Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 12
  1. #1
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925

    Na ishte njëherë „Gjuetia e fundit“

    Po sikur? Sikur pasi një skenar të ketë arritur të bëhet skelet për një film, me interpretimin e aktorëve fjalët brenda tij të jenë kthyer në tredimensionale, autori të ulet të rishkruajë skenarin. Çfarë do të ndodhte atëherë? Autori ulet. Ballë ekranit të kompjuterit, ku mundet të shohë filmin, lëviz para dhe mbrapa në kohë, kap detajet me të imta në skenat e filmat dhe i fikson ato në gjuhën e vet.
    Filmi është "Gjuetia e fundit" dhe autori i skenarit as nuk e di qe kjo pyetje është ngritur. Por ndoshta do t'i ledhatohej sedra ta dinte që ka njerëz që janë në gjendje të merren dhe me këtë, rishkrimin e skenarit pasuruar me elementët e vënë re gjatë interpretimit të aktorëve që përfshijnë dhe punën dhe rolin e regjisorit në film.

    ...

    Teksti që e kisha në mendje për hyrje është më i gjatë, por nuk po e lodh temën me të. E gjitha ka synim zbavitës dhe do të ishte mirë të ndërhyjnë dhe të tjerë, sepse unë vetëm me tre skenat e para të filmit kam mundur të merrem më nga afër. Rregullat: s'ka, por teksti që aktorët e flasin, duhet të sillet medoemos.

    Filmin e gjeni në:

    http://www.argetohu.com/menu/filma/gjuetia_e_fundit.htm
    Ndryshuar për herë të fundit nga Dita : 25-07-2007 më 09:50

  2. #2
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    SKENA 1: Pallati i Kulturës Tiranë

    Personazhe:

    Sillo – Interpreton: Koço Devole
    Qeni 1 – Interpreton: Skënder Sallaku
    Qeni 2 – Interpreton: Xhevahir Zeneli
    Qeni 3 – Interpreton: Cekja
    Profesori – Interpreton: Arben Shaka
    Qeni i ri – Interpreton: Agim Bajko



    Zhurmë borish makinash, frenim makinash, piano, zë në sfond që këndon, lehje qensh, ngjitje shkallësh, hapa në një korridor, lehje qensh përsëri…

    Sillo: Pedagogu nuk ka ardhur?
    Qeni 2: Mësimi fillon në orën 10.00.

    Sillo çliron orën nga poshtë këmishës dhe pa ia hedhur sytë vërteton nëse ora ishte 10.00 ose jo.

    Sillo: Në kolektivin tonë punonjës vjen gjak i ri.
    Qentë së bashku: Gjak?
    Sillo: Mbajeni afër dhe i spjegoni gjithë procesin mësimor.
    Qentë së bashku: Si urdhëron.
    Sillo: Qumështin dhe vezët i sollëm. Filloni provat.
    Qentë së bashku: Si urdhëron!

    Duke u larguar Sillo kthehet:

    Sillo: Mirëmëngjes!
    Qentë së bashku: Mirëmëngjes!
    Sillo: Si jeni?
    Qentë së bashku: Mirë!
    Sillo: Nga shtëpia?
    Qentë së bashku: Mirë!
    Sillo: Mirupafshim!
    Qentë së bashku: Pafshim, pafshim, paf…

    Qentë nxjerrin pjatat, thyejnë vezët, fillojnë të kruajnë zërin, përgatisin fytin.

    Profesori: Gati!

    Nota në Piano…

    Qeni 1: Uououou
    Profesori: Jo me grykë, me gjoks, e lehura duhet të dali nga shpirti. (Jep shembull vetë): Uau uau uau…
    Qeni 1: Uou, uou, uou, uou..
    Profesori: Uou…
    Qeni 1: uou…
    (duet uouuou)

    Përplasje duarsh e profesorit.

    Profesori: Në rregull. Tjetri.

    Nota në piano…

    Qeni 2 (Xhevahir Zeneli): Uouou…
    Duet duel me profesorin
    Profesori: Qartë.

    Qeni 2: Eshtë i ri professor.
    Profesori: Ashtu ëë. Si jeni me lehjen?
    Qeni i ri: Urdhëro?
    Qeni 3 (Cekja) : A din të lehësh si qen?
    Qeni i ri: Ah jo, jo.
    Qente së bashku: Jo?
    Qeni i ri: Mbase dhe di por nuk e kam provuar ndonjëherë.
    Qeni 2: Po mirë do të vish nesër në gjah?
    Qeni I ri: Nuk e di, Shoku Sillo më tha se ju do më shpjegoni se ç’duhet të bëj.
    Profesori: Mirë, mirë, në rregull, dakord, ta provojmë konkretisht. Pa fillo leh, leh, fillo të lehësh.

    Nota në Piano:

    Qeni i ri: Uuuu ouuu…

    Qentë së bashku: Aha aha... (E shohin me fytyrë të trazuar nga habia e tipit: Si ka mundësi që nuk din të lehë ky…)


    Profesori: Qetësi, qetësi...

    Lehje më e fortë, ky ia kthen:

    Qeni i ri: Uuuu…

    Profesori: Bobo paskemi punë me këtë!
    Qeni 3: I kujt je ti more djalë?
    Qeni i ri: I Selfo Qorrit.

    Të gjithë ngrihen në shenjë respekti.

    Qeni 3: Selfo Qorrit?
    Qeni 2: Selfos?
    Qeni 1: Djali i shokut Selfo? Po tashti që ka dalë në pension, a i shkrun kujtimet e veta?
    Ah posi
    Qeni 2: Yt atë more djalë është themeluesi kryesor i shkollës sonë të qenve.
    Profesori: E drejtë.
    Qeni 2: Ah të lehur që bënte ai...
    Qeni 3: Eh ça burri ka qënë mo.
    Profesori; Eh, ai po, ka qenë qen i vërtetë.
    Qeni 2: Ashtu është profesor.
    Profesori: Uluni djalosh dhe ndiqni me vëmendje mësimin! Gati djema! Trio, gati! Kujdes, pozicion sulmi! Tre, katër...

    Të gjithë në pozicion sulmi:

    Lehje e fuqishme nën dirigjimin e profesorit...

    Përplasje duarsh e profesorit.

    Profesori: Në rregull, për sot jam shumë i kënaqur. Me kuadro si ju është kënaqësi të punosh. Jeni qenër të vërtetë.
    Qeni 2: Këtu pa dyshim është dhe merita juaj profesor si qen bir qeni.
    Profesori: Mjafton ëë...Nesër takohemi në gjueti. Kujdes djalosh! Mirupafshim!

    Uuouo uauau si përshëndetje nga qentë së bashku në kor.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Dita : 25-07-2007 më 09:52

  3. #3
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Skena 2: Tek fusha e stërvitjes së qenve

    Një fushë e gjerë dhe e gjatë ku po pushojnë disa qen kufiri. Sillo mbledh kolektivin.

    Sillo: Ashtu ëë urdhëroni shpejt, shpejt, shpejt, shpejt.
    Qeni i ri: Më falni shoku Sillo, a mund t’ju bëj një pyetje?
    Sillo: Urdhëro.
    Qeni i ri: Përse ne duhet të lehim si qen?
    Sillo: Shiko me vëmendje këtë hartë djalosh. Ki është pilli i derrave. Kur vjen udhëheqja e lartë të gjuajë derra në këtë pill, detira jone është që ne ta rrethojmë me njerëzit tanë. Duke e rrethuar, neve do të lehim si qenër. Duke lehur si qenër derrat nuk dalin nga pylli, por përkundrazi mblidhen, dhe neve ia afrojmë udhëheqjes. Udhëheqja e shikon, godet dhe derrat vriten. Qartë?
    Qeni i ri: Shoku Sillo unë përsëri një gjë nuk po e kuptoj. Përse duhet të lehin njerëzit? Pak qenër ka Shqipëria?
    Sillo: Ka, ka, po janë qenër rrugësh. Një qen i mirë gjahu kushton sa për të mbajtur 30 punonjës si ne. Partisë dhe qeverisë i leverdis më shumë të mbajë 30 qenër si ne sesa një qen gjahu. Njeriu ynë i ri, pastaj qeni, ka thënë i madhi fare.
    (Qentë e tjerë janë prezentë, tundin kryet, seriozisht të mbërthyer nga rrëfimi i shokut Sillo.)
    Në vitet e para të çlirimit është lehur pa përgjegjësi profesionale. Derrat vinin afër nesh dhe çanin rrethimin, mirëpo kjo kishte pasoja të rënda për fatet e popullit dhe të atdheut, sepse udhëheqja duke mos vrarë derra në vend që të dëfrente, në vend që të pushonte, të qetesohej, shqetësohej, nervozohej dhe të nesërmen jepte një urdhër apo një orientim të gabuar për Partinë dhe për popullin. Mirëpo si kudo, edhe në shkollën e qenve, mësimi i lehjes hyri në baza shkencore. Ty të kemi marrë si djalin e një veterani që ka lehur që në 45-ën, prandaj mos e harro, vëri gishtin kokës, studio veprat e Partisë nga njëra ane dhe librat e qenve nga ana tjetër. Qartë?
    Gati djema për stërvitje. Shpejt, hajt!

    Fillon një muzikë e fuqishme. Qentë e kufirit ndjekin qentë e Partisë dhe anasjelltas. Përleshje. Kapërcime pengesash me katër putra nga qentë e Partisë.
    Au, au au…
    Qenin 3 e vejnë për fund. Ai shan me rob shpie. Obobo, më kafshuan ore, obobo….
    Sillo: O, o, më kafshuan, për ideal të Partisë më kafshuan. Mbajini more, mbajini more qenërit e birt e qenërve. Ooo. Ju lutem shumë, mbani qëndrim karshi qenërve, ooo, çar bëni, mor ça bëni, po a jeni në vete more, do të mbaj qëndrim partie. Qent e bir qenërve. Më njohin a s’më njohin mua. Kulmi more, nuk njohin udhëheqësit e Partisë.

  4. #4
    jom mo i bukri katunit Maska e TikTak
    Anëtarësuar
    26-04-2005
    Postime
    1,633
    ajo ka qen e fort
    te punon mo xha braho hahahahahahahahahahha
    no glove no love

  5. #5
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Skena 3: Tek vila e udhëheqjes në mal

    Në skenë shtohet një personazh: I Madhi – interpreton: Vasillaq Vangjeli


    Muzikë e dridhur e përshtatshme për gjendjen shpirtërore të Sillos. Ai pi duhan me kujdes dhe vëzhgon ecejaket e të Madhit, para-mbrapa, para-mbrapa në oborrin para vilës së udhëheqjes. Sillo e sheh gjithë adhurim. Kujtohet që i ka qentë afër. I bën shenjë t’i afrohen.

    Sillo: E patë e?
    Qentë: Po.
    Sillo: E patë ë?
    Qentë: Po, po
    Sillo: Merrni vesh se ç’po ndodh, merrni vesh se ç’po bëhet? Prandaj e kam theksuar dhe e theksoj gjithmonë që Partisë dhe qeverisë i bie më mirë të mbajë 30 qenër si ju sesa ata qenër atje që desh na shqyen. Me ata do të mbrojmë udhëheqjen?
    Qeni Skënder shfryn: Uff

    Sillo i afrohet dalëngadalë të Madhit.

    I Madhi: Sa larg e kemi pillin që këtu Sillo?
    Sillo: 20 km, matanë atij fshatit atje.
    I Madhi: Më ke thënë që ka shumë derra në atë pill e…
    Sillo: Si urdhëron. Bile thonë, sa futesh në pyll, këmba nuk të shkel në tokë, por mbi kurrizin e derrave të egjër.
    I Madhi: Ashtu posi, ashtu posi. Populli ka humor Sillo. E meqë ra fjala te populli, sonte nuk do të flemë në vilë, do të vemë në shtëpinë e një fshatari të thjeshtë. O t’i vemi papritur e papandehur. Do të hamë e do të pimë ç’të na nxjerrë i zoti i shtëpisë. Eh mor Sillo, më ka marrë malli për një pllakë bukë me djathë e me qepë. Po të kishim dhe një gote llallë mirë do të qe. Ç’mendim ke?
    Sillo: Sot fshatari ynë i ka të gjitha të mirat.
    I Madhi: E di Sillo, e di (qesh me ton ironik). Ke dëgjuar për zhurmën e qumështit kur rrihet me dybek?
    Sillo: Si urdhëron.
    I Madhi: Ka muzikë më të embël se ajo?
    Sillo: Jo nuk ka. Bile dhe simfonia e nëntë e Moxartit i merr të keqen dybekut.
    I Madhi: Ashtu të lumtë, ashtu të lumtë. Kështu që sonte në dhomë nuk dua muzikë, me zhurmën e ëmbël të dybekut dua të më zërë gjumi.
    Sillo: Si urdhëron, mendoj se mbas një ore gjithçka është gati.
    I Madhi: Ashtu të lumtë Sillo, ashtu të lumtë. Dhe dëgjo këtu, këtë punë nuk dua ta marr vesh njeri, unë, ti dhe i zoti i shtëpisë.
    Sillo: Si udhëron.
    I Madhi: Unë po qëndroj këtu në vilë dhe po hedh ca kujtime në kartë.

    Sillo perkul kryet pak ne shenjë përshëndetje dhe largohet me hap të prerë ushtarak.

  6. #6
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Tik Tak, s'ka ardhur akoma ajo skena. Kontribuo qe te vije sa me shpejt.

  7. #7
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    Dita, po ku te shkon ne mendje mi per kto gjera.. T'kam thene femer ma ke te shkreten.. mendjen eeee...

    Eh, po me fut cik ne cudi me kta qener, duke i futur ne frymen forumore se ca do te thuash ti me kete, po qe do ta gjej do ta gjej, po pse te me mundosh xhanem
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  8. #8
    Larguar
    Anëtarësuar
    17-11-2006
    Postime
    282
    Mezi po pres ate me te tundur dybekun ...si e thote ..
    -Ne e kemi tundur brez pas brezi ..., dicka e tille ...

  9. #9
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Zemrushja,

    ky eshte filmi me i preferuar shqiptar per mua. Do thone te tjeret: Ca thua mi Dita dhe ti, po nga humoristiket eshte "Kapedani" me mire, apo "Perralle nga e kaluara". Po nga jo-humoristiket si guxon ti ta vesh mbi "Lulekuqet mbi mure", etj. Eshte ndoshta vetem ceshtje shijesh. Po ti Zemrushe qe do te gjesh patjeter nje arsye qe nuk eshte kjo e mesipermja, kerko po deshe.

    Po pse mo DAJO gjerat gati i doni ju, po mundohuni dhe ju ca duke degjuar e shkruar. Nejse. Pune per t'u bere eshte.

  10. #10
    jom mo i bukri katunit Maska e TikTak
    Anëtarësuar
    26-04-2005
    Postime
    1,633
    ke lulkuqet mi mure ka qen e fort kur thot ai sa vet e kon lepir para meje hahahahahaha e kishte llafin per kallom sheqerin
    no glove no love

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Si te fshijme llogarine ne facebook, njehere e pergjithmone.
    Nga LeArNiNgHaCkInG në forumin Lajme nga informatika
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-02-2009, 17:42
  2. Na ishte njëherë Troja me nëntë shpirtra
    Nga ALBA në forumin Arkeologji/antropologji
    Përgjigje: 62
    Postimi i Fundit: 24-01-2009, 00:52
  3. Ja dhe njëherë si më parë
    Nga Albi në forumin Prezantoni veten në forum
    Përgjigje: 59
    Postimi i Fundit: 02-10-2005, 15:30
  4. Po e prezantoj edhe unë njëherë veten
    Nga CrAzY-BoY në forumin Prezantoni veten në forum
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 14-09-2005, 05:23
  5. E beri njehere .. do e beje prape ???
    Nga PINK në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 06-10-2004, 13:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •