Autor, se eshte e pamundur te kontrolloj 12 faqe ketu....E ke pare filmin The Singer (Quand j'étais chanteur)? Nese po, c'pershtypje ke?
Autor, se eshte e pamundur te kontrolloj 12 faqe ketu....E ke pare filmin The Singer (Quand j'étais chanteur)? Nese po, c'pershtypje ke?
Jo, por e mbaj mend mire kur ka dale (vjet). Ishte vjet ne festivalin e kanes, dhe per me teper, ne 20-eshen e filmave ne konkurim. Pra, ne princip, duhet te ishte film cilesor, por kritika, asaj qe i besoj, ishte goha e keqe...
Tjeter gje qe me shtyu mos me shku me e pà, ishte prezenca ne film e aktorit Gerard Depardieu. Jo se nuk me pelqen si aktor, perkundrazi, ai ka qene (por nuk eshte më !- per mendimin ti), aktori me i mire francez i viteve 70-80, por problemi me Depardieu eshte i njejti si me De Niro-n: kur e pyesin pse luan ne filma kaq te keqinj, pergjigjet:"Sepse s'kam ç'te provoj më, e kam provuar qe jam aktor i madh !".
Ah OK, dmth ka akoma regjizorë te talentuar amerikanë qe vazhdojne te perpiqen per ta marre keshtjellen e Hollywood-it nga brenda !
Judd Apatow, regjizori filmit qe pashe sot ("Knocked up" ) me sa duket eshte kryetar i kesaj bande : pas komedise tejet te mire "40 Year Old Virgin" ne 2005-en, kjo eshte komedia e tij e dyte. Ky regjizor eshte dhe producent i disa filmave te tjere, regjizor i disa serive televizive si psh "Freaks and Geeks" si dhe skenarist i komedise shume shume te mire (mua me pat pelqyer shume !!) "Fun With Dick and Jane" !
Shkurt, Judd Apatow eshte gjithe talent dhe ja arrin t'i imponohet per bukuri studiove Hollywwod-jane ! Po si ja bën ??
"Knocked up", që në shqip do perkthehej "Shpejt e shpejt" ose "Shkel e shko" (ne frengjisht filmi titullohet "En cloque, mode d'emploi" - pra "Si t'ja besh kur je me barrë"), ka ne qender nje djale te ri, trashaluq, shemtaraq, pa pune dhe pa nje kokerr leku ne xhep, qe nje nate, krejt rastesisht, per shkak te alkolit, ben gomë me nje bukuroshe yll fare, spikere televizioni, dhe, pas 2 muajsh... bukuroshja konstaton qe ka mbetur me barrë ! Filmi, ne formen e komedise, tregon pikerisht 8 muajt e barrës se bukuroshes. Pra filmi eshte thjesht nje kronikë shtatëzanie, dhe filmi fare mire mund te titullohej "Beauty and the Beast" (Bukuroshja dhe i shemtuari).
Por nuk eshte ky objektivi i regjizorit. Qellimi i tij eshte te rrefeje lindjen e nje trupi njerzor, te nje foshnjeje, te nje qenieje te re njerezore. Dhe na tregon se ne shek. e XXI, kjo gje behet "shpejt e shpejt", "shkel e shko", pra "Knocked up !"
Por filmi mund te lexohet edhe ndryshe: Dihet se esenca e misionit te kinematografise eshte te besuarit ne boten qe jetojme, pra te besuarit tek trupi njerezor, tek trupat njerezorë, tek trupi i mishtë ! Filmi merret pikerisht me kete: me krijimin e nje trupi te tille, me krijimin e nje mishi te tille njerezor (pergjate 2 oreve te filmit, heroina kryesore eshte gjithe kohen shtatezëne, pra me barrë !). E gjitha kjo mund te shihet si alegori ndaj misionit qe ka kinematografia si art: te besuarit tek trupat njerezore. Kjo eshte dhe arsyeja pse regjizori nuk merret fare me sociologjine e personazheve te tij: djaloshi eshte nje rrotë e gjysem, pa pune, pa nje lek ne xhep, naiv, por kjo nuk i intereson fare fare regjizorit ! Ai filmon thjesht aktet e tij dhe te shoqes se saj bukuroshe, dhe kjo i mjafton ! Dhe mua me beri vertet e qesh !!
Eshte e habitshme se si regjiori u eshte imponuar me nje kohezgjatje te tille prej dy oresh e 10 minutash studiove te Hollywood-it, pasi zakonisht komedite debile Hollywood-jane zgjasin maksimumi 1 ore e gjysem (sepse "O bo bo, na merzitet spektatori !!).
Po ashtu, edhe pse nuk i eviton dot plotesisht (per arsye komerciale, kuptohet !), filmi eviton ne nje masê te madhe batutat, qe jane aq tipike per komedite amerikane.
Dhe nje merite e fundit e filmit : zbulimi (dhe kjo eshte karakteristikê e regjizoreve te talentuar !!) i nje aktori te mrekullueshem: Seth Rogen (ne foto).
![]()
Ndryshuar për herë të fundit nga D&G Feminine : 17-10-2007 më 12:54
aaaaaaa !! faleminderit !! Une pashe fjalorin, dhe ishte perkthyer "shpejt e shpejt". por paska dhe kuptimin e "me barrë". Ne frengjisht, titulli ashtu eshte perkthyer.
Ti e ke pare? Mos hezito: me sa pashe ne Internet, ka dale tashmë dhe ne DVD.
Jo, nuk rri ne Paris. Por "pink panther 1" nuk e pata pare vjet. Eshte remake i nje filmi te dikurshem te Blake Edwards. Vjet shtypi e priti filmin tmerresisht keq, dhe ka fort mundesi te jete nje gomarllëk e gjysem...
Jo s'e kam pare po kam nder mend ta blej dvd. Kurse "Fun with Dick and Jane" me pelqen aq shume dhe eshte aq i qelluar si film sa e kam ne dvd, pasi e pashe ne kinema.
Me pelqen shume Steve Martin keshtu qe shoh cdo film te tij.
Te pyeta ngaqe do e jepnin dje ketu, dhe nuk dija c'te beja...te shkoja, a mos shkoja se keta i japin vetem nje here filmat.
Reviews online ishin goxha te mira. E kane quajtur si filmin me te mire te Depardieus ne vitet e fundit. Ndaj dhe vajta....por dhe aq s'me pelqeu (per te mos thene qe perpak me zuri gjumi). Por francezeve (se u dha tek instituti francez) u pelqeu goxha. Nuk ngriheshin nga karriget per qamet edhe pasi mbaroi filmi. Ndoshta eshte tradite franceze kjo, lol.
Alain Moreau is a good singer who will never be great—and his best years are already behind him. Yet in Marion, a young woman half his age, he rediscovers a passion he assumed was lost long ago. The challenge Moreau now faces is seeing if they can sustain a relationship. The Singer was a huge hit with the French press, and earned Depardieu his best notices in years. Nominated for seven César Awards
Film interesant qe rrefen aventurat e nje gjykatesi kinez ambulant, neper fshatrat e thella te Kinës, ne perpjekje per te zgjidhur konfliktet midis fshatareve. Problemi eshte se filmi, duke filluar nga mesi, kthehet ne objekt folklorik, per te perfunduar ne melodrame pa lidhje midis gjykatesit dhe noteres se tij ...
![]()
Krijoni Kontakt