom Ndre Mjeda, i cili administroi atė famulli; shkollėn e Hajmelit tė Iballės. Sė bashku me tė vėllanė krijoi Shoqninė Letrare "Agimi" e cila botoi tesktet shkollore t'asaj kohe. Mė 1905 qė pru si ndihmės i Imzot Guerinit dhe si i tillė rrethoi me mure e parmakė hekurit oborrin e Katedrales dhe ndertoi rreshtin e dugajėve nė pjesėn jugperendimore tė oborrit, si dhe plotėsoi kullėn e kishės.
    Gjatė kėsaj periudhe shoqnitė letrare janė nė lulėzim tė plotė. Mė 1909 qe emnue Arqipeshkėv i Shkupit ku ēeli shumė shkolla nėpėr katunde dhe punoi pėr lulėzimin e fesė dhe tė kulturės nė atė krahinė; ngriti qelėn e i pasuroi, si dhe zbukuroi Kishėn Katedrale tė Prizrendit. Nė Shkup ndertoi selinė arqipeshkvnore dhe qelėn famullitare.
    Mė 1922 erdhi arqipeshkėv i Shkodrės ku u vu menjėherė me permirėsue dhe pasunue kishėn e qelėn famullitare dhe nisi ndertimin e kishės sė Rusit. Stolisi kapelen e arqipeshkvisė, nė formė artistike, nėn drejtimin e artistit Kolė Idromeno, i cili me duart e veta goditi lterin.
    Themeloi Fletoren e Klerit Katolik dhe Fletoren e sė diellės, botoi librin "Rruga e Shelbimit" e me 19.III.1923 bekoi kumbonėt e reja tė Katedralės. me 4.VIII.1929 shuguroi ipeshkėv Imzot Pjetėr Gjurėn arqipeshkėv tė Durrėsit dhe Imzot Frano Gjinin ipeshkėv Abat tė Mirditės nė shtator tė vitit 1930. Vdiq me 8 korrik 1935 e funerali qe nder ma tė madhnueshmit qė iu banė arqipeshkvijve. Me 1926 pat kremtue 25- vjetorin e ipeshkvisė.
    19.III. 1936 Gaspėr Thaēi, lindi nė Shkodėr me 23.I.1889. Me 21.IX.1911 ēoi meshėn e parė. Shėrbei si famullitar nė dioqezėn e Sapės nė Nėnshat Dajē e pėr dy herė nė Qelėz; qe kėshilltar dioqezan dhe delegat ipeshkvnuer. Nė vititn 1930 erdhi nė Shkodėr si famullitar. Me rastin e sėmundjes sė Imzot Lazėr Mjedės qe emnue Vikar i Pergjithshėm i Arkidioqezat tė Shkodres.
    Me 19.III.1936 sė bashku me Imzot Vinēenc Prennushin O.F.M. u shugurue arqipeshkėv metropolit i Shkodrės nga Delegati Apostolik Imzot Gjon Della Pjetra, nė Katedrale.
    Si famullitar, posė sa e sa konferencash e predkesh, organizoi dhe drejtoi Komitetin pėr kremtinin e Shėna Ndout e tė Shėn Luigjit dhe tė 700-vjetorit tė Shėn Franēeskut.
    Si arqipeshkėv, posė sa e sa ndihmash qė dha, si p.sh. pėr kishėn e Berdicės, kreu dhe kishėn e Rusit, Kapelėn e Vorrezavet, shuguroi lterin e ri tė Shėna Ndout nė kishėn Franēeskane dhe pėrkrahi fletoren "Kumbona e sė Diellės" dhe tė tjera tė pėrkohshme fetare e kulturore.
    Mbas njė vujtjeje tė gjatė prej sėmundjes sė diabetit (sėmundja e sheqerit), tė cilėn e barti me duresė, me 26 maj 1946 mbylli sytė dhe qe vorrosė nė Katedrale me 29 tė atij muaji. Ngjitu lart !

    Vargu i ipeshkvijve tė Ballesit
    Viti Ipeshkėvij
    13.. Guljelmi
    1347 Gjerviku, franēeskan
    1351 Andrea, franēeskan
    1420 Alfonsi, franēeskan
    1424 Mikeli, Paulluz ase de Paolis nga Villa, i dioqezės sė Trevizit, franēeskan
    1426 Bernardi de Ivanis ase de Vivanis prej Drishtit, franēeskan
    1459 Leonardi, napoletan, domenikan
    1478 Danieli, Zahender, franēeskan.

    Vargu i ipeshkvijve tė Drishtit
    887 N.N
    1062 N.N
    1122 N.N.
    1141 Pjetri
    1166 Martini
    1199 Pjetri II
    1220 N.N.
    1250 N.N.
    vit i pasigurtė, vdiq rreth 1322
    1323 Nikolla, agostinian
    1351 B...
    1360 Gjoni i arkidioqezės sė Tivarit.
    1373 Bernardini
    1374 Athanasinas Anastasi, prift i kishės sė Shėna Ndout nė Padovė.
    .... Nikolla II nga Vilja, franēeskan
    1396 Andrea de Montanea ase Montaniana, fshat i Padovės, franēeskan.
    1400 Bartolomeo Poenbiolus nga Venediku, franēeskan. Me origjinė shkodrane.
    1424 Nikolla Vuallibasta.
    1425 Dionizi de Knim. boem. franēeskan.
    1488 Mikeli de Paullia.
    1445 Pal Dushi ase Pal Dussius nga Trevizi.
    1455 Pal Ejllori; qe emnue arqipeshkėv i Krujės. La "Formulen e Pagėzimit" me 8 nanduer 1462 me anėn e njė qarkoreje qė ia drejtonte tė gjithė meshtarėve tė Malėsisė sė Shqipnisė, me tė cilėn ai porositi varėsit e tij qė tė kėshillojnė popullin, nė rasė se nuk munden tė dėrgojnė foshnjet nė kishė pėr tė pagėzue me ujin e pagėzimit, t“i pagėzojnė ata vetė nė shtėpi, duke pėrdorė formulen e liturgjisė, qė asht: "Un te pagėzont premni Atit et Birit et Spirtit Senit". (Unė tė pagėzoj pėr emnit t“Atit e tė Birit e tė Shpirtit Shenjtė). Letėr qarkorja asht nėnshkrue nė kishėn e Trinisė sė Shejtė tė Matit, me 6 nėndor 1462. Fjalėt e kėsaj formule janė dokumenti i parė i shkruem i gjuhės shqipe. Ky dokument u zbulue mė 1915 nė Bibliotekėn Lauretiane nė Firence dhe asht shkrue, nė alfabetin latin. (shif. letersia e vjeter shqipe dhe arbereshe, Bot. Ministrisė sė Arsimit. Tiranė 1954). Kalisti III interesohet pėr krahinėn e Shqipnisė e tė Dalmacisė.
    1457 Nikolla de Suma, kanonik i Drishtit e famullitar i kishės sė Shėn Mėrisė sė qytetit tė Drishtit. Mė 1474 vojt nė Durrės.
    1485 Franēesku Ab. Ecclesia, nga Milani.
    1509 Antoni, kanonik i kishės sė Hispalisė
    1512 Benedikti Kornis, hungarez, i arqipeshkvisė sė Strigonies. Eprur i Urdhnit Premonstratez.
    1516 Theofil Kamaldaleu.
    1518 Franēesku, franēeskan.
    1520 Gjoni de Lagnis.
    1521 Gundisalvi de Ubeda, spaniol.
    1525 Pjetėr Ferdinandi, de Jaen, domenikan. s'dihet vjeti, Franēesku de Selis.
    1541 Alfonsi de Sanobrio ase de Sanobrie, kanonik i kishės sė Hispalisė.
    Mbas vdekjes sė kėtij, deri mė 1636 nuk figuron asnjė ipeshkėv i Drishtit.
    1636 Hieronimi Ēuēich nga Varen i Bosnjes. Ky vdiq me 2.I.1648 dhe me kėtė merr fund vargu i ipeshkėvijve tė Drishtit.

  3. #3
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    Vargu i ipeshkėvijve tė Ulqinit
    Viti Ipeshkėvij
    377 N.N.
    1023 N.N.
    1030 N.N.
    1131 N.N.
    1141 Gjoni.
    1166 Gjoni II.
    1199 Natali.
    1257 Marku, domenikan.
    1260 C.....
    1300 Miroslavi.
    1331 Toma, domenikan, arkidiakon i Tivarit.
    1334 Gracia, nga Akuileja, Abrucez, franēeskan.
    1343 Antoni, Salernitan, benediktin.
    1350 Pjetri, domenikan.
    1354 Gjoni nga Virenti.
    1360 Nikolla.
    1406 Mateu.
    1410 Tadeu de Tadeis, venedikas.
    1411 Gjoni nga Breshia, franēeskan.
    1414 Nikolla Vallibasta, kanonik i kishės sė Ulqinit.
    1424 Franēesku, franēeskan.
    1435 Pjetri qė qe mė parė ipeshkėv i Shasit.
    1441 Paganini nga Bergamo.
    s“dihet viti, Martini Segona nga Novomontan ase Nevopirgu, nė Serbi tė Re.
    1486 Marini Gamba.
    1515 Lorenci Bosketus ase de Bosketis.
    1528 Pjetri III, franēeskan, famullitar i Mulgarecias de Urrea, zviceran.
    1536 Jaku de Medio, franēeskan. Duket i njajti me Jak Dalmasius, pėrpara ipeshkvi i Budves.
    1558 Andrea Jubica, arqidiakon i kishės sė Ulqinit. Mbas vdekjes sė tij, mė 1565 administrimin e kishės sė Ulqinit e merr Gjon Bruno, Arqipehkėv i Tivarit.
    1571 Gjon Bruno, administrator. Kėtu merr fund vargu i ipeshkvijve tė Ulqinit.

    Vargu i ipeshkvijve tė Shasit
    877 N.N.
    1030 N.N.
    1062 N.N.
    1141 Vasili.
    1166 Pjetri.
    1199 Deda.
    1200 G...
    1250 N.N.
    1303 Gregori, franēeskan.
    1308 Benedikti, kanonik i Tivarit.
    1318 Katari ase Zakaria, domenikan.
    vit i pasigurtė Sergji ase Shirqi.
    1345 Pali, karmelitan.
    1363 Pjetri II. Ky pranoi nė gji tė kishės katolike, nė vitin 1368 Strazimirin, Gjergjin e Balshėn, princa tė Zetės.
    1402 Pjetri Kirten.
    1418 Antoni, fiorentin, domenikan.
    1420 Pjetri IV.
    1439 Sergji II.
    1440 Pal Dushi.
    1446 Antoni de Fabriano franēeskan.
    1510 Shtjefni.
    1517 Nikolla.
    1720 Gjoni Baza, kanonik i Shasit.
    1530 Toma kanonik rregulltar.
    Kėtu merr fund vargu i ipeshkvijve tė Shasit, sepse tashti bashkohet me Shkoder.

    Simbas Regestit tė Imzot Pal Kamsit, nė vitin 1745, Shkodra kishte kėto lagje: Tophana, ku ishte qendra famullitare, me 150 shtėpi, me 680 frymė. Shtėpitė ishin tė krishtena tė fsheht, quejtė laramanė me 33 frymė. Kisha e Tophanės ishte kushtue Shėn Dodės. Kazena kishte 140 shtėpi me 459 frymė. Kjo pėrfshinte Shėn Lavrendin me 2 shtėpi, 10 frymė; Qafėn me 1 shtėpi 10 frymė, Kishaj me 9 shtėpi 25 frymė: kjo lagje kishte dy kishė: njėnėn tė Shėn Mėrisė Magdalenė dhe njė tjetėr tė Shėna Prendes. Vorret ishin nė Zarufė afėr Shirokės, ku tani janė varrezat e fshatit: Shiroka kishte 63 shtėpi me 384 frymė e pėrfshinte lagjen Kepi i Madh 1 orė larg Shirokės kah Zogajt, me 11 shtėpi 49 frymė.
    Dokumentat tregojnė se vorre ipeshkėvijsh kishte edhe nė kishė tė Shėna Prendes.
    Regesti i Venedikut shkruen se, nė vitin 1610, kur meshtari kėrkonte me thanė meshė nė Rėmaj, pėrshkohej nėpėr fushėn pjellore tė Gjuhadolit (Passava per la fertile compagna di Glucadoli), sot pothuejse zemra e qytetit. Simon Gjini i cili ka vdekė nė moshė tė shtyeme, afėr 90 vjetėve, tregonte se Rėmajt ishte mbas shtėpisė sė Mark Naraēit. Kel Muzhani la shenim se nė Shkodėr, para 131 vjetėve, nuk pati kishė. Vetėm nė Rėmaj njė kishėz me hajat mbėshtetės ndėr shtylla, ku mblidhej burrnimi me pa meshė dhe kur meshtari shuguronte, xhakoni tundte njė shishe gastarjet me guraleca mbrenda nė vend tė kumbonės ase zilit.
    Aty janė krezmimet ku, ndersa tjerė, asht krezmue Leci i Kolė Ndrekės, krushku i Kel Muzhanit. Kur burrnimi shifej tue dalė prej kishe, gratė prej shtėpiave, te Ura Dervish Begut, qitshin orizin me zie pilaf d.m.th. zgjaste plot 25 minuta prej aty deri nė konak.
    Nuk asht pėr t“u ēuditė, sepse 140-160 vjet ma parė, te shtėpia e Loro Pistullit, te Dugajėt e Reja, Hila Hysė Metės, rrogėtari i Hysos, gjyshi i Ndrekė Shllakut, ka ngamė qetė aty dhe Gjergj Ndokė Sheldija, gjyshi i Gjushit, ka gjuejtė rosa te vendi ku tani asht sahati i Inglizit, se ma nė oborr tė Kishės sė madhe, thonte plaku i Boksit (qė vdiq nė vitin 1930, 120 vjeē) kam mbjellė sa vjet bastan.
    Zyra famullitare qė ishte nė Tophanė, te shtėpia e Rapushit, simbas shkrimeve tė konsullit francez Pouqueville, dhe tė regjistrave tė pagėzimeve tė kishės famullitare tė qytetit, u bart aty kah viti 1800 dhe xuni vend nė shtėpinė e Gaspėr Muzhanit, nė rrugėn e Rrakacojve, aty ku tani, pėrbri saj, u ndertua kinema "Republika".
    Nė vitin 1857, Ferit Mustafė Pasha, zbriti me familje nga kėshtjella e xuni vend nė shtėpinė e Dervish Begut ku tani asht lagjja 28 nanduer. Lagje qė ishin rreth kalaje: Tabakėt, Qafa, Ajasma, dhe rreth kodrave tė Tepės, Tepja, Domnorėt, Draēini, Kėrēirejt, Serdarejt, Kara-Hasan, Lugu-Ēesme dhe u krijuen lagje tė reja, si: Perashi, Parruca, Zdralejt, Garuci, Ndocejt, Kirasi, Derguti, Rus-Maxharr, Rusi Katolik, Gjuhadoli, Serreqi, Ballabanja, Badra, Rusi Madh, ndersa si lagje ma tė hershme pėrmendėn, pėrveē Tophanės, Rėmajit, Kazenet e Kishajt, edhe Ura e Dervish Begut, qė u quejtė edhe Sokak Nemce, ngase aty sė parit pat qenė konsullata austriake, Arra e Madhe, Perashi e Ndocaj.
    Nė toponomastiken (prej ndonjė karakteristike tė veēantė) u thirrėn: Fojletat e Punėtorėvet, nė krye tė Rusit Katolik, aty ku asht fidanishtja pyjore prej se mblidheshin punėtorėt pėr tė xanė punė me mėditje; Xhamia Plakė nė lagjen Rus i Madh, Hani i Salo Kalit, Vorri i Fratit e Ura e Maxharrit, nė Rus tė Naltė; Pusi i Marė Jubanės nė Badra, e cila pat ra viktimė pėr tė mbrojtė nderen e sė bijės nga ushtarėt turq qė e theren mizorisht; Rruga e Palinė Canės prej se aty banonte ajo qė ishte teknike pėr lamjen e Leshit. Aty mblidheshin grosistat pėr eksportin; Ura e Madhe ase Ura e Jacit dhe Lama e Spahijvet andej kah ura e sotme e Kirit; Ēinari i Tophanės nė lagjen omonime, Ēinari i Hoxhės sė Dheut, nė rrugėn e Gjylbegaj, Ēinari i Zef Zorbės sipri vorrezave katolike, Fusha e Qelės, nė sheshin kryesor prej se aty afėr ishte qela famullitare, xhamia e Kuqe, nė krye tė Perashit, xhamia e Bardhė, nė fund tė Perashit, xhamia e Shaban Efendisė, nė fund tė Ndocaj. Kėto qėnė shpesh si pikė orientimi pėr qytetarėt e fshatarėt.
    Nė vitin 1923 lagjet e qytetit ishin kėto: Draēini, Lugu, Arra e Madhe, Serreqi, Ballabanja, Badra, Gjuhadoli, Rusi Naltė, Skanderbeg, Tophanė, Shaban Efendi, Has-Hot, Maxharr, Kiras, Derguti, Dudasi, Ndocej, Rus i Vogėl, Hasan Riza, thirrė edhe Fusha e Druvet, prej se aty shiteshin drutė me ngarkica, Rus i Madh, 28 Nanduer, Lekaj: pra, plot 30 lagje.
    Pouqueville bie se rreth vitit 1800 Shkodra kishte 18.000 banorė. Nė vitin 1819 pati ra njė murtajė e madhe e cila bani kerdi nė Shkodėr dhe Shirokė: nė dimėn 1869-1870, lumi Drin ktheu shtratin e vjetėr tue pėrtrimė kėnetat dhe tue pėrhapė malarjen e cila nė vitin 1874 pat ba kėrdi nė ushtrinė otomane.
    Konsulli francez Hecquard ven kėtė popullsi nė vitin 1857: 4500 shtėpia tė pjestueme si vijon: 3000 shtėpi myslimane, 1400 shtėpi katolike dhe 100 shtėpi orthodokse me njė siprinė cirkonfencionale prej 4 mil, ndersa, 24 vjet ma vonė Gopēeviē, shkruen se shtėpiat ishin 3500 me 24400 banorė tė pjestuem: 16.000 myslimanė, 7500 katolikė dhe 900 ortodoksė.
    Me 25.II. 1854, Imzot Topich, pati nga selia shejte 29 fakultete tė vlefshme pėr 75 vjet dhe po kėtė vjet arriti fermani i Sulltanit pėr ndertimin e kishės nė Shkodrėn e re, tė cilėn populli, mbas rrėnimit tė sė vjetrės, kishte lypė e kėrkue me tė dhanun.
    Me 12.III. 1855, Kongregacioni i Propagandes dha dekretin pėr krijimin e njė seminari provincial nė Shkodėr, i cili u quejt Seminari Papnuer. Duhet shenue se edhe ma pėrpara kėtij nė qytet ekzistonte njė seminar dioqezan, sikurse e dėshmon K.Pooten, nė dorėshkrimet e tij fq.162, ku nder sa tė tjera shkruen se si rektor i kėtij seminari, rreth vitit 1845, ishte Imzot Pal Dodmasej, i lauruem dy herash nė kolegjėn Urbane, mbas tij Dom Ejėll Radoja.
    Themelet e seminarit tė ri u shtinė me 12.IV.1856 kur njė pjesė fanatikėsh tė shtyem nga propaganda e huej shkuen me rrenue muret e pėr ketė pat ba njė demostratė navale nė Grykė tė Buenės nga ana e flotės austriake nėn kryesinė e arqidukės Maksimilan.
    Me 18.II.1857, Dera e Lartė lėshoi fermanin me tė cilin njifte "Emancipimin" e krishtenėve tė perandorisė.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  4. #4
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    Pėr sqarime, sa u rreshtue gjer tani, po ēekim emnat e autorėvet qė vlejnė si shenime historike:

    Estina Guil. Comment in Pauli, Epist.VIII, fq. 2, Tit.12.
    Acta Apost. XX, 1-2, Rom. XV.19.
    Cornely, Introdu Compend. fq.543.
    M. Hagen.
    Thalloszy, Illir. Alb.Forsch, I. 218, 70, 71, 121, 111, 122, 216, 116, 115, 263, 219, 220.
    Elēija, vjeti 1908, fq. 178-179.
    Cordignano, Albania, etj. fq. 239, 398, 237, 94, 95, 242, 244, 248, 336, 245, 223.
    Mommsen VI.
    Guarnerio: Le orig. fq. 87, 255, 72.
    Pouqueville 1837.
    "Hylli i Dritės", Viti 1914, fq. 218, 313, Viti 1943, fq. 193, viti 1932, fq. 410, 518, viti 1935, fq. 227, 69.
    F.Noli, fq. 259.
    M.Barleti, fq. 72.
    Dr. Nd. Nikaj "Historia...", fq. 62, bot. 1917.
    Karlo Pooten, dorėshkrimet.
    "Dituria", viti 1939, fq. 85.
    Flet. Klerit Katolik, viti 1931, fq. 8.
    Konēili Shqiptar, Litt. Inst.
    Miscellanea dioq. Sapės.
    "Lajmėtari i Zemres Krishtit",viti 1935, fq. 227.
    L. Hagues, 1897.
    Dom Gasper Gurakuqi, "Dioqeza i Sapės".
    "Missiones Cattolicae", viti 1888.
    Weigand, Alb. Deutscher.



    ____________
    Gjush Sheldija "Nika", dorėshkrim, viti 1956.
    Guidė Turistike pėr Qarkun Shkoders, viti 1957, etj., etj.

Tema tė Ngjashme

  1. Rrethimi i Shkodres dhe tradhtia e Esat Pashes
    Nga Dreri nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 22-03-2016, 02:37
  2. Shqiperine e Cliruan Serbet
    Nga detiad nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 06-11-2008, 12:44
  3. Imzot Gaspėr Thaēi
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-08-2006, 05:18
  4. Pjetėr Ndoc Daragjati
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-06-2006, 01:35
  5. Familja BENUSSI
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 07-09-2002, 13:42

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •