Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 12 prej 12
  1. #11
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar mė parė nga pllugu
    Edhe ishte histori e lavdishme e poashtu realiteti i sotėm ėshtė i hidhur

    Me gjasė pikėrisht tė parėt e mij sundonin Kroacinė e tė parėt e tu sundonin Greqinė e sot jemi ku jemi.

    Ēfarė ka pėr t'u ēuditur kėtu?
    Injoranca ......

    Fyerje???

    Pa me thuaj ... flet per te paret e mi dhe te paret e tu ... ndersa shkruajme, flasim te njejten gjuhe, mallkojme, urojme, mohojme te njejtin Zot. Kemi per te ardhmen te njejten gje, te njejten enderr ... por ... te paret e mi me te te paret e tu sipas teje ...?

    Cfare aprovoj tek artikulli i mesiper (jo personalisht autorin, shume here kam probleme me idete e tij) por cfare aprovoj eshte menyra se si eshte shprehur thelbesisht per disa gjera. Ashtu sic ka thene se si nuk mund te vleresojme e nderojme Shpiperine, por "ngreme ne piedestal shqiptarine" e shperndare gjitheandej.
    Sesi shkruajme neper forum per Mehmed Aline e Egjiptit, qe permiresoi ekonomine e Egjiptit, qe u mundua te marre Kreten per Perandorine Osmane (duke vrare e masakruar civile), u mundua (me sukses te perkohshem) te marre nga wahabistet Arabine Saudite, serish per te njejten perandori .... por krenohemi se eshte shqiptar.
    Nder te tjeresh, sjellim ndermend, apo analozijme "adn" e Napoleonit qe eshte shqiptar, por ne te njejten kohe, asnje faktor, asnje e dhene, asnje fakt apo veprim i tij historikisht nuk e lidh me FATIN e Shqiperise, mgjth "adn" e tij mendohet te jete shqiptare.
    Sesi bretonet, (nje nga njerezit/rracat/etnite me te shemtuar sipas meje) erdhen nga iliret/pellazget e ne te njejten kohe, asnje nuk sjell nje lidhje se cfare ai "civilizim" beri per Shqiperine. Por, sipas info-ve ketu, jane shqiptare.
    Apo mbreteresha qe ia prene koken qe ishte "shqiptare" mgjs e bija e saj, nje nga mbretereshat me te famshme ne bote nuk donte t'ia dinte, apo s'e dinte per Shqiperine. Mgjth mjafton qe te hidhet teoria qe eshte shqiptare, aq mjafton, pavaresisht se cdo studiues i mirefillte i historise britanike e di fare mire se cfare perberje apo rrethana kane familjet mbreterore britanike.
    Apo George Tenet "shqiptar" ...
    Apo Zotrat e Egjiptit apo te Greqise .... qe nuk ekzistonin por qe flisnin apo "ishin" shqiptare. Mgjth edhe pse shume nga "studiuesit" qe shpjegojne keta zote jane atheiste, asnje nuk mund te gjej nje pergjigje perse Plato, Aristoteli apo vete koha e arte e nje civilizimi tjeter nuk jane "shqiptare." Mund te flasin per zotrat e vjedhur, por asnje nuk gjen dot tempujt per ata zote qe u vodhen nga toka "ame."

    "The bottom Line" eshte kjo ... E dua vendin tim ashtu sic eshte, me gjithe fisnikerine e nje Zonje te rande, me gjithe rrudhat, thinjat e saj te historise, e dua aq shume, saqe s'kam nevoje te "hulumtoje" apo te gjej gjurmet e saj tek dikush tjeter, sepse i ndiej ne vete. E ndersa i ndiej, ndiej klithmat dhe renkat e vuajtjeve te sotme per cfare realiteti i zymte po i ben, sesi po i erreson hijen kesaj Zonje te rende, sesi vete ne shqiptaret, po i rremojme deget, rrenjet, per t'i futur diku tjeter ndersa i heqim nga trupi i saj, ndersa kalben me krimbin e krimit apo injorances frutat e saj qe i dhane ushqim shqiptarise deri me sot.

    Nuk jane "adn"-te e shperndara qe bejne Shqiperine por eshte shpirti i Shqiperise qe e ben shqiptarin. Cdo gje tjeter eshte humbje, eshte zero, eshte e pallogaritshme ne krahasim me gjithesine e saj.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Lioness : 08-01-2007 mė 22:55

  2. #12
    me 40 hajdutė Maska e alibaba
    Anėtarėsuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Pa me thuaj ... flet per te paret e mi dhe te paret e tu ... ndersa shkruajme, flasim te njejten gjuhe, mallkojme, urojme, mohojme te njejtin Zot. Kemi per te ardhmen te njejten gje, te njejten enderr ... por ... te paret e mi me te te paret e tu sipas teje ...?
    Nuk ishte qėllimi im e as nevoja jote qė t'a zhvendosėsh problemin,
    Ēėshtja ishte rreth asaj se sa tokė kemi pasur, e sa kemi tash, nuk flas pėr tokė bujqėsore kėtu, po flas pėr troje etnike. Rasti mė i freskėt ėshtė Toplica nė Serbinė jugore, sot ka njerėz tė moshuar qė tregojnė pėr vuajtjet e etėrve tė tyre nė ato zona kur u shpėrngulėn nga shkjau, po kėta njerėz tė moshuar qė kanė prejardhjen nga Toplica, pėrsėri u shpėrngulėn me dhunė nga Kosova mė 1999.
    Tjetėr problem ėshtė ajo se u kthyem pėrsėri, mund tė kish ndodhur tė mos ktheheshim fare, por falė zotit u kthyem.
    E sa e sa Toplica tjera na i kanė marrė armiqt, e nėpėr kėto Toplica jetonin shqiptarėt e jo tė huajt. Krahas me pushtimin e tokave tona ėshtė bėrė ehe asimilim masiv gjatė historisė, e s'do mend qė gjysma e Europės tė jenė kopilėt tanė.
    Tė parėt e mi dhe tė parėt e tu
    Asgjė mė tepėr se nji shpjegim mė i hollėsishėm, nė pėrgjithėsi tė parėt tanė Ilirėt apo pellazgėt, muhabeti u zhvendos pėr shkak temperamenti.

    -- tė tjerat qė pėrmende me rend qė tė gjithė kush mė shumė e kush mė pak kanė nga njė dozė shqiptarie, edhe sot nė ishullin e Maltės ka plot familje me mbiemrin Albani, e ne e dimė se sa ėshtė Malta afėr Sicilisė e cila ėshtė e mbushur me arbėreshė. Kėshtuqė pėr kėto gjėra vlen pyetja se sa ka dozė shqiptarie ky apo ai person,
    jam nė pajtim me atė tė fundit qė the, se edhe ashtu kemi mjaft kulturė sė paku etnike/popullore/historike kurse ato zbulimet e tjera pėr pellazgėt janė vetėm plus pėr ne.
    Unė vetė mendoj se nuk duhet edhe tė shpėrndahemi aq shumė nė kėto ēėshtjet historike, ne duhet tė bazohemi ekskluzivisht nė ato ēėshtje qė kanė tė bėjnė drejtpėrdrejt me ne p.sh ilirėt tkurrja e trojeve tona, pėrkatėsia e Maqedonasve etj.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Përhapet dhuna në dhjetra qytete të Francës
    Nga Lunesta nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 144
    Postimi i Fundit: 29-11-2005, 09:21

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •