Close
Faqja 13 prej 35 FillimFillim ... 3111213141523 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 348
  1. #121
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Ne mesazhin e mesiperm, doja te thoja qe filamt e fundit rumune kane kushtu secili 300-400 mije euro secili (dhe jo 30-40 mije euro secili, sic e kam shkruar pa dashur)

  2. #122
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    http://www.shekulli.com.al/news/52/A...007-05-28.html


    Rumania e Çausheskut trondit Kanën


    e.d
    28-05-2007
    Filmi i rumunit Cristian Mungiu rrëmben “Palmën e Artë” në festivalin e 60-të Kanës. Ja, çdo të thoshte të abortoje në regjimin komunist. Duke marrë çmimin Mungiu bën apel: “Vendet e vogla ia dalin mbanë edhe pa buxhete dhe yje të mëdhenj”. Rasti i një kinemaje thuajse e ngjashme me Shqipërinë për të kaluarën e saj

    4 muaj, 3 javë dhe 2 ditë”, filmi i regjisorit 39-vjeçar, rumunit Cristian Mungiu rrëmbeu mbrëmë Plamën e Artë nga duart e Jane Fonda-s. Pjesëmarrës në konkurrimin zyrtar të edicionit të 60-të festivalit prestigjioz të Kanës, filmi që në fillim është cilësuar si shock, i rëndë, por i vërtetë. I xhiruar në një dekor natyral dhe me sekuenca të gjata planesh, ai fiton kohë për të treguar abortimin e një vajze të re, 2 vjet para rënies së Çausheskut. Aborti ishte i ndaluar nga regjimi komunist, gra dhe mjekë rrezikonin burgun për këtë “krim”.

    Gabita, një vajzë e re, nuk është në gjendje të marrë në dorë situatën. Në këtë rol të vështirë, Anamaria Marinca, është dhënë me mish e me shpirt dhe ia ka dalë mbanë me këtë projekt tejet delikat. Mjedisi është i drejtpërdrejtë, i pistë dhe i varfër, aty luftojnë heroinat e Mungiut. Duke e përqendruar historinë e tij në disa orë para dhe pas abortimit, autori vendos një “përkohshmëri reale” dhe që merr gjithë peshën në pjesën e fundit. Heroina ndjen shumë afër fatkeqësinë e mpiksur në një gënjeshtër të vazhdueshme dhe të përsëritur.

    Pa u marrë drejtpërdrejtë me kushtet politike “4 muaj, 3 javë dhe 2 ditë” na shfaq frikshëm një univers ku mungesa e lirisë së individit është një konstante, në cilëndo situatë të jenë personazhet. Kështu i bëhet një autopsi, me durim, mënyrës se si kushdo duhet të përshtatet, të krijojë ligjet e veta për të mbijetuar apo për të përfituar në një sistem absurd.

    Cristian Mungiu është ngritur pikërisht në Kanë, në vitin 2002 kur hyri në konkurrim me filmin e parë të gjatë “Oksident”.

    Më duket si përrallë” tha dje Cristian Mungiu, ndërsa salla duartrokiste. “Shpresoj që kjo Palmë e Artë të jetë një lajm i mirë për kineastët e vendeve të vegjël, sepse siç duket nuk është nevoja për buxhete dhe yje të mëdhenj për të bërë një histori që gjithë bota ta dëgjojë”,- tha në vazhdim Mungiu. Stilistikisht i kulluar, ky film me një buxhet 600 mijë euro, e ka goditur fort Festivalin e Kanës.

    Grand Prix, çmimi tjetër i rëndësishëm pas Palmës së Artë, iu dha dje në mbrëmje filmit “Pylli i Mogarit” i kineastes japoneze Naomi Kawase.
    Çmimi për skenarin i takoi “Në anën tjetër” i regjisorit gjerman me origjinë turke Fatih Akin.

    Juria e kryesuar nga britaniku Stephen Frears ka vlerësuar me Çmimin e Jurisë i ndarë ex aequo, filmat “Persepolis” (i animuar) i Marjane Satrapit dhe “Drita e qetë” i Carlos Reygadas. Çmimi për regjinë më të mirë iu dha regjisorit amerikan Julian Schnabel për prodhimin francez “Skafandra dhe flutura”. Kamera e Artë i shkoi (për filmin e parë) “Meduzot” i regjisorëve izraelianë Etgar Keret dhe Shira Geffen (në seksionin Java e Kritikës). Çmimi i Artë për interpretimin më të mirë femëror iu dha aktores së Koresë së Jugut Do-Yeon Jeon, në filmin “Perëndimi i fshehtë”; dhe për interpretimin më të mirë mashkullor rusit Russe Konstantin Lavronenko, në filmin “Dëbimi”.
    Nuk ka dalë pa gjë regjisori amerikan Gus van Sant, filmi “Parku paranojak” i të cilit u vlerësua me Çmimi e përvjetorit të 60-të festivalit.

    Palma e Artë për metrazhin e shkurtër i është dhënë “Ver Llover” i regjisores meksikane Elisa Miller.

    Me fitoren e këtij çmimi nga rumuni Mungiu media franceze që dje në mbrëmje fliste për një kinema kreative rumune dhe një kinema autor. Por ama nuk ka munguar as ironia pse ky film spostoi vëmendjen nga disa të tjerë dhe shumë të mirë në planin estetik. “Ky çmim injoron krejtësisht vlerat po aq të konfirmuara të Emir Kusturicës, Quentin Tarantinos, Wong ***-Wai-t dhe vëllezërve Coen, filmi i të cilëve “S’ka vend për të vjetrit” është lakuar si kandidat për Palmën e Artë.


    Kinemaja rumune

    18 vjet pas rënies së regjimit të Nicolae Çausheskut, kinemaja rumune ringrihet, ndërsa “30 vjet komunizëm ishte periudha kur kjo kinema i shërbente propagandës”,- thotë producenti Andrei Bronca. Por nuk ka dalë vetëm me një çmim Rumania nga ky festival prestigjioz, kur vetëm filmi i Mungiut mori si Palmën e Artë, si çmimin e kritikës dhe Çmimin Kombëtar të Arsimit. Një tjetër regjisor, por me fat tragjik, mori çmimin “Un Certain Regard” për filmin “Ëndrra Kaliforniane”. Është filmi i parë i gjatë i regjisorit Cristian Nemescu, i cili humbi jetën në moshën 27-vjeçare në një aksident me makinë, në kohën që filmi ishte akoma në postproduksion. Për kineasten franceze Pascale Ferran, president i kësaj jurie, filmi i Nemescu-t është kronikë për një provincë rumune “por si kinema është shumë e gjallë dhe e lirë”.

    Ka dy vjet që një tjetër film rumun “Vdekja e zotit Lazarescu” Cristi Puiu, i vlerësuar nga New York Times si një nga dhjetë filmat më të mirë të vitit, kishte marrë në Kanë çmimin “Një lloj veshtrimi”.

    Po ashtu, në vitin 2006 aktorja rumune Dorothea Petre fitoi çmimin e interpretueses më të mirë në filmin “Si e festova Fundin e Botës”.

    Këto dhjetë ditë të tregut të filmit në Kanë (17-26 maj) kanë qenë shumë pozitive për kinemanë rumune. “Ka shumë interes për filmat tanë, që nga ata fiction deri tek filmat e animuar, kryesisht nga ana e evropianëve”, shpjegon për AFP-në Andreea Tanase, i Qendrës Kombëtare Rumune të Filmit. “Kjo është gjë e mrekullueshme dhe jemi të mahnitur nga pritja që u është bërë filmave rumunë.”

    Rumania prodhon 10 deri në 15 filma në vit dhe ajo ka figuruar në kinemanë botërore falë veprës së Lucian Pintilie-së i cili ka marrë pjesë në Kanë me dy filma “Lisi” dhe “Një verë e paharruar”.

    Pas një viti të zi që kaloi në 2000-in kur nuk u prodhua ashnjë film, Rumania nis të zbarkojë në festivale, falë kineastëve të rinj të formuar në shkollën e filmit në Bukuresht, e vetmja në vend.

  3. #123
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    395

    Film

    Ndoshta keto fjale qe po shkruaj nuk kane ndonje interes per shumicen,por po perpiqem t'i lidh mire sepse filmi qe pashe sonte e meriton nje reklame.

    Behet fjale per filmin "La question humaine" e regjizorit Nicolas Klotz.Pas dy filmave te meparshem,Paria dhe La blessure,ku te pastrehet dhe emigrantet afrikane gjeten nje shprese,nje strehe,nje ze per te folur dhe kerkuar ndihme,filmi i fundit trajton nje teme aq bashkohore sa dhe dy filmat e tij te meparshem por komplet ne nje tjeter aks.Skenari,i punuar me bashkepunetoren e tij Elisabeth Perceval,eshte adaptimi i nje romani te François Emannuel me te njejtin titull (La question humaine.Stock,2000).
    Me aktore te njohur kete rradhe,Klotz kerkon te filmoje fjalen,heshtjen,levizjen e trupit,kthimin ne kohe.Personazhi kryesor,nje kuader ne nje multinationale,jep gjithe tonin e filmit me trupin e tij,me dobesite tija dhe me friken qe ai provon nga nje drejtor i denuar si paranojak.Me muziken flamengo,new order,Schubert,dhe me dekoret e ftohta,estetika e filmit te kujton mbase ekspresionismin gjerman,F.Lang,Carpenter...Por se bashku,keto elemente krijojne dhe heshtjen e ketij njeriu,ose me mire konditat sociale dhe morale qe ai ndodhet.
    Film per tu pare e ripare me vemnedje.Plani i fundit eshte sublim,rregjizori vazhdon te filmoje,fjalet...
    Ndryshuar për herë të fundit nga peoples : 31-05-2007 më 20:01

  4. #124
    pa he!... Maska e korçar
    Anëtarësuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666
    Autori po si shume me nevra ti, si shume me nevra...

    Kam pershtypjen se Rumania ka 2 a 3 vjet avance nga Shqiperia... Apo e kam gabim? C'benin Shqiptaret kur u varr Cauçesku?

    Problemin nuk e kane kineastet Shqiptare, problemin e kane Shqiptaret qe kurre nuk kane besuar historite e tyre.
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  5. #125
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Citim Postuar më parë nga korçar
    Autori po si shume me nevra ti, si shume me nevra...

    Kam pershtypjen se Rumania ka 2 a 3 vjet avance nga Shqiperia... Apo e kam gabim? C'benin Shqiptaret kur u varr Cauçesku?

    Problemin nuk e kane kineastet Shqiptare, problemin e kane Shqiptaret qe kurre nuk kane besuar historite e tyre.
    Korcar , s'kam dyshuar ndonjehere ne saktesine tende, por ai sikur eshte pushkatuar ( me ato qe kam pare ne History Channel ).
    Where does a thought go when it's forgotten?

  6. #126
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar më parë nga MI CORAZON
    Korcar , s'kam dyshuar ndonjehere ne saktesine tende, por ai sikur eshte pushkatuar ( me ato qe kam pare ne History Channel ).
    ekzakt: Caushesku eshte ekzekutuar me pushkatim.

  7. #127
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar më parë nga korçar
    Autori po si shume me nevra ti, si shume me nevra...
    Po te behem dhe une nje here me nerva, aman, se me iku jeta me konsensus

    Eh... ne kemi folur bashke, ti i kupton mire nervat e mia kete rradhë. Por vertet qe m'u be qejfi qe Rumania mori "carrement" Palmën e Arte, qe te pakten te fillojne te reflektojne, qofte dhe me pikatore, regjizorët shqiptarë. Sepse ti e di kete pune: kur vjet apo parvjet Rumania fitonte çmime te dyta dhe te treta, këta tonët vazhdonin t'i binin qemanesë se mungeses se financave. Ti e di ate punen e kostos se filmave te fundit shqiptarë (nga 2 a 3 miljon euro secili !!!- s'po jua them emrat...) dhe qe nuk arritën as te shfaqeshin per ndonje jave a dy ne vende si Franca a Belgjika qe fundja jane vende goxha mikpritës per kineatografitë e vendeve te vogla, si vendi yne.



    Citim Postuar më parë nga korçar
    Kam pershtypjen se Rumania ka 2 a 3 vjet avance nga Shqiperia... Apo e kam gabim? C'benin Shqiptaret kur u varr Cauçesku?
    Nuk jam shume dakort me ty. Aty-aty kemi qene historikisht (nga fundi i viteve '80 me Rumanine apo Bullgarine). Por jam me se shumti dakort me atë qe thua pak më poshte.



    Citim Postuar më parë nga korçar
    Problemin nuk e kane kineastet Shqiptare, problemin e kane Shqiptaret qe kurre nuk kane besuar historite e tyre.
    Ketu PO, jam plotesisht dakort me ty. Dhe duke qene se kineastët shqiptarë jane produkt i po asaj shoqerie shqiptare qe nuk beson ne historite e saj, i bie qe dhe ata nuk besojne.

    Kur thashe qe atyre (kineasteve) u mungon talenti, e kisha fjalën edhe per kete qe thua ti: sigurisht, mungese talenti eshte të mos besosh ne historinë tende. Mungese talenti eshte te mos respektosh veten. Mungese talenti eshte te gjesh pretekste qe lidhen gjoja me mungesa financiare. Mungese talenti eshte te mos besosh qe arti i te filmuarit eshte akt besimi. Pra dolem tek besimi per te cilin ti flet.

    eh....

  8. #128
    pa he!... Maska e korçar
    Anëtarësuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666
    Mos u varr gje pasi u pushkatua? Po nejse, ç'rendesi ka... U varr, u pushkatua... me nje llaf hengri djathin e hoxhes. (Apo te priftit?)

    Autor o, po kur thua qe shqiperia e rumania kane qene aty aty... pikerisht pra, kane qene aty aty. Jo tamam ne te njejtin "aty".

    Nejse, gjithesesi shqiptaret e kane fajin. Po se mos i ndihmove ti apo corazoni... Ti e di qe prapa ketyre kineasteve te rinj ka njerez te tjere qe kane po aq merita. Tip producentash i quajne...
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  9. #129
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "TEHILIM" film izraelit nga Raphael Nadjari

    Citim Postuar më parë nga korçar
    Tip producentash i quajne...
    Po sikur thamë qe kinemaja nuk eshte punë paresh ??

    ok ok, te kuptoj ku e ke...

    Une qe thua ti rifillova sezonin e filmave, pas gati nje muaji pushim ([po ti, ç'ke parë a derëbardhë ?). E rifillova me nje film nga Konkurimi zyrtar i Kanës, me "TEHILIM" ("Lutjet") e Raphael Nadjarit.

    Këtë Nadjarin qe thua ti, e dua fort, e kam pas adhuruar filmin e tij te mëparshem "AVANIM", por kete rradhe... mbeta i zhgenjyer. Si duket ka fillu me perserit vetveten... ti e di rrezikun e te berit filma personalë.

    TEHILIM eshte historia e nje familjeje ne ditet tona, ne Jeruzalem te Izraelit, kryefamiljari i se ciles, pra babai i dy djemve te rinj, zhduket ne menyre misterioze pas nje aksidenti veture. Femijet fillojne kerkimin e babait te tyre, por thelbi i filmit nuk eshte kerkimi i tij, por menyra se si me e kerku, parë kjo ne aspektin shpirteror.

    Film disi konfuz (per nga mizaskena), qe nuk arriti te me terheqë plotesisht. Mbeta gjysem jashte, gjate gjithe filmit... gjynah... (mendoj se ndodh keshtu kur "le cinéma du réel" (kinemaja realiste) kthehet ne qellim ne vetvehte dhe behet perseritëse....
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  10. #130
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "Après lui" ("Pas tij") - film francez nga Gaël Morel

    Film i prezantuar ne Festivalin e Kanës, ne kategorine "15 regjizore", filmi "Après lui" ("Pas tij") eshte aktualisht neper ekranet e kinemase franceze.

    E pashe dje. Dhe me pleqeu shume !

    Historia eshte e thjeshte: Camille-s, nje gruaje tek te 60-tat, luajtur ne menyre magjistrale nga Catherine Deneuve , i vdes djali 20 vjeçar ne nje aksident veture. Gjithe filmi rrefen se si Camille afrohet gjithe e më shume me Franck-un, shokun e djalit te saj, i cili ngiste veturen dhe ishte shkaktari i aksidentit vrastar.

    Regjizori 35 vjeçar Gaël Morel po ben filma gjithe e më te mirë. "Pas tij" nuk bie per asnje sekondë te vetme ne pathos (patetizëm), në qaramanëri.

    Nga ana tjeter, roli qe filmi i ofron Catherine Deneuve-it eshte pa dyshim me i bukuri qe i eshte ofruar kesaj aktoreje gjithe talent, ndofta qe prej "Le vent de la nuit" (Era e nates) e Philippe Garrel-it (më 1998)






Faqja 13 prej 35 FillimFillim ... 3111213141523 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ditari im pa flete
    Nga ash në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 19-03-2010, 10:27
  2. Zekeria Cana: Ditari i luftës, 1999
    Nga Dita në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 09-06-2007, 02:51
  3. Pjese nga ditari qe s'mbaj - II
    Nga Henri në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 23-08-2004, 07:44
  4. (Shkëputur nga ditari im) "Na ishte njëherë... Otranto '97"
    Nga Auloni në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-09-2003, 17:40
  5. Ditari I Një Adoleshenti
    Nga eris në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-08-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •