-
Deftimi i Zotit
Nata e Dėftimit tė Zotit
Tė reflektojmė sėbashku me Papėn Benedikti XVI
Tė dashur forumista, sonte ėshtė nata e festės sė Dėftimit tė Zotit, Ujit tė Bekuar. Nesėr Kisha pėrkujton ardhjen e tre Mbretėrve Dijetarė nė Shpellėn e Betlehemit e momentin e adhurimit tė Foshnjės Hyjnore nga ana e tyre. Papa Benedikti XVI do tė kremtojė nesėr nė orėn 10 nė Bazilikėn e Shėn Pjetrit nė Vatikan, Meshėn Solemne tė Dėftimit tė Zotit.
Melkiori, Balatasari e Gaspri u nisėn nė kėrkim tė diēkaje pėr tu siguruar se intuita e tyre shkencore qe e drejtė. Sipas tyre, ngjarja qiellore qė vunė re, ylli kometė qė ndoqėn ishte shenjė lajmesh tė mira. Nuk e dinin Dijetarėt se kurioziteti i tyre do ti ēonte para Birit tė Zotit, para Foshnjes Hyjnore. Nė Jeruzalem njerėzit u shqetėsuan: kush janė kėta tė tre e ku shkojnė? Herodi u terrorizua: pra profecitė e vjetra qė ai vetė i konsideronte pėrralla po u realizokan! Mesia do ti marrė vendin, Zotin e paska konkurrent? Meshtarėt e Tempullit e skribėt e dinė vendin ku do tė lindė Mesia, por kontrollojnė mė kot Shkrimet: nuk do tė dalin nga pallatet pėr ta verifikuar profecinė.
Tė mbetur vetėm, Mbretėrit Dijetarė, paganė e pa Zot, ndjekin kometėn e mbėrrijnė para shėn Marisė e birit tė saj. Kėrkonin pėrgjigje pėr teoritė e tyre e gjejnė Zotin. Nesėr, pėr tė gjithė ju qė kėrkoni Zotin nė jetėn e pėrditshme, duke bėrė punė tė tjera, nė dukje jo aq tė rėndėsishme, nesėr ėshtė festa juaj, ėshtė festa jonė. Ėshtė festa e tė gjithė atyre qė nėpėrmjet artit, shkencės, filozofisė i bėjnė pyetje vetes e pėrpiqen tė kapėrcejnė kufizimet e teorive. Mbretėrit Dijetarė njohin nė tė sapolindurin e brishtė Zotin e panjohur pėr ta, dhe i ofrojnė kem Mbretit, i ofrojnė ar shenja e kundėrshtive qė zbulon zemrat e secilit, dhe i ofrojnė mirrė qė pėrdorej pėr tė vdekurit, si shenjė e kryqit qė ishte nė fatin e Jezu Krishtit.
Vitin e kaluar, pikėrisht mė 6 janar, Papa Benedikti XVI reflektonte nė kėtė mėnyrė:
Mbeten nė hije pallatet e pushtetit nė Jeruzalem, ku lajmi mbi lindjen e Mesisė ēohet paradoksalisht nga vetė Mbretėrit Dijetarė, dhe sjell jo gėzim, por frikė dhe reagime tė urrejtshme. Plan i mistershėm hyjnor: drita erdhi nė botė, por njerėzit preferuan errėsirėn ndaj dritės, sepse veprat e tyre janė tė kėqia.
-
-
DĖFTIMI I ZOTIT
Sot nė kėtė ditė tė madhe qė po e kremtojmė u dėftua lumturia e Krishtit, e cila gjithmonė ndriqon mbi ne. Dita e Dėftimit i Zotit nė gjuhėn e sotme tė liturgjisė sė kishės quhet edhe Epifani, por edhe dita e tre mbretėrve. Kjo festė e Epifanisė sė Zotit tregon njė adhurim tė tė gjithė njerėzimit ndaj Foshnjės hyjnore, qė qe lindur nė Betlehem.
Nė foshnjėn e Betlehemit na u dėftua Krishti, Mesia, Biri i Zotit i cili u bė njeri, ku pėr shėlbimin tonė u bė njėri prej nesh pėrpos nė mėkat. Nė Jezu Krishtin, njė tė vetmin Shėlbues tė botės, kemi ne shpresėn e gjallė. Shkruan nė Veprat e apostujve: E vetėm nėpėr Tė fitohet shėlbimi. Sepse, pėr tė vėrtetė, ska asnjė pėrson tjetėr nėn kėtė kupė qielli qė Hyu ua dha njerėzve me anėn e tė cilit do tė mund tė shėlboheni (Vap 4,12).
Nė Jerusalem mbretėron mbreti Herod dhe kėshtu ky mbret nuk pati vesh pėr tė dėgjuar pėr lindjen e Shėlbuesit dhe nė tė kundėrtėn ai dėshiroi ta mbyste atė, sepse e ndiente nė vetvete se ėshtė i rrezikuar pėr pushtet.
Nė dėvotshmerin e popullit hyjnė nė rend tė parė tre mbretėrit, apo tre Dijetarėt. Tre mbretėrit janė: Kaspar, Melkior dhe Baltazar. Ata dėshironin ta vizitojnė Mesinė. Kjo vizitė e tre Dijetarėve nga Lindja ėshtė njė shenjė, qė te Zoti janė tė mirė se ardhur tė gjithė njerėzit. Te kjo vizit hyjnore janė tė gjithė njerėzit tė ftuar, por edhe ne qė nėpėrmjet besimit, qė kemi nė Mesinė jemi bėrė tė gjithė bijat dhe bijtė e Hyjit.
Nė kontekstin e kėsaj dite Jezusi paraqitet Adhurimi i mbretit hyjnor tė Judesė.
Mbretėria e Jezusit nuk ėshtė prej kėsaj bote ajo ėshtė hyjnore ku arrin mbi Israel deri nė skajin e botės, po ashtu edhe tė dėrguarit popuj tė huaj i pėrkulen atij. Lindja e Jezusi bėhet si tė thoja njė rrezulltat kozmik. Shprehja teologjike e tekstit ėshtė: Jezusi ėshtė Mbreti i Judenjve, mbreti i popujve, mbreti i Kozmosit. Tė kėrkuarit njerėz, tre Dijetarėt, tre mbretėrit, qė dijnė ti tregojnė simbolet e yjeve, e panė njė yll tė ri, i cili ėshtė nė ecje, dhe ata e gjėjnė rrugėn.
Ky yll shėndrit nė botė qė bota tė jeton nė dritė e jo nė errėsirė. Zoti nė ditėn e sotme me anė tė yllitua dėftoi tė gjithė popujve njė tė vetmin Birin e vet, qė me anė tė fesė t'ia arrijnė shkėlqimin e lumturisė sė tij. Drita, shėndritja nė Bibel simbolizon zbulesėn e fuqisė dhe lumturinė e Zotit dhe njė rrezulltat shėlbimprurės nė historinė e njerėzimit. Pasi qė kjo foshnjė u lind nė botė ka tash mė tepėr shpresė dhe dashuri, poashtu edhe pėr ata qė janė nė largėsi. Rruga e mbretėrve ėshtė njė udhėheqje kozmike me plotfshehtėsi deri te foshnja e Betlehemit ėshtė njė fotografi pėr veprimin e fshehur tė mėshirės sė Zotit, qė e arrin secilin njeri dhe iu ofron shėlbimin.
Kėta tre Dijetar, tre mbretėr nuk janė ata mbretėrit ku arti kishtar i paraqet me kurora, qė vijnė nė grazhd, por nė tė vėrtetė ėshtė vetėm njė mbret, qė ata vijnė pėr ta adhuruar, dhe pėr ti dhuruar dhurata, ai ėshtė Jezusi mbret.
Tre mbretėrit kaluan njė rrugė tė gjatė dhe tė vėshtirė vetėm e vetėm pėr ta takuar Jezusin fashnjė hyjnore, kėshtu nė shenjė tė dashurisė morėn me vete dhurata simbolike qė simbolizojnė dashurinė, adhurimin dhe dhurimin e tyre Jezusit.
Ata moren me vete: ar, kem dhe mirrnė. Nė shenjė tė arit ata i dhuruan atij gjithė shkėlqimin e mbretėrisė sė tyre, nė shenjė tė kemit lavdėrimit qė i ipėt vetėm Zotit, nė shenjė tė mirrnės ata ia dhuruan jetėn e vet Zotit. Kremtimi i Euharistisė ėshtė misteri i fesė: njė pranim dhe dhuratė e madhe hyjnoro-njerėzore.
Me kėtė fe tė gjallė para nesh shkuan edhe Jozefi me Marinė, por edhe barinjėt i besuan Foshnjės hyjnore dhe nė kėtė fe tė gjallė edhe tre mbretėrit iu pėrkulėn Shėlbuesit dhe atė e adhuruan. Edhe ne jemi tė ftuar, qė nė shpresė dhe nė pėrvujtėri ti pėrkulemi Zotit. Pėrkulja para Zotit nuk d.m.th shėrbim skllavėror, por rruga deri te liria e vėrtetė dhe pranimi i Zotit.
Ai qė ėshtė i aftė tė pėrkulet para foshnjės hyjnore nė grazhd, ai do ta pėrjeton, qė Zoti ėshtė nė tė dhe nė tė e vėrteta do tė mbretėron. Edhe ne dashur vėllezėr e motra, kemi pjesėmarrje nė kėtė adhurim hyjnor, andaj mos tė turpėrohemi ta adhurojmė Zotin.
Edhe ne e kemi sot njė dhuratė pėr Zotin, pėr Foshnjėn hyjnore, ēka Zoti kėrkon prej secilit prej nesh, dhurata mė e madhe qė Zoti e kėrkon prej nesh ėshtė Jeta e jonė dhe dhurimi i jetės sonė krejtėsisht Zotit. Shėlbuesi tonė, i cili u bė njeri dėshirojmė qė me njė falenderje ti shėrbejmė dhe atij qė ne fe tė gjallė ti dhurohemi dhe atė ta adhurojmė. Ne shpresojmė qė Foshnja e Betlehemi do tna mundėson qė tė jetojmė nė jetė tė pėrbashkėt dhe tė lidhur me tė gjithė njerėzit nė fe, shpresė e dashuri. Amen.
-
-
Mbretėrit Dijetarė janė paria e popujve, tė thirrur edhe ata qė tė bėjnė pjesė nė Kishė, janė populli i ri i Zotit, bazuar tashmė vetėm te besimi i pėrbashkėt nė Jezusin, Bir i Zotit.
Kėshtu u shpreh Papa gjatė lutjes sė Engjėllit tė Tenzot, mbajtur sot nė Vatikan
Gjatė lutjes sė Engjėllit tė Tenzot nė Vatikan Papa Racinger ripohoi edhe njėherė rėndėsinė e tė Dėftuarit tė Zotit Mbretėrve Dijetarė, shenjė e kthimit tė popujve paganė nė besimin e vėrtetė nė njė Zot tė vetėm:
Tė Dėftuarit e Krishtit ėshtė prandaj nė tė njėjtėn kohė edhe tė dėftuarit e Kishės, pra tė shfaqurit e vokacionit dhe tė misionit tė saj tė pėrbotshėm. Nė kėtė kontekst kam gėzimin tu drejtoj pėrshėdetjen time tė pėrzemėrt tė dashurve vėllezėr tė Kishave lindore, tė cilėt duke ndjekur kalendarin Julian, kremtojnė nesėr Krishtlindjen e Shenjtė.
Papa kujtoi gjithashtu se sot kremtohet edhe Dita Botėrore e Fėmijėve Misionarė, festa e fėmijėve tė krishterė qė e pėrjetojnė me gėzim dhuratėn e fesė dhe luten qė drita e Jezusit tu shkojė tė gjithė fėmijve tė botės. Pastaj Ati i Shenjtė Benedikti XVI falenderoi edhe fėmijėt e organizatės Fėmijėria Shenjte, e pranishme nė 110 vende dhe i grishi fėmijėt tė jenė bashkėpunėtorė tė vlefshėm tė Ungjillit dhe apostuj tė solidaritetit tė krishterė ndaj mė nevojtarėve. Nė vijim Papa Racinger u dha zemėr edukatorėve qė tė kultivojnė tek vogėlushėt shpirtin misionar, nė mėnyrė qė tė jenė dėshmitarė tė zemėrbutėsisė sė Zotit dhe lajmėtarė tė dashurisė sė tij.
Kremtimi i Engjėllit tė Tenzot u zhvillua nė njė atmosferė festive gėzimi. Ishin tė shumtė besimtarėt e mbledhur nė sheshin e Shėn Pjetrit. Tė panumėrt ishin edhe fėmijėt qė kishin ardhur pėr tė dėgjuar Papėn, nė kėtė ditė feste aq tė veēantė pėr ta. Nė fund Benedikti XVI nuk harroi tė pėrshėndesė edhe 1500 pjesėmarrėsit nė karvanin historiko-folklorik Rroftė Befana, kushtuar kėtė vit territorit tė qytetit tė Viterbos dhe tė Monti Cimini.
-
-
Befana e shoqatės historiko-folklorike
Evropa dhe Familja - Familjet e lira tė bashkuara tė Evropės
Befana, sipas traditės folklorike italiane ėshtė njė grua aq e shėmtuar sa edhe e dashur pėr fėmijėt sepse duke fluturuar mbi njė fshesė shkon qytet mė qytet e fshat mė fshat, pėr tu ēuar tė vegjėlve dhurata tė ndryshme. Por mbi nismėn e kėtij karvani historiko-folkloristik flet Serxho Balestrini, promovues i kėtij manifestimi kulturor dhe kryetar i Shoqatės Evropa dhe Familja / Familjet e lira tė bashkuara tė Evropės:
Pėrgjigje: Ne duam qė vlerat e kėsaj feste, vlerat fetare, tu trashėgohen fėmijėve tanė dhe qė fėmijėt ta kuptojnė se nuk ėshtė vetėm Befana, ajo qė sjell dhurata. Kemi shumė prindėr, gjyshėr qė i pėrkushtohen kėtij manifestimi pikėrisht sepse shoqata jonė, ka ndėrmjet qėllimeve tė veta kryesore edhe atė tė mbrojtjes tė vlerave sė familjes dhe pastaj edhe tė traditave popullore, qė janė tė lidhura me rrėnjėt e njė populli, e si pasojė edhe me familjet italiane.
Pyetje: Ky karvan ėshtė unik nė llojin e vet. Do ta shpjegojmė se pse?
Pėrgjigje: Ėshtė unik nė llojin e vet sepse paraardhėsit e mi, sė bashku me mua menduan ta sajojnė kėtė manifestim pikėrisht pėr tė kremtuar universalitetin e familjes dhe tė Kishės. Nga ky kėndvėshtrim ēdo vit mendohet se Krishti lind nė njė vend tė ndryshėm nga ai i pėrparshmi. Ėshtė sikur kėtė vit Krishti tė kishte lindur nė zonėn e Viterbos dhe prandaj tė tre Mbretėrit dijetarė, nė vend qė tė vinin nga Lindja, siē ėshtė nė traditė, vijnė nga zona pėrreth Viterbos. E bukura kėtu qėndron nė atė qė pėr nder dhe respekt ndaj Shenjtėrisė sė Tij, ne sjellim dhurata qė sigurisht nuk janė dhurata me karakter personal, por janė dhurata qė pėrfaqėsojnė simbole, tė vlefshme pėr ne jo pėr vlerėn materiale qė mund tė kenė por pėr mundin dhe dashurinė me tė cilėn janė realizuar dhe prodhuar.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt