
Qe kur lexova "ketij akti te ndyte"...ja plasa gazit me ore te tera para sesa te postoj nje pergjigje.
As qe nuk e lexova fare biles vazhdimin e temes, sepse kam lexuar dhe degjuar nga budalliqe nga me te ndryshmet. A eshte vrasje, a eshte plasje.....shif ore cun punen tende ti se e di vete ajo se c'ben. Perderisa femija eshte ne barkun e saj, ajo ka c'do te drejte te beje c'te doje me te. Jane te lidhur bashke nga nje kordon dhe deri ne momentin kur ai kordon te pritet, ajo femije qe ndodhet aty brenda eshte thjeshte nje shtese ne trupin e nje vajze.
Thjesht nje shtese si thonjte apo floket, asgje me teper. Nqs vajza do qe t'a heqi, mund te beje c'te doje me te. Ne rradhe te pare, vajza merr prioritet. Ajo mund te mos doje qe t'a kete ate bezdi ne mes te barkut, kush je ti qe t'a detyrosh ate qe t'a mbaje me zorr ne bark. Asnjeri, po te ishe me i mire ti, do e kishe mbajtur vete ne bark, nuk do ja kishe lene asaj.
As nuk eshte akt i ndyte fare, biles i rekomandoj c'do vajze qe e ka nder mend abortin per c'faredolloj arsyeje, le te shkoje dhe le t'a nxjerre ate kalama. As qe mos t'a vrase mendjen fare dhe as mos ndjehet keq fare. Eshte me mire qe t'a beje sa ka kohe, sesa te jetoje nje jete me probleme per nje problem qe mund t'a kishte evituar. I ben nje nder edhe asaj femije se nuk e detyron qe te jetoje ne nje ambient qe me siguri nuk do te jete i pershtatshem per te rritur nje femije.
Jam pro abortit, edhe po te ngelem ndonjehere shtatzan dhe te dyshoj se nuk ja vlen te kem nje femi ne ate periudhe te caktuar te jetes time, do e nxjerr fyshek perjashta nga barku dhe nuk do te jete ne gjendje te me ndale asnjeri, me ligj apo pa ligj. Jeta ime vjen e para, sepse do te jem une ajo qe do te duhet t'a mbaj brenda per 9 muaj...dhe pastaj te kujdesem per te per 18 vitet e ardhshme ne nje atmosfere emocionale dhe financiare qe mbase mund te mos jete e pershtatshme.
Keshtu qe, derisa femija te jete ne barkun tim, une jam gjykatsja dhe juria gjate gjithe ketij procesi! Asnjeri tjeter, as mos lodhen fare biles se nuk do i perfill, as do ja bej fjale njeriu biles. Bram bram aty edhe hajde...

Krijoni Kontakt