Pashe filmin El Greco qe ka dal ketu ne Greqi ne Kinema.Besoj se eshte nje nga filmat me te bukur Grek keto 10 vjet e fundit.Ka nje sasi te realizmit te kohes qe njerezit jane shume real per sa i perket jetes se tyre.
Pashe filmin El Greco qe ka dal ketu ne Greqi ne Kinema.Besoj se eshte nje nga filmat me te bukur Grek keto 10 vjet e fundit.Ka nje sasi te realizmit te kohes qe njerezit jane shume real per sa i perket jetes se tyre.
F F COPPOLA u rikthye ne zanatin e tij pas 10 vitesh. Filmi i tij i fundit Youth without youth doli në kinema.
Përsonalisht, si film mu duk shumë i parëndësishëm, ndoshta idetë e FCC-ës nuk janë më ato të dikurshmet. Por, mendoj se filmi është një përmbledhje e krijimtarisë së tij që nuk do të plaket dhe kërkon akoma të bëjë filma megjithë peripecitë e zanatit dhe të së kaluarës së tij. Kjo shpjegohet edhe me lëvizjet e pazakonta të kameras, por dhe me kontrastin e ngjyrave, e ftohtë, e ngrohtë; vdekja, jeta; rina, pleqëria; drita, errësira; vetmia, dashuria.
Rumania është vendi i zgjedhur nga FCC për xhirimin e filmit me kamera dixhitale, ku një të riu 28 vjeçar rumun të cilit iu besua kamera SONY, i është dhënë një mundësi jo pak e vogël për të punuar në kinemanë e FF Coppolës.
Ndryshuar për herë të fundit nga peoples : 17-11-2007 më 06:41
Sapo po ulesha te shkruaja per filmin e Copoles (per atë e kisha fjalen kur thoja, ne mesazhin pararendes, qe kam pare nje budallallek![]()
Por nuk me the diçka si t'u duken Cronenberg-u, apo "pylli i Mogarit", apo ç'mund te kesh pare tjeter ...; Une sapo dola nga rishikimi i "Paranoid Park" dhe ... sigurisht qe ti dhe korçari kishit te drejte: e kapa (je l'ai eu) filmin 100% (ishte dhe mengjes dhe isha qiqër i fresket !!). Perlë kinematografike!
Por më lë t'i hakerrohem nje cike Coppolës se fundit, aman ...![]()
"U mbars mali dhe polli nje mi" - thote nje fjale e urte shqiptare. Keshtu dhe puna e Coppolës.
Pasi ndenji nja 10 vjet pa bere asnje film, Coppola i "Kumbarit" dhe i "Apocalips Now"-t na ka bere nje film te ri, qe ne USA del ne fillim te dhjetorit "Youth without Youth" ("Rinor pa qënë i ri").
Per mua, Coppola me kete film eshte patetik, grotesk (qesharak) dhe kiç (kitch) !
Ndonje fans i madh i filmave te tij as kam qene dhe as nuk jam, tash e tutje do jem edhe më pak. Megalloman ishte, megalloman mbeti...
By the way: Ne kete forum, para nja dy vjetesh, dikush pati hapur nje debat duke thene qe Kusturica eshte nje regjizor zero me xhufke, sepse Coppola, kur e takoi ne Festivalin e Kanes, i tha "Nuk kam degjuar ndonjehere te flitet per ty, as ndonje film tëndin nuk kam pare".
Asokohe, shpjegova ne forum se faji nuk eshte i Kusturices (filmat e te cilit i kam pelqyer, edhe pse sot mendonj se nuk eshte ndonje regjizor super i madh !), por faji ishte i Coppolës, qe nuk ja var më kinematografise dhe merret vetem me disa productione (bente producentin e disa filmave) dhe nuk ben më vete filma.
Paskerkam pasur te drejte ! Filmi i fundit i Coppolës konfirmos qe kinematografia e tij (menyra e tij e te berit film), ka mbetur ne vitet '80. Me siguri, Coppola nuk ja ka haberin se ç'prurje te rendesishme dhe te reja kane sjelle regjizore te tille qe kane lënë emrin e tyre ne krijimtarine kinematografike te 20 viteve te fundit, si Hou Hsiao Hsien, Abas Kiarostami, Nanni Moretti, Aki Kaurismaki, Bruno Dumont, Hong Gang-soo, Philippe Garrel, Takeshi Kitano, Gus Van Sant, David Lynch, Jean Claude Brisseau, Jim Jarmouch... et j'en passe...
web site i filmit: http://www.ywyfilm.com/
![]()
Dje pashe 'Dashuria ne Kohen e Koleres' -- pahhh cfare zhgenjimi.. E dija qe nuk do ishte ashtu si e kisha imagjinuar une, por perseri prisja dicka me shume. Nga fundi fillova sikur te qaja, besoj me shume nga imagjinata ime se sa nga realizimi i filmit.
Kawasse nuk e kam pare akoma, Cronenberg,çfare te te them. Me mire asgje se nuk me hyri asgje nga ai film,qe nga fillimi deri ne fund ishte nje trill i ndertuar keq, megjithe mundin e aktorit kryesor apo dhe te luftrave te trupave mashkullore ne banjon turke. Shija e mire e A history of violence, sikur e mbyt pak kete film qe me mire ishte te mos e bente fare. Dhe kur lexoj disa kritika, me te vertete çuditem, dhe nuk kuptoj se perse akoma sot flitet per nje regjizor kur ai nuk ka me per te dhene, ose s'ka dhene gje me vepren e tij.
Eshte e vertete qe me "A History of Violence" Cronenberg-u kaloi ne nje stad te ri te vepres se tij, nje stad qe mund te lexohej si nje fare "rilindjeje" dyte ne kinamatografine e tij.
Por ky i fundit ("Eastern promisis") eshte mbi te gjitha nje film pertac. Pra, me shume se "Cronenberg-u nuk ka më ç'te thote", me duket se duhet thene : "Cronenberg-u nuk e ka lodhur shume koken" .
Sigurisht, diçka ka ne film (sidomos ideja e tatuazheve, raportet tatuazh(trup) - mendje(tru), por mua m'u duk se nje rrëmim i tille mbetet siperfaqesor.
Megjithate megjithate, industria e filmit eshte muhabet i ngaterruar. Me nje projekt te tille filmik (ku lujane star-e si Naomi Wats), si duket futen më teper faktore ne mes, faktorë qe kushtezojne nje fare uljeje te cilesise kinematografike, per hatër te kushtezimeve financiare, pranise se superstar-eve etj etj. Jane dhe keta faktore qe duhen marre parasysh (ti e di mire, se, para se te beje nje film, nje regjizori, qofte ky dhe mëitalentuari i botes, i duhet nje producent !...
Nuk mendoj qe Cronenbergu i nenshtrohet ligjeve te rrepta te prodhimit te nje filmi, ai ka nje stil te vetin dhe mbi te gjitha nje emer ne kinema qe i lejon te gjeje financime gjithandej, por eshte nje "murtaje" qe ka kapur shume regjizore qe preferojne gjithmone te krijojne, te bejne filma e te bejne filma sesa te rrine e te veshtrojne pak me emocion ndryshimet dhe vlerat qe ka kinemaja, ose me mire çfare eshte kinemaja sot per nje gjenerate qe kalon nje pjese te madhe te kohes ne yutube, dailymotion...
Dje pashe filmin e Fatih Akin, i cili mu duk mire, megjithe notat romantike qe i kishte dhene personazheve. Nexhati dhe Suzana kishin dhe kontrollin e gjithe historise. Nje teknike montazhi qe i jep filmit me shume vertetesi apo e ben me te suksesshem nga kompleksiteti i ngjarjeve qe kane ndodhur , por akoma nuk jane paraqitur. Une mbetem me shijen e filmit Head-On, te cilin e pashe keto dite, por Akin deshmon edhe njehere me anen e metaforave qe ndodhen ne shume skena te filmit (nxjerrja e berthamave te qershise nga Suzane dhe dialogu i saj me Yeten mbi bashkimin europian te Turqise...duart me leng qershie te Suzanes...) se Turqia eshte nje subjekt qe duhet shfrytezuar dhe ai e ben me mjeshterine e nje intelektuali korrekt.
Ndryshuar për herë të fundit nga peoples : 20-11-2007 më 10:32
E pashe dhe une sot filmin e fundit te Ridley Scott-it (portreti i tij eshte ketu : http://www.forumishqiptar.com/showpo...&postcount=169
Film i mire ! Ate qe ti e quan "shume grafik" ne disa momente, nese flasim per te njejten gje, une e quaj "film i bere me imazhe", pra flasin vete imazhet, pa patur fort nevoje te flasin ose jo personazhet (ose, edhe nese flasin, ka pak rendesi ajo qe thone). Ky eshte dhe thelbi i kinematografise se mire, pra jo letrareske, por kinematografi vizuale, e menduar permes imazhesh.
Siç kam shkruajtur tek portreti i regjizorit ne fjale, Ridley Scott gjithmone eshte lekundur midis kinematografise komerciale ( "Kingdom of heaven", " A good year") dhe asaj te filmave autor, pra ku ndihet personaliteti i regjizorit ( "Duellists", "Thelma & Luise"...).
"American gangster" futet padyshim tek keta te fundit !
![]()
Iraku nuk ka Hollywood dhe ne USA po afrojne zgjedhjet presidenciale (gjate te cilave Hollywood-i, si zakonisht do te mbaje anën e demokratëve - aq më mirë !).
Keshtu qe nxjerrjen ne drite te djellit te qelbesirllëqeve te USA-s ne Irak e ka marre persiper pikerisht vete Hollywood-i, dhe hiç më pak hiç më shume por permes regjizorit Paul Haggis, regjizor i filmit te njohur "CRASH", fitues i Oscar 2006.
Nje pensionist, ish-oficer i ushtrise amerikane, republikan i thekur (luajtur nga Tommy Lee Jones) , niset ne kerkim te birit te tij ushtar ne New Mexico (shtet ne jug te USA), i kthyer prej 4 ditesh nga Iraku por qe eshte zhdukur qe prej 3 ditesh nga kazerma. Atje ne kazermen ushtarake ai bie ne kontakt me nje dedektive (Charlize Therlon) me te cilen zbulon se i biri eshte gjetur i vdekur jo larg kazermes, i prere copa-copa dhe i djegur shkrumb. Gjithshka lidhet me Irakun...
Film romanesk, por i realizuar mire. I thjeshte, por emocionues per nga historia. Te shohim si do shkojne punet ne Oscar ku tema e Irakut ka fort shance te jete qendrore (pritet filmi i De Palma-s, po ashtu me teme nga kjo lufte).
web site i filmit: http://wip.warnerbros.com/inthevalleyofelah/
![]()
Krijoni Kontakt