Close
Faqja 12 prej 35 FillimFillim ... 2101112131422 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 348
  1. #111
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar më parë nga Gunnar
    para ca kohesh kam pa nje film te P.Sorrentino tek digitalb, "pasojat e dashurise - Le conseguenze dell amore".

    Me pelqeu shume pamvaresisht se fundi ishte shume "i thate" nese mund te shprehem keshtu. Aktori kryesor sidomos ishte shume mbreselenes
    Aaaaaaaaa, e adhuroj filmin "Le conseguenze dell amore" !!!

    E kam pare para dy vitesh. Eshte siç thua ti, film "i thatë" (kuptohet, ne thonjeza), . Une do thosha se filmi eshte i thate jo vetem ne fund, por gjate gjithe shtrirjes se tij, dhe e kam fjalen per nga mizaskena (dmth, regjia) dhe jo vetem per nga historia qe trajton. Por e kuptoj pse perdore termin "i thatë": e thua ne raport me 90% e filmave qe jepen zakonisht neper ekrane, e qe jane te mbushur me efekte debile kinematografike, qe vetem kalamajt 10 vjeçare i besojnë (dmth, 95% e publikut, kudo qofte ai, ne USA, Shqiperi apo Taxhikistan )

    Ne fakt, më ekzakt se fjala "i thate", nje filmi te tille do ti shkonte per shtat termi -enigmatik-, por JO per nga historia, por per nga mizaskena, per nga regjia, per nga ajo se "çka dashur te thote autori". Dhe kur them enigmatik, e kam fjalen per nje film nga i cili "nuk i kupton te gjitha qe me shikim te pare", pra nje film që te nxit ta rishikosh prap (nese te jepet rasti); ndaj dhe e quajta "enigmatik".

    Nuk di se si i eshte dukur peoples filmi i tij i ri L'AMICO DI FAMIGLIA. Do desheroja shuume ta shikoja, por nuk ka ardhur ne kinemate e qytetit ku jetoj (per fat te keq...); Filmi ka qene vjet ne Festivalin e Kanes, ne kategorine kryesore per Palmen e arte. Sorrentino si duket eshte regjizor gjithe talent ! BRAVO !!

    U tha atehere qe Minica belluci, qe ishte anetare jurie, u perpoq shume qe filmi te merrte njerin nga 5 a 6 çmimet e Jurise, por.... e pamundur si duket.

  2. #112
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar më parë nga peoples
    THE OLD GARDEN (titulli original The Orae-doen jeongwon).Film korean i Im Sang-soo 2006.
    Kam harruar te shkruaj per kete film; e kam pare para dy-tre javesh dhe me pelqeu goxha ! Me kujtohet po ashtu te kem pelqyer shume "Une femme coréenne" (Nje grua koreane), filmi i tij i pare, po aq sa dhe "President last's bang".

    "The olden Garden" (Kopshti i vjeter- aka "Le vieux jardin" eshte melodramë, por vertet e arrirë (nje zot e di sa e veshtire eshte gjinia e melodramave...).




  3. #113
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    395
    Still life,filmi fitues i Mostra di Venezia.Filmi me i dobet qe kam qe nga fillimi i viti.Asgje nuk qendron ne kete film,as skenar,as dialogje,as histori.Nje burre kerkon ish gruan e tij me gjithe vajzen,ndersa nje tjeter grua kerkon burrin qe eshte larguar nga shtepia dhe s'jep me lajme.
    Kater shenja-cigare,vere,çaj dhe bonbone,per te ndertuar personazhet ne baze te konsumimit te ketyre produkteve.Me mire do ishte sikur Discovery Chanel te kishte ngarkuar nje dokumentarist per te paraqitur katostrofen humane e krijuar nga digat.
    Ndryshuar për herë të fundit nga peoples : 04-05-2007 më 17:54

  4. #114
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar më parë nga peoples
    Still life,filmi fitues i Mostra di Venezia.Filmi me i dobet qe kam qe nga fillimi i viti.Asgje nuk qendron ne kete film,as skenar,as dialogje,as histori.Me mire do ishte sikur Discovery chanel te ngarkonte nje dokumentarist per te paraqitur katostrofen humane e krijuar nga digat.
    ooow ! Nese e kuptoj mire, filmi te eshte dukur si nje far "dokumentari", perderisa thua se filmi "a thua se nuk kishte skenar". E kuptoj reagimin tend, ne ç'sens e thua, por pikerisht, filmi eshte po aq i hapur sa dhe ngjarja qe trajton : Ndofta ti do te deshiroje qe, per shembull, dy personazhet kryesore, edhe pse nuk njiheshin, te puqeshin, pra te takoheshin me njeri-tjetrin ne fund te filmit ?? Kjo do ishte gjeja me e thjeshte (per nga ana e skenarit) per regjizorin (qe eshte, kuptohet,e dhe skenarist i filmit). Dhe keshtu, filmi do kishte "nje histori", por pikerisht, merita e Jia Zhang-ke qendron ne ate se transgreson "ligjet" e kinemase skenaristike dhe na shfaq perpara syve nje rrenoje kinematografiek, sikunder rrenoja qe filmon !

    Filmi eshte thjesht nje kronike sociale, por shume mire e studiuar. Fate njerezish, pa artificë, pa "histori" te akomoduar, pa dialogje te sforcuara, shkurt, "un cinéma du réel", sikunder pakkush di te bëjë sot (me perjashtim te ndonje Pedro Costa, apo Hong San-soo apo Bruno Dumont). Pse per ty, nje film si " QUEI LORO INCONTRI" i Sraub-ëve eshte i veshtire per tu kuptuar (do stmak te forte, siç ke shkruar njehere, me te drejte !), dhe ky i Jia Zhang-ke qenka kaq i thjeshte per t'u "pertypur" dhe qenka me i dobti i vitit ??? Ndofta sepse eshte më i depertueshem (accessible) se ai i Straub-ëve ! Por kjo NUK do te thote qe eshte "skenari, dialogjet apo historia" nuk qendroje (siç shkruan ti). Perkundrazi, e bejne më kollaj te kritikueshëm (meqe eshte "assez accessible") por nuk ja ulin shkallën e veshtiresise per t'a kuptuar....

  5. #115
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    395
    "L'AMICO DI FAMIGLIA" i Paolo Sorrentino.
    Siç edhe ne filmin "LE CONSEGUENZE DELL'AMORE,eshte paraja ajo qe preokupon personazhet.Ne fakt filmi mund te merret si nje komedi,por eshte larg komedise made in Italia,si E.Scola apo D.Risi.Ketu personazhi kryesor,Jeremia,eshte nje kasnec.Jep borxh,e merr interesa nga leket qe perdor.Sorrentino paraqet nje shoqeri te korruptuar,nepermjet nje skenari tejet te pershtatshem,dhe me nje estetike qe ne nje shikim te pare te shqeteson,por kur arrin te kuptosh metaforat e dialogjeve,estetika behet nje arme e fuqishme.Skena e pare eshte nje murgeshe e mbuluar ne rere;nuk ka zot,te miret vdesin kur jane femije,pra gjithçka ndodhet ne duart e te korruptuarve.Paraja blen çdo gje.Jeremia thote qe te gjithe jane si ai,edhe nese nuk kane mundesi te jene,ata e mendojne.Sorrentino shkon shume larg me filmin e tij,ndoshta prebrenda nje Italie qe mund ta kuptoje me mire kete film,siç edhe ka kuptuar mire komedite e hidhura vite me pare.Jeremia mund te jete dhe figura e nje shoqerie qe mendon dhe punon ne kete menyre,loto,bingo,hua lekesh,shitje blerje seksi,shfrytezim postesh,mashtrime,martesa me femra nga Europa e lindjes.Sorrentino i lejon vetes disa efekte te çuditshme,te nje kinemaje eksperimentale,por qe jane ne lidhje me emocionet dhe veshtrimin e personazheve qe jane te zhveshur nga çdo emocion,ku vetem leket kane rendesi
    per tu pare.

  6. #116
    i/e regjistruar Maska e nimf
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Interzone
    Postime
    253
    para ca ditesh pata rastin te shof disa filma te shkurter spanjoll qe me lane shume mbresa.
    disa prej tyre i gjeta ne internet dhe po ve lidhjet me poshte.

    binta and the great idea - Javier Fesser
    http://www.ifilm.com/video/2771644/channel/shorts

    the natural route - Àlex Pastor
    http://youtube.com/watch?v=Ed4RgdLd45E

    eramos pocos- Borja Cobeaga
    http://youtube.com/watch?v=YQ9txWq3Ae8

    dhe 'el cerco' (the fence) nga Ricardo Íscar & Nacho Martín (ket se gjeta dot ne internet)

    me shume komente pasi ti shifni,

    pershendetje

  7. #117
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar më parë nga nimf
    para ca ditesh pata rastin te shof disa filma te shkurter spanjoll .....
    Para ca ditesh, mberrita ne Shqiperi per nja dy jave dhe keshtu qe nuk kam mundesi te shoh asnje film, biles dhe festivalin e Kanes nuk do mund ta ndjek...

    O Nimfoooooo, po me ne fund na begenise ne forum ? lol ok, por ke gjetur nje moment jo fort te volitshem per mua; e perdor pak internetin (jam ne nje cafe-internet ne Tirane, ku ka ardhur vera dhe ben plot 30 grade C !! Keshtu qe edhe per Festivalin e Kanes qe filloi dje nuk do mund te shkruaj ndonje gje... Nejse, do ti shohim gjate vitit ne vazhdim filmat qe do prezantohen keto 10 dite, e do kemi rast te llafosemi ( nese nuk "zhdukesh" perseri...

    ciao !

  8. #118
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Lajm i mrekullueshem mbreme, ne ceremonine e cmimeve te festivalit te Kanes: Palmen e arte e mori me ne fund nje film rumun, nje vend prej nga i cili u bene 5-6 vjet qe shikojme filma te mrekullueshem indipendente, te realizuar me nga 5-6 mije euro secili ( per shembull "Vdekja e zotit Lazaresku", ose "Ora 12 e 8, ne Lindje te Bukureshtit").

    Bravo Rumania, i jep nje mesim te mire botes se cila eshte kinematografia e vertete !!! Bravo, Bravo, Bravo !!

    Duke qene se gjendem ne Tirane ende per dy-tre dite, nuk kam mundur ta komentoj shume Festivalin e Kanes kete vit, por po vendos thjesht nje foto te regjizorit te ri rumun Cristian Mungiu ne momentin e marrjes se Palmes se Arte nga duart e kryetarit te Jurise, Stephan Frears (regjizorit te filmit te mrekulleshem "Mbreteresha").

    Cristian Mungiu mori Palmen e arte per filmin e tij "4 muaj, 3 jave, 2 dite" qe tregon historine e dhimbshme te nje vajze rumune, qe avorton femijen e saj ilegalisht, ne vitin '87 ne kohen e diktatures se Causheskut.

    Nje histori e tille ka qene mese banale ne kohen e Enver Hoxhes, por regjizoret debile shqiptare te sotem, vazhdojne te ngulin kembe se duhen miljona per te bere filma "te medhenj" alla-Hollywoodjane, nderkohe qe rumuni 30 vjecar beri nje film me nje teme te tille me nje buxhet shume te vogel dhe rrembeu Palmen e arte ne Festivalin me prestigjioz te kinematografise !

    Edhe nje here, BRAVO rumuneve, dhe turp e faqja e zeze kineasteve shqiptare (qe e mbajne veten edhe per regjizore...) e qe qahen per mungese fondesh, nderkohe qe u mungon truri...


    Ne foto, 30 vjecari rumun Cristian Mungiu duke mare Palmen e Arte !!!






  9. #119
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    24-04-2006
    Vendndodhja
    Europe
    Postime
    222
    Citim Postuar më parë nga autori
    Lajm i mrekullueshem mbreme, ne ceremonine e cmimeve te festivalit te Kanes: Palmen e arte e mori me ne fund nje film rumun, nje vend prej nga i cili u bene 5-6 vjet qe shikojme filma te mrekullueshem indipendente, te realizuar me nga 5-6 mije euro secili ( per shembull "Vdekja e zotit Lazaresku", ose "Ora 12 e 8, ne Lindje te Bukureshtit").

    Bravo Rumania, i jep nje mesim te mire botes se cila eshte kinematografia e vertete !!! Bravo, Bravo, Bravo !!

    Duke qene se gjendem ne Tirane ende per dy-tre dite, nuk kam mundur ta komentoj shume Festivalin e Kanes kete vit, por po vendos thjesht nje foto te regjizorit te ri rumun Cristian Mungiu ne momentin e marrjes se Palmes se Arte nga duart e kryetarit te Jurise, Stephan Frears (regjizorit te filmit te mrekulleshem "Mbreteresha").

    Cristian Mungiu mori Palmen e arte per filmin e tij "4 muaj, 3 jave, 2 dite" qe tregon historine e dhimbshme te nje vajze rumune, qe avorton femijen e saj ilegalisht, ne vitin '87 ne kohen e diktatures se Causheskut.

    Nje histori e tille ka qene mese banale ne kohen e Enver Hoxhes, por regjizoret debile shqiptare te sotem, vazhdojne te ngulin kembe se duhen miljona per te bere filma "te medhenj" alla-Hollywoodjane, nderkohe qe rumuni 30 vjecar beri nje film me nje teme te tille me nje buxhet shume te vogel dhe rrembeu Palmen e arte ne Festivalin me prestigjioz te kinematografise !

    Edhe nje here, BRAVO rumuneve, dhe turp e faqja e zeze kineasteve shqiptare (qe e mbajne veten edhe per regjizore...) e qe qahen per mungese fondesh, nderkohe qe u mungon truri...


    Ne foto, 30 vjecari rumun Cristian Mungiu duke mare Palmen e Arte !!!

    Autori,
    Sqenke ndaluar deri ne ekstaze! Nuk e di mire numrin e ''BRAVO-ve'' qe ke perdorur, por eshte me te vertete shume i madh! Permbahu pak ''bre'' burre i dheut sepse nje rrumun eshte, pastaj ske pse kercen me kineastet tane sepse per aq popullsi sa jemi dhe me veshtiresite qe kemi, kemi dhe ne nje rol modest ne kinematografine boterore.

    P.S: Ke bere pune shume te mire ne forum ne lidhje me pasionin tend, te pergezoj.

  10. #120
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar më parë nga Fenomeni
    Autori,
    Sqenke ndaluar deri ne ekstaze! Nuk e di mire numrin e ''BRAVO-ve'' qe ke perdorur, por eshte me te vertete shume i madh! Permbahu pak ''bre'' burre i dheut sepse nje rrumun eshte, pastaj ske pse kercen me kineastet tane sepse per aq popullsi sa jemi dhe me veshtiresite qe kemi, kemi dhe ne nje rol modest ne kinematografine boterore.

    P.S: Ke bere pune shume te mire ne forum ne lidhje me pasionin tend, te pergezoj.
    mik i dashur,
    shpresoj se me kupton mire pse "kercej" perpjete: kercej sepse kam vite qe shpresoj qe edhe vendi qe na mbledh ne kete forum, pra Shqiperia, te mund te beje nje dite emer, pse jo edhe ne kete fushe si kinemaja, ku ka SHUME keqkuptime, ku keqkuptimi me i madh eshte ai qe "vetem amerikanet bojn filma te mdhej, se kane hollywodin" ,dhe nje opinion te tille e kane edhe ne Perendim, te siguroj !!). Nderkohe qe ata bejne me te keqinjt, ne fakt !

    Ti thua qe te "permbahem', se fundja nje rumun eshte. Une po permbahesha qe c'ke me te po te behej fjale per nje film te ardhur nga nje vend i zhvilluar perendimor, por pikerisht pse eshte nje rumun nuk "permbahem" : sepse pikerisht, historia e filmit ka qene nje nga me te zakonshmet ne kohen e shqiperise komuniste, sikunder dhe ne te asaj te rumanise se Causheskut; po ashtu, kostoja e filmit ne fjale eshte minimale, pra dy vendet mund te krahasohen mes tyre, Shiqpeira dhe Rumania.

    Pra halli qendron gjetiu : "halli" quhet ... TALENT, qe per mendimin tim, muk ka te beje shume me numrin e popullsise se nje vendi : e di ti qe 3-4 filmat shqiptare te ketyre viteve te fundit secili ka kushtuar kush me shume e kush me pak reth 2 miljon euro secili, dhe jane te nje cilesie artistike per te zene te qaret...

    Ndersa filmi rumun ne fjale, sikunder dhe dy-tre te tjeret rumune qe kam pare keto vitet e fundit, kane kushtuar jo me shume se 30-40 mije euro secili, pra hic gje !
    DHE JANE PERLA !! (hidhi nje sy komenteve po deshe: http://www.forumishqiptar.com/showpo...4&postcount=16 dhe http://www.forumishqiptar.com/showpo...1&postcount=11

Faqja 12 prej 35 FillimFillim ... 2101112131422 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ditari im pa flete
    Nga ash në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 19-03-2010, 10:27
  2. Zekeria Cana: Ditari i luftës, 1999
    Nga Dita në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 09-06-2007, 02:51
  3. Pjese nga ditari qe s'mbaj - II
    Nga Henri në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 23-08-2004, 07:44
  4. (Shkëputur nga ditari im) "Na ishte njëherë... Otranto '97"
    Nga Auloni në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-09-2003, 17:40
  5. Ditari I Një Adoleshenti
    Nga eris në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-08-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •