Close
Faqja 23 prej 35 FillimFillim ... 13212223242533 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 221 deri 230 prej 348
  1. #221
    i/e regjistruar Maska e nimf
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Interzone
    Postime
    253
    Aha...tani e kapa gafen e ngaterrimit te 'personazh' me 'karakter'.

    Autor, une se kam pare ket film sepse nuk ka dale akoma ketu! Dhe bile me sa shof nuk del deri nga 26 tetori dhe atehere del 'limited'.
    Ti pyet se per ke punon Hollywoodi...me sa duket punon per Evropen dhe Kanadane pasi filmi shfaqet aty 1 muaj e ca me heret se ne USA.

    Ndoshta Hollywoodi qe ti permend, gjen me shume mbeshtetje per idene e nje Amerike te moderuar jashte saj sesa brenda!
    Ndryshuar për herë të fundit nga nimf : 09-10-2007 më 01:23

  2. #222
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar më parë nga nimf Lexo Postimin

    Autor, une s'e kam pare kete film sepse nuk ka dale akoma ketu! Dhe bile me sa shof nuk del deri nga 26 tetori dhe atehere del 'limited'.
    Ti pyet se per ke punon Hollywoodi...me sa duket punon per Evropen dhe Kanadane pasi filmi shfaqet aty 1 muaj e ca me heret se ne USA.


    e lezeçme kjo puna e daljes se filmit ne Europe, para se te dale ne USA.
    Eshte rastesi, ne fakt. Pothuaj nuk ndodh kurre.

    Por vertet qe eshte interesant pozicionimi i ketyre viteve te fundit te Hollywood-it. Filmi i fundit i Scorsese-s (DEPARTED) ishte flagrant: sipas filmit, USA eshte nje vend ku nuk po merret vesh kush eshte banditi dhe kush eshte polici. Dhe filmi mori plot OSCAR, biles edhe ate te filmit me te mire te vitit !!!!!

    Po ashtu eshte interesant interpretimi qe i bejne 11 shtatorit filmat Hollywood-jane, realizuar pas 2001-shit, pra ne keto 5-6 vitet e fundit. Asnjeri NUK flet per hakmarrje nga ana e USA kundrejt botes arabe, perkundrazi !

    Po marr dy shembujt me tipike: "World Trade Center" te Oliver Stone dhe "United 93" te Paul Greengrass

    I pari, i rrefen ngarjet e 11 shtatorit nepermjet pikeshikimit te zjarrfikseve te New Yorkut, pra pikeshikimi eshte nën germadhat e Kullave Binjake.
    I dyti ("United 93"), e shikon 11 shtatorin nepermjet pikeshikimit te kulles se kontrollit te aeroportit te New Yorkut ose brenda vete avjonit. Pra ne te dyja rastet, pikeshikimi eshte i verber, eshte qorr, eshte i fshehur ose nen germadhat e kullave, ose brenda avjonit qe do shakterrohet. Pra, nuk eshte pikeshikim hakmarrës.
    Kjo me ben te mendoj se Hollywood-i eshte demokrat (gje qe dihej, gjithsesi), pra NUK e miraton politiken hakmarrese te Bush-it, pra ne nje fare menyre, Hollywood-i behet pjesemarres ne nderrimin e kursit te Shtepise se Bardhe (nese do te ndodhe, kuptohet !) me zgjedhjet e arshme presidenciale.

    Dhe nuk po marr shembuj te tjere filmash qe dalin pothuaj hapur kunder politikes Bush-jane : psh, ke filmin "V for Vendeta", ku maska e personazhit kryesor, simbolizon Ben Ladenin !! Dhe kete gje, vetem qorrat nuk e kuptojne !


    Citim Postuar më parë nga nimf Lexo Postimin
    Ndoshta Hollywoodi qe ti permend, gjen me shume mbeshtetje per idene e nje Amerike te moderuar jashte saj sesa brenda!
    Jo, nuk besoj ashtu. Psh, "World Trade Center", filmi i Oliver Stone eshte 100% prodhim financiar Hollywood-jan. Se sa mbeshtetje gjen ne USA nje politike e tille filmike Hollywood-jane, kjo eshte pune tjeter, por ai (pra, Hollywood-i) ben pune e tij ! (dhe mua personalisht me duket se po e ben mire ... !)

  3. #223
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "The Assassination of Jesse James" - film amerikan nga Andrew Dominik

    Nese dikush deshiron te dije pse ne Shqiperi, edhe pas 15 vitesh demokraci, botohen nga 20 gazeta ne dite, dhe asnjera nuk eshte rentabël (pra nuk del me fitim), le te shikoje kete film te fundit me Brad Pitt, dhe do gjeje pergjigjen adekuate, qe ne fakt eshte: "SEPSE KESHTU NA MËSON AMERIKA". Dhe nese Amerika permes ambasadores se saj na meson te nxjerrim sa me shume gazeta, qofte dhe me humbje, na e thote kete sepse edhe vete, pra dhe vete Amerika, pergjate nje periudhe te gjate te konsolidimit te saj demokrtik (shek. 19-te dhe gjysmes se pare e shek. XX), ka bere të njejten gjë ! Pra shtypi i shkruar, periodik, ka qene mbret, ka bërë ligjin, ka qene nje nga elementet themeltarë te demokracise amerikane (ndofta sot ka nje rol disi me te kufizuar, per arsye te mediave vizuale tv, radio....etj).


    Pikerisht, filmi "The Assassination of Jesse James by the Coward Robert Ford" eshte Western, pra rrefen nje copë te Historise se krijimit te USA.

    Ngajrjet vendosen ne 1882, ne Missuri; Historia eshte ajo e vrasjes se njerit prej banditëve më te njohur te asaj kohe, Jesse James (interpretuar nga Brad Pitt). Fola pak më lart per rendesine e gazetave aktualisht ne Shqiperi, sepse eshte flagrante rendesia e tyre ne shek. e XIX ne USA : gjate gjithe filmit ndihet kjo gjë. Po ashtu, shume skena me banditë e me vrasje te kujtojne bandillët shqiptarë te viteve '90 (sidomos '97-'98). Thene ndryshe, do vije nje dite dhe do bejme edhe ne shqipot nje film me titull "Vrasja e Azem Hajdarit..." . Shkurt, asgje s'kemi shpikur, ndaj dhe ambasadorja amerikane ne Tirane i meson njerezve te atjeshem deri dhe se ne ç'orë duhet te ngrihen per te votuar.. Sepse i ka kaluar vete, vendi i saj, te famshmet USA, keto "mrekullurira" qe kalon sot Shqiperia...

    Personalisht, jam fans i filmave western, por atyre te mire ! Kishte vite qe nuk ishte bere nje i tille nga Hollywood-i ( i fundit ka qene pa dyshim ai i Clint Eastwood-it me titull "INFORGIVEN" - kryevepe e vertete). Por dhe ky ne fjale (pra "The Assassination of Jesse James") eshte i mrekullueshëm !! Dhe per me teper, i xhiruar i gjithi ne amera HD (Hight definition)video.

    Brad Pitt, edhe pse ne rolin kryesor, shfaqet (per fat te mire !) jo më shume se çerekun e kohes se gjithe filmit. Dhe interpreton mire, falë regjizorit qe si duket e ka terheur nga kapistalli (e qe mos marre kot ! ). Sa per Casey Affleck, ai po : Eshte i mrekullueshem ne rolin e tij !


    web site i filmit : http://jessejamesmovie.warnerbros.com/
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   

  4. #224
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anëtarësuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    Citim Postuar më parë nga autori Lexo Postimin
    Plakushi 83 vjeçar Sidney Lumet (nje nga regjizorët më në zë Hollywood-iane te viteve '70-80) na ka bere filmin e tij te fundit "Before the Devil Knows You're Dead".

    Peoples e kish pare, me tha qe s'e'shte keq si film, ndaj shkova e pashe, dhe mire bera.

    Sa per filmin, ne sensin e realizimit artistik, asgje e jashtezakonshme. Sidney Lumet vazhdon te insistoje, sikurse nje pjese e mire e regjizoreve cilesore te hollywood-it dhe qe e mbajne veten per inteligjente, se mund te bejne filma te cilet jane edhe cilesore, por edhe qe prekin publikun e gjere. Kot e kane, se kinematografia e sotme nuk eshte ajo e viteve 50-60, pra dua te them qe sot, nje film ose eshte komercial, ose eshte film artistik (se sa ja del mbanë, eshte pune tjeter ë ??). "Before the Devil Knows You're Dead" eshte para se gjithash film komercial, edhe pse i realizuar nga nje regjizor qe perpiqet, qofte dhe ne 83 pranverat e tij, te beje diçka origjinale. Por "origjinaliteti" i ka shkuar kot, se per nga forma, filmi eshte kopje e "Rashomoon", kryevepres se Kurosawa-s, realizuar ne vitet '50. Pra, asgje e re... Nejse...

    Mbetet permbajtja e filmit. Per kete, kesaj rradhe ja vlen me fol.

    Filmi shfaq perpara syve te spektatorit nje Amerike te lodhur, ku njeriu, siç thote shprehja popullore shqiptare, "per parà, vret edhe babën e vet".
    Pra, ne kete pike kane mberritur amerikanët, ose te pakten kete na shfaq perpara syve, keto vitet e fundit, Hollywod-i, ne filmat e tij. E them kete, sepse edhe Scosese, ne filmin e tij te fundit "The departed" (fitues i OSCAR 2007), na rrefente nje Amerike te gangsterizuar, mafioze, te lodhur, ku gati-gati nuk merret vesh kush eshte hajduti e kush eshte polici.

    Edhe pse "Before the Devil Knows You're Dead" nuk trajton temen e mafias, prap nuk eshte larg nga ajo. Problem parash eshte prap se prap muhabeti.
    Ne qender te filmit jane personazhe (karaktere, do thosh nimf ! ) te futur deri ne gryke ne borxhe, dhe te gatshem "te vrasin edhe baben e vet per parà". Kjo thohet shpesh tani ne Shqiperi, por une them se, duke pare kete film, ne Shqiperi i kane punet nje çike me mire se ne USA, ku me sa duket, vendin e ka marre lumi, po nuk po del njeri per te nxjerre kadavren e te mbyturit. Dhe po ta nxirrte, do qelbte dynjane... !

    Te pakten keto po na rrefen keto kohet e fundit Hollywood-i, permes filmave te tij (ata qe e konsiderojne veten deri diku cilesorë). Ky film qe pashe vertet qe tregon njerez te mbytur ne borxhe (sikunder ekonomia amerikane, me borxhlija e planetit), dhe qe jane PA ASNJE RRUGEDALJE (ose, kane si rrugedalje ate te krimit !)

    Lind pyetja, se per kë punon Hollywood-i. Dhe une mendoj se nuk eshte vetem pune parash, pune lekësh, sepse edhe pas atyre parash, fshihet nje idelologji. Keshtu qe, me mendjen time them se Hollywood-i (qe njihet si keshtjelle e majte, pra demokrate, dhe shume anti-republikane, dmth anti-Bush !), pra them se Hollywood-i punon per ... Amerikën, por per nje Amerike demokrate, me se shumti te moderuar, dhe jo histerike, ultra-liberale, arrogante (siç eshte ajo e ketyre 8 viteve te fundit, drejtuar nga nje **** kandari si gomari Georges Bush).

    Nuk di nese nimf qe jeton ne USA, apo dikush tjeter e ka pare filmin ne fjale.

    peoples, ç'mendon per sa me lart ?

    Interesting enough, ne fund te muajit ketu ne NY kane screening e ketij filmi, shoqeruar nga diskutime (live) me Sidney Lumet, Ethan Hawke, and Philip Seymour Hoffman. Kush jeton ne NY (D&G) te shkoje ta shikoje, por blijini biletat shpejt. Unfortunately une do jem duke udhetuar.

    A Tribute to Sidney Lumet
    With Sidney Lumet, Ethan Hawke, and Philip Seymour Hoffman in person
    Thursday, October 25, 7:00 p.m.

    Sidney Lumet’s new film Before the Devil Knows You’re Dead, a dark family comedy and crime thriller, is the latest triumph in a fifty-year career that will be celebrated in this evening of conversation and clips from such great films as Dog Day Afternoon, Serpico, 12 Angry Men, and Network. Ethan Hawke and Philip Seymour Hoffman, the co-stars of Before the Devil…, will participate in the discussion, which will also include remarks by surprise guests.
    At The Times Center, 242 W. 41st Street, Manhattan. $17 Museum members/$25 nonmembers/free for Sponsor level and above. Buy online or call 718.784.4520.

  5. #225
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anëtarësuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    Gjithashtu D&G shko dhe tek kjo tjetra. Une prape do jem duke udhetuar, kesaj here ne Puerto Rico.


    An Evening with Ang Lee and James Schamus
    With Ang Lee and James Schamus in person
    Friday, November 9, 7:00 p.m.

    Academy Award-winning director Ang Lee and his longtime collaborator James Schamus have over the course of fifteen years made films including the current Lust, Caution; Brokeback Mountain; Crouching Tiger, Hidden Dragon; Ride with the Devil; The Ice Storm; Sense and Sensibility; Eat Drink Man Woman; and The Wedding Banquet. The evening will include clips from their movies, a conversation, and remarks by actors they have worked with over the years.
    At The Times Center, 242 W. 41st Street, Manhattan. $17 Museum members/$25 nonmembers/free for Sponsor level and above. Buy online or call 718.784.4520.

  6. #226
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anëtarësuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    Kurse vete vajta pashe kete me poshte. Me teper per te pare Halle Berry live, Lol. Filmi nuk ishte i keq, keshtu tip lifetime movie. Ndersa Berry dhe live


    Things We Lost in the Fire
    Preview screening with Halle Berry in person
    Tuesday, October 9, 7:00 p.m.

    2007, 119 mins. 35mm print courtesy of DreamWorks. Directed by Susanne Bier. With Halle Berry, Benecio del Toro, David Duchovny. Academy Award-winning actress Halle Berry will speak following a special preview screening of the powerful new drama Things We Lost in the Fire. Berry gives one of the strongest and most daring performances of her career as a young mother dealing with the death of her husband. Co-starring Benicio del Toro as a recovering heroin addict who is the husband’s friend, Things We Lost in the Fire is a poetic and emotionally absorbing drama. Screening followed by a discussion with Halle Berry moderated by Chief Curator David Schwartz.
    At AMC Loews Lincoln Square, 1998 Broadway at 68 Street, Manhattan. .

  7. #227
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Citim Postuar më parë nga KozyShack Lexo Postimin
    Gjithashtu D&G shko dhe tek kjo tjetra. Une prape do jem duke udhetuar, kesaj here ne Puerto Rico.

    po pse kshu me xhan, me ler mua te shkoj ne porto rico dhe ti rri shif seymorin ketu to each her own

  8. #228
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anëtarësuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400

    se s'me pelqen dielli, e kam alergji.
    do shkoj me pune, jo me qejf. nje jave te tere....

  9. #229
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "99 franga" - film francez nga Jan Kounen

    Në vitin 2000, pata lexuar nje liber interesant, titulluar "99 franga", nje best-seller i asaj kohe, qe rrefente jeten profesionale dhe private nje nje autori rreklamash (pibliçiteti). liber gati autobiografik shkruar nga Frédéric Beigbeder.

    7 vjet me vone libri eshte bere film dhe e pasqhe kete jave.

    Prisja më keq, keshtu qe nuk ngela dhe aq i zhgenjyer nga filmi (qe e dija se do ti ngjante më se shumti nje video klip-i se sa nje filmi kinematografik).

    web-site i filmit: http://www.99francs-lefilm.com/




  10. #230
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anëtarësuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375
    a ka mundesi te me tregoj dikush si quhet filmi " prroi i ujkut " ne anglisht
    flm shum

Faqja 23 prej 35 FillimFillim ... 13212223242533 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ditari im pa flete
    Nga ash në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 19-03-2010, 10:27
  2. Zekeria Cana: Ditari i luftës, 1999
    Nga Dita në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 09-06-2007, 02:51
  3. Pjese nga ditari qe s'mbaj - II
    Nga Henri në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 23-08-2004, 07:44
  4. (Shkëputur nga ditari im) "Na ishte njëherë... Otranto '97"
    Nga Auloni në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-09-2003, 17:40
  5. Ditari I Një Adoleshenti
    Nga eris në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-08-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •