Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 23
  1. #11
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Ne tjera gazeta thote qe jane minoritare greke,po deshe hidhi nje sy shtypit te sotem shqiptar dhe do ta konstatosh vete.

  2. #12
    ..ılılı T.T ılılı.. Maska e Dj-GabrieL
    Anëtarësuar
    20-01-2003
    Vendndodhja
    Jabanxhi
    Postime
    1,899
    Cudi!!

    kot si thon..

    "Qejfi..ha kumbulla te tharta"
    Feel the pump √

  3. #13
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    I shpelafte mortja prinderit dhe kete shtazen bastarde ...

    Per keto raste, denimi me vdekje eshte i paket. Asaj femres (t'emes) i duhet hequr mitra me cka brenda pa narkoze. T'atit, organet gjenitale i duhen prere (serish pa narkoze) gatuar dhe dhene ne pjate.
    Atij kafshes ... c'te them, se me tmerron edhe imagjinata se c'mund t'i behet, te me kishin zili edhe torturuesit e mejsetes.

    Oh Zot, perse lejohen keto "krijesa" te ndyjne token, dhe engjej te pafajshem ... femijet.

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    Citim Postuar më parë nga murik
    Ne tjera gazeta thote qe jane minoritare greke,po deshe hidhi nje sy shtypit te sotem shqiptar dhe do ta konstatosh vete.
    ktu me zune se un vec ket artikull kam lexu, po po te ken qon minoritar m ehiqet i barr e madhe te betohem, gjynaf me vje per fmit se jan gjynaf, po te pakten e di se shqiptari ska shku akoma deri ne at grade.

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e elen
    Anëtarësuar
    07-01-2005
    Vendndodhja
    United States of Albania
    Postime
    919
    Edhe minoritaret shqiptare jane....
    Never take life seriously. Nobody gets out alive anyway

  6. #16
    ♥Nice♥ Maska e cool
    Anëtarësuar
    25-05-2005
    Vendndodhja
    Ne Ajer
    Postime
    73
    Cfar tmerri...e pa imagjinuar...
    ~Proud to be Albanian~

  7. #17
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Pershendetje......


    Me Vjen Shume Keq Qe Ne Bote Jetojne Perbindesh Me Fytyre Njeriu....

    Si Miund Te Arrish Ti Besh Keq Nje Femije..si Mund Ta Shesesh..si Mund Te Pasurohesh Mbi Gjakun E Tij Sado I Varfer Te Jesh...
    Cjane Keta Prinder Qe Arrijne Ne Kete Fare Grade....per Mendimin Tim Smund Te QuheN Te Tille...
    Jemi Ne 2007 Dhe Ky Fenomen Duhet Te Zhduket Nga Faqja E Dheut Edhe Te Luftohet...
    Nuk Jam Per Denimin Me Vdekje Po Njerez Qe Prekin Jeten E Nje Femije Meritojne Vdekjen Me Tmerr...

    Kam Nje Profesion Ku Fatkeqesisht Hasem Me Gjera Te Tilla Dhe Indinjohem Kur Shoh Qe Jo Vetem Ne Shtetin Ku Jetoj Po Ne Shume Vende...pedofilia Eshte Konsideruar Ne Baza Te Ligjit Si Semundje ...dhe Si E Tille Merr Nje Denim Te Toleruar...
    Pedofili Ketu Merr 8 Vjet Ben 5 Del Edhe Nje Dite Te Bukur Fillon Po Ate Gje....
    Dhe Prape Ligji Vepron Me Tolerance Sepse Keta Quhen Te Semure...
    Jo Nuk Jane Te Tille...
    Jane Njerez Pa Zemer...pa Dinjitet...egersira...monstra Dhe Si Te Tille Duhet Te Marrin Nje Denim Te Ashper...

    Per Prinderit Qe Shesin Femijen Mendoj Te Njejten Gje...
    Nuk Ka Turp Me Te Madh...
    Meshira Edhe Falja Per Te Tille Nuk Duhet Te Ekzistoje...


    Femija Eshte Engjelli Edhe Qenia Me E Larte Ne Kohen Tone Edhe Per Kete Duhet Te Meritoje Kujdesin. DASHURINE MBROJTJEN .respektin Me Te Madh Nga Te Gjithe...




    Flm
    Ndryshuar për herë të fundit nga DI_ANA : 06-01-2007 më 10:06
    "Carpe Diem"

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    Citim Postuar më parë nga elen
    Edhe minoritaret shqiptare jane....

    shtetas shqiptar jan, tjeter gjo jo

  9. #19
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    Angry Pedofilia, zbulohen 167 kaseta pornografike me të miturit

    Tmerr! Ky ka qenë kryeartikulli i disa gazetave greke, për historinë e abuzimit 1- vjeçar të tre fëmijëve shqiptarë nga një pedofil grek. Gazeta e Selanikut "Angjelifororo" shkruante dje se arrestimi i 47- vjeçarit u realizua pas një grindjeje të rëndomtë mes një grupi fëmijësh. Sipas gazetës, një polici i është dashur të ndajë një grup fëmijësh në një zënkë rruge. Gjatë kohës që ai ndante 9- vjeçarin me djalin 13- vjeçar, ka dëgjuar sharje që zbulonin marrëdhëniet sekuale të 13- vjeçarit me një të rritur. Pasi ka pyetur më tej të miturit, policia ka zbuluar të gjithë dramën që zhvillohej prej më shumë se një viti. Ndërsa sipas kanalit televiziv "Alfa", arrestimi erdhi pasnjë telefonate anonime të të afërmëve të biznesmenit grek. Më pas policia ka lënë të tre fëmijët të sillen si zakonisht dhe kur janë nisur me makinën e biznesmenit grek në zonën e quajtur pylli i "Njëmijë Pemëve", ka ndërhyrë dhe ka arrestuar 47- vjeçarin.

    Nga ana tjetër, opinioni i fshatit Edhesa është i shokuar pas zbulimit të historisë 1-vjeçare të abuzimit me 3 fëmijët shqiptarë. I martuar me dy fëmijë, pedofili grek bënte pothuajse një jetë të rregullt familjare në dukje dhe askujt nuk i kishin rënë në sy sjellje të tij të dyshimta. Pronar i një pike benzinate, ai është parë shpesh nga bashkëfshatarët e tij të marrë së bashku me fëmijët e tij edhe tre fëmijët nga Shqipëria për xhiro. Gjatë marrjes në pyetje, 47-vjeçari i akuzuar për pedofilika pranuar të gjitha akuzat dhe ka përsëritur se gjithçka është bërë me pëlqimin e prindërve shqiptarë. Sipas tij, shumën e përjavshme të lekëve ia jepte prindërve, jo vetëm që të mos e denonconin, por dhe të mundësonin lënien e lirë të fëmijëve, sa herë që ai donte të plotësonte "orekset" e tij të sëmura. Gjatë kontrollit që është ushtruar për këtë ngjarje janë gjetur 167 DVD me materiale pornografike, shumë prej të cilave mund të përmbajnë filmimet e marrëdhënieve të tij me tre të miturit shqiptarë.

    Njëri prej prindërve, i cili është marrë dje në pyetje nuk e ka pranuar akuzën. Sipas tij, dy djemtë 9 dhe 13 vjeç ishin shokë klase me fëmijët e grekut dhe nuk kishte asnjë dijeni për ato çfarë flitej se kishin ndodhur. Në përpjekje për të lehtësuar pozicionin e tij, prindi shqiptar ka deklaruar se e dinte që fëmijët e tij luanin shpesh me 47 –vjeçarin, por i pyetur nga organet hetimore, ai nuk ka dhënë ndonjë përgjigje bindëse për shumat prej 100-150 euro që merrte nga greku çdo javë. "Kujtoja se m'i jepte si ndihmë, pasi e shikonte që kisha probleme ekonomike",- ka thënë ai përpara hetuesve grekë.

    Ende nuk është marrë në pyetje prindi tjetër, një 42- vjeçar nga Shqipëria. Sipas akuzës, ky i fundit ka mësuar një muaj më parë abuzimet me fëmijën e tij dhe në shkëmbim të heshtjes, i ka kërkuar 50 mijë euro si dhe një apartament grekut, por më pas ka rënë dakord për 2 mijë euro. Avokati i biznesmenit 47- vjeçarka deklaruar mëngjesin e djeshëm në kanalin televiziv "Alfa" se në raportin përfundimtar të hartuar nga policia thuhet se për ngjarjen kishte dijeni edhe e ëma e dy vëllezërve 9 dhe 13- vjeçarë. Nëse ky fakt është i vërtetë, sipas tij rëndohet pozicioni i prindërve përballë drejtësisë.

    Megjithatë, ngjarja e ndodhur në Edhesa të Greqisë duket se ka shokuar gjithë opinion atje, ku përveç abuzimeve seksuale prej më shumë se një viti, kësaj historie të dhimbshme për të miturit i shtohet edhe dijenia e prindërve. 3 Fëmijë shqiptarë, dy prej të cilëve vëllezër, janë shfrytëzuar seksualisht nga një pedofil grek për një vit të tërë. Përveç abuzuesit, në pranga kanë përfunduar edhe prindërit e fëmijëve, të cilët kishin rënë dakord kundrejt parave 150 Euro merrte babai i dy fëmijëve 9 dhe 13-vjeç, për çdo herë që pedofili grek kryente marrëdhënie seksuale me ta, në mënyrë që këto para t'i merrnin për një kohë të gjatë. Ndaj tij policia ka ngritur akuzën e bashkëpunimit në krim

    2000 Euro ka qenë ujdia e prindit të dytë shqiptar, për të lejuar grekun të abuzonte seksualisht me të birin.Kur ka mësuar ç'kishte ndodhur, ai i ka kërkuar grekut 50 mijë euro, por më pas ka heshtur kur ka marrë 2 mijë euro.

  10. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-09-2002
    Vendndodhja
    Myslym Shyri
    Postime
    644
    Citim Postuar më parë nga Lioness
    I shpelafte mortja prinderit dhe kete shtazen bastarde ...

    Per keto raste, denimi me vdekje eshte i paket. Asaj femres (t'emes) i duhet hequr mitra me cka brenda pa narkoze. T'atit, organet gjenitale i duhen prere (serish pa narkoze) gatuar dhe dhene ne pjate.
    Atij kafshes ... c'te them, se me tmerron edhe imagjinata se c'mund t'i behet, te me kishin zili edhe torturuesit e mejsetes.

    Oh Zot, perse lejohen keto "krijesa" te ndyjne token, dhe engjej te pafajshem ... femijet.
    Uffffffff me ty anoj dhe un. Ca jan kto robt kshu mor, qe merren me kalamoj te vegjel. Kushedi sa pasoja do ken keto femij me von ne jeten e tyre. Gjynaf vallai. Ca lesh burgu, qe te tre bashkpunuesit duhet te hiqen qafe.

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  3. Diaspora shqiptare në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare
    Nga altin55 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  4. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •