Abort është dalja e embrionit nga mitra e femrës para se ai të mund të jetojë vetvetiu d.m.th. para se të arrijë 6 muaj që nga data e ngjizjes ose para se ta arrijë peshën 0.5 kg. Ose ndryshe disa e quajnë abortin si mbytje e foshnjës para se të lindë.
Llojet e Aborteve :
Aborti mund të jetë spontan dhe artificial.
- Aborti spontan është të dalurit e embrionit nga mitra e nënës në mënyrë të natyrshme pa ndikim të jashtëm të çfarëdo forme të ndikimit. Si p.sh. i ashtuquajturi aborti i harruar. Ky ndodh që foshnja të mos zhvillohet fare pasi të ketë ndodhur ngjizja dhe të zhduket me gjakderdhje. Pastaj aborti si shkak i frikës, apo lodhjes etj.
- Aborti artificial mund të jetë terapeutik dhe kriminal.
Aborti terapeutik është aborti artificial që bëhet për motive shëndetësore qoftë të nënës apo të fëmijës. Kurse aborti kriminal është aborti artificial, që nuk është spontan apo artificial terapeutik. Pra, abort kriminal është çdo lloj aborti që bëhet me ndikim të jashtëm për motive të tjera, që s'kanë të bëjnë me shëndetin e nënës apo të foshnjës.
Lloji i abortit, i cilin hyn në debat dhe ndahen mendime lidhur me faktin nëse duhet apo jo të legalizohet është aborti artificial kriminal. Sa i përket abortit spontan, askush nuk bën fjalë për të, pasi që ai ndodh nga jo vullneti i njeriut dhe si i tillë nuk mund të hyjë në debatin e të lejuarës dhe të ndaluarës, humanes dhe johumanes etj. Andaj edhe unë në këtë punim do të zgjerohem më tepër në këtë lloj aborti, kurse për abortin terapeutik do të ndaj një paragraf dhe të shohim se me çfarë kushtesh mund të lejohet.
Motivet e përgjithshme të abortit artificial :
- motive medicinale si shkak i rrezikimit të jetës së nënës
- motive të gjendjes shëndetësore të frytit si përcjellje e ndonjë sëmundjeje trashëguese ose tjetër.
- motive shoqërore për të mbuluar turpin e marrëdhënieve seksuale ilegale
- motive sociale, duke u frikësuar se shtimi i një anëtari të ri në familje shkakton pamundësi për përkujdesje financiare
- motivi i planifikimit familjar, duke përcaktuar numrin e dëshiruar të anëtarëve të familjes etj.
Për të arritur deri te ndonjë përfundim i arsyeshëm, kësaj teme, ashtu sikundërse edhe shumë të tjerave, duhet qasur nga aspekti fetar islam, nga aspekti shëndetësor si dhe nga ai social.
Krijoni Kontakt