"Nuk duhet tė lejojmė qė tė ēoroditemi nga disa pėrralla mbi personazhet e Ungjijve"
Mons. Xhanfranko Ravazi, biblist, prefekt i Bibliotekės Ambroziane flet mbi hipotezat e ndryshme formuluar mbi figurėn e Marisė Madalenė
Refuzimi i Zotit sot shprehet nė forma djallėzore dhe tė rrezikshme, qė shkojnė, siē tha Ati i Shenjtė Benedikti XVI nga refuzimi tek indiferenca, nga ateizmi shkencor te paraqitja e njė Jezusi tė ashtuquajtur modern dhe postmodern. Jezusi kthehet nė njė njeri tė thjeshtė tė kohės sė tij, i privuar nga natyra hyjnore.
Diēka e ngjashme ndodh edhe me disa personazhe tė Ungjijve si pėr shembull Marinė Madalenė.
Mbi kėtė figurė flet Mons. Xhanfranko Ravazi:
Pėrgjigje: Opinioni i pėrgjithshėm e mendon figurėn e Madalenės si njė prostitutė. Nė tė vėrtetė nė Ungjill thuhet vetėm se Jezusi nxori nga ajo shtatė djaj, dhe nuk e dimė nėse nėn kėtė imazh ėshtė paraqitja e njė mundimi tė fortė tė sė keqes, mbase edhe tė vuajtjes fizike. Mė pas identifikohet me Marinė, motrėn e Lazrit. Prap pastaj shndėrrohet nė vetė Marinė, Nėnėn e Jezusit. Ka tekste, pas atyre apokrife, qė e ngatėrrojnė me figurėn e Marisė. Nė fund nė shumė shkrime gnostike ajo bėhet paraqitja e urtisė qė del nga goja e Zotit. Dhe kjo ėshtė arsyeja se pse ka aq shumė dashaligėsi pėrreth figurės sė Marisė Madalenė, tė mos harrojmė ndikimin e Dan Braunit.
Pyetje: Si duhet ta shohė atėherė besimtari figurėn e Marisė Madalenė, pa u ēoroditur nga hamendjet e shpikura pėr tė?
Pėrgjigje: Duke e riparė fytyrėn e saj prej gruaje, tė njė personi qė ka vuajtur, qė ka pėrjetuar tė keqen, qė ka gjetur dritėn e shpresės atėherė kur rruga e saj ėshtė bashkuar me atė tė Jezusit.
Krijoni Kontakt