Close
Faqja 25 prej 35 FillimFillim ... 152324252627 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 241 deri 250 prej 348
  1. #241
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "SECRET SUNSHINE" - film jug-Korean nga Lee Chang-Dong

    Lee Chang-Dong, ish Minister Kulture ne Korene e Jugut para disa vjetesh, i pata pelqyer jashte mase "OASIS", kryeveper e vertete.
    Filmi i tij i ri "secret sunshine" ishte ne Kanë, kete vit.

    Filmi zgjat 2 ore e 20 minuta. Ai rrefen historine e nje grauje te re qe pasi i vdes burri ne nje aksident me motorr, i vdes dhe djali i vetem qe i ka ngelur, pas nje marrjeje peng.

    Pergjate 2 ore e 18 minutash filmi eshte i natyres psikologjiko-romaneske (nuk jam fort fans i kesaj menyre te berit kinematografi), por ... ne 2 minutat e fundit, duke filmuar KREJT gjë tjeter (dhe jo më psikologji), autori "anullon" plotesisht menyren e rrefimit te gjithe filmit, dhe i jep atij nje natyre krejt tjeter.
    Film i mire




    aktorja kryesore fitoi ne festivalin e Kanes 2007 Cmimin e aktores me te mire.

  2. #242
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "Historia e Rikardo O." - film francez nga Damien Odoul

    Film autoportretist qe rrefen nje cope jete te nje personazhi, Rikardos, tek të 30-tat, qe pergjate 3 muajve te veres vendos te merret vetem dhe vetem me seks : 13 vajza, 13 takime, 13 eksperienca.

    Film interesant, : skenat me te realizuara jane ato qe ujane me te veshtirat e filmit, pra ato me seks. Por pjesa tjeter lé per te desheruar... : (

    web site i filmit : http://www.richard-o.com/


  3. #243
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "Michael Clayton" - film amerikan nga Tony Gilroy

    Vazhdon seria e filmave demokratë (anti- Bush) nga Hollywood-i.

    Tony Gilroy, skenaristi i 3 filmave me Jason Bourne, si duket ka thene me vehte: "Une bej qe bej skenare te mire, pse mos bej dhe regjizorin?" Dhe drejt e ka : filmi i tij i pare, "Michael Clayton" eshte shume i mire !

    George Clooney luan rolin e Michael Clayton-it, nje avokat qe punon ne nje kabinet te rendesishem avokatesh ne New York dhe qe ka per detyre te mbroje juridikisht nje firmë gjigande agrokimike : U/North. Firma ka probleme me fermerët amerikane, per shkak te pesticideve qe kjo kompani perdor dhe qe rrezikojne ekologjikisht jete njerezish. Aluzioni eshte fare i qarte: U/North aludon per vete SHBA : U(SA)/North qe po qelb mbare boten!

    Filmi rrefen me nje intensitet ne dukje horizontal vetevrasjen e ndergjegjes se avokatit, gje qe e ben te kaloje ne mbrojtje te fermereve.

    Shkurt: George Clooney vazhdon te mbetet i pakorruptueshem sa ne jeten e tij te vertete (kunder gjenocidit ne Darfour - Sudan, kunder Bush-it ne Irak), aq dhe ne jeten artistike.
    Bravo Clooney !

    web site i filmit : http://michaelclayton.warnerbros.com/


  4. #244
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anëtarësuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    michael clayton e pashe dhe me pelqeu. por fundi ishte si gjithe serite e law in order. siduket u lodh pollack me clooney gjate gjithe filmit, dhe ne fund hoqen dore dhe i dhane nje fund te sterpare 10ra here. prisja me teper. tom wilkinson ishte the highlight of the movie.

  5. #245
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anëtarësuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    autor, kete jave te vendi im i filmave franeceze do shfaqet: Read My Lips (Sur mes lèvres)

    e ke pare? pershtypjet?

  6. #246
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar më parë nga KozyShack Lexo Postimin
    autor, kete jave te vendi im i filmave franeceze do shfaqet: Read My Lips (Sur mes lèvres)

    e ke pare? pershtypjet?
    Po, e kam pare. Shko shikoje pa hezituar, do te pelqeje. (e kam te sigurt)

  7. #247
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar më parë nga KozyShack Lexo Postimin
    michael clayton e pashe dhe me pelqeu. por fundi ishte si gjithe serite e law in order. siduket u lodh pollack me clooney gjate gjithe filmit, dhe ne fund hoqen dore dhe i dhane nje fund te sterpare 10ra here. prisja me teper. tom wilkinson ishte the highlight of the movie.
    eh... fundi...; u mor vesh, kompani amerikane e ka prodhuar filmin, keshtu qe "final cut"-in e famshem atje tek ju e kane ne dore producentet, dhe jo regjizorët...
    Por film i mire, gjithesesi. Me pelqeu shume "horizontaliteti" i filmit, pra forma prej kronike (fundja dhe jeta e perditshme, kronike eshte ! - vetem ne filmat e keqinj Hollywood-jane jeta eshte spaktakel !

  8. #248
    pa he!... Maska e korçar
    Anëtarësuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666
    "Paranoid Park", Gus Van Sant

    Ri-kthim tek Hitchcock. Monumentale. E verteta e Kinemase (ç'eshte kinemaja?) nuk eshte e verteta e botes. Sepse kjo e fundit nuk egziston. Argument solenel. "Degjoni o milet", therret filmi. Ajer. Ajer. Liri. (Shaka.)
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  9. #249
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Në përgjithsi jemi munduar që t'i shikojmë gjithë filmat në kinema këtë vit, duke qënë se tv e kemi lënë ... : ) po prapë pashë disa filma që më kishin shpëtuar pa parë tek ata që kishit përmendur më lart.

    Sot me rekomandim të një shoqes sime para disa javësh vajtëm pamë më në fund 'We own the night' Hah s'ishte dhe aq i realizuar sa ma bëri ajo po shikohej, sepse kish karakterin human në disa raste dhe të prekte. Dhe vjen një moment nga fundi ku midis rusishtes gjys të ngatërruar dëgjoj "Shumë mirë, qiti paret'...si për inerci e përsërita me zë në mes të kinemasë derisa u dëgjua 'Shhhhhh'. Ai që e tha frazën nuk ishte karakter kryesor dhe kuptohet lekët nuk i kërkoi për të blerë karamele, ndaj dhe aq sa më bëri përshtypje të dëgjoja ngatërruar midis rusishtes dhe anglishtes,shqip, më erdhi dhe inat që s'e dëgjuam një herë shqipen kaq familjare, për diçka të mirë hah.


    Nejse, nq se e keni përmendur më lart këtë film, s'ma kapi syri...

  10. #250
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar më parë nga korçar Lexo Postimin
    "Paranoid Park", Gus Van Sant

    Ri-kthim tek Hitchcock. Monumentale. E verteta e Kinemase (ç'eshte kinemaja?) nuk eshte e verteta e botes. Sepse kjo e fundit nuk egziston. Argument solenel. "Degjoni o milet", therret filmi. Ajer. Ajer. Liri. (Shaka.)
    hehe,e paskemi pare ne te njejten dite.
    Ka nje fraze ne film qe me beri vertet me qesh : nje adoleshent 15 vjeçar i thote bashkemoshatarit te tij (heroit te filmit) : "Eshte mire te besh seks. Por dhe më mire eshte te mos besh".

    Po ulem te shkruaj diç me shume per filmin pak me vone.

    ps: ne shqip, "solenel" eshte solemn !

Faqja 25 prej 35 FillimFillim ... 152324252627 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ditari im pa flete
    Nga ash në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 19-03-2010, 10:27
  2. Zekeria Cana: Ditari i luftës, 1999
    Nga Dita në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 09-06-2007, 02:51
  3. Pjese nga ditari qe s'mbaj - II
    Nga Henri në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 23-08-2004, 07:44
  4. (Shkëputur nga ditari im) "Na ishte njëherë... Otranto '97"
    Nga Auloni në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-09-2003, 17:40
  5. Ditari I Një Adoleshenti
    Nga eris në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-08-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •