Dita Botėrore Misionare e Fėmijėve
Pėr Shkodrėn njė pjesė e solidaritetit tė fėmijėve tė botės
Kremtohet sot Dita misionare botėrore e fėmijėve me temėn: Krishti ėshtė ringjallur: fillon misioni. Kėtė vit ka tė bėjė fortėsisht me Shqipėrinė, siē do ta shohim mė poshtė. E themeluar nė vitin 1843 nga ipeshkvi francez, imzot Forbin Janson, dhe organizuar nga Vepra Papnore pėr Fėmijėrinė Misionare, qė nga viti 1950 me vendim tė Papės Piu XI, kremtohet nė ditėn e festės sė Dėftimit tė Zotit. Kjo vepėr papnore ka si moto: fėmijėt ndihmojnė fėmijėt dhe mbledh kontribute pėr tė realizuar projekte nė tė gjithė botėn. Kremtimi i Ditės Botėrore Misionare tė fėmijėve bėhet nė nivelin e famullisė e tė dioqezės. Gjatė Meshės sė sotme, fėmijėt ēojnė nė elter shumėn e parave tė mbledhur gjatė Kohės sė Ardhjes dhe bėjnė propozime pėr projektet qė duan tė realizohen me atė shumė.
Kėtė vit janė propozuar pesė iniciativa: pėr Afrikėn, ndihma ndaj jetimores sė Shėn Kizitos; pėr Amerikėn, material formativ pėr Kolegjin shėn Hozč di Pan de Acł*** ne Uruguaj; pėr Evropėn, njė qendėr ditore pėr fėmijėt e tė rinjtė e Shkodrės nė Shqipėri; pėr Oqeaninė, ndėrtimi i njė shkolle fillore nė Papua Guinea e Re e sė fundi, pėr Azinė, mbėshtetja e disa fėmijėve nė zonėn mė tė varfėr tė Ashgabatit nė Turkmenistan.
Krijoni Kontakt