We Own The Night. Filmat e fundit qe po vijne nga USA nuk po thojne asgje, perveç trajtimit te temave me karakter politik (Lions for Lambs, In the Valley of Elah) apo hapesirave per te treguar moralitetin dhe ngopjen me te keqen qe sjell mafia e organizuar (e huaj); megjithe perpjekjet stilistike apo dramacitetin qe i fusin regjizoret, keto filma jane te dobet. U ngopem me Kumbaret e FFC, apo me te tjere filma mafioze.
Ky film, si dhe American Gangster, apo dhe i fundit i Cronenberg, meritojne pak vemendje, por kinemaja i le portat e hapura per te gjithe, dhe kjo eshte e papranueshme.
Filmi Little Odessa i James Gray nuk ishte keq, por ky i fundit, me dozat tragjike te mitit grek, nuk permbante ndonje te re te veçante.
Krijoni Kontakt