Ehh..cfare kane menduar!!!
Po tregohesh pak i ashper dhe po perqendrohesh ne preventive e jo me dilemen cfare te ben pasi te mbetet shtatzane. Vras mendjen nese do te mendoje e flisje po te i ndodhte kjo motres tende. Mos me keqkupto te lutem, por, nese deshirojme te gjykojme drejt, nuk duhet te perjashtojme mundesine se kjo fare lehte mund te i ndodhe edhe motres sone.
Njera prej arsyeve te perqindjes kaq te larte te abortit tek Shqipet (tek njerezit sikur ti, qe tregohen te ashper dhe primitiv) jane paragjykimet e rrethit se ja "filani po rrit kopilin" edhe rrethi me nuk do te pranoj ate vajze qe pat fatkeqsine te ngelet shtatzane ne moshe te re. Kryefamiljari, me tespih ne duar, do te perjetoj "infrakt" se vajza e tije ia ka bere kopilin e ia ka marre familjes nderin qe ia ka lene amanet Leke Dukagjini. Pastaj, jeta normale per ate vajze tek Shqiptaret ka perfunduar, te gjithe do ta shikojne si "cope te lehte" sepse, vete e the, ka hapur kembet dhe te gjithe mendoje se kjo ka hobi te hap kembet. Vetem tek ne femiu rritet duke e thirrur te gjithe, "O kopil".
Mendoj se nuk do te pranoje te rrisesh nipin, kopilin, ne shtepi. Nese je i sigurt se do ta rrisje kopilin ne shtepi, ja dora. Ama, benu i sinqerte.
Aborti eshte diskutuar edhe tek orthodoksit dy tri rubrika me poshte. Te gjithe, ne parim, jane kunder abortit. Kur i pyta se a ka ndonjeri nga ata qe ndonjehere ne jeten e tyre kane ndihmuar kopilat e jetimet apo vetem flasin dhe propagandojne, secili ne menyren e vete, dikush origjinale e dikush me pak origjinale, iu shmangeshin pergjigjes.
Pergjithsim shume i gabuar. Ne jeten reale nuk ka CDO, nuk ka te GJITHE, nuk ka ASNJE. Cdo rast ka peshe dhe rrethana te ndryshme te cilat nuk mund te i vejme ne te nejtin kallep sidomos nese te ndodhe TY.Cfaredo ligji qe perkrah abortin eshte ligj qe perkrah vrasjen. Nuk mund te rregullohet me ligje e me nene vrasja e nje foshnje. Nuk mund t'i jepet e drejta asnje nene te shendoshe te vrase krijesen qe ne fakt duhet ta ushqeje e ta nxjerre ne drite. Tani, ligjet (mbase dhe) ekzistojne por jo cdo ligj eshte i mire dhe jo cdo ligj i pershtatet qytetarit. Nese nje ligj te lejon te vrasesh nje femije (ju mund ta quani si te doni procesin e shkeputjes parakohe te foshnjes nga mitra e nenes) nuk do te thote qe t'i japim vetes te drejten (e garantuar me ligj) per t'i marre jeten krijeses sone. Ky ligj eshte i barabarte me ndonje ligj barbar qe do thoshte te gjithe homoseksualet duhen pushkatuar, gjithe femrat qe kane prapanicen XXL duhen gjymtuar, e te ngjashme.
Cuditem me sa lehtesi shkruan per gjera kaq te renda e thella. Ne nje ane, ta kam lakmi per vendosmerine qe tregon edhe pse e di se eshte artificiale e cila do te lekundet rastin e pare te tille qe do te ndodhe ne familjen tende (uroj qe kurre mos te te ndodh).
Krijoni Kontakt