Close
Faqja 32 prej 35 FillimFillim ... 223031323334 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 311 deri 320 prej 348
  1. #311
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Para disa ditesh (sikur nuk ishte fundjave ate dite qe doli) pashe 'The Golden Compass' me pelqeu lol gjithe naten shikoja endrra sikur isha Nicole Kidman

    Si duket do presim dysh e tresh e etj etj Une dhe vdes per peralla por i kam inat kur i 'mjelin' filmat deri ne piken e fundit dhe e heqin fare kuriozitetin apo dhe kenaqsine qe mund te te fale nje perralle.

  2. #312
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar më parë nga korçar Lexo Postimin
    ... seç nuk shkon tek Ozon....

    ... po i shpjegoj seç po shkruaj..
    Une jam plotesisht dakort me gjithe sa ç'shkruan, me nje perjashtim: ke bere dy here te njejtin gabim gramatikor, pra ka mundesi ta dish gabim.
    Pra, nuk shkruhet "seç nuk shkon" ose "seç po shkruaj", por "se ç'nuk shkon" (pra, se ç'fare nuk shkon) dhe "se ç'po shkruaj" (pra, se ç'fare po shkruaj);


  3. #313
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "We own the night" - film amerikan nga James Gray

    Citim Postuar më parë nga Fiori Lexo Postimin

    Sot me rekomandim të një shoqes sime para disa javësh vajtëm pamë më në fund 'We own the night' Hah s'ishte dhe aq i realizuar sa ma bëri ajo, por shikohej, sepse kish karakterin human në disa raste dhe të prekte. Dhe vjen një moment nga fundi ku midis rusishtes gjys të ngatërruar dëgjoj "Shumë mirë, qiti paret'...si për inerci e përsërita me zë në mes të kinemasë derisa u dëgjua 'Shhhhhh'. Ai që e tha frazën nuk ishte karakter kryesor dhe kuptohet lekët nuk i kërkoi për të blerë karamele, ndaj dhe aq sa më bëri përshtypje të dëgjoja ngatërruar midis rusishtes dhe anglishtes,shqip, më erdhi dhe inat që s'e dëgjuam një herë shqipen kaq familjare, për diçka të mirë hah.


    Nejse, nq se e keni përmendur më lart këtë film, s'ma kapi syri...
    Citim Postuar më parë nga autori Lexo Postimin
    s'ka dale akoma ketu, del ne fund te nentorit. Por e pres me padurim kete film te James Gray qe ka pas bere dy filma te mrekullueshem : ne moshen 25 vjeçare, filmin e tij te pare "Little Odessa" (fitoi "Luanin e argjende" ne "Mostra di Venezia" ne 1995 ) dhe filmin e tij te dyte "The Yards" - qe e prezantoi ne Kanë ne vitin 2000. Te dy ishin thriller (suspens); me duket se dhe ky qe ke pare ti eshte thriller ( e prezantoi ne festivalin e Kanes, kete vit, ne muajin maj, dhe kritika ishte shume e mire.

    Po pra po Fiori, ashtu i tha mafiozi kolegut te vet : "Shume mire, qiti paret".
    Perderisa filmi rrefen histori droge ne New York-un e viteve 80 (ne 1989) dhe perderisa regjizori eshte shume besnik i kontekstit te atehershem historik te ngjarjes, i bie qe ne fund te viteve '80, ne New York, ligjin e droges e kane pas bere mafizët rusë dhe shqiptare (ose me sakt, kosovarë). E them kete, sepse ai qe foli shqip, foli vertet me theks kosovar "qiti paret", dhe jo "nxirri leket" (psh).

    Nejse, kjo ishte sa per folklor. Sa per filmin..., ç'te them ?.... Siç thoshte peoles,
    Citim Postuar më parë nga peoples Lexo Postimin
    We Own The Night. Filmat e fundit qe po vijne nga USA nuk po thojne asgje, perveç trajtimit te temave me karakter politik (Lions for Lambs, In the Valley of Elah) apo hapesirave per te treguar moralitetin dhe ngopjen me te keqen qe sjell mafia e organizuar (e huaj); megjithe perpjekjet stilistike apo dramacitetin qe i fusin regjizoret, keto filma jane te dobet. U ngopem me Kumbaret e FFC, apo me te tjere filma mafioze.
    Me sa duket, temat qe trajton kinematografia e nje vendi, sigurisht qe deshmon edhe se sa demokraci, por mbi te gjitha si funksionon demokracia ne nje vend.
    Me sa duket, ne USA funksionon nje gjysem demokracie (gjithsesi, me shume shume defekte, me duket mua) se perndryshe, nuk kam si ta kuptoj mungesen totale te filmave me personazhe punetorë, fermerë (bujq), pensionstë, te papunë, a ku di une. Mund te duket si marksist reflektimi im, por dreqi e mori: vetem mafizë dhe kumarxhinj paska Amerika ?? Kur shkova per ta vizituar, sikur nuk pashe ! Biles problemi NUK eshte nese ka apo NUK ka, (sigurisht qe NUK ka vetem mafizë !!!) . Problemi eshte sesi nje shoqeri, demokratike apo jo demokratike apo gjysem-demokratike, menaxhon mjetet e saj te propagandes (vetem nje budalla nuk e di qe edhe kinematografia eshte edhe propagande !).

    Une them se e amertikanët e bejne kete nga budallalleku (jam i sigurt qe ketu, ne kete forum, dhe kudo neper bote, shumica mendojne se e bejne per fitime financiare, bla bla bla). Ok, edhe ato jane arsyet, por mendimi ime eshte se arsyeja themelore mbetet mediokriteti (biles nganjehere deri dhe debiliteti) i shoqerise amerikane, pjese e te ciles eshte edhe kinematografia.

    Per kuriozitet, shikoni se cilet jane 5 filmat me te shikuar kete jave ne USA, ne kinema :
    1. Enchanted - filmi i krishtlindjeve nga "Walt Disney" , film debil me qellim debilizimin e trurit te popullit
    2. The Golden Compass - film-perralle, por perralle e keqe, qe dhe femijet nuk i genjen dot, e lé më të rriturit (me Nicol Kidman)
    3. This Chrismas - komedi mediokër, po aq mediker sa dhe regjizoret amerikane
    4. Fred Claus - idem, komedi debile
    5. Beowulf - film me shpata lol

    E shikoni pra qe amerikanet, sikunder dhe filmat qe bejne, jane popull goxha budalla (flas aktualisht ë, nuk po marr persiper si kane qene para 50 apo 100 vjetesh, kur pikerisht benin dhe filmat më te mire ne bote !). Ndofta fundi i kinematografise amerikane do paralajmeroje fillimin e fundit te Perandorise Amerikane ??? - Tobe ne strafkullah... lol


  4. #314
    FarewellToNavy Maska e FTN_2004
    Anëtarësuar
    09-11-2004
    Vendndodhja
    West by God Virginia
    Postime
    326
    Pershendetje,

    Nuk e dija qe eshte komentuar No country for old men ketu. Un e pashe kete para nje muaji pasi lexova reviews qe thonin qe ishte film shume i arrire. Dhe ngaqe nuk kishte film tjeter qe ia vlente te shofesh, shkova.
    Filmi per mua ishte kryeveper kinematografike. Skenari i xhirimit, me ato shkretetirat e Texasit, dukej tamam sikur ishte viti 1980. Dialogu ishte interesant.
    Fundi nuk i pelqeu shume vetave, pasi nuk ishte fund tipik holivudi, ose dukej sikur nuk kishte shume te bente me filmin. Po kur po e mendoja dhe njehere rruges per ne shtepi, mu duk shume i pershtatshem per filmin pasi historia po tregohej nga sherifi, i cili mbylli dhe filmin.
    Tani po lexoj dhe librin, dhe filmi der tani i ka qendruar shume besnik librit, gje qe nuk para ndodh me filmat e sotshem.
    NeverAgainVolunteerYourself

  5. #315
    pa he!... Maska e korçar
    Anëtarësuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666
    Ahh autor nuk te shqitet "besnikeria" ndaj gjuhes shqipe. E paske me kemet, pike te dobet fare... Une jo se e di gabim, po nuk e di "seç pata" (mire e kam shkruar kete te fundit?)...

    Nuk e di ne po i vjen fundi kinematografise Amerikane, por ashtu sikur asaj i mungojne filmat e mire (alla amerikançe) ashtu dhe ne Evrope mungojne filmat e vertete prej "autoresh". (Shqetesuese?)
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  6. #316
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar më parë nga korçar Lexo Postimin
    ... ashtu dhe ne Evrope mungojne filmat e vertete prej "autoresh". (Shqetesuese?)
    Fare e vertete ! Lars Von Trier-i me shoke (edhe pse e diskutueshme "Dogma" e tij - por kjo eshte tjeter gje), nuk po qullos gjë qe prej vitesh.
    Michael Haneke,ne vend qe te kthehet ne Austrine e tij te vendlindjes e te beje filma autentike (si dikur), vjen ketej nga Franca dhe merret me Juliette Binoche.
    Frances vetë (gjithmone persa i perket filmave te mire), i ka mbetur sahati tek Philipe Garrel ose Brisseau (te dy te mrekullueshem, por pleq !).
    Thuhet se "Nouvelle vague" gjermane eshte gjithe shpresë, por kam frike se do perserise veten dhe ajo (ka filluar, biles!!).
    Tani ka dale Rumania, por, si te thuash, "nuk ngeli puna tek Rumania" (mos e merr me kuptim cinik ne raport me Rumanine), por dua te them se "me nje lule nuk vjen pranvera" : nese do kish dhe filma hungareze, polake, shqiptare, lituaneze etj etj, Ok, nje "vague" (valë) e tille do kishte kuptim, por nje vend i vetem, ne nje oqean medikoriteti...

    Mbetet Azia, ose shkurt e sakt, Kina. Asaj ose nuk i ka ardhur ora, ose ben sikur nuk i ka ardhur dhe do na habise kur ti vije.

    Por mbetet edhe ... Toka, "Planeti Tokë", pra nje kinematografi e mire "un peu partout" (pak nga nje çike, kudo), pra nje kinematografi cilesore golobale, qe do t'i korrspondonte fshatit global ku kemi filluar te jetojme.
    Sepse po e mbyllim edhe dekaden e pare te shek XXI, pra edhe mund te fillojme te flasim per kinematografi te viteve 2000 :

    Cilet do ishin emrat qe do permendnim si perfaqesues tipikë te kesaj epoke ?
    -Gus Van Sant - amerikan
    -Jia Zhang-ke - kinez
    -Pedro Kosta - portugez
    -Nouvelle vague gjermane (Christoph Hochhaüsler, Angela Schanelec, Henner Winckler... etj)
    -Nouvelle vague rumune
    -Joon-ho Bong- korean (regjizor i "the Host", "memories of murder"...)
    -Im Sang soo - korean (regjizor i "nje grua koreane", "the president's last bang"
    -Nouvelle vague koreane
    -Wang Dong - kinez
    -Apichatpong Weerasethakul -tailandez
    - M. Night Shyamalan - amerikan
    Sofia Coppola- amerikane
    -Rithy Panh - dokumlentarist kamboxhian

    shkurt, gjeografi shume e hallakatur... Ku ndodhet aksi, epiqendra ??? Mua me duket se aksi po shkon goxha nga Azia, por nejse, eshte SHUME heret te flitet.... (plus qe, duket pak si e kollajshme te thuash nje gje te tille, ne shek e XXI)....
    Ndofta jemi ne tranzicion ... (keshtu thote mbesa ime 10 vjeçare ne Shqiperi : "Jemi ne tranzicion ne Daja !"

  7. #317
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    395
    La graine et le moulet. Film i Abdellatif Kechiche.

    Filmi i trete i ketij regjizori me origjine arabe, i qendron besnik menyres se tij te filmimit, lojes se aktoreve dhe dialogjeve shume te perpunuara per te mos i lene asgje rastesise. Ne dy filmat e meparshem, La faute à Voltaire dhe L'esquive, njoftuan se nje regjizor i dale nga nje shtrese popullsie jo fort e pelqyer, po hyn ne atmosferen e kinemase franceze ku qendrojne emra te rendesishem. Dhe ky regjizor e meriton kete vend ne kinematografine franceze qe perveç perrallave dhe historive me dashuri, banalitetit, idiotesise dhe shantazheve tregtare (99), ka dhe ndonje film qe perpiqet te bindi se arti i shtate nuk eshte kthyer perfundimisht ne defrim, ashtu siç e mendojne shumica e produktoreve amerikano veriore.
    Filmi L'Esquive, para tre vjetesh, i suksesshem edhe ne Cézar-et, me pat lene nje shije te mire, pikerisht per menyren sesi kerkon regjizori t'i japi filmit oksigjen me anen e trupit te aktorit. Ne ate film ishte Sara Forestier ingranazhi i historise. Tek filmi i fundit, perseri nje femer, Rym, nje bukuroshe arabe qe mban dhe peshen me te madhe ne kete film ku te gjithe (spektatoret) klientet presim me ankth couscousin e premtuar nga Sliman, nje punetor arab qe ka dhene shume energji per Francen, por qe gjendet i harruar dhe i vetmuar pikerisht sepse pleqeria i ka krijuar probleme. Rym percjell tek Sliman nje energji pozitive, i jep atij me shume dashuri per te mos u dorezuar dhe per te bere diòka me vlere, te pakten nje prove qe nuk do te jete aspak e lehte, e penguar nga administrata pesimiste dhe shume arrogante. Franca e Kechiche eshte kjo, nje klandestin qe sillet ne Paris (La faute à Voltaire), nje grup te rinjsh qe kerkojne te luajne teater ne nje situate sociale aspak te lehte (L'Esquive), nje punetor arab qe kerkon te jetoje akoma, te ekzistoje dhe t'i tregoje te tjereve qe akoma eshte i vlefshem per shoqerine qe zgjedh, perdor dhe hedh. Kjo eshte Franca, por dhe shoqeria arabe merr kritikat e duhura. Shthurje, hipokrizi, mosnjohje dhe mbi te gjitha harrese. Kjo eshte nje teme e rendesishme tek Kechiche: neve nuk duhet te harrojme, nga kemi ardhur, çfare kemi bere dhe pse po bejme keshtu.

    Filmi zgjat 2h30, pak i gjate, por regjizori nuk ngutet per te na dhene nje histori aq te dhimshme por qe asnjehere nuk bie ne retorike. Ne nje moment ku Franca po perballet me sulme sporadike neper periferite e harruara, me gjendjen e nje gjenerate qe mundesoi zhvillimin ne vitet 60, Kechiche jep nje panorame tejet brilante me anen e ketij filmi.
    Planet e fundit ku Sliman ndjek disa te rinj qe i kane vjedhur motorrin jane me te vertete prekese por realiste, pa asnje note dhembshurie per nje plak qe ndjek fatin, por qe i eshte vjedhur nga koha.

    Pialat apo Cassavetes mund te permenden kur shikojme planet, aktoret dhe rrjedhen e ngjarjeve ne kete film, por mendoj qe me kete film te trete, Kechiche ka arritur te ndertoje nje histori personale duke mos falur francezet me sjelljet e tyre, por dhe hipokrizine e nje shoqerie qe nuk gjen dot me vlera morale, ku banalja perzihet me kulturen.

    Nje film i guximshem.
    Ndryshuar për herë të fundit nga peoples : 13-12-2007 më 08:50

  8. #318
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar më parë nga peoples Lexo Postimin
    La graine et le moulet. Film i Abdellatif Kechiche.

    Ne shqip, titulli i filmit i bie: "Fara dhe mushka" (duhet te kete diçka perzierjen e rracave ne film, sepse mushka lind nga kryqezimi i nje kali me nje gomar(icë).
    Do shkoj ta shikoj kete week-end...

  9. #319
    pa he!... Maska e korçar
    Anëtarësuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666
    La Graine Et Le Mulet

    Ne shqip nuk i bie "Fara dhe mushka" por "Peshku dhe Orizi" (diçka e tille, mbase me mire do te ishte "Fara e peshkut").
    Film i forte. Mua me la nje fare pershtypjeje "keqkuptimi" gjithesesi. Keqkuptime psikologjike apo dialektike (nuk ka te beje me dialektin gjuhesor).
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  10. #320
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    Rruga "Santa Fé" - dokumentar kilian nga Carmen Castillo

    Citim Postuar më parë nga peoples Lexo Postimin
    Calle Santa Fé, nje dokumentar qe prezanton nje moment historik te Kilit. Carmen Castillo me shume talent ka arritur te kthehet ne vitet e terrorit kur Pinoceti permbysi shtetin demokratik te Allendes (me ndihmen e amerikaneve veriore) per te na treguar me shume dashuri lidhjen e saj me ate epoke (levizjen e sa majtes revolucionare MIR) dhe njerezit te cilet i besuan dhe u vetmohuan per idealet qe kishin.
    ah ç'dokumentar !! 2 ore e 40 minuta dokumentim i historise !! Carmen Castillo, kthehet ne Kili pas 30 vjetesh, pikerisht ne rrugen ku ndodhet shtepia e saj e dikurshme, pikerisht aty ku i shoqi i saj, themelues i MIR, levizje revolucionare ne kohen e presidentit Aliende, vritet nga klika e Pinoçetit, ne prag te shtepise.

    Gati 3 ore dokumentar, dhe nje pyetje e vetme : "A ja vlente gjithe ai mundim, gjitha ato sakrifica ?".

    Dokumentar i madh, sepse ne asnje moment nostalgjik. Thjesht melankolik (by the way :filmat e mire jane ata melankolikë, te keqinjt, nostalgjikë...).

    Ka nje element interesant ne film: tregohen disa ushtare te Pinoçetit qe perdorin termin "farë e keqe" per te rinjt e majte te asaj kohe.
    Vite rrodhen qe atehere, Muri i Berlinit rà, e majta e humbi davanë. Historia beri te veten. Por "çuditerisht", po kjo Histori, provoi se cilet ishin vertet fara e keqe : Pinoçeti, Regan-i, Margaret Thatcher-i... Te mjeret djathtistë (flas ne sensin filozofik) : jo vetem qe kane patur historikisht pushtetin prej mijevjeçaresh, por behen si bisha kur krahu tjeter jua merr ate qofte dhe per disa vjet .... Tamam farë e keqe

    ps: peoples: ka nje sekuence nga filmi, andej nga treçereku, kur regjizroja interviston nje çif pleqsh kilianë tek te 70-tat, te cileve klika e Pinoçetit jua ka vrare te tre djemt : ne 83-shin dy prej tyre, dhe pastaj ne 87-en, djalin e trete. Dhe tani pleqt rroje qyqare, te vetem. Rralle me eshte dhene te shikoj ne kinema moment me prekes, me dinjitoz, me autentik, më te vertete ! (ne fakt, kam pare edhe nje here tjeter, tek ARTE, deshmine e nje gruaje kosovare ne Gjyqin e Hages, perballe Millosheviçit, te ciles ushtria serbe i kish vrare burrin dhe ... të 5 femijet ! Dhe ishte gjalle. Dhe deshmonte. Dhe ishte po aq prekese, e vertete, autentike, edhe pse e filmuar thjesht nga nje kamera TV. sa dhe Milosheviçit, per here te pare gjate procesit te tij gjyqesor, ju mek goja.... )






Faqja 32 prej 35 FillimFillim ... 223031323334 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ditari im pa flete
    Nga ash në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 19-03-2010, 10:27
  2. Zekeria Cana: Ditari i luftës, 1999
    Nga Dita në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 09-06-2007, 02:51
  3. Pjese nga ditari qe s'mbaj - II
    Nga Henri në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 23-08-2004, 07:44
  4. (Shkëputur nga ditari im) "Na ishte njëherë... Otranto '97"
    Nga Auloni në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-09-2003, 17:40
  5. Ditari I Një Adoleshenti
    Nga eris në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-08-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •