Close
Faqja 16 prej 23 FillimFillim ... 61415161718 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 151 deri 160 prej 224
  1. #151
    Self Confidence Maska e Gimi3
    Anëtarësuar
    24-10-2006
    Vendndodhja
    Atje ku Fati i përcjell Guximtarët !
    Postime
    1,028

    A duhet të legalizohet aborti?

    Abort është dalja e embrionit nga mitra e femrës para se ai të mund të jetojë vetvetiu d.m.th. para se të arrijë 6 muaj që nga data e ngjizjes ose para se ta arrijë peshën 0.5 kg. Ose ndryshe disa e quajnë abortin si mbytje e foshnjës para se të lindë.

    Llojet e Aborteve :

    Aborti mund të jetë spontan dhe artificial.

    - Aborti spontan është të dalurit e embrionit nga mitra e nënës në mënyrë të natyrshme pa ndikim të jashtëm të çfarëdo forme të ndikimit. Si p.sh. i ashtuquajturi aborti i harruar. Ky ndodh që foshnja të mos zhvillohet fare pasi të ketë ndodhur ngjizja dhe të zhduket me gjakderdhje. Pastaj aborti si shkak i frikës, apo lodhjes etj.

    - Aborti artificial mund të jetë terapeutik dhe kriminal.

    Aborti terapeutik është aborti artificial që bëhet për motive shëndetësore qoftë të nënës apo të fëmijës. Kurse aborti kriminal është aborti artificial, që nuk është spontan apo artificial terapeutik. Pra, abort kriminal është çdo lloj aborti që bëhet me ndikim të jashtëm për motive të tjera, që s'kanë të bëjnë me shëndetin e nënës apo të foshnjës.

    Lloji i abortit, i cilin hyn në debat dhe ndahen mendime lidhur me faktin nëse duhet apo jo të legalizohet është aborti artificial kriminal. Sa i përket abortit spontan, askush nuk bën fjalë për të, pasi që ai ndodh nga jo vullneti i njeriut dhe si i tillë nuk mund të hyjë në debatin e të lejuarës dhe të ndaluarës, humanes dhe johumanes etj. Andaj edhe unë në këtë punim do të zgjerohem më tepër në këtë lloj aborti, kurse për abortin terapeutik do të ndaj një paragraf dhe të shohim se me çfarë kushtesh mund të lejohet.

    Motivet e përgjithshme të abortit artificial :

    - motive medicinale si shkak i rrezikimit të jetës së nënës

    - motive të gjendjes shëndetësore të frytit si përcjellje e ndonjë sëmundjeje trashëguese ose tjetër.

    - motive shoqërore për të mbuluar turpin e marrëdhënieve seksuale ilegale

    - motive sociale, duke u frikësuar se shtimi i një anëtari të ri në familje shkakton pamundësi për përkujdesje financiare

    - motivi i planifikimit familjar, duke përcaktuar numrin e dëshiruar të anëtarëve të familjes etj.

    Për të arritur deri te ndonjë përfundim i arsyeshëm, kësaj teme, ashtu sikundërse edhe shumë të tjerave, duhet qasur nga aspekti fetar islam, nga aspekti shëndetësor si dhe nga ai social.
    Fitorja Vjen Me Durim , Gëzimi Vjen Pas Dëshprimit Dhe Pas Çdo Veshtirësie Ka Lehtësim .

  2. #152
    lepurushe Maska e bebushja
    Anëtarësuar
    21-02-2006
    Vendndodhja
    N18-1HG
    Postime
    1,886
    lol pikerishte personat qe mendojn si ty Z.GIMI
    PERSERI E PERSERIS SE ABORTI NUK ESHTE VRASJE DERI NE 8 JAVESH SEPSE AKOMA SKA FORMIM EMBRIONAL ,DHE JAM PRO ABORTIT NE RASTET KUR AI ESHTE I DOMOSDOSHEM PER ARSYE TE NDRYSHME..................
    Asgje nuk e tradheton me teper karakterin e nje njeriu se sa gjerat me te cilat ai tallet.

  3. #153
    In GoD We TrUsT !!! Maska e SaS
    Anëtarësuar
    28-11-2005
    Postime
    2,792
    Citim Postuar më parë nga Gleda Lexo Postimin
    Dhe asaj i mbetet per tere jeten nje plage e rende dhe e pasherueshme ne zemer. Eshte cmimi i abortit.
    Prandaj prit perpara se te gjykosh! Jeta e nje femre eshte shume me e komplikuar(shpesh here edhe e pamundur) se jeta e nje babai qe vendos te iki...


    me shume do thoja cmimi i seksit edhe mos njohurise per te !!! se te besh seks qe 14 vjec nuk me duket se ke nje njohuri te madhe per kete fushe !!! edhe ndodh pasoja lenia me barre edhe pastaj aborti !!! degjova nje histori jo shume kohe perpara kur nje 10 vjecare ishte shtatzene 9 muajshe edhe nena e femijes qe ishte shtatzene tha se do ta mbante femijen e goces si femijen e vet !!! ndodh edhe keshtu !!!
    YoUr DrEaM Is YoUr DeStInY...

  4. #154
    Self Confidence Maska e Gimi3
    Anëtarësuar
    24-10-2006
    Vendndodhja
    Atje ku Fati i përcjell Guximtarët !
    Postime
    1,028

    Qëndrimi i Islamit ndaj abortit

    Citim Postuar më parë nga bebushja Lexo Postimin
    lol pikerishte personat qe mendojn si ty Z.GIMI
    PERSERI E PERSERIS SE ABORTI NUK ESHTE VRASJE DERI NE 8 JAVESH SEPSE AKOMA SKA FORMIM EMBRIONAL ,DHE JAM PRO ABORTIT NE RASTET KUR AI ESHTE I DOMOSDOSHEM PER ARSYE TE NDRYSHME..................


    Aborti sipas Fese islame është i ndaluar në të gjitha fazat e embrionit duke filluar me ngjizjen e spermës së mashkullit në vezoren e femrës e deri në lindje. Allahu thotë: “Dhe mos i mbytni qeniet të cilat i ka ndaluar Allahu, përveç me arsye të drejtë”.

    Mirëpo kjo ndalesë fuqizohet edhe më tepër, kur embrioni i kalon 40 ditë, që me këtë rast bëhet formësimi i foshnjës. Ndërsa ndalohet rreptësisht, atëherë kur ai i kalon 120 ditë, kur i vjen shpirti dhe vërehet i gjallë në mitër. Në këtë rast abortimi i tij në Islam konsiderohet krim ndaj njerëzimit.

    Embrioni në Islam i gëzon të drejtat e foshnjës së lindur.

    - Së pari nëse fryti i ka kaluar 120 ditë, pra i ka ardhur shpirti, ai do të ringjallet në Ahiret, pa marrë parasysh se do të lindet i gjallë apo i vdekur. Do të nxirret me abort apo do të lindet normal. I mbyturi apo i abortuari, do t’i kërkojë llogari kriminelëve, që nuk i dhanë mundësinë të jetojë, pra e mbytën.

    - Nëse vdes trashëgim-lënësi p.sh. babai, nuk shpërndahet trashëgimia deri sa të lind edhe ai që është në mitër si trashëgimtar i mundshëm nga pasuria e lënë.

    - Nuk lejohet që nëna shtatzënë të martohet në rast të shkurorëzimit apo vdekjes së bashkëshortit, gjegjësisht babait, deri sa të lindë atë që e ka barrë.

    - Nëse shtatzënësia vjen si rezultat i imoralitetit, nuk lejohet në Sheriatin Islam të ekzekutohet dënimi i kurvërisë mbi femrën me barrë, deri sa të lindë foshnja, pastaj të përfundojë edhe gjidhënia. E gjithë kjo vetëm e vetëm për ta shpëtuar jetën e foshnjës.

    - Femrës shtatzënë, në Islam i lejohet të mos agjërojë në ramazan, ndonëse agjërimi i ramazanit është obligim i fortë për myslimanët, nëse rrezikohet shëndeti i foshnjës në embrion.


    BEBUSHE KJO VLEN PER TY :

    >>>-----> Në të gjitha këto raste, nuk lejohet që të abortohet fëmija për hir të obligimeve ndaj Allahut, andaj vallë si të lejohet aborti për hire të “dëshirave” të krijesave!? <-----<<<

    Abortuesi, mjeku apo kushdo qoftë, i foshnjës, që ka kaluar 120 ditë, dënohet me të njëjtin dënim sikur të kishte kryer krim ndaj foshnjës së lindur. Shumë dijetarë islamë këtë dënim e shohin edhe për atë që aborton foshnjën që ka kaluar vetëm 40 ditë.

    Të ndalemi pak te fjala e Allahut, subhanehu ve teala, ku thotë: "Vetëm i Allahut është pushteti i qiejve e i tokës. Ai krijon çka të dojë. Ai i falë vetëm femra atij që do, e i falë vetëm meshkuj atij që do. Ose u falë çift, meshkuj e femra, por atë që do e lë pa fëmijë (steril). Ai është i Dijshëm, i Fuqishëm." (esh-Shura, 49 dhe 50.)

    Nga kjo duhet të jemi të sigurt se fillimi i formimit të embrionit nuk varet nga ne. Sa e sa njerëz shpenzojnë kohë e mjete të mëdha materiale për të arritur shtatzënësi.

    Por kjo nuk varet nga vetë njeriu.

    Andaj si i jep guxim njeriu vetes që të luaj me atë që Allahu i Madhërishëm e ka vendosur në mitër? A nuk frikësohet njeriu se mund të sprovohet pastaj me përbuzje nga Allahu?
    Fitorja Vjen Me Durim , Gëzimi Vjen Pas Dëshprimit Dhe Pas Çdo Veshtirësie Ka Lehtësim .

  5. #155
    lepurushe Maska e bebushja
    Anëtarësuar
    21-02-2006
    Vendndodhja
    N18-1HG
    Postime
    1,886
    opo boll me kete islamin tuaj se nuk late tem pa e futur e bete bajat fare
    opo eshte vet jeta qe te dikton kushtet e te jetuarit dhe jo islami
    Asgje nuk e tradheton me teper karakterin e nje njeriu se sa gjerat me te cilat ai tallet.

  6. #156
    Self Confidence Maska e Gimi3
    Anëtarësuar
    24-10-2006
    Vendndodhja
    Atje ku Fati i përcjell Guximtarët !
    Postime
    1,028

    Aborti në aspektin sociologjik

    Citim Postuar më parë nga bebushja Lexo Postimin
    opo boll me kete islamin tuaj se nuk late tem pa e futur e bete bajat fare
    opo eshte vet jeta qe te dikton kushtet e te jetuarit dhe jo islami
    BEBUSHE , kam menduar qe je me e zgjuar , ja qe me zgjenjeve ti je nje bebe qe ke nevoje te formesohesh ende , lexo keto statistika , dhe jepe mendimin tend si psiko-logo-pate ne qeshtjen e psikologjise suaj e cila me duket mua teper formale !


    Të lejohet apo jo aborti është një temë sa interesante po aq edhe joreale. Kjo do të thotë të legalizohet apo jo krimi në embrion ose më mirë të themi, krimi mbi fëmijët e së nesërmes së afërt gjegjësisht krimi mbi një pjesë të së ardhmes së një populli.


    1. Arsyeja e lirisë demokratike se njeriu mund të veprojë dhe të shprehet i lirë, nuk guxon t’i shkelë normat e arsyes dhe ta legjitimojë krimin në fëmijë.

    2.Aborti sot mbyt më shumë se 102 000 (njëqind e dymijë) foshnje në Kanada brenda një viti. Kurse në SHBA i mbyt 1.5 milion foshnje në vit.

    3.Aborti zbeh marrëdhëniet bashkëshortore dhe e humb seriozitetin e jetës, pasi që martesa është rrugë e krijimit të familjes e jo të zhdukjes së anëtarit të ri.

    BEBUSHE Çfarë privilegji do të kishte fëmija i parë, i dytë... kundër të tretit që nuk dëshiron ta lejosh të vijë në jetë. ?!?
    Ndryshuar për herë të fundit nga Gimi3 : 13-10-2007 më 11:25
    Fitorja Vjen Me Durim , Gëzimi Vjen Pas Dëshprimit Dhe Pas Çdo Veshtirësie Ka Lehtësim .

  7. #157
    lepurushe Maska e bebushja
    Anëtarësuar
    21-02-2006
    Vendndodhja
    N18-1HG
    Postime
    1,886
    Citim Postuar më parë nga gimi3 Lexo Postimin
    BEBUSHE , kam menduar qe je me e zgjuar , ja qe me zgjenjeve ti je nje bebe qe ke nevoje te formesohesh ende , lexo keto statistika , dhe jepe mendimin tend si psiko-logo-pate ne qeshtjen e psikologjise suaj e cila me duket mua teper formale !


    Të lejohet apo jo aborti është një temë sa interesante po aq edhe joreale. Kjo do të thotë të legalizohet apo jo krimi në embrion ose më mirë të themi, krimi mbi fëmijët e së nesërmes së afërt gjegjësisht krimi mbi një pjesë të së ardhmes së një populli.


    1. Arsyeja e lirisë demokratike se njeriu mund të veprojë dhe të shprehet i lirë, nuk guxon t’i shkelë normat e arsyes dhe ta legjitimojë krimin në fëmijë.

    2.Aborti sot mbyt më shumë se 102 000 (njëqind e dymijë) foshnje në Kanada brenda një viti. Kurse në SHBA i mbyt 1.5 milion foshnje në vit.

    3.Aborti zbeh marrëdhëniet bashkëshortore dhe e humb seriozitetin e jetës, pasi që martesa është rrugë e krijimit të familjes e jo të zhdukjes së anëtarit të ri.

    BEBUSHE Çfarë privilegji do të kishte fëmija i parë, i dytë... kundër të pestit që nuk dëshiron ta lejosh të vijë në jetë. ?!?
    te me pyesesh mua per trurin tat me duket shum qesharak ne ato qe mer kopy dhe i sjell ketu njeri pa bagazh ngele duke kopju kuranin o i zi
    po jam e vogel apo e madhe une eshte puna ime
    fol me fjalet e tua boll kopjove nese je aq i mencur sa pretendon ........
    Asgje nuk e tradheton me teper karakterin e nje njeriu se sa gjerat me te cilat ai tallet.

  8. #158
    Self Confidence Maska e Gimi3
    Anëtarësuar
    24-10-2006
    Vendndodhja
    Atje ku Fati i përcjell Guximtarët !
    Postime
    1,028
    Citim Postuar më parë nga bebushja Lexo Postimin
    te me pyesesh mua per trurin tat me duket shum qesharak ne ato qe mer kopy dhe i sjell ketu njeri pa bagazh ngele duke kopju kuranin o i zi
    po jam e vogel apo e madhe une eshte puna ime
    fol me fjalet e tua boll kopjove nese je aq i mencur sa pretendon ........
    ja qe me duhet te flas dicka nga vetja sepse ato statistika ne Kanada & SHBA nuk mund ti shkruaj une , ato gjera duhet patjeter ti besh copy & paste me qellim qe sado pak te vetedijesoj ne kete aspekt !

    Fjalet e mia jane keto :

    " Pergjat kohes qe nuk flet dukesh me e mençur " ose " dukesh me e bukur kur buzet e tua s'flasin "

    Respekte
    Fitorja Vjen Me Durim , Gëzimi Vjen Pas Dëshprimit Dhe Pas Çdo Veshtirësie Ka Lehtësim .

  9. #159
    Nuk mund te quhet vrasje, madje me mire nje jete pa nisur akoma se sa te shkaterrohen 2 jete te tjera qe kan vajt nga 20 vjec bie llafi.

    Smund ta quash as femije sepse akoma nuk eshte formuar tamam, smund te quhet vrasje, se po te quhej vrasje edhe aborti, atehere edhe ju cuna kur i bini me dore kushedi sa vrasje beni..

    smund te shkaterrohet jeta e dy personave vetem nga nje prezervativ i care, smund te shkaterrohen 2 familje vetem se nje nate nje vajze edhe nje djale ishin pak te eksituar edhe padashje ngeli shtatzene vajza... aborti nuk mund te konsiderohet vrasje, por vrasje konsideroj nese e le ate te zgjase ate lindje nese femija formohet komplet, atehere po eshte vrasje.
    por jo akoma pa u formuar mire... aborti duhet sepse nga nje prezervativ i care ose nga nje pakujdesi.. mund te shkaterrohen shume jete.

  10. #160
    i/e regjistruar Maska e vesaaa
    Anëtarësuar
    25-02-2007
    Vendndodhja
    U.K. London
    Postime
    27
    Me keqardhje sot i shohim se si njerëzit tregtojnë me çështjen e abortimit si një tregti e përparuar, e mbuluar me gjoja arsyetime legjitime nën motot e “lirisë së vendosjes”, “të drejtat e femrës” etj. në disfavor të së drejtës së embrionit-foshnjës për jetë. Duhet të kemi kujdes nga thirrjet e ndryshme qëllimkëqija në nivel kombëtar e botëror për “planifikim familjar”, “e drejta e lindjes”, “lindjet e shëndosha” etj. Sepse të gjitha këto thirrje mbajnë në brendinë e tyre abortin e legjitimuar.

    aborti kuptohet lejohet kur eshte fjala per demtim te shendetit tek nena

    Legalizimi i abortit ne raste tjera , hap dyert për epidemi të tjera morale, familjare, shoqërore, ekonomike, shëndetësore etj. andaj edhe është i papranueshëm dhe duhet t'i mbyllen rrugët e jo të legalizohet.

Faqja 16 prej 23 FillimFillim ... 61415161718 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. 200 të shumëkërkuarit shqiptarë në të gjithë Botën
    Nga Albo në forumin Në kërkim të personave të humbur
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  2. Me te kerkuarit ne Shqiperi
    Nga iliria e para në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 03-02-2006, 00:46
  3. Kryeministri i Kosovës jep dorëheqjen
    Nga rudo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 227
    Postimi i Fundit: 14-11-2005, 08:52
  4. Haradinaj nuk do të shkojë në KS të OKB-së
    Nga mani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 11-03-2005, 09:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •